Përditësimi i fundit10:39:42 PM GMT

Albislam RSS
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
Tani je te: Aktivitete PROMOVIMI I LIBRIT “ME TY LAPS”

PROMOVIMI I LIBRIT “ME TY LAPS”

Email Shtyp pdf

Me 21 maj të këtij viti në hapësirat e shkollës fillore “Kongresi i Manastirit” në Shkup u mbajt promovimi i librit “Me ty laps” të autores Sulejma Kurtishi (nxnëse e klasës së gjashtë-nëntëvjeçare). Në këtë promovin në të cilin të pranishëm ishin stafi drejtues i shkollës, shumë arsimtarë dhe nxënës u organizua një program solemn që përbehej nga disa fjalime dhe recitim të disa nga poezive.  Fillimisht foli mësuesja e parë e Sulejmës, Lumnie Vrenezi e cila theksoi se e kishte vërejtur talentin e saj dhe se vazhdimisht e kishte nxitur për shkrim. Ajo gjithashtu përmendi edhe bashkëpunimin dhe përkrahjen e prindërve dhe shprehi krenarinë e saj që një nxënëse e saj të bëj kaq hap të madh në këtë moshë të re. Emocionet e saj shihen qartë gjatë fjalimit të saj. Pastaj fjalën e morri kujdestarja aktuale, Alma Saraçini-Lleshi, e cila gjithashtu e shprehi krenarinë e saj me Sulejmen duke i uruar suksese të mëtutjeshme dhe shumë libra. Babai i Sulejmës hoxha Talha Kurtishi tha se së bashku me bashkëshorten është munduar ta ndihmojë bijën e tij duke theksuar se shkollat e shqiptarëve janë burime të pashtershme të talentit dhe tokë pjellore për mbjelljen e vlerave, por që janë fatkeqësisht të anashkaluar. Ai e falënderoi edhe shkollën si dhe gjithë të pranishmit që i dhanë madhështi këtij promovimi.

Pastaj fjalën e morri arsimtari i gjuhës dhe letërsisë shqipe Rizvan Bela i cili e vlerësoi këtë vepër dhe shprehi dëshirë që Sulejma të mos ndalet së shkruari.

Programi siç përmendëm u pasurua edhe me recitim të poezive me titujt: Gjuha shqipe, O diell që rrezaton, Mësuesja ime, Për prindërit si dhe me një shkrim biografik për Sulejmën që e përgatiti shoqja e klasës Aurora Topojani.

Në vijim ju sjellim disa nga poezitë e Sulejmës, Allahu e ruajt-Amin

ME TY LAPS

 

Me ty laps

Çdo gjë fillova,

Viza-viza në fillim

Për të bërë një vizatim.

 

A,B,C me ty e shkrova

Mësova dhe bukurshkrim

Tani shkruaj në fletore

Plot rreshta mësim.

 

Thura vjersha e tregime

Përpilova librin tim

Të mbaj fortë në dorën time

S'të lëshoj kurrë o miku im.

 

O DIELL  QË RREZATON

 

O diell që rrezaton,

Çdo mëngjes ti agon.

Drita jote e shndritshme

Ne nga gjumi na zgjon.

 

Tërë ditën na shërben,

Punojmë, ecim me lehtësi.

Në mbrëmje kur na largohesh

Na kaplon një qetësi.

 

Sa detyrë të mirë që ke...

Të na ngrohësh, të na ndriçosh.

Kush ta dha këtë obligim ?

Të lutem të më tregosh!

 

Buzëqeshi ëmbël dielli...

Me ato rreze si flori,

Vajzë e bukur dhe e mençur

Akoma ti këtë s’e di?!...

 

E kush tjetër ka fuqi?!...

Të më sundojë e urdhërojë,

Që të lind, të perëndoj...

Pos Zotit që më krijoi.

 

KURANI

 

Libri im i parë

Ty të përqafova,

Zoti është Krijues

Së pari mësova.

 

Tani lexoj vetë

Me plot dashuri,

Këshilla, rrëfime,

Të shkruara në ty

 

Je libër udhëzues

I rrugës së drejtë,

I tillë do të mbetesh

Sa të ketë jetë.

 

  

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg
JP-Bookmark

Comments  

 
+1 #2 ummu sumeja 2012-08-06 08:22
MashAllah..Allahu te ruajt Sulejma dhe te dhente sukses ne kete drejtim dhe ne drejtime tjera.shumm poezi te bukura.
Quote
 
 
+6 #1 Mesuese 2012-07-01 00:10
Mashallah Allahu te shtofte diturine oj vogelushe e te ruajt nga syri i keq sa e sa kane nevoje shkollat shqipe per talente te ketilla por ato cdo dite po humbin e po treten pas gjerave te kota te kesaj dynjaje .Vec vazhdo e Allahu te beft shembull per femijet e me shume per prinderit shqipetar te cilet i sakatuan femijet e vet por pikerisht po ata prinder te painteresuar e te hutuar po behen pengese qe te prosperojne femijet qe e duan lapsin ,arsimin ,te miren e hajrin,Por padyshim e keqja luftohet me te mire dhe e mira do te fitoje INSHALLAH ,
Quote
 

Add comment


Security code
Refresh