Përditësimi i fundit10:39:42 PM GMT

Albislam RSS
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
Tani je te: ilmihali Seria e ARTË

Seria e ARTË

ALLAHU E KA LEHTËSUAR PENDIMIN PËR KËTË UMET

Email Shtyp pdf

 

Vëlla i dashur! Falënderoje Allahun që të ka bërë pjesë e umetit të Muhamedit, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, të cilit umet Allahu ia ka lehtësuar pendimin, aq sa, thjesht vetëm ndjenja e keqardhjes dhe të qenit pishman bën që pendimi të jetë i pranuar. I Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, ka thënë: “Keqardhja është pendim, kurse i penduari nga mëkati, është po sikur ai që nuk ka mëkat fare!”[1]

            Madje, Allahu, -subhanehu ue te’ala!-, e bëri pendimin shkak për shndrrimin e të këqijave në vepra të mira, andaj i Madhërishmi tha: “...Përveç atij që pendohet, dhe beson e punon vepra të mira. Këtyre, Allahu, ua ndërron veprat e këqia në të mira. E, Allahu është Falës e Mëshirues.”[2]

            Eja ndalu me mua të meditojmë bashkë se si Allahu ua patë bërë bijve të Israilit pendimin! I Larti thotë: “...Dhe kur Musai i tha popullit të vet: “O populli im, ju vetëm vetes i bëtë padrejtësi, kur viçin e pandehet për zot; prandaj, pendohuni te Krijuesi juaj dhe vritni njëri-tjetrin (i pafajshmi – fajtorin). Kjo është më mirë për ju te Krijuesi juaj; Ai ju falë gabimin! Ai pranon pendimin dhe është mëshirues;”[3]

            Ibën Kethiri, në tefsrin e tij ka thënë: “Kjo pra është forma e pendimit që e bëri Allahu për adhuruesit e viçit. Ibën Abasit, -radijallahu anhu!-, ka thënë: ‘Allahu i Lartësuar, ka thënë: “Pendimi i tyre (adhuruesve të viçit) është që të vrasin çdo njëri prej tyre gjithkë që e takojnë prej fëmijëve dhe prindërve, pra e vret me shpatë dhe nuk e çanë kokën se në ç’vend e vret.”

            Gjithashtu Ibën Abasi, -radijallahu anhu!-, ka thënë: “Musai e ka urdhëruar popullin e tij, -ngase kështu e kishte urdhëruar Zoti i tij-, që të vetvriten, e këta adhurues të viçit u kruspulluan dhe u ulun, kurse ata që s’e patën adhuruar viçin u ngritën dhe nga duart e tyre ua morrën thikat (kamët), dhe këta u goditën nga poshtërsia dhe nënçmimi, e vranë njëri-tjetrin dhe u shfaq tek ta përçmimi!”[4]

            Allahu nga ne si umet i Muhamedit, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, nuk ka kërkuar të bëjmë këtë që i patë urdhëruar atë popull. Pra, neve na e ka bërë të lehtë pendimin. Ndaj, pendohu!

 

Nga arabishtja: Mirsim Maliqi



[1] Shënon Taberani në “El-Kebir” dhe Ebu Nuejmi në “Hilje” nga hadithi i Ebu Seid El-Ensarij, kurse e ka vlerësuar për hasen Shejh Albani në “Sahihul-Xhami” (6,803).

[2] Kurani, El-Furkan: 70

[3] Kurani, El-Bekare: 54

[4] “Tefsir ibni kethir” vëll. 1, f. 131

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

ALLAHU E SHKROI ME DORËN E TIJ MËSHIRËN, QË TË DËSHMOJË KJO PËR MADHËSHTINË E FALJES

Email Shtyp pdf

altMe të vërtetë, Allahu i ka krijuar krijesat duke thënë: “Bëhu!”, dhe ato janë bërë. Kurse disa gjëra, për shkak të pozitës së lartë që kanë tek Allahu, i ka krijuar me Dorën e Tij, sikurse disa gjëra i ka shkruar me Dorën e Tij për shkak të dinjitetit dhe vlerës që kanë tek Ai. Si për shembull, e ka krijuar me Dorën e Vet Ademin e Xhenetin Adën, kurse e ka shkruar me Dorën e Vet Tevratin për Musain dhe librin e mëshirës. Sa madhështore që është bujaria e Mëshiruesit.

