
Bera ibën Azib ka thënë: “Dolëm me të Dërguarin, sal-lallahu alejhi ue selem, me xhenazen e një burri prej ensarëve (medinasve). Pasi e varrosëm, i Dërguari i Allahut u ul në drejtim të Kiblës dhe ne u ulëm rreth tij, sikur mbi kokat tona të qëndronte ndonjë zog. Në dorë ai kishte një shkop me të cilin gërvishte tokën. Pastaj filloi të shikojë në qiell dhe në tokë, e ngriti dhe e uli shikimin e tij tri herë, dhe tha: “Kërkoni ndihmën e Allahut nga ndëshkimi i varrit”.
Add new comment



