Burkina Faso kufizohet me gjashtë shtete: Malin në veri, Nigerinë në lindje, Beninin në jug-lindje, Togon dhe Ganën në jug, dhe Bregun e Fildishtë në jug-perëndim. Dikur e quajtur "Republika e Voltës së Epërme", u riemërua më 4 Gusht 1984, nga Presidenti Thomas Sankara, Burkina Faso. "Burkina" ka kuptimin sipas gjuhës More "Burrat e nderit" kurse "Faso" sipas gjuhës Diola ka kuptimin "shtëpia e babait" e që rezulton me kuptimin "Vendi i njerëzve të ndershëm". Gjuhët More dhe Diola janë gjuhët kryesore vendase. Vendasit njihen si burkinas.
Të dhëna të përgjithshme:
Emri i plote: Republika e Burkina Fasos
Kryeqyteti: Uagadugu.
Sipërfaqja: 274.400 km2
Banorët deri më 2005: 13.228.000 milionë.
Përqindja vjetore e rritjes së banorëve (2000 - 2005): 3.109 %
Përqindja e muslimanëve: 65 %
Gjuha zyrtare: Frënge (More dhe Diola jane dy gjuhe rajonale të pranuara)
Monedha: Frangu i Afrikës së Mesme
Pavarësia: 5 Gusht 1960.
Anëtar i Kombeve të Bashkuara: 20 Shtator 1960
Anëtar i Konferencës Islamike: 1974
Burkina Faso gjendet në pjesën e Afrikës perëndimore si dhe nuk ka dalje në Oqeanin Atlantik e vetmja dalje e saj është nëpërmjet Ganës dhe Bregut të Fildishtë.
Burkina Faso "Volta e Epërme" ishte pjesë e mbretërisë muslimane të "Malit" e pastaj iu nënshtrua mbretërisë "Sinfi" gjithashtu edhe kjo muslimane. Pas shpartallimit të dy shteteve u formua një mbretëri në Voltë dhe e vendosi qytetin Uagadugu si kryeqendër të saj. Vendi u nënshtrua nga kolonializmi francez në kohën kur ata hynë në Afrikë dhe me anë të marrëveshjes së vitit 1896 iu bashkëngjit kolonisë së Senegalit të epërm. Më pas u bë koloni e pavarur dhe u njoh me emrin "Volta e Epërme".
Nga emri kuptohet se në të kalon lumi Volta, i cili ndahet në tri pjesë: Volta e zezë, e bardhë dhe e kuqe dhe në flamurin kombëtar të saj i ka të tri ngjyrat që simbolizojnë tri pjesët e lumit. Kur muslimanët u munduan të fitojnë pavarësinë toka e tyre u nda mes tri shteteve: Bregut të Fildishtë, Malit dhe Nigerit. Në vitin 1947 Volta e Epërme e riktheu bashkimin e tokave të tyre në një koloni të vetme e më pas më 1960 e arriti pavarësinë nga Franca. "Volta e Epërme" u përdor si emërtim gjer më 4 gusht 1984, kur u ndryshua nga kryetari Sankara, si edhe u ndryshua flamuri kombëtar e stema.
Nuk ka statistika të sakta për sa i përket përqindjes së shtrirjes së feve në Burkina Faso, por sipas statistikave të qeverisë të vitit 1996 thuhet: 70 % e popullsisë janë muslimanë, 16,6% janë katolikë, 3% janë protestantë dhe 23,7% pasojnë besimet vendore.
Islami ka arritur në shekullin e nëntë sipas Hixhretit përmes rrugëve tregtare nga brenda Nigerit e gjer në pyjet tropikale.
Burkina Faso është njëra ndër vendet me GDP më të ulët në botë, saqë radhitet si vendi i tretë në botë për nga varfëria. Ekonomia e saj mbështetet më së tepërmi në bujqësi dhe kjo përbën 32% të prodhimit vendas dhe me bujqësi merren rreth 80% e popullsisë. Aty prodhohet misër, fasule, pambuk, oriz, etj. Blegtoria është e zhvilluar dhe pjesën kryesore e zënë lopët, dhitë dhe delet. Për sa i përket lopëve rritja e tyre është e zhvilluar në një nivel shumë të lartë.
Gjithashtu nxirren minerale të ndryshme si bakër, hekur, mangan dhe mbi të gjitha ar.
Ky nivel i ulët i zhvillimit ekonomik ka sjellë problemet e veta e sidomos emigracionin drejt vendeve fqinje, por më shumë drejt Amerikës Latine dhe Bregut të Fildishtë. Ky numër i madh emigrantësh ka provokuar shpeshherë tensione në vendet mikpritëse. Pjesa më e madhe e zhvillimit ekonomik mbështetet në ndihmat ndërkombëtare.

REPUBLIKA E BURKINA FASOS

