Përditësimi i fundit10:39:42 PM GMT

Albislam RSS
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
Tani je te: ilmihali

ilmihali

TEMATIKA QË TRAJTON SHKENCA E AKIDES

Email Shtyp pdf


           
Tematika e shkencës së Tevhidit tek Ehlu’s-Suneh ve’l-Xhemaah, sillet rreth disa çështjeve kryesore: Shpjegimi i realitetit të besimit dhe njësimit të Allahut, -azze ue xhelë!-; Çfarë i përket Zotit të cilësohet me atributet madhështore dhe të përsosura, duke e njësuar Atë me një adhurim të çiltër e të papërzier me shirk; Besimi në engjujt e përkushtuar dhe në të dërguarit e pastër; Besimi në atë që ndërlidhet me Ditën e Fundit, Kadanë, Kaderin; etj. Thënë më ndryshe, shkenca e tevhidit sillet rreth tri boshteve kryesore:

  1. Temat rreth qenies së Allahut apo çështjeve hyjnore; E, që temat që ndërlidhen me këtë trajtohen e studiohen nga tri pikëpamje: a) Me çka cilësohet; b) Nga çka është i Pastër, gjegjësisht i mohohet, e nuk i përshkruhet; dhe c) E drejta e Tij tek robërit.
  2. Qeniet  e të dërguarve të nderuar dhe pejgamberllëku; Hulumtohet në këto tema nga tri këndvështrime: a) Çka i detyrohet dhe i obligohet atyre; b) Ç’është e lejuar për ta; c) Ç’është e pamundur për ta; dhe d) Ç’farë i obligohet pasuesve të tyre.
  3. Gjërat që janë të fshehura e të padukshme për njerëzit (gajbi); E, që këto besohen duke u mjaftuar vetëm me shpallje, tematikë kjo e cila nuk lë hapësirë për mendjen, -as për pranimin e tyre, e as për mohimin-, e të këtij lloji janë, fjala bie, shenjat e kiametit, hollësitë mbi çfarë do të ndodhë gjatë ringjalljes, etj. Hulumtimi në temat e gajbit bëhet duke i besuar ato, e që kjo realizohet duke u mbështetur në: a) pranimin e tyre, duke i besuar ato bindshëm, e që e kundërta e kësaj është mosbesimi, mohimi dhe refuzimi i tyre; si dhe b) Trajtimi i drejtë i tyre, duke i pranuar e besuar kuptimet e tyre të vërteta, e që e kundërta e kësaj është polemizimi në to dhe përpjekja për të bërë imagjinata dhe iluzione me mendje, gjë që është larg shpalljes. E, rregulli që ka të bëjë me gjërat e gajbit është se: Mendja nuk ka vend në këto tema, e, që gjithherë kur kemi diçka nga shpallja apo vërtetohet diçka nga fjalët e të Dërguarit, -salallahu alejhi ue selem!-, obligohet t’i besojmë bindshëm e t’i pranojnë, si dhe të shmangim dhe refuzojmë çdo lloj iluzioni i cili bie ndesh me Sheriatin e Allahut, ngase rregulli tjetër i artë thotë: “Nuk ekziston kundërthënie në mes shpalljes së vërtetë dhe mendjes së shëndoshë, -pas kërkimit dhe hulumtim preciz!-.[1]

Gjithashtu prej tematikave të shkencës së akides është kaderi, lajmet (nga shpallja apo transmetimet e Pejgamberit, -salallahu alejhi ue selem!-; Sh. P.), fundamentet e dispozitave dogmatike si dhe të gjitha bazat e fesë dhe besimit; E pas kësaj vijon kundërpërgjigja ndaj pasuesve të epsheve dhe bidatit, si dhe ndaj të gjitha sekteve e feve të devijuara, duke e sqaruar në të njëjtën kohë qëndrimin karshi tyre.[2]

 

Nga arabishtja: Mirsim N. Maliqi

Medine, 26.03.13



[1] Shih: Muhamed Jusri, Ilmu’l-akideti inde ehli’s-sunneh ve-l-xhemaah, cituar shkurtimisht, f. 155

 

[2] Shih: Nasir El-Akël, Mebahith fi akideti ehli’s-sunneh ve-l-xhemaah, f. 10

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

DASHURIA PËR HIR TË ALLAHUT

Email Shtyp pdf


altباب الحب في الله

عن أَبي هُرَيْرَةَ – رضي الله عنه – قالَ: قالَ رَسُولُ الله صلى الله عليه وسلم: "وَالّذِي نَفْسِى بِيَدِهِ لاَ تَدْخُلُوا الْجَنّةَ حَتّى تُؤمِنُوا وَلاَ تُؤمِنُوا، حَتّى تَحَابّوا. أَلاَ أَدُلّكُمْ عَلَى أَمْرٍ إِذَا أَنْتُمْ فَعَلْتُمُوهُ تَحَابَبْتُمْ؟ أَفْشُوا السّلاَمَ بَيْنَكُمْ"

7. Transmeton EbuHurerja se Pej­gam­be­ri, lavdia dhe paqja qofshin mbi të ka thënë: “Pa­sha Atë në dorën e të Cilit ësh­të shpirti im! Nuk do të hy­ni në Xhe­net përderisa të besoni, e nuk ke­ni besuar për­de­­risa ta do­ni njëri tjetrin. A doni që t’ju tregoj diçka të ci­lën po e vep­ruat do ta doni njëri tjetrin? Përhapni selamin mes jush!”[1]

Allahu i madhëruar thotë:

﴿وَالَّذِينَ تَبَوَّؤُوا الدَّارَ وَالإيمَانَ مِن قَبْلِهِمْ يُحِبُّونَ مَنْ هَاجَرَ إِلَيْهِمْ﴾

“Edhe ata të cilët para tyre patën shtëpitë e tyre (në Medine) dhe pra­­nuan Besimin, - i duan ata që u shpër­ngu­lën tek ata”[2]

Dashuria për hir të Allahut është fryt i dashurisë ndaj Alla­hut. Ajo është begati hyjnore, shkël­­qim perëndie dhe dri­të që Alla­hu e hedh në zemrat e besimtarëve, Allahu i madhëruar thotë:

﴿لَوْ أَنفَقْتَ مَا فِي الأَرْضِ جَمِيعاً مَّا أَلَّفَتْ بَيْنَ قُلُوبِهِمْ وَلَـكِنَّ اللهَ أَلَّفَ بَيْنَهُمْ إِنَّهُ عَزِيزٌ حَكِيمٌ﴾

“Edhe sikur ta shpenzosh gjithë atë që është në tokë, nuk do të mund t’i bashkoje zemrat e tyre, por Allahu bëri bashkimin e tyre, pse Ai është i Gjithëfuqishëm, i Urtë.”[3]

Merrudhij thotë: është pyetur EbuAbdullahAhmedibënHan­be­li: ç‘ është dashuria për hir të Allahut? Ai tha: Të mos duash si rezultat i lakmisë që e ke ndaj dynjasë që dikush posedon[4]

Kjo dashuri jep fryte në këtë botë dhe botën tjetër. Nga ato fryte ve­çoj­më:

- besimtari ndien ëmbëlsinë e imanit:

ثَلاَثٌ مَنْ كُنَّ فِيهِ وَجَدَ بِهِنَّ حَلاَوَةَ الإِيمَانِ، مَنْ كَانَ اللهُ وَرَسُولُهُ أَحَبَّ إِلَيْهِ مِمَّا سِوَاهُمَا، وَأَنْ يُحِبَّ الْمَرْءَ لاَ يُحِبُّهُ إِلاَّ للَّهِ...

“Kush posedon tre gjëra, do të shijojë ëmbëlsinë e imanit: ta dojë Alla­­hun dhe Pejgamberin më shumë se çdokënd, ta dojë dikë ve­tëm për hir të Allahut…”[5]

- Ata që duan njëri tjetrin për hir të Allahut do të jenë nën hi­jen e ar­shit (fronit të Zotit):

إِنَّ اللهَ يَقُولُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ: أَيْنَ الْمُتَحَابُّونَ بِجَلاَلِي، الْيَوْمَ أُظِلُّهُمْ فِي ظِلِّي، يَوْمَ لاَ ظِلَّ إِلاَّ ظِلِّي

“Allahu i madhëruar Ditën e Kiametit do të tho­të: Ku ja­në ata të cilët kanë dashur njëri tjetrin për hir të Madhërisë Time? Sot do të je­në nën hijen Time, në këtë ditë kur nuk ka hije tjetër pos hijes Time.”[6]

- Në këtë ditë të vështirë (Ditën e Kiametit) ata do të jenë të siguruar në piedestale të dritës, të cilëve ua kanë lakmi madje edhe pejgamberët dhe shehidët:

المُتَحَابّونَ في جَلاَلِي لَهُمْ مَنَابِرُ مِنْ نُورٍ يَغْبِطُهُمُ النّبِيّونَ وَالشّهَدَاءُ.

“Allahu thotë: ata që duan njëri tjetrin për hir Madhërisë Time, ata do të jenë në piedestale të dritës dhe ua kanë lak­mi pejgamberët dhe she­­­­­­­­hidët.”[7]

- Mbi të gjitha, ata fitojnë dashurinë e Allahut. Ah sa i lumtur që është ai që fiton atë dashurie!:

أن رجلاً زارَ أخاً له في قرية أخرى، فأرصدَ اللّه تعالى على مَدْرَجته مَلَكاً، فلما أتى عليه قال: أين تُريد؟ قال: أُريدُ أخاً لي في هذه القرية، قال: هل لكَ عليه من نعمة ترُبُّها؟ قال: لا، غيرَ أني أحببتُه في اللّه تعالى، قال: فإني رسولُ اللّه إليك بأن اللّه تعالى قد أحبَّكَ كما أحببتَه فيه.

