Përditësimi i fundit07:17:00 PM GMT

Albislam RSS
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
Tani je te: Aktivitete NE JEMI MUSLIMANË NDRIÇOJMË BOTËN ANEMBANË

NE JEMI MUSLIMANË NDRIÇOJMË BOTËN ANEMBANË

Email Shtyp pdf
  • Para
  • 1 of 3
  • Tjetri

        Ky ishte titulli i programit që organizoi Sektori i femrës pranë Q.K. Albislam. Programi në fjalë ishte me fëmijë dhe u përgatit për hirë të muajit të bekuar të Ramazanit dhe shfaqja e programit u mbajt ditën e dhjetë të këtij muaji të shenjtë në teatrin Kombëtarë në Shkup.

        Në këtë program morrën pjesë 35 fëmijë, ku me përgatitjet dhe talentet e tyre, lanë mbresa të mëdha te publiku i cili ishte në numër shumë i madh edhe përskaj temperaturave të larta te ditës së diel. Xhunejd Aliu vogëlushi 6 vjeçarë ishte ai që hapi programin me zërin dhe leximin e tij të bukur të Kuranit Famëlartë, më pas duke vazhduar vogëlushja 9 jeçare Harisa Bushi me poezinë “Ramazani na erdhi gjithë botën e shëndriti”.

        Në emër të Q.K. Albislam dhe në emër të të gjithë fëmijëve që ishin në skenë me një fjalim të shkurtër përshëndetës foli koordinatorja e sektorit Remzije Kurtishi. Poashtu një këshillë të shkurtër rreth edukimit të fëmijëve dhe rëndësisë së familjes e mbajti motra Mensure Asllani (sociologe). Në këtë program fëmijët në grup recituan një poezi për Pejgamberin salallahu alejhi ue selem dhe  shpalosën projektin “Dua të bëhem...” që rrëfyen shembuj nga shumë sahabë, sahabesha e dijetarë. “O besimtarë, filloje ditën mbarë” ishte një këshillë nga suneti i Pejgamberit salallahu alejhi ue selem që recituan fëmijët, duatë që duhet ti thotë një besimtarë që nga zgjimi prej gjumit, namazet, dalja-hyrja në shtëpi, para dhe pas ngrënies, shkuarja për të kërkuar dituri... e deri duanë para gjumit dhe mirësjellja në situata të ndryshme. Por jo me kaq, ata nuk i harruan edhe motrat e vëllezërit  në Siri e Palestinë, recituan për ta poezi shumë emocionuese dhe duke vazhduar me këshillat e fundit para përmbylljes: “Të flasësh me Allahun nuk duhet ta mbushësh celularin...”, “O besimtarë namazin, namazin, namazin...”, “A thua qan toka e qielli për ty kur të vdesësh..?”.Programi qe i begatuar edhe me ilahi te  kënduar nga vetë fëmijët.

        Q.K “Albislam” falënderon të gjithë ata që e ndihmuan realizimin e këtij programi madhështorë e sidomos Komunën e Çairit  që na e mundësoi sallën e teatrit Shqiptar dhe të gjithë prindërit që kontribuan për veshjen e fëmijëve. Allahu i shpërbleftë që të gjithë.

 

         

                 

                                                                    

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg
JP-Bookmark

Comments  

 
+2 #4 fatiha 2012-08-09 16:13
Me Te Vertet ishte program shum i pasur ... jemi knaq edhe kur i kemi bo provat :)
Quote
 
 
+5 #3 Ummu Amar 2012-08-07 21:08
Shume mire te pergatitur femijet dhe i gjithe programi ne teresi ,na kane kenaq nuk kam pa program te ketij lloji,shume ide interesante edhe pse ne programet tuaja kam marr pjese dhe gjithemone kan qene fenomenal ama kesaj rradhe ia kishit vu piken.Allahu u dhashte suksese te metutjeshme .
Quote
 
 
+8 #2 sulejma 2012-08-05 02:31
po jemi knaq valla kishte shum momente emocionuese ... :)
Quote
 
 
+11 #1 Hafsa 2012-08-04 19:49
O MashAllah.Allahu ju ruajt juve dhe femijet per mrekulli...Paska qene nje program i pasur me sa po e kuptoj nga teksti 35 femije shume shume bukur
Quote
 

Add comment


Security code
Refresh