Në një rast, teksa flisja me disa të rinj për teknologjinë dhe për revolucionin e informimit që përjetojmë tani, një anëtar i audiencës time më befasoi me një pyetje kur tha: “A janë të nevojshme në Islam këto shkenca materiale (fizike),
teknike, industriale dhe të tjera, të kësaj bote? Studimi i këtyre shkencave a na shpien më afër Allahut?” Mënyra se si ma drejtoi pyetjen më tregoi se ai pothuaj e kishte formuar përgjigjen. Ai pothuaj ishte i bindur se këto shkenca që merren vetëm me këtë botë të largojnë apo të shmangin nga Allahu dhe nga shpëtimi në botën tjetër.
Ky qëndrim është një nga shkaqet më verbuese përse bota myslimane vuan nga prapambetja teknologjike. Ideja se dituria duhet të jetë e kufizuar në një numër disiplinash të veçanta fetare dhe duhet të përqendrohen në një vijë specifike të çështjeve (përfundimeve) të hollësishme së tepërmi, është një ide që na shpie në kundërshtim me frymën islame.
Fjala e parë që i zbriti të Dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë për të, ishte: “LEXO”! Kjo është një urdhëresë e madhe. I tregon njerëzve që mos ta
lëshojnë veten e të bien në një moçal dijeje, por të tërheqin veten e tyre më lart në një nivel ku ata do të pajisen, të aftësohen dhe përgatiten që të jenë mëkëmbës të Allahut në Tokë dhe të marrin (nisin) detyrën e zhvillimit të botës së tyre. Kjo është një detyrë e vështirë që kërkon dije, fuqi, industri, dashuri, dhe besim për ta kryer. Ky urdhër për të lexuar, i adresohet mendjeve tona dhe thekson rëndësinë e dijes tek ne. Sa mahnitëse dhe sa mrekulluese është që fjala e parë e Kur’anit që u zbrit ishte “Lexo!” Sa befasuese është se myslimanët janë njerëzit që më shumë e kanë neglizhuar leximin. Të gjitha vëzhgimet dhe
hulumtimet e sjella në literaturën globale tregojnë se myslimanët kanë shkallën më të lartë të analfabetizmit në botë.
Kjo kulturë e nënçmuar dhe e nënvleftësuar ndaj shkencave dhe të tillat si ato, të trajtuara si të kundërta me frymën islame është arsyeja se përse qytetërimi islam sot është në hijen e prapambetjes aq larg mbrapa botës në shkencë, teknologji, dhe prodhimtari. Allahu thotë: “A nuk e sheh se Allahu lëshon nga qielli ujë, e Ne nxjerrim me të fruta, ngjyra e të cilave është e ndryshme, e edhe nëpër
kodra ka vija të bardha e të kuqe ngjyrash të ndryshme, e ka edhe shumë të zeza. Edhe nga njerëzit, nga gjallesat, nga kafshët po ashtu ka të ngjyrave të ndryshme. Po Allahut ia kanë frikën nga robërit e Tij, vetëm dijetarët, Allahu është mbi gjithçka është mëkatfalës.” (Sure Fatir: 27-28).
Këto ajete u referohen mësimeve sikur shembulli i shiut, frutat me ngjyrat e tyre të llojllojta, llojet e maleve, speciet e ndryshme të kafshëve dhe variacione që ekzistojnë midis qenieve njerëzore. Këto ajete na tregojnë në gjuhën më të qartë të mundur që njerëzit mund ta kenë një mjet për të arritur besimin më të madh në Allahun dhe të pasurit dituri të madhe për Madhështinë dhe Fuqinë e Tij.