“Një njeri vendosi të vizitojë vëllain e tij në një qytet tjetër. Alla­hu ia cak­toi një melek në rrugë. Kur iu afrua me­le­ku e pyeti: Për ku je ni­sur? Kam një vëlla në këtë qytet dhe desha që ta vizitoj, tha ai. Me­le­ku e pyeti: A mos të ka borxh ndonjë pasuri dhe shpreson ta kthesh atë? Ai tha: Jo, vetëm unë e dua për hir të Allahut. Meleku tha: Unë jam i dërguari i Allahut te ti për të të lajmëruar se Allahu të do sikur që e deshe vëllain tënd për hir të Tij.”[8]

Da­shu­ria për hir të Allahut sikur të mos kishte tjetër fryt përveç këtij, do të mjaf­tonte. Atë të cilin e do Allahu ai është njeri i Zotit:

فَإِذَا أَحْبَبْتُهُ كُنْتُ سَمْعَهُ الَّذِي يَسْمَعُ بِهِ وَبَصَرَهُ الَّذِي يُبْصِرُ بِهِ وَيَدَهُ الَّتِي يَبْطِشُ بِهَا وَرِجْلَهُ الَّتِي يَمْشِي بِهَا وَإِنْ سَأَلَنِي لأُعْطِيَنَّهُ وَلَئِنْ اسْتَعَاذَنِي لأُعِيذَنَّهُ.

“Allahu thotë: kur ta dua ndonjërin, bëhem dëgjimi i tij me të ci­lin dë­gjon, shikimi me të cilin shikon, dora me të cilën prek dhe këm­ba me të cilën ec. Nëse më kërkon diçka Unë ia jap, nëse më lutë që ta mbroj Unë e mbroj atë.”[9]

- Prej gjërave më të njohura është se atë që e do Allahu e duan edhe ba­norët e qiellit dhe tokës:

إِذَا أَحَبَّ اللَّهُ عَبْداً نَادَى جِبْرِيلَ إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ فُلاَناً فَأَحِبَّهُ فَيُحِبُّهُ جِبْرِيلُ فَيُنَادِي جِبْرِيلُ فِي أَهْلِ السَّمَاءِ إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ فُلاَناً فَأَحِبُّوهُ فَيُحِبُّهُ أَهْلُ السَّمَاءِ ثُمَّ يُوضَعُ لَهُ الْقَبُولُ فِي أَهْلِ الأَرْضِ.

“Kur Allahu e do një rob, thërret Xhibrilin: Allahu e do filanin, pra duaje edhe ti! Xhibrili e do pastaj i thërret banorët e qi­e­llit: Allahu e do filanin, pra dojeni edhe ju! Banorët e qiellit (me­le­kët) e duan, pas­taj bëhet i pranuar në mesin e njerëzve.”[10]

- Prej fryteve të dashurisë për hir të Allahut është fitimi i Xhene­tit:

مَنْ عادَ مَرِيضاً، أوْ زَارَ أخاً لَهُ في اللَّهِ تَعالى، نادَاهُ مُنادٍ بأنْ طِبْتَ وَطابَ مَمْشاكَ، وَتَبَوَّأتَ مِنَ الجَنَّةِ مَننزِلاً.

“Kush viziton një të sëmurë apo ndonjë vëlla të tij, për hir të Alla­hut, thërret një thirrës: Të lumtë! Lum për ecjen tënde! Ke përgatitur në Xhe­­net një shtëpi!”[11]

-          Dashuria për hir të Allahut është e pa­kë­pu­tur në këtë dynja dhe ne Ahiret, Allahu i madhëruar thotë:

﴿الأَخِلاَّء يَوْمَئِذٍ بَعْضُهُمْ لِبَعْضٍ عَدُوٌّ إِلاَّ الْمُتَّقِينَ﴾

“Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njëri-tjetrit, përveç aty­re që ishin të sinqertë në miqësi.”[12]

Në këtë kohë të materializmit kur mirësia matet me pe­sho­­ret e tij, kemi nevojë të madhe që të njohim mënyrat e thellimit dhe për­for­ci­mit të kësaj dashurie, po për­men­dim më të rëndësishmet:

- përhapja e selamit sikur që u përmend në hadithin e parë të këtij ka­­pitulli: “A doni që t’ju tregoj një fshehtësi të cilën po e vepruat do ta do­ni njëri tjetrin? Përhapeni se­la­min mes jush!”[13]

- kur të takojë vëllai vëllain le të buzëqesh:

لا تَحْقِرَنَّ مِنَ المَعْرُوفِ شَيْئاً، وَلَوْ أنْ تَلْقَى أخاكَ بِوَجْهِ طَلِيقٍ.

“Mos përçmo asgjë nga punët e mira, madje as takimin me vëllain tënd fytyrëçelur.”[14]

عن عبد الله بن عمر رضي الله عنهما عن النبي صلى الله عليه وسلم أنه:استأذنه في العمرة فأذن له فقال: يا أخي لا تنسانا من دعائك وقال بعد في المدينة يا أخي أشركنا في دعائك فقال عمر: ما أحب أن لي بها ما طلعت عليه الشمس لقوله يا أخي

- kur vëllai të ndahet prej vëllait të tij le të kërkoj që të lu­­tet për të du­­ke qenë në vetmi. Transmetohet nga IbënOm­­e­ri se Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, mo­­­ri leje prej Pejgamberit për të bërë një Umre. Pejgamberi e lejoi dhe i tha: O vëlla, mos na harro në lutjet tua! Disa të tjerë nga Medina i tha­në: Vëlla! Na shoqëro në lutjet e tua! Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, tha: nuk ka qenë për mua diç më e dashur se fjala e tij “o vëlla”.[15]

- nëse ndonjëri do vëllain e tij, le ta in­for­moj atë se e don.[16]

إذا أحبَّ الرجلُ أخاه فَلْيُخْبِرْه أنه يحبُّه

- t’i ofrojë vëllait të tij dhuratë siç theksohet në hadith: “Jepni njëri tjetrit dhurata që të duheni”[17]

Më bëftë Allahu mua dhe juve prej atyre që duan njëri tjetrin për hir të Tij dhe që fitojnë dashurinë dhe pajtimin e Tij.

 

“Dyzet hadithe mbi moralin – me komentim” Ahmed Muadh Hakij

Përktheu: Agim Bekiri


[1] Transmeton Muslimi

[2]Hashër – 9

[3]Enfal – 63

[4]Transmeton Muslimi

[5]TransmetojnëBuhariudheMuslimi

[6]Transmeton Muslimi

[7]Transmeton Tirmidhiu

[8]Transmeton Muslimi

[9]Transmeton Buhariu

[10]Transmeton Buhariu

[11]Transmeton Tirmidhiu

[12]Zuhruf – 67

[13]Transmeton Muslimi

[14]Transmeton Muslimi

[15]Transmeton Ahmedi në Musnedin e tij, Tirmidhiu në Xhami’ dhe thotë: ha­di­thi është hasen sahih

[16]Transmeton EbuDavudi

[17]Imam Maliku në Muvetta

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

DASHURIA NDAJ PEJGAMBERIT

Email Shtyp pdf

altباب حب الرسول

عَنْ أَنَسٍ قَالَ: قَالَ النَّبِيُّ -صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ -: "لاَ يُؤْمِنُ أَحَدُكُمْ حَتَّى أَكُونَ أَحَبَّ إِلَيْهِ مِنْ وَالِدِهِ وَوَلَدِهِ وَالنَّاسِ أَجْمَعِينَ."

 6. Enesi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij përcjell se i Dërguari ka thënë: “Asnjëri nuk ka besuar derisa të mos më dojë mua më shumë se babai i tij, fëmija dhe njerëzit në për­gji­thësi”.[1]

Allahu i madhëruar thotë:

﴿قُلْ إِن كَانَ آبَاؤُكُمْ وَأَبْنَآؤُكُمْ وَإِخْوَانُكُمْ وَأَزْوَاجُكُمْ وَعَشِيرَتُكُمْ وَأَمْوَالٌ اقْتَرَفْتُمُوهَا وَتِجَارَةٌ تَخْشَوْنَ كَسَادَهَا وَمَسَاكِنُ تَرْضَوْنَهَا أَحَبَّ إِلَيْكُم مِّنَ اللهِ وَرَسُولِهِ وَجِهَادٍ فِي سَبِيلِهِ فَتَرَبَّصُواْ حَتَّى يَأْتِيَ اللهُ بِأَمْرِهِ وَاللهُ لاَ يَهْدِي الْقَوْمَ الْفَاسِقِينَ﴾

“Thuaj (o i dërguar): “Në qoftë se etërit tuaj, djemtë tuaj, vë­lle­zë­rit tu­aj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që e fituat, tregtia që fri­ko­heni se do të dështojë, vend­ba­ni­met me të cilat jeni të kë­na­qur, (të gji­tha këto) janë më të dashura për ju se All-llahu, se i dër­gu­a­ri i Tij dhe se luf­ta për në rrugën e Tij, atëherë, pritni derisa All-llahu të sjellë ven­di­min e Tij. All-llahu nuk vë në rrugën e drejtë njerëzit e prishur.”[2]

Kuptimi i fjalës së Pejgamberit në ha­­di­thin e lartpërmendur “Asnjëri nuk ka be­su­ar…” është: asnjëri nuk e ka plotësuar besimin e tij.

Dije vëlla mysliman, ti që do këtë pejgamber fisnik, se dashuria ndaj tij është rrjedhojë e dashurisë ndaj Allahut si dhe fryt i saj. Çdo mysliman obligohet që t’i jep për­pa­rësi da­shu­risë ndaj pejgam­berit, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ndaj vetvetes së tij, pasurisë, prindit, fëmijës dhe tërë njerëzve në për­gji­thë­si. OmeribënHa­ttabi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, një rast i tha Pej­gam­be­rit, lavdia dhe paqja qofshin mbi të:

وفي الصحيح أيضاً أن عمر رضي اللّه عنه: يا رسول اللّه، واللّه لأنت أحب إليَّ من كل شيء إلا من نفسي، فقال صلى اللّه عليه وسلم: "لا يا عمر حتى أكون أحب إليك من نفسك" فقال: يا رسول اللّه واللّه لأنت أحب إليَّ من كل شيء حتى من نفسي، فقال صلى اللّه عليه وسلم: "الآن يا عمر".

