Pyetje:
Cili është vendimi për bindjen ndaj prindërve nëse ata e pengojnë djalin e tyre të bëjë disa prej suneteve?
Nëna ime, për shembull, zemërohet nëse më sheh mua të shkoj vazhdimisht në namazin me xhemati, ose nëse jam i kujdesshëm ndaj nafileve(veprave vullnetare) ose nëse lexoj Kuran në kohën time të lirë .. etj, atëherë a duhet t’i bindem nëse ajo më pengon nga kjo?
Përgjigje
Falënderimi i takon Zotit
Së pari:
Sheriati e obligoi fëmijën me kujdes dhe respekt ndaj prindërve të tij dhe ndaloi mosbindjen e tyre, dhe për këtë nuk ka diskutim midis dijetarëve, është e qartë me argument nga Kurani dhe suneti profetik.
Falënderojmë vëllain për dëshirën e tij për në hajr ku ai gjithashtu dëshiron respektimin e prindërve të tij, duke ruajtur dyert e hajrit dhe sunetit.
I lutemi Allahut që ta ndihmojë me atë që e do dhe i pëlqen dhe ta pajisë me dituri të dobishme dhe vepra të mira.
Së dyti:
Ne dëshirojmë të paralajmërojmë vëllain pyetës – dhe të tjerët që e lexojnë këtë përgjigje – për nevojën e dallimit midis veprimeve të obliguara(vaxhibe) dhe të pëlqyera(mustehab); pasi lënia e vaxhibeve e shpie vepruesin drejtë mëkatit dhe kjo çështje nuk ka të bëjë me bindjen ndaj prindërve ose ndokujt tjetër; pasi nuk ka bindje ndaj një krijese në mosbindjen e Krijuesit azze uexhel.
Dhe falja me xhemat në xhami është një nga vaxhibet dhe jo nga mustehabet, dhe në përputhje me rrethanat: nuk është e nevojshme t’u bindesh prindërve të cilët e pengojnë djalin e tyre të rritur, të mençur, që është në gjendje të shkojë në xhami pa frikë ose dëm, nga të shkuarit në shtëpinë e Zotit për të kryer farzet e Tij në të. Dhe nga Imam Buhariu transmeton në Sahihun e tij – ( 1/230) – Duke komentuar Hasan el-Basri, Zoti e mëshiroftë, duke thënë: “Nëna e tij e ndaloi atë nga falja me xhemat: Ai nuk ju bind asaj.”
Dhe Imam Ahmedi, Zoti e mëshiroftë, u pyet për një njeri babai i të cilit e ndalon të falet në xhami me xhemat, ai tha: “Ai nuk ka bindje ndaj tij në farze.”
(Shih: “انظر ” غذاء الألباب في شرح منظومة الآداب ” للسفاريني ( 1 / 385
Shejhul-Islam Ibn Tejmije, Zoti e mëshiroftë, tha:
Tekstet e Ahmedit tregojnë se nuk kanë bindje në lënien e farzit, dhe është shprehur në mos lënien e xhematit dhe mos vonimin e haxhit. El-Mustadrak (3/217).
E treta:
Sa i përket mustehabit dhe nafileve, nuk ka dyshim se veprimi i tyre është ajo që e rrit besimin e muslimanit dhe ai duhet t’i veproj ato për t’iu afruar Zotit të tij të Plotfuqishëm dhe ta shpërblejë atë. Kështu që muslimani nuk duhet heq dorë nga bërja e mustehabeve dhe nafileve.
Por, a është i detyruar djali t’i bindet prindërit të tij nëse e urdhëron të lërë mustehabet dhe nafilet?
Për përgjigjen e kësaj, ne themi: Respekti dhe bindja ndaj prindërve mund të përmblidhet në disa çështje:
1. Që çështja e urdhëri të tyre të jetë i lejueshme, jo në lënjen vaxhibeve ose në veprimin e diçkaje të ndaluar(haram).
2. Që ata të kenë dobi nga ajo që urdhërojnë apo të kenë një justifikim të ligjshëm(sheriatik).
3. Të mos jetë i dëmshëm për djalin e tyre kur e urdhërojnë atë, por edhe nëse has në vështirësi(për ta realizuar), dhe në këtë rast kërkohet bindje ndaj tyre.
Shejhul Islam Ibn Tejmije – Zoti e mëshiroftë – thotë:
Kërkohet nga njeriu t’i bindet prindërit të tij nëse(kërkesa) nuk shpie në mëkat, edhe nëse ata(prindërit) janë mëkatarë. El-Fatwa El-Kubra (5/381)
Dhe bazuar në këtë: Çfarë do të përfitojë nëna nga urdhri ndaj djalit të saj që të mos falë sunetet dhe të pengohet nga leximi i Kuranit ?!
Po, nëse asaj i duhej ta shërbej ose të kujdesej për të, ose ajo i kërkoi ndihmë për diçka, ose e thirri atë, atëherë atij i kërkohet veprimi i vaxhibit e që është kujdesja ndaj nënës së tij para veprimit të nafileve apo mustehabit.
