albislam.bottom.htm

  Hutbe  Tema  Artikuj Aktuale Gruaja&Familja Pyetje&Pėrgjigje

Ramazani erėzon

“Lavdėrimet dhe falėnderimet janė pėr Allahun i Cili e ka pėrmbushur Premtimin e Tij pėr ne dhe na bėri ne tė trashėgojmė (kėtė) tokė. Ne mund tė banojmė nė Xhenet nga tė duam. E pra, sa shpėrblim i Shkėlqyer pėr punuesit (e mirė e tė pėrkushtuar)!”

Paqja, mėshira dhe bekimet janė pėr Muhamedin, prijėsin e tė devotshmėve, familjen dhe shokėt e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Takva do tė thotė pėrkushtim i drejtė me tė cilėn besimtari synon frik-respektin ndaj Allahut tė Lartėsuar, duke e pėrmbajtur veten prej gjynaheve dhe veprimeve tė ulėta qė Ai i ka ndaluar, dhe duke e jetėsuar ēdo tė mirė qė Ai ka urdhėruar.

Agjėrimi ėshtė njė ndėr shtyllat bazė tė Islamit, me tė cilėn besimtarėt u urdhėruan ashtu si ishin tė urdhėruar edhe popujt mė parė, pra: "me qėllim qė tė mund tė bėheni El-Muttekunė (tė devotshėm)" (Bekare, 183).

Agjėruesi ėshtė i pėrkushtuar pėr tė garuar nė devotshmėri, nėse rreh tė pėrjetojė dhe shijojė gėzimin dhe lumturinė. Gėzohet shpirti i myslimanit sepse aktiviteti i tij do tė jetė pėrpjekja dhe gara pėr tė fituar njė mbiemėr cilėsor, njė shprehje tė bukur artistike, me karakteristika lavdėrimi, pra epitetin “i devotshėm”.

Ėshtė e natyrshme qė njeriu ta shprehė gėzimin nė momente tė veēanta; disa gėzohen pėr ēėshtjet e kėsaj bote tė pėrkohshme, disa gėzohen kur u jepet rasti pėr tė shpalosur adhurimin ndaj Allahut pėrmes asaj qė Ai ka urdhėruar.

Pa dyshim, besimtari i pėrkushtuar gėzohet kur thėrret mysafiri dhe troket nė derė, kėshtu me nderimet mė tė larta, shprehjet mė tė bukura, me zemėrgjerėsinė mė tė madhe dhe me respektin mė tė sinqertė i dėshiron mirėseardhje.

Pejgamberi, salAllahu alejhi ve selem, thotė: “Ju ka ardhur Ramazani, muaj i bekuar. Allahu ka obliguar agjėrimin e kėtij muaji. Po nė kėtė muaj hapen dyert e qiellit, mbyllen dyert e xhehenemit, prangosen shejtanėt. Allahu nė kėtė muaj ka (veēuar) njė natė, e cila ėshtė mė e mirė se njė mijė muaj. Ai qė privohet nga tė mirat e kėsaj nate, ėshtė privuar nga ēdo e mirė”. (Nesaiu, sahih).

Pse mos tė gėzohet besimtari me muajin erėdhėnės tė bereqetit, dhuratave, namazit, durimit, faljes, pendimit, devotshmėrisė, mėshirės, pastėrtisė, bamirėsisė, fitores dhe ngadhėnjimit?

Mirė se vjen mysafir i nderuar dhe ne gėzohemi inshaAllah me ramazanin, muajin mė tė nderuar ndėr muajt dhe ditėt mė tė ėmbla.

Mirė se vjen pas njė pritjeje tė gjatė e tė pėrmallueshme.

Mirė se vjen i nderuari mik, me erėn tėnde tė kėndshme do tė kėnaqen zemrat tona, me vizitėn tėnde do tė na pastrosh nga gjynahet dhe do tė na mbulosh tė metat tona.

Allahu i Lartėsuar thotė: “Thuaj: Vetėm Mirėsisė sė Allahut dhe Mėshirės sė Tij le t’i gėzohen. Kjo ėshtė mė e mirė se ajo (pasuri) qė ata grumbullojnė.’’ (Junus, 58)

I nderuari agjėrues!

Dymbėdhjetė muajt janė si shembulli i bijve tė Jakubit, alejhi selam, muaji i Ramazanit nė mesin e muajve ėshtė si Jusufi, alejhi selam, nė mesin e vėllezėrve. Ashtu siē ishte Jusufi, alejhi selam, mė i dashur te Jakubi, alejhi selam, kėshtu muaji ramazan ėshtė njėri ndėr muajt mė tė zgjedhur tė Krijuesi. Jusufi, alejhi selam, ishte i sjellshėm dhe mėshirshėm ndaj vėllezėrve pėrkundėr sjelljes sė tyre tė egėr, ai me butėsi dhe falje i mishėron duke thėnė: “Asnjė qortim pėr ju nė kėtė ditė, Allahu ju fali dhe Ai ėshtė mė Mėshirėploti se ēdo mėshirues!’’ (Jusuf, 92)

Po kėshtu, ky muaj do tė jetė falje dhe mėshirė pėr besimtarėt, prangosje pėr shejtanėt..

