|
|
![]() |
|
Bija ime dhe periudha e pubertetit |
Si tė bėhesh nėnė qė e kupton bijėn e saj nė pubertet? Kjo ėshtė njė pyetje qė e dėgjojmė shpeshherė nga nėnat qė dėshirojnė ti kuptojnė bijat e tyre nė pubertet.. Dėshira e sinqertė pėr tė kuptuar bijėn nė kėtė periudhė i ndihmon nėnės tė kėtė sjelljen e duhur. Ky kuptim, pa mėdyshje i bėn dobi tė gjithėve: nėnės, bijės, familjes dhe tėrė shoqėrisė, si dhe ruan shėndetin psikik tė tė gjithėve.
Shumė nėna pyesin: si tė sillem me bijėn time, e cila ka hyrė nė pubertet? Jam lodhur me tė dhe personalitetin e saj tė ēuditshėm
E ne themi: kjo ēėshtje ka nevojė pėr kuptim dhe ushtrim, ashtu siē ka nevojė pėr durim dhe njė dozė shtesė tė dashurisė e prehjes.
Nė kėtė drejtim do tė japim njė propozim pėr ēdo nėnė se si tė sillet me bijėn e saj tė dashur nėn dritėn e fesė tonė tė pastėr pėrkitazi me sugjerimet e psikologėve.
Kam frikė pėr bijėn time
Njė nėnė ka tre vajza. Vajza e madhe ka hyrė nė periudhėn e pubertetit. Ajo thotė: problemi im i pėrhershėm me vajzėn e madhe ėshtė se ajo imiton shoqet e saj nė mėnyrėn e veshjes, shkuarjen nė kinema, dėgjimin e kėngėve dhe pėrcjelljen e paskrupullt tė telenovelave dhe filmave.
Njė nėnė tjetėr thotė: e di se bija ime ka hyrė nė periudhėn e pubertetit, mirėpo gjestet e saj me nervozojnė, ajo vazhdimisht imiton shoqet e saj tė shkollės. Mė kundėrshton kur unė i bėj vėrejtje insistimit tė saj pėr tu veshur me rroba qė nuk i kanė hije, daljes nga shtėpia vetėm me shoqet. Ajo dėshiron tė bėjė gjithė atė qė bėjnė shoqet e saj qė nuk kanė kapistall, familjet e tyre u lejojnė tė bėjnė ētė duan. Kjo gjė pėr mua ėshtė e papranueshme, ētė bėj?
Prej gjėrave qė brengosin nėnat nė kėtė periudhė ėshtė mospajtimi nė mendime me bijat e tyre.
Njė nėnė thotė: bija ime, qė ėshtė nė pubertet, nuk pėlqen asgjė pėrreth saj, as mendimin e nėnės. Kur kam qenė nė vitet e saj nuk jam sjellė nė atė mėnyrė, porse respektoja adetet tona.
Shohim shumė nėna qė nuk lejojnė nė asnjė mėnyrė qė bijat e tyre tė mbajnė lidhje me ndonjė shoqe.
Njė nėnė lidhur me kėtė thotė: bija ime ka njė shoqe tė emancipuar nė njė mėnyrė apo tjetėr, mirėpo nuk mė pėlqen sjellja e saj, andaj nuk lejoj qė bija ime tė shoqėrohet me tė. E kam urdhėruar ti ndėrpresė lidhjet me tė, mirėpo mė kot. Bija ime insiston qė atė vajzė ta ketė shoqen mė tė ngushtė dhe si duket kėrkesėn time e refuzon.
Periudhė e vėshtirė
Njė eksperte e psikologjisė dr. Nimete Ivedullah thotė: ēdo nėnė qė e ka bijėn nė periudhėn e pubertetit duhet tė kuptojė se bija e saj kalon njė periudhė tė vėshtirė. Nuk duhet qė tia shtrėngojė gjėrat bijės sė saj pėrnjėherė. Nuk duhet ta sjellė para gjėrave tė vėshtira pėr njė ēast. Tė mos e ndalojė nga televizori dhe dėgjimi i kėngėve pėrnjėherė. Konkretisht nė kėtė fazė disa penj duhet tė lėshohen, domethėnė, disa rregulla duhet ti shohim mes gishtave pėr tė mos na ikur zogu prej dore. Nė kėtė periudhė vajza kalon prej botės sė fėmijėve nė botėn e grave. Nėna obligohet ti pėrcaktojė disa prioritete qė sguxon tė shkelen si: mbulesa islame, dalja vetėm nėpėr vende tė dyshimta, kėto gjėra asnjėherė nuk lejohen. Pas kėsaj vijnė disa obligime tė tjera, qė mund tė tolerohen kohė pas kohe. Mund ti tolerojmė disa gjėra, duke ia bėrė me dije herė pas herė se ajo ėshtė nė buzė tė humnerės dhe mund tė bjerė nė mėkate.