Ndërsa, kur nuk është e nevojshme apo nuk rrezikon kujdesin për nënën ose babanë që të lërë djali i tyre një nafile apo mustehab dhe nuk ka asnjë arsyetim sheriatik për këtë çështje: atëherë atij i thuhet: Mos iu bind atyre dhe shtëpisë së tyre dhe thuaju atyre fjalë të mira dhe përpiqu të mos u tregosh se je duke bërë ndonjë nga gjërat nafile apo mustehab para tyre, gjithmonë duke i këshilluar dhe kujtuar për rëndësinë e bërjes së veprave të mira dhe bindjes ndaj Zotit dhe nevojën që ka një musliman të shumëfishojë veprat e tij të mira në mënyrë që me to ta takoj Zotin e Plotfuqishëm.
Rezymeja e bindjes ndaj prindërve në mustehab dhe nafile:
1. Nëse prindërit urdhërojnë rreptësisht që djali i tyre të mos falë nafile dhe të mos bëjë vepra të pëlqyera: nuk kërkohet bindje ndaj tyre; sepse me këtë fundos një veçori prej veçorive të fesë, dhe nuk ju bën dobin(prindërve) me lënjen e tyre.
Ibn Muflih el-Hanbeli – Zoti e mëshiroftë – përmend Ebu El-Berekat – i cili është gjyshi i Shejhul-Islam Ibn Tejmijes – tha se babait nuk i lejohet që ta ndalojë djalin e tij nga sunetet e rregullta(të namazit), kështu as burrit ndaj gruas dhe as pronarit ndaj puntorit, dhe sipas fjalëve të tij; çdo gjë që vërtetohet me sheriat, nuk i lejohet ta ndaloj djalin e tij, kështu që ka të drejtë të mos i bindeni atij. “El-adab Esh-sherij( 2/42 ) ”
2.Nëse urdhëri i prindërve ndaj fëmijës së tyre është që të lërë një vepër mustehab për të mirën e të dyve, ose përshkak të frikës ndaj tij; ai duhet t’u bindet atyre, siç është kur e urdhëron djalin e tij të mos udhëtojë për të kërkuar dituri në moshën e tij të re, ose kur e urdhëron babai i tij të mos agjërojë agjërim vullnetarë për arsye të shëndetit të dobët në trupin e tij, ose kur prindërit kanë nevojë për të që t’i marrë dhe të qëndroj pranë tyre për t’u kujdesur për ta.
3.Nëse ndalimi i prindërve për fëmijën e tyre ndaj veprave mustehab apo nafile ,për shkak të epsheve ose për shkak të padijes, ose për shkak të dobësisë së mendjes dhe mosdallimit : nuk ka bindje ndaj tyre, megjithatë është mirë që atyre t’u thotë fjalë të mira dhe t’i shoqërojë ata me virtyte të larta të moralit.
Ibn Haxher Al-Hejtemi – Zoti e mëshiroftë – thotë:
Nëse babai e urdhëron ose e ndalon atë nga diçka si rrjedhoj e kryeneçsisë së tij: djali nuk duhet t’i kushton vëmendje atij, duke u bazuar në atë që imamët e kanë përmendur kur urdhërohet që djali të divorcohet nga gruaja e tij, dhe gjithashtu kur djalit me vullnetin e tij do asketizmin dhe has në parandalimin të babait të tij: që nëse do të lihej në emër të respektit dhe dashuris ndaj tij kjo është marrëzi, ai duhet të veproj të mirën dhe nuk duhet t’i kushtoj vëmendje babait të tij. El-fetaua El-fikhije El-kubra( 2/104).
Dhe ai Zoti e mëshiroftë vazhdon thotë:
Nëse vërtetohet se djali ka arritur moshën e pjekuris, është fetarë i mirë, është menatlisht mirë, atëherë nuk duhet babai i tij ta ndaloi atë nga përparimi fetarë dhe i dunjasë.
Nuk duhet që djali t’i kushtoi vëmendje ndalesave dhe fjalëve të babait të tij kur bëhet fjalë për ecuri fetare dhe ecuri në qështjet e dunjasë.
U pyetë Shejh Muhamed bin Salih El- Uthejmin – Zoti e mëshiroftë -:
Që një student i dijes që dëshiron të shkojë me vëllezërit e tij(në Islam) për të kërkuar dituri, mirpo pengesa mes tij dhe shkuarjes me ta është familja, babai dhe nëna e tij, pra cili është vendimi për rrugëtimin e marrjes së diturisë për këtë student?
U përgjigj:
Ky student nëse e ka të nevojshme që të qëndrojë me ta: kjo është më mirë, ndërkohë që ka mundësi të marr dije edhe gjatë qëndrimit me ta, sepse kujdesi ndaj prindërve paraprinë xhihadin për hir të Zotit, dhe dija është nga xhihadi, dhe për këtë arsye kujdesi ndaj prindërve është parësor ndaj tij nëse ata kanë nevojë për të.
Ndërsa, nëse nuk kanë nevoj për të, dhe marrja e diturisë është më e mirë nëse udhëton në një vend të caktuar; nuk ka asgjë të keqe që ai të kërkojë dituri në këtë rast, por ai nuk duhet të harron hakun ndaj prindërve duke i vizituar dhe t’i kënaq kur të kthehet.
Por nëse ai e njeh urrejtjen e prindërve për diturinë sheriatike: këtë rast nuk u bindet atyre dhe ai nuk duhet t’u kërkojë atyre leje nëse del(udhëton). Mexhmuu fetaue Esh-shejh El-Uthejmin(26/58,59)
Allahu e di më së miri
Nga arabishtja;
Majlinda Rexhepi-Shabani
Preshevë, 2020!
Kontrolloi:
Hoxhë Suad Shabani
Marrë nga:
Islamqa.info