Përditësimi i fundit02:31:13 AM GMT

Albislam RSS
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
Tani je te: Aktuale RAPORT PËR ISLAMIN NË PERËNDIM

RAPORT PËR ISLAMIN NË PERËNDIM

Email Shtyp pdf

Rexheb el-Bena

Në raportin e publikuar nga një komision zyrtar, i ngritur në Britani për të studiuar qëndrimin ndaj Islamit, vërehet se si në mendësinë popullore dhe në atë politike është përhapur dhe ka zënë rrënjë të thella mendimi se Islami është burim kërcënimi për shtetet, popujt, kulturat dhe qytetërimet perëndimore. Është mjaft e përhapur se Islami është kërcënim kryesor për paqen në botë, se fanatizmi islamik është shndërruar në burim dhune publike dhe terrorizmi, madje, poshtë e lart dëgjojmë të thuhet se Islami është i njëjtë si kërcënim me nazizmin dhe fashizmin që bota përjetoi në vitet tridhjetë apo me komunizmin e viteve pesëdhjetë të shekullit të kaluar.

Ky raport vazhdon: Mendimi I përgjithshëm është i idesë se lufta kundër Islamit duhet të zërë patjetër vend, se islamistët fanatikë dita-ditës shtohen dhe kanë për qëllim shkatërrimin e qytetërimit perëndimor, gjë që i gëzon, dhe se lufta ndaj qytetërimit perëndimor është xhihadi i urdhëruar nga feja e

tyre. Në literaturën e vendeve perëndimore shpesh haset shprehja se fiset e “personave me shalle dhe sarëka” do të fitojnë dhe atë, si rezultat i refuzimit të perëndimorëve për të lindur fëmijë dhe i shtimit të nevojës për azilantë, fakt që kërcënon qytetërimin perëndimor të humbasë gjakun evropian dhe të përhapet Islami në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara, ndërsa tashmë është duke u afruar edhe dita e lejimit të mësim-besimit nëpër shkolla.

Ky raport përmend po ashtu se njerëzit në perëndim refuzojnë vërejtjet e myslimanëve ndaj shoqërive perëndimore dhe vlerave themelore të atij qytetërimi, si p.sh. liria, demokracia, ndarja e fesë nga shteti etj. Raporti bën me dije se ngjasimi i Islamit me djallin nuk ndodh vetëm në gazetat e vogla, por edhe në gazetat e mëdha, librat dhe ligjëratat, ku vazhdimisht thuhen fjalë nënçmuese për Islamin. Në raport sillen edhe statistika se myslimanët kanë më shumë problem me punësimin sesa të tjerët. Shumica e myslimanëve jetojnë nëpër shtëpi jo të mira. Në këtë situatë, raporti vlerëson se është shumë naive të pretendojmë se sot nuk ka asnjë konflikt midis perëndimit dhe Islamit. Konflikti ekziston njëlloj siç ka ekzistuar në të kaluarën, gjatë luftërave të kryqëzatave, çlirimet islamike në Spanjë, kur ushtria myslimane arriti deri në jug të Francës dhe përhapja e Islamit me forcë në Shqipëri dhe Jugosllavi. Madje, edhe sot ekzistojnë konflikte interesash, ekziston konflikti lidhur me Izraelin dhe me naftën. Këto konflikte s’ka dyshim që ndikojnë që secili të mundohet ta nënshtrojë tjetrin dhe për këtë shkak, ndjenjat armiqësore ndaj Islamit rriten dita më ditë. Shtoji kësaj edhe konfliktin aktual me Islamin që gjendet në اeçeni, Afganistan dhe Indi dhe konfliktet e brendshme politike në vetë shtetet islamike. Perëndimorët kanë mendimin se këto konflikte janë konflikte mes modernizmit perëndimor dhe ngurtësisë, e cila njihet si Islam, si dhe kujdesit të myslimanëve që të gjitha çështjeve të jetës t’u japin ngjyrë fetare. Raporti përfundon në mendimin se armiqësia e Islamit me kulturën bashkëkohore evropiane është realitet, që s’mund të mohohet apo injorohet.

Në të mirën e perëndimit është që të ballafaqohet me këtë dukuri (për ta eliminuar këtë realitet), madje, kjo është përgje gjësi e personaliteteve politike, njerëzve të mençur dhe hartuesve të polit ikave në arsim, ligjv ënie dhe punësim; dhe kry e tarëve të kishave. Kjo është përgjegjësi edhe e personaliteteve të shquara në shoqëritë myslimane, me qëllim të ndërtimit të

besimit dhe të kuptimit të dalli mit mes kundërshtimit (jo-pajtimit) me Islamin dhe urrejtjes (armiqësisë) ndaj Islamit.

Në raport kërkohet po ashtu që në perëndim të miratohen ligje për dënim ndaj atyre që bëjnë diskriminime për shkak të fesë, sikundërse ligje për të dënuar ata që nxisin urrejtjen e fesë dhe të besimtarëve. Kjo është vetëm një pjesë e asaj që thotë ky komision i profesorëve universitarë dhe analistëve të

mëdhenj britanikë, në krye të të cilëve është prof. Xhordon Konvaj, këshilltar në universitetin Sussx. Anëtarë ishin edhe kryer - edaktori i gazetës Nju Stesman dhe shumë ligjërues të njohur universitarë.

Këtë raport e konsideroj dokument me rëndësi. Ai është dëshmi e ekzistencës së ndjenjave armiqësore ndaj Islamit dhe mysli manëve dhe, në të njëjtën kohë, është dëshmi se si demokracia britanike lejon shprehjen e kësaj armiqësie ndaj parimeve të thella demokratike britanike.

Na mbetet të pyesim vetveten: اfarë bëjnë shoqatat dhe organizatat islamike?!

Detyrë e një organizate islame është ta mbrojë Islamin, aktivitetin e tyre ta shtrijnë në mesin e jomyslimanëve të vendit... dhe në atë duhet insistuar derisa të mundësojë Allahu i Lartmadhëruar përgjigjen pozitive nga njerëz, të

cilët do të bartin detyrën e mbrojtjes të kësaj feje në perëndim dhe si rrjedhojë të mbrohet Islami dhe bota Islame nga rreziqe që i di vetëm Allahu, subhanehu ue teala.

Përktheu: Omer BERISHA

 

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg
JP-Bookmark