Sa u takon telenovelave Dr. Nimete thotė: ndonjėherė telenovelat ngėrthejnė nė vetvete mėsime dhe urtėsi qė sdo tė mund ti rrėnjosim nė mendjet e fėmijėve tanė, andaj, nėse ekziston ndonjė e tillė qė ka dobi e mėsime, nėna duhet tė mundohet qė ta ndjekė sė bashku me bijėn, nė mėnyrė qė ti nxjerrė mėsime.. urtėsi tė mira dhe pėrvojė tė rėndėsishme. Madje, duke diskutuar me tė rreth filmit, do tė njohėsh mė thellė personalitetin e saj, gjėrat qė e tėrheqin dhe qė ka nevojė.
"Ah sikur tė mė kuptojė nėna"
Vashat ndihen shumė keq kur qortohen nga prindėrit. Atė e shohin si njė pėrēmim tė madh pėr personalitetin tė tyre. Njė nxėnėse e shkollės sė mesme thotė: Ah sikur nėna ime tė kuptojė se unė jam rritur dhe tė mė qortojė nė njė formė mė tė mirė. Njė tjetėr thotė: nėna ime vazhdimisht mė qorton. Ēdo lėvizje e imja pėr tė ėshtė gabim, madje, ēdo fjalė qė e them, dhe kjo ma tret vetėbesimin. Njė tjetėr, duke qarė thotė: Ah sikur nėna ime tė mė kuptojė! Ndihem sikur unė jam nė njė luginė e ajo krejtėsisht nė njė luginė tjetėr. Ajo vazhdimisht mė cilėson si e marrė, pėrtace.
Rreziku i qortimit
Psikologja Inas AbdulBaki vė nė dukje se vasha nė pubertet nuk pranon assesi qortimin e prindėrve. Ajo shton nė realitet, qortimi nė tė shumtėn e rasteve sėshtė i domosdoshėm, bėhet pėr gjėra qė mund tė pėrmirėsohen mė vonė, si qortimi i mėnyrės sė tė folurit, mėnyrės sė ecjes, ushqimit, gjesteve, kritika kundėr shoqeve. Duhet tė bėjmė dallimin mes dy mėnyrave tė kritikės: mes asaj konstruktive, duke u marr aty pėr aty me gabimin, pa ia drejtuar personalisht qortimin, dhe kritikės sė dėmshėm, kur qortimin ia drejton drejtpėrsėdrejti, me fyerje dhe nėnēmim.
Dr. Inas mendon se rreziku i kritikės sė personalitetit tė fėmijės nė pubertet dhe sjelljes sė tij krijon mendime negative tek ai pėrsa i pėrket mendimit qė krijon nė lidhje me vetveten. Kur e fshikullojmė me cilėsitė e marra, tė shėmtuara dhe nėnēmuese, kjo gjė lė gjurmė negative nė shpirtin e tij dhe reagimi i tij do tė jetė i vrazhdė, me mllef, urrejtje dhe dėshirė pėr hakmarrje, apo e kundėrta: duke u tėrhequr dhe duke u mbyllur nė vetvete. Puna mė e drejtė nė kėtė drejtim ėshtė mesatarja, siē thuhet: punėt mė tė mira janė ato mesataret, qė do tė thotė: pėrdorim qortimin dhe lėvdatat sipas situatės, duke bėrė dallimin mes personalitetit dhe cilėsive gjatė kritikės.
Ajo mė tej shton ēdo nėnė duhet tė kuptojė se bija e saj ka hyrė nė njė periudhė tė re tė jetės dhe nuk ėshtė mė ai fėmijė i cili kthehet te nėna kur haset me ēdo problem. Pėr kėtė arsye, nėse dėshiron tė fitosh besimin e bijės tėnde dhe sinqeritetin e saj, si nėnė e ke pėr obligim tė bėhesh ndihma dhe mbėshtetja mė e mirė pėr bijėn tėnde. Nė kėtė fazė duhet qė nėna tė jetė pėrgjegjėsja e parė pėr ti shpjeguar ēdo gjė qė ka nevojė bija e saj, nė tė kundėrt, vasha do tu drejtohet shoqeve tė saj apo botės sė internetit qė ėshtė nė disponimin e tė gjithėve.
Bėhu mbėshtetje shpirtėrore pėr bijėn tėnde
Nėna e kuptuar duhet ti bėjė me dije bijės saj se e kupton. E kupton kur hidhėrohet, lodhet dhe pikėllohet andaj i ofron ndihmė shpirtėrore asaj. Dr. Shahinaze Talat thotė: ti je mbėshtetja shpirtėrore e bijės tėnde duke dėgjuar me kujdes problemet e saj, duke iu pėrgjigjur me dashuri pa gjykuar rastin aty pėr aty qoftė me lėvdatė apo qortim. Bėhu mbėshtetje shpirtėrore pėr bijėn tėnde dhe kupto ndjenjat dhe nevojat e saj (sidomos nevojat trupore dhe emocionale). Vasha nė pubertet nėse nuk i ofrojmė dashuri dhe mirėkuptim, ajo do ta kėrkojė diku tjetėr. Kėsaj i frikėsohemi dhe e refuzojmė. Kur flasim pėr dashurinė kemi pėr qėllim dashurinė mesatare dhe kuptimin e natyrės sė saj nė kėtė periudhė.