Gėzohu me faljen e Allahut tė Lartėsuar.

Gėzohu qė Ai tė dha mundėsinė e pėrmirėsimit dhe pendimit.

Gėzohu me hapjen e dyerve tė xhenetit dhe mbylljen e dyerve tė xhehenemit.

Vėlla agjėrues!

Era e kėndshme e ramazanit po arrin. Ē’pret, pra? Lidhe kontratėn (marrėveshjen) pėr ripėrtėritjen e imanit, duke i pranuar kėto porosi dhe mesazhe:

Porosia e parė:

Largohu nga bisedat dhe polemikat e panevojshme nė shtėpi, ēdo paqartėsi dhe problem mundohu ta evitosh para ramazanit. Nė shtėpinė tėnde krijo atmosferė qetėsie duke kryer veprime me tė cilat Allahu i Lartėsuar ėshtė i kėnaqur.

Prej begative qė i ka dhuruar robit tė Tij ėshtė edhe shtėpia ku banon dhe mbrohesh. Allahu i Plotfuqishėm thotė: “Allahu ua ka bėrė shtėpitė e juaja vendbanim” (En-Nahėl: 80).

Porosia e dytė:

Ringjalle shpirtin, mendjen dhe trupin tėnd me agjėrim. Shpirtit, duke i tėrhequr vėrejtjen pėr jetėn e shkurtėr, mendjen, duke e larguar nga epshet dhe trupin duke e pėrmbajtur dhe kontrolluar nga ushqimet dhe pijet.

Porosia e tretė:

Mbylle gojėn dhe pėrmbaje veten nga fjalėt e tepėrta, mendo nė atė qė thua, Allahu i Lartėsuar thotė: “Nuk ka fjalė qė ai (njeriu) tė nxjerrė nga goja, veēse pėr tė ėshtė njė vėzhgues pranė tij i gatshėm (pėr ta shėnuar atė)". (Kaf, 18)

Allahu i Lartėsuar t’i dhuroi dy sy dhe dy veshė dhe vetėm njė gjuhė, atėherė nevoja e do qė tė flasėsh mė pak.

Porosia e katėrtė: Ripėrtėri ndjenjėn e kujdesit ndaj prindėrve dhe farefisit. Trego respektin dhe mirėsinė ndaj prindėrve, e ke pėr obligim kujdesin ndaj tyre. Allahu i Lartėsuar na porosit: "Ne e urdhėruam njeriun t’u bėjė mirė prindėrve tė vet" (Ahkaf, 15)

"Dhe druajuni Allahut, me emrin e tė cilit, ju i kėrkoni njėri-tjetrit diēka dhe i ruani lidhjet farefisnore." (Nisa, 1)

Porosia e pestė:

Largohu nga gjynahet. Mos e lejo veten tė bėhesh pre e mėkateve, largohu nga ēdo rrugė e rrugicė qė mund tė shpjerė nė tė keqe. Shpejto nė pendim tė sinqertė duke mos i kundėrshtuar dhe tejkaluar kufijtė e Allahut tė Lartėsuar.

"Kėta janė kufijtė e urdhėruar nga Allahu, kėshtu qė mos i kaloni ata. Dhe kushdo qė i kalon kufijtė e urdhėruar nga Allahu, atėherė kėta janė zullumqarė (keqbėrės)." (Bekare, 229)

I nderuari agjėrues!

Nė fund e lus Allahun e Lartėsuar me emrat e Tij tė bukur dhe cilėsitė e Tij tė Larta tė na ndihmojė nė pėrkujtimin dhe falėnderimin e Tij tė sinqertė. Allahu im, na mundėso qė nė kėtė muaj tė shijojmė kėnaqėsinė e adhurimit Tėnd.

Me admirim dhe kėnaqėsi shijoni Ramazanin e erėzuar me mirėsitė e Allahut drejt xheneteve tė larta.

“Ata nuk do ta dėgjojnė as zėrin mė tė lehtė tė tij (Xhehenemit) dhe do tė banojnė ku ata tė dėshirojnė. As tmerri mė i egėr e mė i madh (nė Ditėn e Kiametit) nuk do t’i shqetėsojė ata dhe melekėt do t’i takojnė ata (me pėrshėndetjen): “Kjo ėshtė Dita juaj e cila ju qe premtuar.” (Enbija, 102- 103)

Shkruan: Ulvi Fejzullahu

Shkruan: Ulvi Fejzullahu,
7.10.2008

 

albislam.bottom.htm

 Kur'ani (fisnik)  Dijetarėt&Mendimtarėt  Arkiv   Ndihmė  Kėrkim  Kontakt

Kthehu nė faqen qendrore!

© Copyright 1999-2007 AlbIslam.Com

    kthehu lart!