Përditësimi i fundit10:39:42 PM GMT

Albislam RSS
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
Tani je te: Aktivitete NUK DO TË JEMI MJET I SHIITËVE TË DEVIJUAR

NUK DO TË JEMI MJET I SHIITËVE TË DEVIJUAR

Email Shtyp pdf

 

Reagim lidhur me publikimin e tekstit tim Pastërtia, gjysma e besimit[i] në revistën Këshilla, numri i majit 2012

Në kuadër të revistës Albislam, ne hoxhallarët, vazhdimisht jemi munduar të përhapim metodologjinë e Ehli Sunetit, sipas kuptimit të gjeneratave të zgjedhura. Këtë do të vazhdojmë ta bëjmë edhe në çdo angazhimin tonë. Neve na gëzon shumë kur dikush i vlerëson tekstet tona dhe i publikon, veprim ky i cili na nxit që të vazhdojmë veprimtarinë tonë duke e lutur Allahun të pranojë veprat tona.  Përcjellësit e veprimtarisë sonë medoemos e kanë kuptuar qëndrimin tonë refuzues ndaj ideologjisë shiite e cila në bazat e saj kundërshton dhe mohon bazat e fesë Islame.

Parimet e tyre politeiste lidhur me Allahun, pohimet për falsifikimin e Kuranit, hyjnizimi i imamëve, fyerja dhe tekfiri i as’habëve, janë argumente të mjaftueshme që ne të distancohemi prej tyre dhe të mos bashkëpunojmë me këtë ideologji të devijuar. Nuk janë të fshehura as tentativat e tyre të shiizojnë muslimanët sunitë në gjitha vendet e botës duke përdorur politikë perfide e fshehjes pas emra të dijetarëve, thirrësve të Ehli Sunnetit që me dije ose pa dije (si në rastin tim), përdoren në mjetet e tyre të devijimit. Kjo krahas tukjes (fshehjes së bindjeve të vërteta) janë rreziqet e mëdha për masën e thjeshtë që nuk ka njohuri të thella lidhur me fenë. Një maskim tjetër rrëqethës është emri Fondacioni i Kuranit (që boton revistën Këshilla), fondacion për Librin që ata nuk e besojnë, përkundrazi besojnë një “Kuran” tjetër në të cilin sipas tyre nuk ka asnjë ajet nga Kurani jonë Famëmadh.

Qëllimet e tyre janë të qarta edhe në rrafshin global, Bahrejni, Siria, Libani, vendet afrikane janë shembuj të mjaftueshëm, prandaj unë si shkrues i tekstit Pastërtia, gjysma e besimit, nuk lejoj që i njëjti të publikohet në asnjë mjet medial që përdoret nga makineria lajthitësi shiite iraniane. Kërkoj që botuesit e kësaj reviste të mos keqpërdorin shkrimet e mia dhe në të njëjtën kohë i thërras vëllezërit e mi sunitë të bojkotojnë çdo bashkëpunim me këto institucione të shirkut, kufrit dhe bidatit. I kisha lutur vëllezërit tjerë në Shqipëri që kanë mundësi të më tregojnë mënyrë se si të dënohet kjo revistë e cila pa leje boton tekste të huaja duke qenë i bindur se të tillë ka shumë.

Allahu im dëshmo se unë distancohem nga ky grup i devijuar dhe të lus Ty o Zot i gjithësisë  të më udhëzosh në rrugën e Drejtë, në rrugën e të Dërguarit, sal-lallahu alejhi ue selem, si dhe në rrugën e as’habëve të tij besnikë dhe familjes së tij, të pastër nga shpifjet e tyre, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë.

PS. Reagimi ndoshta dikujt i duket i vonuar por unë reagova në momentin kur falë vëllait hoxhës Justinian Topulli, Allahu e ruajt, kuptova për të njëjtin.

Talha Kurtishi

 



 

[i] I botuar në numrin 77 të revistës Albislam

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg
JP-Bookmark

Add comment


Security code
Refresh