 

“O i Dërguar i Allahut, vërtet ti je më i dashur tek unë se çdo gjë për­­veç vetes time! I Dërguar tha: Jo, pa­­sha Atë në dorën e të Cilit është shpir­ti im, derisa të jem më i da­shur se vet­vetja jote. Omeri tha: Tash, pa­sha Allahun, je më i dashur për mua se vetvetja ime. Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, tha: Tani po o Omer.”[3]

Njeriu e do një tjetër ose për shkak virtyteve me të cilat stoliset ai ose për shkak ndonjë të mire që ia ka bërë. Për Pejgamberin, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, Allahu i madhëruar thotë:

﴿وَإِنَّكَ لَعَلى خُلُقٍ عَظِيمٍ﴾

“Vërtet, ti je në një shkallë të lartë morali!”[4]

 Nëse njeriu mediton rreth dobisë që ka përfituar nga Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, i cili e nxori atë prej errësirave të mosbesimit (kufrit) në dri­tën e besimit (imanit) drejtpërsëdrejti apo me ndonjë shkak, do të kuptojë gji­tha­shtu se Pej­gamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, është shkaktar për qën­dri­min e tij të përjetshëm në begatitë e Xhenetit, do të kuptojë se kjo është do­bia më e madhe në të gjitha aspektet dhe për këtë arsye dashuria ndaj Pejgamberit meri­ton të jetë më e ma­dhe se dashuria ndaj të tjerëve ngase dobia e cila është shkak për të da­shur atë është më e madhe se dobitë tjera, mirëpo nje­rë­zit dallojnë nga kjo pikëpamje varësisht prej vëmendjes apo pa vëmendjes kundrejt kësaj ndjenje. Nuk ka dy­shim se shokët e Pejgamberit, në më­ny­rë më të plotë e kanë kuptuar këtë sepse ky ësh­të fryti i kuptimit, kur­se ata më mirë e kuptuan këtë gjë.

Kurtubiu thotë: “Çdonjëri i cili beson me besim të vër­te­të në Pej­gam­­be­rin, nuk mund që të mos gjejë në veten e tij diçka prej kësaj dashurie që i kalon të gjitha dashuritë, vetëm se ata da­llojnë mes tyre. Ndonjëri e ndien këtë dashuri të për­mbu­shur, e tjetri te­për të mangët sikur ai i cili është fundosur në pasionet ndaj gj[rave të ndaluara, i mpirë nga shkujdesi në kohën më të madhe, mirëpo shumë prej tyre kur për­men­det Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, përmallohet dhe dëshiron ta sheh atë, i jep atij përparësi ndaj familjes, fë­mi­jës, pasurisë dhe prindit të tij, e sakrifikon veten në gjëra të rrezikshme. Në veten e tij gjen një nxitës që nuk ka më­dy­shje në të.”[5]

Prej shenjave të kësaj dashurie është të kapurit për su­ne­tin e Pej­gam­berit, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, dhe zba­­­timi i urdhrave të tij. Alla­hu i madhëruar thotë:

﴿وَمَا كَانَ لِمُؤْمِنٍ وَلاَ مُؤْمِنَةٍ إِذَا قَضَى اللهُ وَرَسُولُهُ أَمْرًا أَن يَكُونَ لَهُمُ الْخِيَرَةُ مِنْ أَمْرِهِمْ﴾

“Kur All-llahu ka vendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i ta­kon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çësh­tje të tyre personale të bëjnë ndo­një zgjidhje tjetër fare.”[6]

Prej shenjave të kësaj dashurie është të ndriçuarit me dri­tën e Pej­ga­m­berit, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, si dhe të udhë­zuarit me udhë­­­zi­­min e tij, Allahu i madhëruar thotë:

﴿قَدْ جَاءكُم مِّنَ اللهِ نُورٌ وَكِتَابٌ مُّبِينٌ﴾

“Juve ju erdhi nga All-llahu dritë, dhe libër i qartë.”[7], po ashtu tho­­­­të: “Thuaj: Nëse e doni Allahun, atëherë ejani pas meje që All-lla­­hu të ju dojë.”[8]

Prej shenjave të kësaj dashurie është të stolisurit me mo­ralin e Pej­­gam­berit, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, Alla­hu i madhëruar thotë:

﴿لَقَدْ كَانَ لَكُمْ فِي رَسُولِ اللهِ  أُسْوَةٌ حَسَنَةٌ﴾

“Ju keni shembullin më të lartë në të dërguarin e Allahut.”[9]

O Allah i ynë! Ndriçoi zemrat tona me dashurinë ndaj Teje, ndaj Pej­­­gam­­berit dhe ndaj atyre që juve ju duan!

 

 “Dyzet hadithe mbi moralin – me komentim” AhmedMuadhHakij

Përktheu: Agim Bekiri



[1] Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi

[2]Teube - 24

[3]Transmeton Buhariu

[4]Kalem – 4

[5]Fethul Bari/1-59

[6]Ahzab – 36

[7]Maide – 15

[8] Ali Imran – 31

[9]Ahzab – 21

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

DASHURIA NDAJ ALLAHUT

Email Shtyp pdf

 

باب حب اللهِ

عن أَنَسِ بنِ مَالِكٍ، أَنّ رَسُولَ الله صلى الله عليه وسلم قالَ: "ثَلاَثٌ مَنْ كُنّ فِيِه وَجَدَ بِهِنّ طَعْمَ الإيْمَانِ: مَنْ كَانَ الله وَرَسُولُهُ أَحَبّ إِلَيْهِ مِمّا سِوَاهُمَا، وَأَنْ يُحِبّ المَرْءَ لاَ يُحِبُهُ إِلاّ لله، وَأَنْ يَكْرَهَ أَنْ يَعُودَ في الْكُفْرِ بَعْدَ إِذْ أَنْقَذَهُ الله مِنْهُ، كَمَا يَكْرَهُ أَنْ يُقْذَفَ فِي النّارِ

5. Transmeton Enesi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se Pej­gam­be­ri, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë: “Kush i ka tre gjëra, e ka shi­ju­ar ëmbëlsinë e imanit: ta dojë Allahun dhe Pejgamberin më shumë se çdokënd, ta dojë vëllain e tij vetëm për hir të Allahut dhe të urrejë kthi­min në kufër (mosbesim) pasi që Allahu e ka shpëtuar, ashtu siç urren të hidhet në zjarr.”[1]

Allahu i madhëruar thotë:

﴿قُلْ إِن كُنتُمْ تُحِبُّونَ اللهَ فَاتَّبِعُونِي يُحْبِبْكُمُ اللهُ﴾

“Thuaj: Nëse e doni Allahun, atëherë ejani pas meje që All-lla­hu të ju dojë.”[2], po ashtu thotë:

﴿وَالَّذِينَ آمَنُواْ أَشَدُّ حُبًّا لِّلّهِ﴾

“Dashuria e atyre që besuan Allahun është shumë më e fortë”[3]

Ky është një hadith madhështor, është themel prej the­me­leve të Is­la­mit. Dijetarët, Allahu i mëshiroftë, thonë: Kup­­timi i fjalës “ëm­bël­sia e ima­nit” është kënaqësia që ndien besimtari gjatë kryerjes së punëve të mira dhe përballimit të vështirësive për të qenë Allahu dhe i Dërguari të kënaqur duke i dhënë përparësi tërë kësaj ndaj të mirave të kësaj bo­te. Dashuria e robit ndaj Allahut të madhëruar shprehet du­ke zbatuar urdhrat dhe duke mos e kundërshtuar. Në të njëj­tën mënyrë realizohet edhe da­shu­ria ndaj Muhamedit, lavdia dhe paqja qofshin mbi të.

Kadi Ijadi thotë: “Ky ha­dith ka të njëjtin kuptim sikur ha­dithi: “Ka shijuar imanin ai i cili ësh­të i kënaqur që zot i tij të jetë Alla­hu, fe e tij Islami dhe pejgamber i tij Mu­­hamedi” për arsye se dashuria ndaj Allahut, Pej­gam­be­rit si dhe dashuria ndaj myslimanit dhe urrejtja e mosbesimit nuk janë të vërteta përpos tek ai që ka bindje të fortë, i qe­­tësohet me të shpirti, i zgjerohet gjoksi, e imani përzihet me mishin dhe gja­kun e tij. Ky ësh­të ai i cili shijon ëmbëlsinë e imanit.”[4]

Nëse njeriu mediton do vërejë se të gjitha dhuntitë që i po­se­don ja­në nga Allahu, Ai është Dhu­ruesi i tij, Ai e kri­joi nga as­gjëja, ia dhuroi dëgjimin, shikimin, forcën, diturinë, pa­su­ri­në dhe au­to­­­­ritetin. Ai është Zoti i Gjithmëshirshëm, Hyji Bujar, Fur­ni­zuesi i Urtë që ka edhe ci­lësi tjera të përsosura dhe të larta. Tërë kjo obligon da­shu­ri­në e plotë dhe të pastër ndaj Allahut, derisa ta dojë tërë atë që e do Allahu dhe ta urrejë atë që e urren Allahu. Allahu i madhëruar thotë:

﴿فَلاَ وَرَبِّكَ لاَ يُؤْمِنُونَ حَتَّىَ يُحَكِّمُوكَ فِيمَا شَجَرَ بَيْنَهُمْ ثُمَّ لاَ يَجِدُواْ فِي أَنفُسِهِمْ حَرَجًا مِّمَّا قَضَيْتَ وَيُسَلِّمُواْ تَسْلِيمًا﴾

“Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë kon­flikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjy­ki­mi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht.”[5],

Pej­gam­be­ri, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, thotë:

لاَ يُؤْمِنُ أحدُكُم حتى يكون هواه تبعاً لما جئْتُ به.