Atëherë prej nga vijnë njerëzit me idenë se dituria për botën materiale nuk ka mundësi të të sjellë më afër Allahut?! Nëse e shikojmë me kujdes këto ajete, ne mund të shohim se ato u referohen temave gati të çdo shkence të të shkuarës dhe të tashmes, duke filluar nga astronomia dhe gjeologjia deri te zoologjia, botanika dhe antropologjia. Shkencat si këto janë “lëndë e parë” nga të cilat avancimi teknologjik është ndërtuar. Kur ne e konsiderojmë rëndësinë që Kur’ani i jep këtyre shkencave që të shqyrtohen dhe hulumtohen, është hutuese të gjejmë se shoqëritë myslimane bashkëkohore janë të larguar nga të gjitha qytetërimet e botës nga ambienti i konkurrimit teknologjik. Megjithëse ne zotërojmë një trashëgimi të pasur që na jep çdo arsye dhe çdo mjet për ta zhvilluar qytetërimin tonë, ne jemi fatkeqësisht më pak të përgatitur nga të gjithë njerëzit e botës për të drejtuar trenin e progresit që është duke ecur në një shpejtësi të madhe që nuk e pret askënd. Islami ka një qëndrim shumë të leverdishëm të dijes dhe të gjitha formave të hulumtimeve shkencore. Kur’ani është shumë i qartë në inkurajimin e tij për mësim. Në të njëjtën kohë, inkurajon leximin dhe meditimin tonë të jetë i mbështetur nga përkujtimi i Allahut, me qëllim që ne të mundohemi të shmangemi nga devijimi moral dhe material, e cila mund të rezultojë nga dobësia njerëzore dhe një tendencë për të ndjekur interesat e
autoritetit dhe dëshirat e kota personale.
Pyetja që ne duhet të pyesim me ngulmim është kjo: Se përse myslimanët e sotëm janë larguar aq shumë nga kërkimet shkencore dhe teknologjike? Përse ata nuk marrin perceptojnë inkurajimin që gjendet në Kur’an dhe Sunnet për kreativitet , produktivitet dhe zhvillim të shoqërisë? Ne duhet të lexojmë Kur’anin dhe Sunnetin në të gjitha aspektet e jetës sonë, në të gjitha përpjekjet tona, qoftë
si agronom, prodhues, doktorë ose shkencëtarë. Pa dyshim, ne vuajmë nga të metat serioze me largimin tonë nga udhëzimi i fesë lidhur me vlerën e diturisë.
Allahu e krijoi njerëzimin dhe na furnizoi me gjithçka në Tokë. Thotë Allahu në Kur’anin Fisnik: “Ai (Allahu) është që për juve krijoi gjithçka ka në Tokë…” (Sure Bekare: 29). Gjithashtu, Allahu na bëri të jetojmë në këtë Tokë. Ai, i Lartësuar, thotë: “…Ai së pari ju krijoi nga dheu dhe ju bëri banues të tij, andaj kërkoni falje prej Tij dhe shprehni pendim te Ai…” (Sure Hud: 61)
Allahu i dha njerëzimit pushtetin mbi Tokë me virtytin e diturisë dhe arsyes që Ai na bekoi. Neve gjithashtu na është dhënë përgjegjësia e kujdesit ndaj Tokës. Ne jemi të inkurajuar të shikojmë në fenomenin e krijimit dhe të shohim qartë ligjet dhe modelet që Allahu i ka venduar, duke përfshirë strukturat dhe arsyet që drejtojnë ngritjen dhe rënien e qytetërimeve. Allahu ka bërë të gjithë këtë një mjet
që të pasurojmë të dy jetët tona, shpirtëroren dhe atë materialen. Allahu na ka zbritur Kur’anin që të jetë një kriter për ne që ta zbatojmë në jetën tonë si të kësaj bote ashtu edhe të asaj shpirtërore. Mësimet e tij janë ajetet e Kur’anit
për të menduarit, meditimin dhe hulumtimin , që janë pikërisht këto që lidhen me ligjin islam dhe doktrinën fetare. Vërtetë, Allahu tregon se: “…Ne e kemi zbritur edhe hekurin që në të ka forcë të fortë dhe dobi për njerëz…” (Sure Hadid: 25). Në këtë ajet, Allahu tregon se sa shumë njerëzimi përfiton nga hekuri, sepse ne prodhojmë nga ajo shumë mjete (vegla, orendi, makina) dhe pajisje ose mekanizma të ndryshme. Në fakt, hekuri është i nevojshëm për shumë makina dhe teknologji tona të përditshme. Në kërkim të ndonjë diturie përfituese dhe të duhur, mund të na afrojë më afër Allahut dhe të fitojmë Mëshirën e Tij, me kusht që t‘ia lehtëson dhe t’i ndihmon njerëzimit jetesën dhe menaxhimin e Tokës, dhe
krijimin e besimit. Juristi el Mauardi shprehet: “…diçka që na ndihmon për t’i realizuar detyrat tona dhe të zhvillojë jetën e civilizuar në Tokë”. Kjo përfshin diturinë islame si edhe dituritë e ndryshme si në fushën e mjekësisë, zejtarisë, tregtisë, dhe kulturës. Nga të gjitha këto lloje të diturisë përfiton njerëzimi dhe i ndihmon në përmbushjen e detyrave si mëkëmbës të Allahut në Tokë. Se si Islami nxit kërkimin e dijes dhe avancimin e aftësive tona teknike është vetëm fillimi. Ne duhet të shkojmë më tutje dhe të rrënjosim në shoqëritë tona një vetëdijesim islam për rëndësinë e progresit teknologjik dhe nevojën që të përkrahim zhvillimin dhe kreativitetin teknologjik. Kjo duhet të jetë e nxitur
në nivelin shoqëror përmes lëvdatave dhe mirënjohjeve publike për ata që bëjnë zbulime të tilla. Gjithashtu duhet që edhe financiarisht të jetë e përkrahur përmes dhënies së bursave dhe ‘fitues çmimeve’. Gjithashtu, duhet të jetë praktikë më e mëtejshme me dhënien e kushteve paraprake materiale dhe infrastrukturë për përparim teknologjik. Të gjitha këto koordinata (bashkërenditje) të kërkohen të menaxhohen në nivelin institucional, kështu që kontributi teknologjik i botës myslimane mund të jetë i zhvilluar efektivisht dhe energjitë kreative të myslimanëve të shfrytëzohen në maksimum dhe të kanalizohen në binarët e duhur. Duhet të themelojmë qendra për hulumtime dhe të mbajmë konferenca dhe seminare për të përcaktuar dhe shpjeguar edhe më tepër qëllimet hulumtuese tonat dhe strategjitë zhvillimore. Duhet që drejtpërsëdrejti të përfshihemi në betejën e prapambetjes shkencore, teknologjike dhe intelektuale që vazhdon të mbretëron në botën myslimane. Gjithashtu, është e nevojshme të zhvillojmë ligjet e nevojshme dhe procedurat për të mbrojtur të drejtat e veçorisë
intelektuale të zbuluesve dhe mendimtarëve. Duhet të bëjmë të lehtë për zbuluesit për t’ia siguruar privilegjin e zbulimeve të tyre. Nevojitet shumë përpjekje për të ndihmuar popullin tonë që të bëhet më kreativ dhe më produktiv. Detyra e zhvillimit të një mjedisi ndihmues për zhvillimin teknologjik ka përmasa
kulturore, akademike, si dhe politike. Liria e madhe është e nevojshme si dhe
transparenca më e madhe politike. Duhet të ndryshojmë shoqëritë tona nga shoqëritë thithëse që blejnë mallra nga gjithkah, në shoqëri prodhuese që shet dhe eksporton frytet e industrisë së tyre të tjerëve. I lutemi Allahut të na bekojë me një rritje të diturisë dhe vetëdijesimit, si kulturor ashtu edhe shkencor dhe të na sjellë drejt një kuptimi të çiltër e të vërtetë islam se si t’i integrojmë vlerat
tona islame dhe progresin teknologjik në një mënyrë të harmonishme dhe produktive.
Përshtati nga anglishtja:
Fitim NUHIU

Islami dhe përparimi teknologjik

