Përditësimi i fundit10:39:42 PM GMT

Albislam RSS
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
Tani je te: Ballina
E hënë, 06 Gusht 2012
Ai që vuan nga ndonjë sëmundje që nuk shërohet, si duhet të veprojë me agjërimin? PDF Shtyp Write e-mail
Shkruar nga agim
E hënë, 06 Gusht 2012 17:09

Nëse nuk shpresohet që në të ardhmen të shërohet atëherë ai nuk agjëron ditët dhe për çdo ditë të Ramazanit ushqen nga një të varfër.

Shejh Muhamed ibn Salih Uthejmin

Përktheu: Shpend Zeneli

Read more...

Sa kohë i lejohet udhëtarit të mos agjërojë dhe të shkurtojë namazet? PDF Shtyp Write e-mail
Shkruar nga agim
E hënë, 06 Gusht 2012 11:04


Kush udhëton deri në një vend, dhe synon të qëndrojë në atë vend më tepër se katër ditë, obligohet të agjëroj dhe të plotësojë namazet, ky është mendimi i shumicës së dijetarëve. Për shembull ai i cili udhëton për studime jashtë vendit e qëndron me muaj apo me vite, katër medhhebet thonë se ai ka dispozitën e vendasit.

Por nëse është çdo herë në lëvizje, dhe në vendin që ka udhëtuar nuk ka qëndruar katër ditë e më tepër, apo nuk e di kohën e qëndrimit në atë vend se a do të zgjat tre, katër apo më tepër ditë, atëherë ai ende vazhdon të konsiderohet udhëtarë dhe njëkohësisht mund t’i merr lehtësimet në lidhje me agjërimin.

Përktheu: Shpend Zeneli


Read more...

EMËRTIMET E SHKENCËS SË AKIDES DHE TEVHIDIT TEK EHLU SUNETI (1/2) PDF Shtyp Write e-mail
Shkruar nga admin
E hënë, 06 Gusht 2012 00:25

 Akide

            Nocioni akide ka kaluar në tri etapa:

            E para, duke e përkthakuar kuptimin e gjerë të fjalës, aq sa të jetë i llojit enciklopedik, pra jospecifik, gjegjësisht ky në fakt është kuptimi gjuhësor, ngase në gjuhë kur përdorët kemi për qëllim: vendosmërinë e fortë, bashkimin, bashkëlidhjen dhe fetarinë e njeriut, pa marrë parasysh se ç’është ajo fetari, e vërtetë apo e kotë.

            E dyta, është manifestuar asisoj duke u konkretizuar në rolin e vet që ka në veprat e zemrës, e në këtë etapë akideja shquhet edhe më shumë, pra zemra e robit mirret me të, dhe kjo etapë është më konkrete dhe specifike se sa e para dhe ka ndërlidhshmëri me domethënien nga ku buron, e duke u bazuar në këtë mund të themi se akide është besimi që nuk pranon antitezë apo të kundërtën.

E treta, është aso që bën fjalë për një pjekje dhe konsilidim të akides, gjegjësisht akideja u bë një shkencë që përmban emërtimin e vet që i kushtohet studimit të disa çështjeve konkrete, pra ky rol ka qenë i koncentruar që akideja si shkencë të jetë stabile dhe e qëndrueshme, e cila përshkruhet siç vijon: Shkenca e dispozitave sheriatike të kredos, e cila buron nga argumentet bindëse, sikurse i kundërpërgjigjet dyshimeve dhe dilemave të “argumenteve” kundërshtare.[1]

Dhe prej librave që janë titulluar me nocionet akide e iëtikad (sinonim i fjalës akide), mund të përmendim: “Akidetus-Selef ve es’habil-hadith” të Sabunit (vdiq: 449h), “Sherh usul iëtikad ehlis-suneti vel-xhemaah” të Lalikait (vdiq: 418h) dhe “Iëtikad” të Bejhakiut (vdiq: 458h)[2]

 

            Tevhid

            Njashtu, edhe nocioni tevhid ka rrugëtuar në të njëjtat shtigje e role, po sikur nocioni i akidës, fjala vjen, kur bëjmë fjalë për kontekstin gjuhësor themi se rrjedhë nga fjala vahade – njësoj, pra ta konsiderosh Zotin një, kurse pastaj nga ky kuptim ka kaluar në kuptimin e veçimit, gjegjësisht të konsiderosh Zotin një, porse edhe Posedues i disa veçorive që i përkasin Atij ekskluzivisht.

            Kurse në aspektin e burimit, kihen për qëllim veprat e zemrës, e cila në këtë rast si shkencë përkufizohet siç vijon: Veçimi i Allahut me rububije, uluhije dhe emrat, cilësitë dhe veprimet e Tij. Kurse pas kësaj etapeje ka filluar të merr vetën si shkencë e mëvetësishme, e cila definohet kështu: Shkenca nëpërmjet të së cilës arrihet deri te vërtetimi i dogmave e doktrinave fetare me argumente bindëse.[3]

 

Nga arabishtja: Mirsim Maliqi



[1] Shih: Ibrahim El-Burejkan, El-Medkhalu li dirasetil-akidetil-islamije, f. 8

[2] Shih: Nasir bin Abdulkerim El-Akël, Mebahith fi akideti ehlis-sune vel-xhemaah, f. 10

[3] Shih: Ibrahim El-Burejkan, El-Medkhalu li dirasetil-akidetil-islamije, f. 10

Read more...