“Asnjëri nuk ka besuar përderisa pasionet e tij të ndjekin atë me të cilën jam dërguar.”[6]

Atëherë kur dashuria rrënjoset në zemër, trupi lëvizë në për­puth­je me atë dashuri dhe urrejtje.

Dashuria ndaj Allahut ndahet në dysh: farz (e detyruar) dhe mustehab (e preferuar)

Dashuria e detyruar është ajo dashuri e cila nxit zbatimin e urdhrave të Allahut, mos rënien në mëkate dhe pajtimin me ka­de­rin (pa­­racaktimin) e Allahut. Ai i cili bie në mëkat duke bërë një vepër të nda­­­­­luar apo duke kjo është për shkak cungimit të da­shu­ri­së së tij ndaj Alla­hut, për arsye se i jep përparësi ep­shit të tij. Cungimi i imanit ndonjëherë është rezultat i lëshimit të shfre­­­nuar në gjërat e lejuara (mubah) e cila trashëgon shkujdesin (gafle) që si rrjedhojë sjell rritjen e shpresës mbi frikën e mëkatit apo vazhdon me shpresë derisa të bëjë mëkat. Për këtë të fun­dit aludon hadithi i Pej­gam­be­rit, lavdia dhe paqja qofshin mbi të:

لا يزني الزاني حين يزني وهو مؤمن.

“Nuk është besimtar zinaqari në kohën kur bën zina”[7]

Dashuria e preferuar është ndjekja e vazhdueshme e veprave vull­­­­­­­­­ne­ta­re dhe largimi nga dyshimet. Ata të cilët kanë këtë cilësi, za­ko­nisht ja­në të rrallë.[8]

Thëniet profetike vërtetojnë se dashuria ndaj Alla­hut është fak­tor i mjaftueshëm për të arritur shpëtimin. Një njeri e pyeti Pej­gam­­berin, lavdia dhe paqja qofshin mbi të:

متى الساعة يا رسول الله قال: ما أعددت لها؟ قال: ما أعددت لها من كثير صلاة ولا صيام إلا إني أحب الله ورسوله، فقال صلى الله عليه وسلم: أنت مع من أحببت.

“Kur do të ndodhë kijameti o i Dërguar i Allahut? Pej­gam­­beri tha: Çka ke përgatitur për atë ditë? Ai u për­gji­gj: Nuk kam përgatitur shumë na­maz, agjërim e lëmoshë, mirëpo unë e dua Allahun dhe të Dërguarin e tij. Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, tha: Ti do jesh me atë që e do”[9]

Prej shenjave të dashurisë ndaj Allahut i madhëruar është zba­timi i urdhrave të Allahut dhe largimi nga ndalesat e Tij. Sa i ta­kon asaj që pretendojnë disa mëkatarë se gjoja e duan Allahun e nga ana tje­tër bëjnë mëkate, ajo është gënjeshtër dhe shpifje e tyre. Allahu i madhëruar thotë: “Thuaj: Nëse e doni Allahun, atëherë eja­ni pas me­je që Allahu t’ju dojë.”[10]

Imam Shafiu thuri këto vargje:

Kundërshton Zotin e pastaj deklaron dashuri ndaj Tij?!

Ky është absurditet i qartë për atë që logjikon.

Sikur dashuria jote të ishte e sinqertë, do t’i bindeshe Atij!

Sepse ai që do ndonjërin edhe e dëgjon!

EbuJa’kubNehrexhurij ka thënë: Çdonjëri i cili preten­don se e do Alla­hun kurse punët e tij nuk përkojnë me urdhrat e Allahut, pretendimi i tij është i ko­të. Çdonjëri që mendon se e do Alla­hun dhe nuk i fri­ko­het Atij, ai është i mashtruar.

JahjaibënMuadhi ka thënë: Nuk është i sinqertë ai që pre­ten­don se e do Allahun dhe nuk i respekton kufijtë e Tij.

Ruvejmi u pyet për dashurinë dhe tha: da­shu­ria është përputhshmëria në të gjitha çështjet.

O Allah, bëje dashurinë ndaj Teje më të dashur për ne se vetët to­na, familjet, pasurinë dhe fëmijët tonë. Bëje da­shurinë ndaj Teje më të da­shur për ne se sa uji i ftohtë kur jemi të etur!

O Allah, pastroi zemrat tona nga varësia e ndokujt tjetër për­veç Te­je dhe na bën prej atyre që i do dhe të duan!

 

“Dyzethadithembimoralin – me komentim” Ahmed MuadhHakij

Përktheu: AgimBekiri

 



[1] Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi

[2] Ali Imran – 31

[3]Bekare – 165

[4]Sahihul Muslim-sherh Ennevevij 2/13-14

[5]Nisa – 65

[6] Transmeton Begaviu në Sherh essune, kurse Ibën Rexhebi gjërësisht ka studiur këtë hadith në libirin e tij Xhamiul ulumi vel hikem

[7]Transmeton IbënMaxhe

[8]Fet-hulBari 1/61

[9]Transmeton Buhariu

[10]Ali Imran – 31

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

SINQERITETI DHE NIJETI GJATË KRYERJES SË VEPRAVE

Email Shtyp pdf

باب الإخلاص وإحضار النية

عن عمر بن الخطَّاب – رضي الله عنه – قال: سمعت رسول الله صلى الله عليه وسلم يقول: "إِنَّمَا الأَعْمَالُ بِالنِّيَّاتِ، وَإِنَّمَا لِكُلِّ امْرِئٍ مَا نَوَى، فَمَنْ كَانَتْ هِجْرَتُهُ إِلَى دُنْيَا يُصِيبُهَا، أَوْ إِلَى امْرَأَةٍ يَنْكِحُهَا، فَهِجْرَتُهُ إِلَى مَا هَاجَرَ إِلَيْهِ."

4. Transmetohet nga OmeribënHattabi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili tho­­të: kam dëgjuar Pejgamberin, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, duke thënë:

 “Veprat vlerësohen sipas nijetit dhe çdonjëri shpërblehet në sajë të nijetit të tij. Ai ka bërë hixhret (emigrim) për shkak kësaj bote, ta fi­to­jë atë, ose për shkak të ndonjë gruaje, të mar­tohet me të, hixhreti i tij vlerësohet sipas qëllimit që ka patur.”[1]

Alla­hu i madhëruar thotë:

﴿وَمَا أُمِرُوا إِلاَّ لِيَعْبُدُوا اللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ حُنَفَاء وَيُقِيمُوا الصَّلاَةَ وَيُؤْتُوا الزَّكَاةَ وَذَلِكَ دِينُ الْقَيِّمَةِ﴾

“Ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhu­ro­nin All-lla­­hun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo be­si­mi të kotë, ta falin namazin, të japin zeqatin, se ajo është feja e drej­të.”[2]Po­ash­tu thotë:

﴿لَن يَنَالَ اللهَ لُحُومُهَا وَلاَ دِمَاؤُهَا وَلَكِن يَنَالُهُ التَّقْوَى مِنكُمْ﴾

“Tek All-llahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre (kur­ba­nëve), por te Ai arrin bindja e juaj.”[3]

Imam Neveviu thotë: nijeti është qëllimi që shpreh ven­dos­­mërinë e zemrës.[4]

Hadithi i sipërpërmendur na bënë të ditur se nuk ka vepra të sak­ta pa nijet. Në Librin e Allahut është aluduar një gjë e tillë. Alla­­hu i madhëruar thotë:

﴿وَلَيْسَ عَلَيْكُمْ جُنَاحٌ فِيمَا أَخْطَأْتُم بِهِ وَلَكِن مَّا تَعَمَّدَتْ قُلُوبُكُمْ﴾

“Nuk është ndonjë mëkat juaji ajo për çka keni gabuar, por (është më­kat) ajo që zemrat tuaja e bëjnë qëllimisht.” (Ahzab - 5), dhe fjala e Alla­hut i madhëruar “Tek All-llahu nuk arrin as mishi e as gja­­ku i tyre, por tek Ai arrin bindja e juaj.”[5]

IbënAbbasi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, për kuptimin e këtij aje­ti thotë: “…mirëpo tek Ai arrin nijetet e juaja”[6]

Të gjithë myslimanët pohojnë vendin e lartë që zë ky hadith, dobitë e shumta që nxirren nga ai dhe vërtetësinë e tij. Imam Sha­fiu dhe dijetarë të tjerë thonë: Ky hadith paraqet një të tre­tën e Is­la­mit. Është argument për shtatëdhjetë kapituj të Fikhut.

Disa të tjerë thonë: ky hadith paraqet një të katërtën e Islamit. Ab­du­­rah­manibënMehdij thotë: secili që mendon të shkruaj ndonjë libër du­het që të përmendë këtë hadithnë fillim të librit për t’ia tërhequr vërejtën kër­kuesit të diturisë që të përmirësoj nijetin e tij.[7]

Nijeti është një nga elementet kryesore të moralit ngaqë çdo lë­viz­je apo mos lëvizje vullnetare nuk kryhet pa tre gjëra: pa dije, vullnet dhe veprim.

Veprat ndahen në tre grupe:

1 - vepra të mira (ta-at): Vërtetësia e këtyre veprave dhe shu­më­fi­sh­i­mi i tyre është e lidhur ngushtë me nijetin.

2 - vepra që nuk qortohen e as lavdërohen (mubahat): Po ashtu kë­to vepra janë të lidhura ngushtë me nijetin, ato mund të bëhen vep­ra të mira apo të këqija, varësisht prej nijetit. Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, thotë:

الخيل لرجل أجر، ولرجل ستر، وعلى رجل وزر.

