
Dija është elementi kryesor, e cila e dallon njeriun prej krijesave të tjera. Njeriu lind injorant, mirëpo me kalimin e kohës mëson dhe e largon nga vetja këtë ves. Aq sa më shumë mëson njeriu, aq edhe më lart ai do të ngjitet. Aq sa më shumë di njeriu, po aq edhe përgjegjësitë e tij rriten. E kur flasim për fenë, atëherë ata që e mësojnë fenë dhe ata që flasin në emër të fesë, përgjegjësitë edhe më shumë iu shtohen atyre, kjo për disa arsye:
1- Mundësia e gabimit në atribuimin e disa qëndrimeve Fesë.
2- Mundësia e heshtjes të disa gjërave të rëndësishme nga Feja.
3- Mundësia e keqkuptimit të gjërave që i sqaron Feja.
më shumë...