Periudha e pubertetit me karakteristikat e saj konsiderohet kthesa mė e rėndėsishme nėpėr tė cilėn kalojnė tė rinjtė. Mosekzistimi i orientimit dhe dialogut nė kėtė periudhė mes fėmijės dhe prindėrve ēon deri te prishja e marrėdhėnieve mes tyre. Shumė studime psikologjike kanė vėrtetuar se fėmijėt nė pubertet qė vijnė nga familjet me raporte tė mira mes anėtarėve tė tyre, qė bashkėrisht marrin vendime, janė me mė pak probleme dhe mė pozitiv nė shikimin e jetės.
Largoju kėshillės sė drejtpėrdrejtė
Thirrėsi islam, dr. Mebruk Atije thotė: I Dėrguari i Allahut na ka mėsuar artin e sjelljes me njerėzit. Kur i arrinte ndonjė fjalė prej ndonjėrit thoshte: ēėshtė puna me disa njerėz tė cilėt thonė kėshtu e kėshtu larg publikimit tė emrave me njė metodė tė lartė morale. Kėtė metodė e gjejmė edhe nė Kuran. Allahu i Madhėruar thotė: ti (Muhamed) thirr pėr nė rrugėn e Zotit tėnd me urtėsi e kėshillė tė mirė dhe polemizo me ata (kundėrshtarėt) me atė mėnyrė qė ėshtė mė e mira. (Nahėl 125) kjo ėshtė metoda e Kuranit: thirrja me urtėsi dhe duke pasur nė konsideratė rrethanat e atyre qė i thėrret nė fe, fjalėt qė ua thotė secilėn radhė pėr tė mos i stėrngarkuar dhe mėnyrėn si ju flet. Butėsia gjatė kėshillimit le gjurmė nė zemrat. Qortimi, shpalosja e gabimeve qė janė bėrė pa dije ose me qėllim tė mirė le gjurmė te vashat nė pubertet.
Njė nga thirrėsit islam kėshillon ēdo nėnė dhe baba qė tė jenė shokė pėr fėmijėt e tyre. Ai thotė: duhet ti bėjmė shokė fėmijėt tanė nė periudhėn e pubertetit. Duhet tė largohemi nga stili i urdhėrimit dhe ndalimit tė ēdo pune tė madhe dhe tė vogėl, tė lidhemi me fėmijėt tanė si me shokėt qė kanė respekt dhe dashuri e jo me njė lidhje qė nėnkupton urdhra dhe ndalesa, frikė dhe dėnim.
Respektimi i ēėshtjeve vetjake
Dr. Shahinaze Talat thotė: ndonjėherė tė rriturit nuk e perceptojnė se sa keq e ndien veten fėmijėt nė pubertet kur pėrmenden dobėsitė e tyre. Ėshtė e sigurt se nėnēmimi i fėmijėve qė janė nė fazėn e pubertetit le gjurmė tė thella dhe afatgjate tek ata dhe si rezultat mund tė ketė probleme psikike tėrė jetėn.
Ajo qė e rėndon fėmijėn nė pubertet sjellja me tė si me njė vogėlush, apo tė folurit pėr tė gjėra qė i pengojnė para tjerėve. Qė kėtu le tė pėrkujtojmė fjalėn e Allahut: O ju qė besuat, nuk bėn tė tallet njė popull me njė popull tjetėr (Huxhurat 11)
Nėna obligohet tė respektojė ēėshtjen vetjake tė sė bijės pa shkelur parimin e mbikėqyrjes indirekte. Nėna ka pėr obligim tė orientojė bijėn drejt formimit tė personalitetit tė saj. Pėr tu bėrė njė nėnė e kuptuar patjetėr duhet dhėnė bijės njė shans pėr tu marrė me punėt e shtėpisė. Pėr shembull: hyrja nė kuzhinė, puna nė tė, pėrdorimi i drejtė i mjeteve tė kuzhinės. Nėna duhet ta lavdėrojė atė dhe ta kuptojė kur bija e saj gabon. Ti jep vullnet kur korr sukses dhe ta kėshillojė kur gabon. Orientimi i mirė dhe i menēur shkakton qė fėmija ta pranojė me zemėrgjerėsi nga mė tė vjetrit.
Autori: Merva Hamza
nga arabishtja: Agim BEKIRI
Marrė nga revista Albislam nr: 57
Merva Hamza,
16.3.2009
|
© Copyright 1999-2007 AlbIslam.Com |