“Ati për ndokënd mund të jetë shpërblim, për ndokënd tjetër nevojë kurse për të tretin mëkat.”[8]

3 - vepra të këqija (elmeasi): Këto vepra nuk ndërrojnë për­mbajtjen e tyre për shkak nijetit. Nuk lejohet që ndonjë injorant të kuptojë nga hadithi “Veprat vlerësohen sipas nijetit” se punët e këqija (mëkatet) shn­dë­­rrohen në punë të mira sipas nijetit, sikur ai që përgojon ndo­një­rin duke respektuar tjetrin, apo ai i cili ushqen një të varfër nga pa­su­ria e huaj.

Kategoritë e nijetit janë:

1 – Hatri apo pëshpërima në vete: këtë njeriu nuk mund ta lar­go­jë nga vetvetja e tij. Allahu i madhëruar me mëshirën dhe bu­­­ja­ri­në e tij ia falë këtij umeti gjërat që u bien ndërmend apo pëshpërimën e shpirtit nëse ato nuk zënë vend tek ai, duke u bazuar në ha­di­thin e Pej­gam­berit, lavdia dhe paqja qofshin mbi të:

إن الله تجاوز لأمتي عما حدثت به أنفسها ما لم يتكلموا أو يعملوا به.

“Allahu ia fali umetit tim atë që u pëshpërimë shpirtrat nëse ata nuk e shprehin apo veprojnë.”[9]

2 – Synimi për të vepruar: Në këtë fazë nëse njeriu sy­non të bëjë një vepër të mirë, ai shpërblehet edhe nëse nuk e vepron, e nëse e vep­ron shpër­blehet me dhjetë të mira ose më tepër. Sa i përket vep­ra­ve të këqija, aty gjejmë dallim. Ai i cili synon të bëjë një të keqe mirëpo nuk e bën, atij nuk i regjistrohet asnjë mëkat, e nëse e braktisë sy­ni­min e tij për hir të Alla­hut, ka një shpërblim. Nëse e vepron atë të ke­qe, i regjistrohet një mëkat. Tërë kjo është rezultat i mëshirës së Allahut ndaj robërve të tij. Pej­gam­be­­ri, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, thotë:

يقول الله: إذا أراد عبدي أن يعمل سيئة فلا تكتبوها عليه حتى يعملها، فإن عملها فاكتبوها بمثلها، وإن تركها من أجلي فاكتبوها له حسنة، وإذا أراد أن يعمل حسنة فلم يعملها فاكتبوها له حسنة، فإن عملها فاكتبوها له بعشر أمثالها إلى سبعمائة.

“Allahu thotë: Kur robi im synon të bëjë një të keqe, mos e regjis­tro­­ni deri sa ta veprojë. Kur ta veprojë regjis­troni aq sa ka bërë. Nëse e brak­­­tisë për hir Timin, regjis­troni për të një të mirë. Kur robi Im sy­non të bëjë një të mirë mirëpo nuk e vepron, regjistroni për të një të mi­rë, e në­se e vepron, regjistroni për të dhjetë të mira deri në shta­të­qind.”[10]

3 – Vendosmëria dhe këmbëngulja për të vepruar: Në këtë fazë – Alla­­hu e di më së miri - shpërblehet njeriu vetëm në­se paraqiten para tij pen­ge­sa jashtë dëshirës dhe fu­qisë së tij dhe nuk kursen as­pak mun­din e tij për të vepruar atë të mirë. Pejgmaberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, në një rast duke udhëtuar për në Tebuk tha:

إن أقواما خلفنا بالمدينة ما سلكنا شعبا ولا واديا ألا وهم معنا، حبسهم العذر، وفي رواية: إلا شَرِكُوكُمْ فِي الأجر.

Vërtetë, disa njerëz që kanë mbetur pas nesh në Me­dine, nuk ke­mi kaluar kodër as luginë, e të mos jenë me ne. Ata i ka frenuar ar­sy­e­ja.” Kur­­se në një transmetim tjetër qëndron: “Na kanë shoqëruar në shpër­­blim”[11]

Lusim Allahun e Madhëruar, Zotin e Arshit fisnik që ta na i pas­trojë nijetet tona, t’i kemi vetëm për hir të Tij dhe punët tona të përkojnë me ligjin e Tij të drejtë.

 

“Dyzethadithembimoralin – me komentim” Ahmed MuadhHakij

Përktheu: AgimBekiri

 

 

 


 

 

[1] Buhariu dhe Muslimi

[2]Bejjine – 5

[3]Haxh – 37

[4]Fet-hulBari 1/13

[5]Haxh – 37

[6]BustanulArifin 23

[7]Sahihul Muslim – sherhenneveveij, 13/53

[8]Buhariu

[9]Buhariu

[10]Transmeton Buhariu

[11]Transmeton Buhariu

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

PËRVETËSIMI I MORALIT NGA KUR‘ANI

Email Shtyp pdf

باب التَّخَلُّقِ بأَخْلاَق القرآن

سأل سعد بن هشام بن عامر عائشة – رضي الله عنها - فقال: يا أمّ المؤمنين أنبئيني عن خلق رسول اللّه صلى اللّه عليه وسلم؟ قالت: ألست تقرأ القرآن؟ قلت: بلى، قالت: فإن خلق رسول اللّه صلى اللّه عليه وسلم كان كان لقرآن.

3. Sa‘dibënHishamibënAmiri e pyeti Aishen, radijall-llahu anha: "Oj në­­na e besimtarëve! Më trego për moralin e të Dërguarit të Allahut, paqja dhe mëshira qofshin mbi të! Ajo tha: a nuk e lexon Kuranin?! Thash: Si jo! Tha: Morali i pej­gam­be­rit të Allahut ishte Kur‘ani."[1]

Allahu, subhanehu ve teala, thotë:

﴿قَدْ جَاءكُم مِّنَ اللهِ نُورٌ وَكِتَابٌ مُّبِينٌ

“Juve ju erdhi nga Allahu dritë dhe libër i qartë„[2]

Neveviu, Allahu e mëshiroftë, rreth kuptimit të hadithit të lartë­­për­men­­dur thotë: “Veprimi sipas tij (Kuranit), të nda­lua­rit në kufijtë e tij, marrja e edukatës nga ai, marrja mësim nga shembujt dhe tre­gimet e tij, meditimi rreth fjalëve të tij dhe drejt­ële­xi­mi i tij...“[3]

Përmendëm në temën paraprake, në “Burimi i moralit të lar­të”  se njoh­ja e të mirës dhe të keqes edhe pse arrihet nëpër­mjet na­tyrës së pastër të nje­ri­ut (fitre)prapëseprapë kjo dritë është e man­­­gët dhe shuhet nga zakonet sho­­që­ro­re, për këtë shkak urtësia e Allahut kërkoi që ta plotësojë këtë dri­të me dri­tën hyjnore “Dritë përmbi dritë”[4], poashtu Allahu i madhëruar, tho­të: “Juve ju erdhi nga Allahu dritë dhe libër i qartë„[5] besimtarit nuk i mbetet gjë tjetër përpos që të lexojë Kuranin, të zbatojë detyrimet, të ndjek urdhrat dhe të largohet nga ndalesat.

Filozofët tentuan që ta plotësojnë këtë mangësi të natyrës së njeriut (fit­res) duke venduar rregulla dhe pari­me mbi moralin, mirëpo do­li në shesh joprincipialiteti i tyre, ngaqë është absurde përkufizimi i eti­kës së njeriut në bazë të një rregulli, për këtë shkak në Is­lam të mirën e gjejmë në urdhrat e Kuranit dhe udhëzimin e Pej­gamberit, lavdia dhe paqja qofshin mbi të. Allahu i madhëruar tho­të: “Juve ju er­dhi nga Allahu dritë dhe libër i qartë”[6] kurse Pej­gam­be­ri,lavdia dhe paqja qofshin mbi të, thotë:

تركت فيكم أمرين لن تضلوا ما تمسكتم بهما كتاب اللّه وسنتي.

“Juve ua lash dy gjëra dhe nuk do të devijoni përderisa kapeni për to, Librin e Allahut dhe sunetin tim. ”[7]

Ekzistojnë disa rregulla islame të veçanta për di­­­­­­­­­sa zakone apo disa veprime:

1- Mesatari në të ushqyer dhe në shpenzim, larg shpër­do­rimit apo dorështrëngimit. Allahu i madhëruar thotë:

﴿وَالَّذِينَ إِذَا أَنْفَقُوا لَمْ يُسْرِفُوا وَلَمْ يَقْتُرُوا وَكَانَ بَيْنَ ذَلِكَ قَوَامًا

“Edhe ata të cilët, kur shpenzojnë nuk janë as shpër­do­ru­es, as do­rë­­shtrë­nguar, por mbajnë një të mesme të drejtë mes dy anëve.”[8]

2- Gara në punë të mira, Allahu i madhëruar thotë:

﴿وَلِكُلٍّ وِجْهَةٌ هُوَ مُوَلِّيهَا فَاسْتَبِقُواْ الْخَيْرَاتِ أَيْنَ مَا تَكُونُواْ يَأْتِ بِكُمُ اللهُ جَمِيعًا

Secili (popull) ka një anë, drejt të cilit ai kthehet (në falje). Garoni pra, drejt gjithçka që është mirësi. Kudo që të jeni, Allahu do t’ju gru­mbu­­llojë të gjithëve.”[9]

3- Ndihma e ndërsjellë për mirësi e jo në të keqe. Alla­hu i madhëruar thotë:

﴿وَتَعَاوَنُواْ عَلَى الْبرِّ وَالتَّقْوَى وَلاَ تَعَاوَنُواْ عَلَى الإِثْمِ وَالْعُدْوَانِ وَاتَّقُواْ اللهَ إِنَّ اللهَ شَدِيدُ الْعِقَابِ

“Ndihmoni njëri tjetrin në mirësi e devotshmëri dhe mos ndi­h­mo­­ni një­ri tjetrin në mëkat e armiqësi. Dhe kini frikë Allahun se pa­dy­­shim Alla­hu është i Ashpër në ndëshkim.”[10]

4- Sjellja e butë me të tjerët. Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, i tha Aishes:

إن الرفق لا يكون في شيء إلا زانه، ولاَ يُنْزَعُ من شيء إلا شانه.