            I Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, ka thënë: “Me Dorën e Vet Zoti i juaj ia shkroi Vetvetës, -para se të krijonte krijesat-: Mëshira ime, ia ka kaluar Hidhërimit Tim!”[1]

            Gjithashtu i Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, ka thënë: “Kur Allahu i krijoi krijesat, e shkroi tek libri i Tij i cili gjendet mbi Arsh: Me të vërtetë Mëshira Ime, e ka mundur Hidhërimin Tim!”.[2]

            Falja është mëshirë; Allahu i Lartësuar, ka thënë: “Thuaj: “O robërit e mi, që i keni bërë keq vetvetes duke bërë mëkate, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i falë të gjitha mëkatet. Ai, me të vërtetë, është Falës dhe Mëshirues.”[3]

            Gjithashtu i Lartësuari, ka thënë: “Allahu, me të vërtetë, nuk e falë atë që i bën shok Atij, por ia falë të tjerat mëkate kujt të dojë, përveç këtij. Kushdo që i bën shok Allahut, ai ka bërë mëkat të madh.[4]

 

Nga arabishtja: Mirsim Maliqi



[1] Shënon Ibën Maxhe në “Sunen” (185) nga hadithi i Ebu Hurejres, -radijallahu anhu!-, kurse e ka vlerësuar për sahih Shejh Albani në “Sahihul-Xhami” (4475).

[2] Shënon Buhariu, Muslimi dhe Ahmedi nga hadithi i Ebu Hurejres, -radijallahu anhu!-.

[3] Kurani, Ez-Zumer: 53

[4] Kurani, En-Nisa: 48

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

ALLAHU GËZOHET ME PENDIMIN TËND

Email Shtyp pdf

alt            Ç’fjalë madhështore kjo, e cila bën që dielli i pendimit të bëj dritë në zemër e të ndriçojë gjoksin me nurin e hakut, me të cilin erdhi nga i Vërteti, -azze ue xhelë-, i Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-.

            I Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, ka thënë: “Për Allahun, Allahu gëzohet për pendimin e robit të Tij më shumë e më fortë se sa një njeri, i cili duke qenë në udhëtim, në një fushë të tokës merr strehë ndër hijën e një pemeje dhe bën gjum ndër të, e kur zgjohet nuk e gjen dot devenë e tij, dhe pastaj ngritet në një breg që të shikojë në mos po e sheh, mirëpo nuk e sheh, mirëpo ky pastaj sërish i ngjitet një bregut tjetër, por prap nuk sheh gjë, e atëherë thotë: Do të kthehem në vendin që isha, e të rri aty derisa të vdesë; E shkoi, e kur ja, deveja e tij po tërheq zvarrë kapistërin e vet; Pra, Allahu më shumë gëzohet për pendimin e robit të Vet, se sa ky për gjetjen e devesë së tij!”[1]

            Allahu, -xhele ue ala!-, ka thënë: “O biri Ademit! Përsa kohë që më lutesh Mua e tek Unë shpreson, të fali, e s’më vjen vështirë! O biri Ademit! Nëse mëkatet e tua arrijnë kupën e qiellit, e pastaj më kërkon falje për to, t’i fali ty, e s’më vjen rëndë fare! O biri Ademit! Po sikur të në vish Mua me gabime po aq sa të mbushet e gjithë toka, e pastaj më takon Mua pa shirk, do të vi ty me po aq falje (sa e gjithë hapësira e tokës).”[2]

 

Nga arabishtja: Mirsim Maliqi

 



[1] Mutefekun alejh, nga hadithi i Ibën Mes’udit – “Sahihul-Xhami” (5033), e ka shënuar Muslimi nga hadithi i Enesit – “Sahihul-Xhami” (5030), dhe mutefekun alejhi nga hadithi i Enesit, -shkurtimisht-, - “Sahihul-Xhami” (5031).

