Motër muslimane:
Sikurse gjinia mashkullore edhe prej teje kërkohet që të shfrytëzosh muajin e bekuar, për dobitë që ti i përfiton për vete dhe familjen tënde, ajo që ia vlen të përmendet në këtë kontekst është:
- Të kalosh sa më shumë nga koha për ibadet, si lexim Kuranit, përmendje të Allahut, lutje, e të tjera. Sepse është një muaj ku shumëfishohen veprat e robërve.
- T’i kushtohet kujdes porositjes së fëmijëve për vlerën e këtij muaji, duke i ushtruar për agjërim, në mënyrë të shkallëzuar, dalëngadal, duke u sqaruar dispozitat e këtij muaji, për aq sa u përshtatet logjikës së tyre, që të kaliten në adhurim e të ngjasojnë me bamirësit.
- Të pakosh nga preokupimi rreth përgatitjes së ushqimit, ngase muaji Ramazan nuk është muaj i ngrënies e pijes e thellimit në llojllojshmërinë e ushqimeve, por është muaj i adhurimit. Andaj, përgatit ushqimin e domosdoshëm për familjen tënde, pa e tepruar, pa shpenzime të tepërta, shfrytëzo shansin në këtë sezon të adhurimit dhe shpeshto të mirat.
- Fale namazin në kohë, që në fillim të kohës, siç është transmetuar nga i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, dhe atë gjatë muajit ramazan po edhe pas Ramazanit.
TRIDHJETË MËSIME PËR AGJËRUESET
Husejn Ali el Ali
Burimi: albislam.com
Përktheu: Shpend Zeneli