“Çdo gjë që shoqërohet me butësi është e bukur, e nëse hiqet butësia, ajo  shëmtohet.”[11]

5- Të duash për vëllain tënd atë që e do për veten prej gjërave të mi­­ra: Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, thotë:

لا يؤمن أحدكم حتى يحب لأخيه ما يحب لنفسه.

“Asnjëri nuk e ka plotësuarbesimin përderisa të dë­shi­rojë për vëllain e tij atë që e dëshiron për vete.”[12]

6- Mosvënia nishan ndonjë gjë të gjallë, për ta qëlluar, siç vihen sen­­­de të lëkurës dhe të tjera. Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, thotë:

لا تتخذوا شيئا فيه الروح غرضاً.

"Mos e bëni qëllim për ta goditur ndonjë gjë që ka shpirt.”[13]

“Dyzet hadithe mbi moralin – me komentim” AhmedMuadhHakij

Përktheu: Agim Bekiri

 



[1] Transmeton Muslimi

[2] Maide – 15

[3]Sherh Sahihul Muslim

[4]Nur – 35

[5]Maide – 15

[6]Maide – 15

[7]Maliku në Muvetta

[8]Furkan – 67

[9]Bekare – 148

[10]Maide – 2

[11]TransmetonMuslimi

[12]TransmetonBuhariu

[13]TransmetonMuslimi

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

BURIMI I MORALIT TË LARTË

Email Shtyp pdf

 

باب مصدر الأخلاقalt

عن النواس بن سمعان الأنصاري رَضِيَ اللَّهُ عَنهُ قال: سألت رَسُول اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيهِ وَسَلَّم عن البر والإثم. فقال: "البر حسن الخلق. والإثم ما حاك في صدرك، وكرهت أن يطلع عليه الناس"

 2. NevasibënSem’anElensarij, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: E pyeta të Dërguarin, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, për bamirësinë dhe më­ka­tin dhe më tha: “Bamirësi është morali i lartë kurse mëkat është ajo që të bre­në në zemër dhe urren që ta shohin njerëzit.”[1]

Allahu, i madhëruar, thotë:

﴿وَنَفْسٍ وَمَا سَوَّاهَا * فَأَلْهَمَهَا فُجُورَهَا وَتَقْوَاهَا﴾

“Pasha njeriun dhe Atë që e përsosi atë. Pastaj ia tregoi Atij çfarë ësh­­­të e gabuar dhe çfarë është e drejtë për të.”[2]

Poashtu thotë:

﴿أَلَمْ نَجْعَل لَّهُ عَيْنَيْنِ * وَلِسَانًا وَشَفَتَيْنِ * وَهَدَيْنَاهُ النَّجْدَيْنِ﴾

“A nuk i bëmë Ne për të dy sy? Dhe një gjuhë dhe dy bu­zë? Dhe ia tre­­­guam atij dy rrugët (të drejtën dhe të gabu­arën)?”[3]

Dijetarët thonë: “bamirësia” vjen me kuptimin e: respektimit të farefisit, butësisë,mirëbërsisë, shoqërimit të sinqertë, sjelljes së mirë, dëgjueshmërisë ndaj fesë, të gjitha këto cilësi janë përmbledhje e normave të moralit të lartë.[4]

Nga hadithi i kapitullit bëhet e qartë se burimi i moralit të lar­­të është natyra ontologjike e njeriut (fitre). Kur’anifamëlartë sqaron fak­­tin se shpirti i njeriut është depo e një sistemi ligjor moral ontologjik dhe që prej kri­ji­mit të tij është frymëzuar me ndjenjën për të dalluar të mirën dhe të ke­qen, siç thotë Allahu i madhëruar: “Pasha njeriun dhe Atë që e për­­sosi atë. Pastaj ia tregoi Atij çfarë është e gabuar dhe çfarë ësh­të e drej­­të për të.”[5]

Njeriu është udhëzuar që të dallojë nder­shmë­ri­në nga pandershmëria nëpërmjet dijes së frymë­zu­ar që e posedon, Alla­hu i madhëruar, thotë: “A nuk i bëmë Ne për të dy sy? Dhe një gju­hë dhe dy buzë? Dhe ia treguam atij dy rrugët (të drejtën dhe të ga­bu­­arën)?”[6], poashtu në një ajet tjetër kur’anor thotë:

﴿إِنَّا هَدَيْنَاهُ السَّبِيلَ إِمَّا شَاكِرًا وَإِمَّا كَفُورًا﴾

“Ne e udhëzuam atë në rrugë të drejtë e ai do të jetë mirënjohës ose për­buzës.”[7]

Pra njeriu posedon ndjenjë të brendshme me të cilën da­llon rrugën e mi­rë prej të keqes. Allahu, i madhëruar, thotë:

﴿بَلِ الإِنْسَانُ عَلَى نَفْسِهِ بَصِيرَةٌ * وَلَوْ أَلْقَى مَعَاذِيرَهُ﴾

“Njeriu është dëshmitarë i vetvetes. Edhe pse ai i paraqet ar­sy­e­ti­met e veta.”[8] Megjithëkëtë, shohim se këtë dritë të ontologjike në shpirtin e nje­ri­ut e shuajnë zakonet sho­që­ro­re të trashëguara ashtu siç e shuan rrethi shoqëror. Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, duke transmetuar nga Allahu, i madhëruar, thotë:

إني خلقت عبادي حنفاء فجاءتهم الشياطين فاجتالتهم عن دينهم وحرمت عليهم ما أحللت لهم

“Unë të gjithë robërit e Mi i krijova në fe të drejtë, mirëpo djajtë u er­­­­dhën atyre dhe i larguan nga feja e tyre dhe ua ndaluan atyre atë që Unë ua pata lejuar.”[9]. Njashtu Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, thotë:

ما من مولود إلا يولد على الفطرة، فأبواه يهودانه، وينصرانه، ويمجسانه، كما تنتج البهيمة بهيمة جمعاء هل تحسون فيها من جدعاء.

“Çdo fëmijë lindet në natyrën e pastër ontologjike, pastaj prin­dë­rit e tij e bëj­­në hebre, të krishterë apo adhurues të zja­rrit, ashtu sikur kafsha e cila lin­dë viçin pa të meta, a mund të shihni në të ndonjë mangësi?”[10]

Dritën e diturisë, për të da­llu­ar të mirën prej të keqes e errësojnë edhe interesat personale dhe pasionet pas gjërave të ndaluara. Mirëpo, edhe nëse nuk janë prezente të gjitha këto pengesa prapëseprapë na­­­ty­r­a e pastër (fitre) përsëri mbetet e mangët në aspektin mo­ral nëse mbë­shte­te­mi vetëm në të. Për këtë shkak urtësia e Allahut të madhëruar, ishte që ta plotësojë këtë dritë me shpallje hyjnore:

﴿نُورٌ علىَ نور﴾

“Dritë përmbi dritë”[11]

 

“Dyzet hadithe mbi moralin – me komentim” AhmedMuadhHakij

Përktheu: Agim Bekiri


[1]TransmetonMuslimi

[2]Shems – 7,8

[3]Beled – 8,9,10

[4]Elminhaxhsherhsahih Muslim ibënHaxhaxh

[5]Shems – 7,8

[6]Beled – 8,9,10

[7]Insan – 3

[8]Kijame – 14,15

[9]TransmetonMuslimi

[10]TransmetonBuhariu

[11]Nur – 35

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

MORALI I LARTË

Email Shtyp pdf


alt

باب حسن الخلق

عن عبد اللَّه بن عمرو بن العاص رَضِيَ اللَّهُ عَنهُ قال: لم يكن رَسُول اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيهِ وَسَلَّم فاحشاً ولا متفحشاً، و إنه كان يقول: "إن من خياركم أحاسنكم أخلاقاً " مُتَّفَقٌ عَلَيهِ.‏

1. Nga Abdullah ibën Amër ibën Asi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcillet të ketë thënë: “Nuk ka qenë Pejgamberi, lavdia dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, i pamoralshëm[1]e as i shthurur[2]. Ai thoshte: “Më të mirët prej jush janë ata që kanë moral më të lartë.”(Muttefekun alejhi)

Allahu, i madhëruar, thotë:

﴿وَالْكَاظِمِينَ الْغَيْظَ وَالْعَافِينَ عَنِ النَّاسِ وَاللهُ يُحِبُّ الْمُحْسِنِينَ﴾

“Ata të cilët e përmbajnë zemërimin dhe ata të cilët e falin njëri tjetrin, vërtet Allahu i do shumë mirëpunuesit” [3]

Kurtubiu thotë: Morali është tufë cilësish te njeriu me të cilat sillet ndaj të tjerëve. Ato mund të jenë cilësi të mira apo të këqija. Cilësi të mira sipas kuptimit të përgjithësuar nënkuptojnë: të jesh me tjetërkënd kundër ëndjes tënde dhe të reflektosh drejtësi e jo të pretendosh se je në të drejtë.Kuptimi i hollësishëm nënkupton: të falësh, të jesh mendar, bujar, durimtar,të gëlltisësh të keqen që të bëhet, mëshirues, i dhembshur, ndihmues, të jesh i dashur, lehtë i afrueshëm.[4]

Cilësi të këqija janë të kundërtat e atyre që u përmendën më lartë. 