[2] Shënon Tirmidhiu; Shejh Albani ka vlerësuar se është hasen, në “Es-Silsiletu es-Sahiha” (127) , “Sahihul Xhami” (4338) etj. Kurse Imam Sujuti, në “el-Xhamius-Sagir” e ka konsideruar sahih. Sh. P.

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

PENDIMI I ROBIT ËSHTË I PËRQARKUAR ME DY PRANIME NGA ALLAHU I MADHËRISHIËM

Email Shtyp pdf

altAllahu, i Larti, ka thënë: “Allahu don që t’ju pranojë pendimet tuaja, por ata që jipen pas punëve të këqija (epsheve), dëshirojnë që ju të largoheni krejtësisht nga udha e drejtë.[1]

I Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, ka thënë: “Allahu e shtron Dorën e Tij gjatë natës që të pendohet gabimtari i ditës dhe e shtron gjatë ditës që të pendohet gabimtari i natës; e kjo, derisa të lindë dielli nga perëndimi i tij!”[2].

E, i Lartësuari, ka thënë: “O robërit e Mi! Ju bëni gabime ditë e natë, kurse Unë i fali mëkatet që të gjitha, ndaj më kërkoni falje, Unë ua fali juve!”[3]

Gjithashtu, i Lartësuari, ka thënë: “O biri Ademit! Nëse më përmend në vetën tënde, Unë të përmendi në Vetën time; Nëse më përmend në një turmë, Unë të përmendi në një turmë më të mirë se ajo; Nëse më afrohesh sa një pëllëmbë, të afrohem sa një krahë; Nëse më afrohesh sa një krahë, të afrohem sa një pash; Nëse më vjen Mua duke ecur, Unë vi tek ti me trok (ecje të shpejtë).[4]

Ç’mëshirë e madhe kjo e të Mëshirshmit, rahmeti i të cilit ka përfshirë gjithçka. Pendimi i robit dhe kthimi i tij tek Allahu është e përqarkuar me dy pranime të pendimit: një para se të pendohet, e dyta pasi që të pendohet. E para, është: të lejon dhe të jep sukses Zoti që të pendohesh tek Ai, kurse e dyta: ta pranon Ai këtë pendim dhe të shpërblen për të. Allahu i Lartësuar, ka thënë: “(Allahu e pranoi pendimin) edhe të atyre treve që patën munguar (në ushtri), dhe kjo, prej atëherë, kur toka – përkundër gjerësisë së saj, atyre iu dukë e ngushtë, dhe ishte shtrëngim për shpirtërat e tyre, dhe qenë të bindur se nuk ka strehim tjetër përveç Allahut, e pastaj Allahu i përgatiti ata për pendim, që të pendohen. Me të vërtetë, Allahu pranon pendimin dhe është mëshirues.[5] Pra, Allahu na njoftoi në këtë ajet se pendimin e tyre e ka paraprirë pendim-pranimi i Zotit, gjegjësisht ky pendim-pranim u bë shkak që ata të bëhen të penduar e të kthyer tek Zoti i tyre, ky përcaktim është sekreti i dy emrave të Tij: I Pari dhe i Fundit; pra Ai është Rregullues, Ndihmues, Ai është Shkaktar i shkaqeve. Robi pra është ai i penduari, e pendimi i  tij do të thotë: kthimi i tij tek Zotëriu i vet, kurse Allahu është Pranues i pendimit, e që kjo do të thotë: së pari, të lejon dhe të jep sukses që të pendohesh, kurse së dyti: ta pranon pendimin dhe të shpërblen për të.

Pendimi ka një fillim dhe një mbarim; Starti është të kthehesh tek Allahu duke iu kushtuar rrugës së Tij të drejtë, ecjen në të cilën rrugë e ka urdhëruar Allahu: Dhe, qe, kjo është rruga ime e drejtë; prandaj ndiqnie, e mos shkoni rrugëve tjera që t’ju shmangin ato nga rruga e Tij.[6] Kurse mbarimi i këtij pendimi është në jetën e mëtejshme, pra ndjekja e rrugës së drejtë shërben si lidhëse për në xhenetin e Zotit, pra kush kthehet në këtë botë tek Allahu me pendim, ka për t’u kthyer me shpërblime tek Zoti në jetën e amshueshme; Allahu i Madhërishëm, ka thënë: E, ai që pendohet dhe punon vepër të mirë, është i kthyer krejtësisht kah Allahu;”[7]

Nga arabishtja: Mirsim Maliqi


[1] Kurani, En-Nisa: 27

[2] [Sahih] – Shënon Muslimi në “Sahih” (4960), Nesaiu në “Es-Sunenul-Kubra” (10678), Ahmedi në “Musned” (19093, 19183), e të tjerë. Shejh Albani e ka rradhitur ndër sahihe në “Sahihul-Xhami” (1871). Sh. P.