Transmetohet se Abdullah ibën Mubareku, Allahu e mëshiroftë, moralin e lartë e ka përshkruar me fjalët: të jesh fytyrëçelur, të bësh mirë dhe të pengosh të keqen.[5]   

Morali i lartë zë vend të rëndësishëm në Islam. Një prej sy-nimeve kryesore të fesë islame është plotësimi i vlerave morale:

إنما بعثتُ لأُتَممَ مكارِمَ الأَخْلاق

“Jam dërguar që t’i përkryej vlerat morale” [6]

Për këtë shkak Allahu, i madhëruar, e bëri moralin e lartë:

- kriter për të qenë më i miri, siç thotë Pejgamberi, lavdia dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të:

إن خيارَكُمْ أَحاسِنُكمْ أَخْلاقاً

“ Më të mirët prej jush janë ata që kanë moral më të lartë”

- plotësim të besimit:

أكْمَلُ المؤمنين إيمانا أحسنُهُم خلقاً

“Besim më të plotë kanë ata që kanë moral më të lartë.”[7]

- vepër më të rëndë në peshore Ditën e Kijametit:

ما من شيء أثقَلَ في ميزان المؤمن يوم القيامة من حسن الخُلُق

“Nuk ka diç më të rëndë në peshore Ditën e Kijametit se morali i lartë”[8]

وإن صاحب حسن الخُلُق ليبلُغُ به درجة صاحب الصوم والصلاة

- “Njeriu me moral të lartëarrin gradën e atij që falet dhe agjëron”[9]

- morali i lartë është prej shkaqeve më të shumta për të hyrë në Xhennet.

سئل رسول الله صلى الله عليه وسلم عن أكثر ما يدخل الناس الجنة؟ فقال: تقوى الله وحسن الخلق.

Është pyetur Muhamedi, lavdia dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, për veprën e cila më së tepërmi e fut njeriun në Xhennet, ka thënë “devotshmëria dhe morali i lartë”[10]

Mbi gjithë këtë, me moral të lartë arrihet dashuria ndaj Pejgamberit, lavdia dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, afërsia me të Ditën e Kijametit - e ky është synimi më madhështor:

إن من أحبكم إلي وأقربكم مني في الآخرة أحاسنكم أخلاقا، وإن أبغضكم إلي وأبعدكم مني في الآخرة أسوأكم أخلاقا الثرثارون، المتشدقون، المتفيقهون.

“S’ka dyshim se prej më të dashurve të mi Ditën e Kijametit është ai që ka moral më të lartë, kurse më i urryeri tek unë dhe më larg meje Ditën e Kijametit janë llafazanët, fyesit që me gojën plotë flasin kundër të tjerëve dhe ata që flasin me mendjemadhësi dhe mburrje ndaj të tjerëve”[11]

Dije se nuk ka virtyt e as vepër të mirë që nuk ia ka përshkruar Allahui madhëruar, fesë. 

Transmeton Ibën Ebu Dunja nga Humejd ibën Hilali i cili thotë: “Udhëtova për në Kufe dhe atje vizitova Rebi’ ibënHajthemin i cili më tha: o vëlla i Beni Adijve! Të porosis që t’i përvetësosh cilësitë e larta morale. Vepro në bazë të tyre, bëhu shoqërues i pandarë i tyre dhe dije se Ai që i ka krijuar vlerat morale nuk ka urdhëruar në to gjersa i ka dashur ato vlera dhe i ka bërë të dashura tek ata që i posedojnë.”[12]

Seidibën Asi thotë: o biri im, po të kishin qenë vlerat morale të lehta do t’ju paraprijnin të poshtrit, mirëpo ato janë të vështira e të hidhura, nuk bën durim në to përpos atij që e di vlerën e tyre dhe shpreson shpërblimin e tyre.[13]

FudajlibënIjadi thotë: Nëse përzihesh me njerëz atëherë përzihu me atë që ka moral të lartë sepse ai nuk të thërret përveç se në mirësi dhe ndihmoje në probleme. Të më shoqërojë një mëkatarë i moralshëm është më e dashur për mua se sa të më shoqëroj një i dhënë pas adhurimit e që ka moral të ulët, sepse mëkatari nëse ka moral të mirë jeton me logjikën e tij, është i lehtë për njerëzit dhe i dashur për ta, kurse adhuruesi nëse ka moral të ulët është i vështirë për njerëzit dhe i urryer tek ata.[14]

 

Esmeiuka thënë: Gjyshi im Alij ibën Esmeijj në prag të vdekjes i mblodhi bijtë e tij dhe ju tha: O bijtë e mi, silluni me njerëzit ashtu që nëse ndaheni prej tyre t’ju gjakojnë me gjithë zemër e nëse vdisni të qajnë për ju.”[15]

Ibën Kirrije thotë: Bëhuni të edukuar se nëse jeni mbretër do udhëhiqni, nëse jeni mesatarë do ngriteni e nëse jeni të varfër do pasuroheni.[16]

Gjëja më e mirë që ia lë prindi trashëgim fëmijës është sjellja e mirë. Rëndësinë e kësaj e kuptojmë në tregimin e Hidrit me Musain, alejhi selam. Ata kur arritën në një qytet, kërkuan prej banorëve të tij për të ngrënë, por ata nuk pranuan që t’i mirëpresin. Pastaj ata gjetën aty një mur që ishte gati duke u rrëzuar, ndërsa Hidri e rindërtoi atë. Musai, alejhi selam, i thaHidrit: Po të kishe dashur do t’ju kishe marrë pagesë për të! Hidri më pas i sqaroi Musait, lavdia dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, se muri ishte pronë e dy jetimëve babai i të cilëve kishte qenë njeri i mirë dhe ai e ngriti murin për hir të babait të tyre. Allahu, i madhëruar, thotë:

﴿وَأَمَّا الْجِدَارُ فَكَانَ لِغُلاَمَيْنِ يَتِيمَيْنِ فِي الْمَدِينَةِ وَكَانَ تَحْتَهُ كَنزٌ لَّهُمَا وَكَانَ أَبُوهُمَا صَالِحًا فَأَرَادَ رَبُّكَ أَنْ يَبْلُغَا أَشُدَّهُمَا وَيَسْتَخْرِجَا كَنزَهُمَا رَحْمَةً مِّن رَّبِّكَ وَمَا فَعَلْتُهُ عَنْ أَمْرِي ذَلِكَ تَأْوِيلُ مَا لَمْ تَسْطِع عَّلَيْهِ صَبْرًا﴾

“Përsa i përket murit ai ishte i dy djelmoshave jetimë të atij qyteti e nën të ata kishin një thesar (ari) dhe babai i tyre ka qenë njeri i mirë, e Zoti yt dëshiroi që ata dy (jetimë) të arrijnë pjekurinë e vet dhe ta nxjerrin  vet thesarin e tyre. Kjo ishte mëshirë e Zotit tënd (ndaj tyre).” 

Disa njerëz të urtë kanë thënë: trashëgimia më e mirë që baballarët ua lënë fëmijëve të tyre është sjellja e mirë, edukata e dobishme dhe vëllezërit e mirë. 

Lus Allahun, i madhëruar, që të na udhëzojë neve dhe juve drejt moralit të lartë, në fjalë dhe vepra, të na mundësojë përfundim të mirë në këtë botë, vërtet bujaria e Tij është e pakufishme.

“Dyzet hadithe mbi moralin – me komentim” AhmedMuadhHakij

Përktheu: Agim Bekiri



[1] Në fjalë dhe vepra (sh.p.)

[2]Duke synuar tejkalimin e normave morale (sh.p.)

[3]Ali Imran:134

[4]Fet-hul Bari: 1/456

[5]Tirmidhiu

[6]IbënEbuDunja në “MekarimulAhlak”

[7]Tirmidhiu, hasen sahih

[8]Tirmidhiu, hasen sahih

[9]Tirmidhiu, garib

[10]Tirmidhiu, hasen sahih

[11]Tirmidhiu, hasen garib

[12]“MekarimulAhlak”

[13]“MekarimulAhlak”

[14]“ReudatulUkala”

[15]“MekarimulAhlak”

[16]“EdebulMuxhalese”

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

RREGULLAT E SEXHDES SË HARRESËS

Email Shtyp pdf

Si definohet sexhdeja e harresës?

Fjala “Sehv” në aspektin gjuhësor arab e ka kuptimin: të harruarit, shkujdesi dhe animi i zemrës kah diçka tjetër.[1]

Ndërsa sexhdeja e harresës në aspektin fetarë ka për qëllim: dy sexhde të cila i vepron falësi i namazit për të përmirësuar defektin që ka ndodhur në namazin e tij si shkak i harresës.

Cila është dispozita mbi sexhden e harresës?

Të gjitha medh’hebet janë të një mendimi se sexhdeja e harresës është e lejuar për atë që në namazin e tij i ka ndodhur ajo që i ka ndodhur të dërguarit salallahu alejhi ue selem apo gjëra të ngjashme nga harresa. Ndërsa për namazin vullnetar dhe lënien e suneteve të namazit ndahen në mendime.

Pasi që janë unanim në lejueshmërinë e dy sexhdeve të harresës, kanë mendime të ndryshme se a është obligim (vaxhib) apo është e preferuar (sunet).

1-Medh’hebi Maliki dhe Shafi thonë se është sunet.

2-Medh’hebi Hanefi  në atë që është e njohur prej tyre thonë se është obligim, njëjtë edhe medh’hebi Hanbeli.

Mendimi më i saktë është se sexhdeja e harresës është vaxhib, dhe atë bazuar në hadithin e vërtetë që e transmeton Ebu Said Hudriju se i dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Nëse ndokush prej jush dyshon në namazin e tij, e nuk di se sa ka falur tre po katër? Le ta le dyshimin e ti përmbahet bindjes, më pas le të vepron dy sexhde para se të jep selam”. Urdhërimi i tij për të bërë sexhde, aludon në obligueshmërinë.

Cila është urtësia e sexhdes së harresës te i dërguari salallahu alejhi ue selem?

Harresa e të dërguarit salallahu alejhi ue selem ka qenë dhunti nga Allahu për umetin e tij, plotësim i fesë, që ta pasojnë atë gjatë harresës, që nëse ka harruar atëherë në harresën e tij ndërtoheshin dispozitat për harresën që mund ti ndodhte umetit të tij deri në ditën e Kiametit,[2] urtësia e harresës së të dërguarit salallahu alejhi ue selem është vërtetim i qenies së tij njerëzore, që të mos kenë mundësi ekstremët në dhënien e diç prej cilësive hyjnore në emër të madhërimit të pejgamberit salallahu alejhi ue selem, për këtë ka thënë: “Unë jam njeri si ju, haroj ashtu si ju haroni, pra kur të haroj më përujtoni”.[3]

Cilat janë shkaqet për të cila duhet bërë sehvi sexhdes?

Sexhdeja e harresës në namaz ka në përgjithësi tre shkaqe:

1-Shtim gjatë namazit: sikur të shton një reqat, apo një sexhde, kijam (qëndrim në këmbë) apo ulje.

2-Mangësi në namaz:si të lë një rukn, apo një vaxhib prej vaxhibeve të namazit.

3-Dyshimi: të hamendet se sa ka falur, tre reqate apo katër, përshembull.

Shtimi në namaz:

- poqëse njeriu në namaz shton një ruku, sexhde, qëndrim në këmbë, apo ulje qëllimisht, namazi i tij nuk është i vlefshëm, sepse nëse shton ka vepruar një namaz në një formë tjetër nga ajo që ka urdhëruar Allahu i Madhëruar dhe i dëguari i Tij salallahu alejhi ue selem, ndërsa pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Kush vepron një vepër që nuk është sipas fesë tonë, ajo është e refuzuar”.[4]

- nëse ka shtuar diç nga harresa atëherë namazi i tij nuk konsiderohet i pavlefshëm, mirëpo i vepron dy sexhde pas selamit. Argument për këtë është hadithi i Ebu Hurejres radijalahu anhu, kur i dërguari salallahu alejhi ue selem dha selam pas dy reqateve në një prej namazeve të ditës, drekën apo ikindinë, e kur ia kujtuan se i dërguari salallahu alejhi ue selem ka lënë diç prej namazit, ka vepruar dy sexhdet pasi që ka dhënë selam.[5]

Mangësia në namaz:

-Të lë mangët një rukn: Nëse ka lënë mangët një rukn prej rukneve të namazit, atëherë:

a) ose të kujtohet para se të arrin në atë pozitë në reqatin e dytë, në këtë rast duhet të kthehet e të fillon me ruknin dhe më pas të vazhdon me namaz.

b) ose të mos i kujtohet pos pasi të ketë arritur të njëjtën pozitë në reqatin tjetër, në këtë rast reqati i dytë e zevendëson atë reqat që ka lënë mangët një rukn me këtë reqat të dytin, në këto dy raste sexhdet i bën pas selamit.

Përshembull: Një njeri pasi që ka vepruar një sexhde të reqatit të parë është ngritur, nuk është ulur në uljen mes dy sexhdeve dhe nuk e ka vepruar sexhden e dytë, pasi që ka filluar me lexim në reqatin e dytë i është kujtuar se nuk ka bërë sexhde dhe nuk është ulur mes dy sexhdeve, në këtë rast kthehet ulet në uljen mes dy sexhdeve, pastaj e vepron sexhden, pastaj ngrihet dhe e plotëson namazin e tij, dhe vepron sexhden e haresës pas selamit.

Ndërsa shembulli për atë që nuk i kujtohet vetëm pasi të ketë arritur në pozitën e njëjtë në reqatin e dytë: është ngritur në reqatin e parë pasi ka bërë një sexhde, nuk është ulur mes dy sexhdeve dhe nuk ka vepruar sexhden e dytë, mirëpo nuk i është kujtuar pos pasi është ulur mes dy sexhdeve në reqatin që ka vijuar. Në këtë rast reqati i dytë konsiderohet reqat i parë, plotëson namazin dhe jep selam e pastaj vepron dy sexhdet e harresës.

-Të lë mangët një vaxhib: nëse ka vazhduar deri në pozitën e cila vijon, si përshembull të harron të thotë: Subhane rabijel Ala, e nuk i kujtohet vetëm se pasi të është ngritur nga sexhdeja, atëherë ky ka lënë një vaxhib me harresë, vazhdon namazin e tij, dhe vepron dy sexhdet e harresës para selamit. Ngase i dërguari salallahu alejhi ue selem kur harroi teshehudin e parë vazhdoi namazin e tij dhe veproi dy sexhdet para selamit.

Dyshimi në namaz: të dyshohet në shtim apo mangësi, si për shembull se a ka falur tre apo katër reqate, atëherë këtu ka dy raste:

-ose të anon kah njëra prej tyre:shtimi apo mangësia, atëherë bazohet në atë që ai është më i sigurt, e plotëson namazin dhe vepron dy sexhdet e harresës pas selamit.

-ose të mos anon kah asnjëra prej tyre, atëherë bazohet në atë që është i bindur e që është në më të voglën, e plotëson namazin dhe vepron dy sexhdet para selamit.

Shembulli i parë, personi që falë namazin e drekës dhe dyshon a është në reqatin e tretë apo të katërt? Por anon se është në të tretën, atëherë e falë edhe një reqat, pastaj jep selam, e më pas i vepron dy sexhdet e harresës.

Shembulli i dytë, personi te i cili dyshimi është i barabartë, falë namazin e drekës dhe dyshon se a është në reqatin e tretë apo të katërt? Nuk anon se është në të tretën apo në të katërtën, atëherë bazohet në atë që është i bindur e që është numri më i vogël, e konsideron reqat i tretë, pastaj e falë edhe një reqat dhe vepron dy sexhdet e harresës para selamit.

Me këtë bëhet e qartë se sexhdeja e haresës është para selamit: nëse le një vaxhib, apo dyshon dhe nuk anon kah njëra prej dy mundësive (shtimi apo mangësia).

Dhe është pas selamit: nëse shton në namaz, lë mangët rukn prej rukneve apo dyshon në numrin e reqateve, por anon ka njëra prej dy mundësive.[6]

Cila është forma e dy sexhdeve të haresës?

Sikur dy sexhdet e namazit, forma e tyre dhe ajo që thuhet në to.[7] Po të kishte ndryshuar diç, do ta sqaronte i dërguari salallahu alejhi ue selem.

Cila është dispozita e dy sexhdeve të harresës në namazin vullnetarë për atë që le një vaxhib të këtij namazi?

Është vaxhib.

Nëse thotë ndokush, ju po obligoni sexhden e harresës në namazin vullnetarë, nëse lë një vaxhib prej vaxhibateve të namazit, ndërsa namazi është jo obligativ?

Përgjigjja është: Po, është e obliguar, pasi që i është ngatërruar atij namazi, duhet ta kryejë atë në formë të përputhshme me fenë, përndryshe është prej atyre që përqeshet me namazin, nëse nuk dëshiron të falet atëherë në fakt ai nuk falet, por të luan e të kryej një nafile të mangët, e pastaj të thotë: nuk obligohet, kjo nuk pranohet prej tij, se sexhdeja e harresës është e ligjësuar për namazin farz (obligativ) dhe nafile (vullnetar). Bazuar në fjalën e të dërgarit salallahu alejhi ue selem: “Nëse harron ndonjëri prej jush le të vepron dy sexhde[8]

Transmeton Atau nga ibn Abasi radijallahu anhu, të ketë thënë: “Nëse ke gabuar në namazin nafile atëherë vepro dy sexhde”.[9]

Sexhdeja e harresës a ka tekbir fillestar?

Ajo që shihet prej haditheve është se mjaftohet me tekbirin e sexhdes, këtë e thonë shumica e dijetarëve.

Nëse përsëritet harresa në namaz, si duhet vepruar?

Nuk detyrohet pos se me dy sexhde, sipas shumicës së dijetarëve, ngase nuk është transmetuar nga i dërguari salallahu alejhi ue selem, e as nga një prej shokëve të tij se kanë përsëritur sexhden e harresës. Hadithi që i dërguari salallahu alejhi ue selem ka lënë teshehudin e parë është argument sepse në teshehud ka dy vaxhibe, pra harresa është dy herë, ulja dhe thënja e teshehudit, ndërsa nuk është konfirmuar nga i dërguari salallahu alejhi ue selem fjalë apo vepër se ka vepruar dy sexhde të harresës për çdo haresë në namaz.

Nëse sexhdeja e harresës duhet vepruar pas selamit, a duhet të japim përsëri selam?

Po, edhe nëse është sexhdeja e harresës pas selamit, obligohet të jep selam përsëri.[10]

Përgatiti: Shpend Zeneli

 

 



[1] Fjalori “Lisan Arab” 2/2137

[2] Nga libri “Zad Mead” 1/186.

[3] E transmeton Buhariu dhe Muslimi.

[4] E transmeton Muslimi 1718.

[5] E transmeton Buhariu 482 dhe Muslimi 573.

[6] Na libri “Mexhmu’u fetava” të shejh ibn Uthejminit 14/14-16.

[7] Fetva e Komisionit të Përhershëm 5/428.

[8] Transmeton Muslimi 402.

[9] Transmetimin e ka vërtetuar ibn Ebi Mundhir në librin “Evsat” 3/325. (nga libri “Sahih fikh sune” të dijetarit Kemal ibn Sejid Salim 1/467)

[10] Nga libri “Mexhmu’u fetava” të shejh ibn Uthejminit, Allahu e mëshiroftë.

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

Faqe 1 nga 5