[3] [Sahih] – Më gjerë rreth hadithit, ktheu tek tema: “Lajmëroji robërit e Mi se Unë, me të vërtetë, jam Ai që falë dhe mëshiroj”. Sh. P.

[4] [Sahih] – Shënon Buhariu në “Sahih” (6977, 6883), Muslimi në “Sahih” (4934, 4857, 4839, 4840), Tirmidhiu në “Xhami” (2324, 3558), Ibën Maxhe në “Sunen” (3820), Nesaiu në “Es-Sunenul-Kubra” (7434), Ahmedi në “Musned” (10399, 10692, etj.), e të tjerë. Shejh Albani e ka radhitur ndër sahihe në “Sahihul-Xhami” (4337). Sh. P.

[5] Kurani, Et-Tevbe: 118

[6] Kurani, El-En’am: 153

[7] Kurani, El-Furkan: 71

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

LAJMËROI ROBËRIT E MI SE UNË, ME TË VËRTETË, JAM AI QË FALË DHE MËSHIROJË

Email Shtyp pdf

altI dashuri vëlla!

A e ke medituar ndonjëherë këtë ajet[1], qoftë vetëm një herë. A s’e ke mësuar vallë se falja e mëkateve, është cilësi prej cilësive të Allahut, e cila falje është mëshirë e Tij të cilën e lëshon tek robërit e Vet.

I Larti, ka thënë: ...I cili falë mëkatet dhe pranon pendimin, që dënon ashpër, dhe është pronar i të mirave; nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Tij dhe tek Ai është kthimi”[2]

Gjithashtu, i Lartësuari, ka thënë: “Ai është që falë mëkatet, është i dashur.”[3]

Ai është Falës për atë i cili kthehet tek Ai, i Dashur, i do robërit e Tij, edhe pse ska kurrfarë nevoje për ta.

Allahu, i Larti, në një hadith kudsij, ka thënë: “O robërit e Mi! Ju bëni gabime ditë e natë, kurse Unë i fali mëkatet që të gjitha, ndaj më kërkoni falje, Unë ua fali juve! O robërit e Mi! Ju nuk arrini dot të më bëni ndonjë dëm, sikurse as nuk arrini dot të më bëni ndonjë dobi! O robërit e Mi! Po sikur i pari i juaj, po edhe i fundit, (qoftë) njeri prej jush a xhind prej jush, të bëhen po sikur zemra më me devocion e ndonjërit prej jush, kjo asgjëfarë nuk shton në mbretërinë dhe posedimin tim. O robërit e Mi! Po qe se i pari i juaj dhe i fundit, njeri apo xhind, bëhet i atillë me zemrën më të prishur që mund të ketë ndonjë prej jush, kjo asgjësend nuk e mangëson mbretërinë dhe posedimin Tim!”[4]

Nga arabishtja: Mirsim Maliqi



[1] I përmendur në titull; Kurani, el-Haxhër: 49

[2] Kurani, Gafir: 3

[3] Kurani, el-Buruxh: 14

[4] [Sahih] – Shënon Muslimi në “Sahih” (4681), Buhariu në “Edebul-Mufred” (489), Tirmidhiu në “Xhami” (2433), Ibën ebi Shejbe në “Musanef” (28975), Ahmedi në “Musned” (20851, 20853, 20899, 21008), Ibën Hibani në “Sahih” (625), Hakimi në “Mustedrek” (7687), Bejhakiu në “Es-Sunenul-Kubra” (10635) dhe “Shuëbul-Iman” (6585, 6586), e të tjerë. Shejh Albani e ka përmendur në “Sahihul-Xhami” (4345). Sh. P.

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg