Përditësimi i fundit10:39:42 PM GMT

Albislam RSS
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
Tani je te: Revista 2007 Dhjetor (Nr.53)

VAKËFET NË MAQEDONI NË PERIUDHËN OSMANE

Email Shtyp pdf

Prezantim i librit

Dr. Ismail Bardhi

Vepra “Vakëfet në Maqedoni në periudhën osmane” e Prof. dr. Ahmet Sherif, botuar në gjuhën shqipe, përbëhet nga Parathënia, tre kapituj: Paraqitja e vakëfeve; Pasqyrë e vakëfeve dhe pronave vakëfore në Maqedoni dhe Roli shoqëroro-ekonomik, rëndësia e vakëfeve dhe Përfundimi, e pasuruar me Pasqyrën e burimeve dhe literaturës dhe Fjalorin terminologjik.

Prof. dr. Ahmet Sherif është njëri nga pasuesit më të spikatur të gjeneratës pioniere të hulumtuesve të osmanistikës në Maqedoni, si Hasan Kaleshi, Glisha Elezoviq, Aleksandar Matkovski, Abdurrauf Fetah, Metodija Sokollovski, Aleksandar Stojanovski e Kemal Aruçi, e cila gjatë viteve gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar zbulonte thesarin e arkivave osmane. Ahmet Sherif materialin

burimor e ka gjetur në Arkivin Shtetëror të R. Turqisë në Stamboll, pastaj në Tapu ve Kadastro Arshivi në Ankara, në Arkivin Shtetëror të R. Maqedonisë si dhe pranë Institutit për Histori Nacionale të R. Maqedonisë, që më vonë do të shndërrohet në themel të studimeve të fushave të ndryshme nga sfera e histories politike, ekonomike dhe kulturore të Maqedonisë në periudhën osmane. Pas zbulimit të këtij materiali burimor, u bë e qartë se me hulumtimin e historisë së Maqedonisë, si dhe i të gjitha atyre vendeve që përbënin indin e shtetit osman, nuk do të mund të merret në mënyrë kompetente askush që nuk është në gjendje t’i lexojë dhe vlerësojë këto burime. Në këtë kuptim, ai u bë profesionist i rrallë, i aftë për studimin e këtij materiali burimor, si dhe të trashëgimisë kulturore të populates vendase, që veprat e veta i shkruante në gjuhët orientale Vështrimin rreth veprës së Prof. dr. Ahmet Sherif do ta ndajmë në tri pika: rëndësia dhe roli i vakëfit nga aspekti fetar; vakëfet si të tilla, dhe mënyra e shfrytëzimit të vakëfeve. Sa i përket çështjes së vakëfit në aspektin teorik, për këtë kemi burime të shumta, por prof. dr. Ahmet Sherif shtjellimin e kësaj tematike bën me një mjeshtri të madhe, duke vozitur nëpër tekstin e shenjtë dhe traditën e Pejgamberit salAllahu alejhi ue sellem, si dhe duke vazhduar deri te krijimi I institucioneve më të larta përkatëse brenda Perandorisë Osmane, si Ministria e Vakëfit në shekullin XVII. Qëllimi i këtij punimi është të tregojë në rezultatet shkencore dhe postulatet themelore lidhur me vakëfet, të cilat Prof. dr. Ahmet Sherif ishte ndër të parët që i vendosi. Duke studiuar burimet

osmane, ai në masën më të madhe merrej me studimin e defterëve të kadastrave, të cilave ua kushtoi një pjesë të madhe të veprimtarisë së tij shkencore. Këtu në rend të parë vjen studimi i krijimit të vendbanimeve urbane dhe zhvillimi i tyre në kuptimin urban, ekonomik, demografik dhe kulturor. Qytetet në shtetin osman kanë qenë pasqyrë ku kanë gjetur vend të gjitha ngjarjet shoqërorepolitike, kështu që marrja me historinë e tyre do të thotë marrje edhe me një sistem të tërë përfaqësues të Shtetit osman. Në bazë të të dhënave që rrokim në regjistrimet përmbledhëse dhe detajore në lidhje me territorin e sotëm

të Maqedonisë, ai ka konstatuar ligjshmërinë me të cilën janë krijuar dhe më

tej janë zhvilluar qytetet, si përqendrim i qendrave prodhuese, shpirtërore,

kulturore dhe politike të këtij sistemi. Rol qenësor në zhvillimin e qyteteve në

sistemin shoqëror osman, ka vërejtur prof. dr. Ahmet Sherif, ka luajtur institucioni

i vakëfit. Në parim, shteti I ka orientuar forcat e veta drejt zgjerimit dhe ruajtjes

së kufijve të arritur, ndërsa nevojat arsimore, të komunikacionit, ato ekonomike, humane dhe të tjera të bashkësisë ia ka lënë iniciativës private, duke e nxitur atë vazhdimisht. Individët, në varësi të statusit të tyre social, kanë ngritur përmes vakëfit objekte arsimore, ekonomike, sociale dhe të tjera të dobishme dhe kësisoj kanë kënaqur të gjitha nevojat e respektuara të bashkësisë së mjedisit qytetar.

Kjo vepër na ofron numër të madh të dhënash që dëshmojnë për ngritjen e xhamive, mektebeve, medreseve, bibliotekave, muvekithaneve, haneve, karavan sarajeve, magazave, çezmeve, ujësjellësve, shatërvanëve, urave, rrugëve publike, musafirhaneve, imareteve dhe objekteve të tjera, që ka kushtëzuar themelimin e vakëfeve nga të ardhurat e të cilave janë mirëmbajtur institucionet e cekura. Kodet etike dhe morale mbi të cilat është mbështetur institucioni i vakëfit, pikënisjen e tyre e kanë pasur tek feja islame. Heqja dorë nga e mira në favor të bashkësisë ka patur formën e kodit shoqëror, të cilin e kanë ndjekur të gjithë

individët e shituar materialisht të shoqërisë osmane, pavarësisht nga gjinia, që me anë të vakëfeve të tyre kanë dhënë kontribut në zhvillimin e vendbanimeve

qytetare dhe klimës shpirtërore të tij. Edhe pse vakëfi është institucion privat,

duke studiuar burimet e arkivave osmane, prof. dr. Ahmet Sherif ka konstatuar se si edhe vetë objektet e para të vakëfit janë realizuar me qëllime shtetërore. Në të

vërtetë, vakëfet e para janë themeluar nga nëpunësit e lartë osmanë me prejardhje nga vendet ballkanike. Duke formuar bërthamën e parë qytetare me anën e vakëfeve të tyre, në formë objektesh të cilat kanë kënaqur nevojat fetare,

arsimore, ekonomike, higjienike dhe të tjera të bashkësisë, ata në mënyrë të tërthortë kanë realizuar edhe nevojat shtetërore. Si rrjedhim i gjithsa u tha më sipër, nisma e shtetit paraqitet e shprehur në një ndërlidhje me të gjithë faktorët qenësorë të cekur. Pra, autori ka konstatuar se, pas krijimit komplet dhe zhvillimit të qyteteve, ka qëndruar vullneti i forcave shtetërore, e cila ka ndjekur nga afër dhe ka udhëhequr me syçelëti, edhe pse nga prapavija, të gjitha rrjedhat në qytet. Për këtë flet edhe fakti se të hyrat dhe të dalat e të gjitha vakëfeve, në intervale të caktuara kohore, i ka kontrolluar nëpunësi qendror shtetëror – kadiu.

Vakëfet kanë ndihmuar në përparimin e tregtisë dhe të zanateve. Ato na ofrojnë të dhëna për krijimin dhe mënyrën e punës së organizatave të ndryshme ekonomike e shoqërore, të cilat janë themeluar dhe kanë vepruar gjatë kohës së sundimit të osmanlinjve, pastaj për llojet e ndryshme të zanateve dhe nëpunësve të ushtrisë dhe administratës shtetërore.

Përveç një numri të madh të vakëfeve të njohur, autori na drejton nga një varg I madh i bamirësve të njohur dhe të panjohur jo vetëm myslimanë, por edhe

të konfesioneve të tjera dhe atë në të gjitha qytetet dhe fshatrat e Maqedonisë.

Veçoria e veprës së prof. dr. Ahmet Sherif qëndron në atë se ai në mënyrë të

dokumentuar na jep të dhëna për shfrytëzuesit e këtij institucioni shumë të

rëndësishëm me pasoja që vënë në pyetje “besimin” dhe kuptimin e tij institucional.

Siç thotë vetë autori: “në fazën e fundit të zhvillimit të vakëfeve në Maqedoni

fillojnë të paraqiten shenjat e para të rënies dhe stagnimit të tyre, dhe atë duke

filluar nga mesi i shek XVIII deri në fund të sundimit osman në Maqedoni në vitin

1912”. Kjo ka sjellë deri te keqpërdorimi i tij dhe dukuria e “pronësimit” të vakëfit

nga shfrytëzuesit e tij. Në veprën në fjalë ceken edhe shumë e shumë vakëfe të cilat fare nuk ekzistojnë më ngaqë janë shkatërruar dhe zhdukur. اdo lexues në

këtë vepër do të vërejë se këtë institucion më tepër e kanë zhdukur vetë përfaqësuesit e kësaj feje dhe të këtij institucioni sesa të tjerët. Vlera e këtij libri qëndron në faktin se është bazuar mbi materiale burimore arkivore, të cilat mund të bëhen material për studime në vete, siç janë vakëfnamet, defteret dhe sallnamet. Prandaj kjo vepër e prof. dr. Ahmet Sherif paraqet edhe një kontribut të vlefshëm në përpjekjet për t’u treguar se çfarë ka qenë ndikimi I institucionit të vakëfit në zhvillimin e qyteteve në Maqedoni gjatë Perandorisë Osmane.

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

Pastrimi për namaz

Email Shtyp pdf

Pastërtia është dy llojesh:

- Të pastruarit me ujë;

- Të pastruarit me dhe.

Në të pastruarit me ujë hynë: larja (gusli) dhe abdesi.

Forma e Abdesit

Transmeton Humrani, shërbëtori I Uthmanit, radijAllahu anhu, duke thënë: “Një herë Uthmani kërkoi ujë që të marrë abdes, dhe pastaj i lau duart tri herë, pastaj lau gojën dhe hundën, pastaj e lau fytyrën tre herë, pastaj dorën e djathtë deri në bërryl tre herë, pastaj dorën e majtë deri në bërryl tri herë, pastaj fërkoi kokën (i dha mes’h), e pastaj lau këmbën e djathtë tre herë deri në zog të këmbës, e kështu lau edhe të majtën, e pastaj tha: “Kështu e kam parë Muhamedin, salAllahu alejhi ue selem duke marrë abdes. E pasi që e kreu, tha se Muhamedi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Ai që merr abdes si unë, e pastaj falë dy rekate duke mos bërë mëkat, Allahu ia falë atij mëkatet e bëra më parë.”

Kushtet e vërtetësisë së abdesit

1- Të bërit nijet

2- Përmendja e Emrit të Allahut, subhanehu ve teala, në fillim.

3- Vazhdimësia gjatë marrjes së abdesit

Farzet e abdesit

1- Të larët e fytyrës. Këtu bën pjesë edhe të shpëlarit e gojës dhe hundës:

2- Të larët e duarve deri në bërryla;

3- Të dhënët mes’h (të fërkuarit) krejt kokës dhe veshëve, ngase veshët bëjnë

pjesë në kokë;

4- Të larët e këmbëve deri në nyje

5- Futja e ujit në brendi të mjekrës

6- Pastrimi i meseve të gishtërinjve të dorës dhe këmbës

Sunnetet e abdesit

1- Të përdorurit e misvakut

2- Të larët e duarve tri herë në fillim të abdesit

3- Të larët e gojës dhe hundës tri here me një grusht

4- Larja mirë e gojës dhe hundës, për atë që nuk është agjërues

5- Dhënia përparësi anës së djathtë

6- Fërkimi i pjesës së trupit gjatë marrjes së abdesit

7- Pastrimi i gjymtyrëve gjatë marrjes së abdesit nga tri herë

8- Radhitja gjatë marrjes së abdesit

9- Duaja pas abdesit

10- Të falurit e dy rekateve pas abdesit

Gjërat që e prishin abdesin

1- اdo gjë që del prej dy vrimave, qoftë urinë, nevojë e madhe ose erë

2- Gjumi i thellë

3- Humbja e vetëdijes

4- Të prekurit e organit pa leckë (direkt) me epsh

5- Ngrënia e mishit të deves

Për çka duhet marrë abdes

1- Për të falë namaz

2- Për të bërë tavaf rreth Ka’bës

Veprat për të cilat është mustehab (e pëlqyer) që të merret abdes

1- Të përmendurit e Allahut, subhanehu ve teala.

2- Para se të flesh

3- Nëse ai që është xhunub dëshiron të hajë ose të pijë, apo të flejë, ose të ketë

sërish kontakt seksual

4- Të merret abdes para larjes, pa marrë parasysh se a është larja vaxhib apo

Sunnet

5- Të marrë abdes pas ngrënies së gjërave që i ka prekur zjarri

6- Të merret abdes për çdo namaz

7- Pas çdo prishje të abdesit

8- Pas vjelljes

9- Ai që e mban të vdekurin

Rregullat e mesteve

Imam Neveviu, rahimehullah ka thënë: “Të gjithë dijetarët janë të pëlqimit se lejohet të dhënit mes’h mesteve në udhëtim dhe në vendbanim, kur ke nevojë dhe kur s’ke nevojë, sa që edhe gruas që qëndron në shtëpi të saj, I lejohet t’i japë mes’h mesteve në kohën kur nuk ecën. E këtë nuk e kanë pranuar shiitët dhe havarixhët, mirëpo thënia e tyre është e pavlerë.”1

Kushtëzohet që për tu dhënë mes’h mesteve, duhet të jenë të mbathura me abdes. Kohëzgjatja e mes’hit të dhënë mesteve është tri ditë e tri net për udhëtarin, kurse një ditë e një natë për vendasin. Mes’hi i jepet pjesës së sipërme të këmbës.

Ashtu siç lejohet dhënia mes’h mesteve, gjithashtu lejohet të dhënit mes’h çorapeve dhe sandaleve. Mugire b. Shu’be thotë: “Muhamedi salAllahu alejhi ue selem mori abdes dhe u dha mes’h çorapeve dhe sadaleve”.2

1. Kalimi i afatit të caktuar. E pasi që afati i mesteve është i caktuar, atëherë nuk lejohet shtimi i kësaj kohe.

2. Xhunubllëku

3. Nxjerrja e mesteve prej këmbës, pasi që u është dhënë mes’h atyre ngase po u nxorën e pastaj mbathen, atëherë nuk do të jenë të pastra (këmbët) kur të

mbathen mestet.

Gusli - larja

Kur detyrohet larja

1 - Ejakulacioni i spermës në gjumë apo duke qenë i zgjuar

2 - Kontakti seksual, edhe pse nuk ka ejakulim

3- Kur kafiri pranon Islamin

4- Ndërprerja e menstruacionit dhe lehonisë

Kushtet e larjes

- Nijjeti

Forma e larjes

Aishja, radijAllahu anha thotë: “Resulullahu salAllahu alejhi ue selem kur lahej nga xhunubllëku, fillonte me larjen e duarve, e pastaj merrte ujë me dorën e djathtë dhe gjuante në të majtën, pastaj lante organin, më pastaj merrte abdes si për namaz, pastaj merrte ujë dhe e hidhte në kokë duke futur gishtat në rrënjët e flokëve, e kur e shihte se ka fërkuar tërë kokën, hidhte tre grushta ujë në kokë, pastaj hidhte në tërë trupin e pastaj e lante tërë trupin.”

3 Kur gruaja të lahet nga xhunubllëku, nuk detyrohet t’i zgjidhë bystekët e flokëve, kurse kur të lahet nga menstruacioni obligohet t’i zgjidhë. Kur është mustehab larja

1- Larja menjëherë pas çdo akti seksual,

2- Larja e gruas që është në istihada për çdo namaz, ose larja për Drekë dhe

Ikindi së bashku, për Akshamin dhe Jacinë së bashku, dhe për çdo mëngjes

veçmas

3 - Larja pas alivanosjes

4 - Të larët pas varrimit të mushrikut

5 - Larja për dy Bajramet dhe ditën e Arafatit

6 - Të larët për atë që lan të vdekurin

7 - Larja para veshjes së ihramit për Haxhillëk ose Umre

8 - Larja për të hyrë në Mekë

9 - Të larët në ditën e Arafatit

Tejemumi - Të pastruarit me dhé

Allahu, subhanehu ve teala, thotë: “Në qoftë se jeni të sëmurë, ose në ndonjë udhëtim, ose ndonjëri prej jush vjen prej vendit të nevojës, ose keni kontaktuar me gratë dhe nuk gjeni ujë, atëherë mësyne (merrni tejemum) dheun e pastër dhe me të fërkoni fytyrën dhe duart”.4

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem thotë: “Dheu i pastër është pastrim për besimtarin edhe nëse nuk gjen ujë dhjetë vjet”.5 Shkaqet kur lejohet të merret tejemumi Marrja e tejemumit lejohet në rast kur nuk ka mundësi të përdoret uji, nëse nuk ka fare ujë, nëse ekziston frika se uji të bën dëm, nëse është shumë ftohtë (sa që të bën dëm), ose je i sëmurë.

Forma e tejemumit

Vendosen duart mbi dhe, pastaj fryhet në to, fërkohet fytyra, më pas shuplakat.

Tejemumi është sikurse abdesi, mund të bësh me të atë që mund të bësh me abdes, mund të marrësh tejemum para namazit si në rastin kur merr abdes, mund të falësh disa namaze me një tejemum

اfarë e prish tejemumin

Tejemumin e prish çdo send që prish abdesin, e plus kësaj, nëse gjen ujë ose i

mundësohet të përdorë ujë atij që s’ka pasur mundësi ta përdorë, e namazet që

ka falur me tejemum nuk detyrohet t’I përsërisë (nëse vjen uji). Ai që ka plagë në trup dhe e ka mbështjellë me leckë, nuk obligohet ta lagë atë pjesë as t’i japë tejemum. Me këtë argumentohet se çdo vepër që nuk mund ta kryejë njeriu, bie obligimi prej tij, zëvendësimi i kësaj duhet të vijë me Kur’an dhe Sunnet, e duke qenë se Kur’ani dhe Sunneti nuk kanë treguar zëvendësim për pjesën e mbuluar me leckë që nuk mund ta lajmë, atëherë nuk obligohemi ta fërkojmë me dorë të lagët ose tejemum.

Rregullat e hajzit-menstruacionit dhe nifasit-lehonisë

Menstruacioni është dalja e gjakut të njomë te gratë, kurse sheriati nuk ka përcaktuar afatin e kësaj gjakderdhjeje, as afatin më të vogël, e as atë më të madhin, por duhet mbështetur në traditën e gruas.6

Kurse lehonia është gjaku që del nga shkaku i lindjes, e afati më i gjatë është 40 ditë. E nëse pastrohet para se të mbushë 40 ditë - atëherë konsiderohet e pastër, kurse në rast se gjakderdhja vazhdon edhe pas 40 ditëve, ditën e 40 lahet dhe konsiderohet e pastër.

اka ndalohet për gruan gjatë periudhës së hajzit dhe nifasit

Gruaja që gjendet në menstruacione dhe lehoni, i ndalohen të gjitha ato vepra që i ndalohen xhunubit, e duke i shtuar kësaj edhe:

1 - I ndalohet agjërimi, të cilin e kompenson kur të pastrohet.

2 - Kontakti seksual

Dispozitat e sheriatit për atë që kryen marrëdhënie me gruan që gjendet me menstruacione Imam Neveviu, radijAllahu anhu, thotë: “Nëse ndonjë mysliman beson se kryerja e marrëdhënieve seksuale me gruan që është me menstruacione është e lejueshme, del prej feje dhe bëhet felëshues - murted. Ndërsa, nëse ndokush prej myslimanëve kryen këtë vepër duke mos besuar se është e lejueshme, e bën këtë nga harresa, apo nuk e di se gruaja e tij gjendet në menstruacione, dhe nuk e di se kjo punë është e ndaluar ose detyrohet – atëherë nuk ka mëkat, e as që duhet të jape shpagim (kefaret). E nëse e kryen aktin seksual me gruan që është me menstruacione me qëllim, duke ditur se është haram kjo punë - atëherë ka bërë mëkat të madh, duhet të pendohet, kurse, sa i përket shpagimit, ka dy mendime.7 Mendimi më i vërtetë është se këtij njeriu i bëhet obligim shpagimi duke u bazuar për këtë në hadithin e Ibn Abbasit, radijAllahu anhu, i cili tregon se Resulullahu salAllahu alejhi ue selem atij që ka pasur kontakt seksual me gruan e tij, e që ka qenë me menstruacione, ka thënë: “Jepni shpagim një dinar ose gjysmë dinari”,8

El-istihada

Është gjak që del jashtë periudhës së menstruacionit dhe lehonisë ose bashkë me të. Nëse është së bashku me të menstruacioneve dhe lehonisë, atëherë ajo është në këtë formë:

1 - Nëse gruaja ka pasur si traditë t’I zgjasë menstruacioni shtatë ditë, e me

këtë rast zgjatet afati deri në dhjetë ditë, atëherë kjo që ka tepruar (tre ditëshi)

është ISTIHADA.

2 - Nëse gruaja di ta dallojë gjakun, atëherë, “gjaku i zi” te gratë është menstruacion. Kurse gjakrat tjera janë ISTIHADA.

Nëse një femër posa ka hyrë në pubertet dhe nuk mund ta dallojë istihadën dhe menstruacionin, atëherë vepron sipas traditës së shumicës së grave.

Rregullat e istihadës

Gruas që është në Istihada, nuk I ndalohen veprat që i ndalohen në menstruacion, por obligohet të marrë abdes për çdo namaz.

Preferohet që të lahet për çdo namaz, ashtu siç e cekëm kur folëm mbi larjet e pëlqyeshme.

Zgjodhi: Agim Bekiri

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

Haxhillëku

Email Shtyp pdf

Pyetje:Cka është urtësia e haxhillëkut dhe vlera e tij?

Përgjigje: Haxhi është vizitë e shtëpisë së shenjtë Qabes që është tempulli i pare në sipërfaqen e tokës dhe për meritën që ka quhet “Shtëpia e Allahut”. Aty ftohen të vijnë të gjithë besimtarët e mbarë botës e të vizitojnë këtë tempull të shenjtë si nderim dhe përkushtim ndaj Allahut të Lartmadhëruar. Vizituesit e këtij tempulli janë mysafirë të Allahut.

Allahu i madhëruar ka thënë: “Shtëpia (xhamia) e parë e ndërtuar për njerëz, është ajo në Bekë (Mekë), e dobishme, udhërrëfyese për mbarë njerëzimin . Aty ka shenja të qarta: vendi i Ibrahimit, dhe kush hyn në te, ai është i sigurt …” Ali Imran 96.

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Luftëtari në rrugë të Allahut, haxh iu dhe ai që niset të bëjë umren janë mysafirët e Allahut, i ka ftuar dhe i janë për gjigjur; e kanë lutur dhe u ka dhënë.” (ha dithi është Hasen, shënon Ibën Maxhe)

Haxhillëlu ngërthen në vetvete një histori të gjatë dhe mjaft interesante prej kohës së Ibrahimit alejhi selam. Ai e ndërtoi Qaben me djalin e tij Ismailin alejhi selam dhe prej atëherë Allahu e ka urdhëruar t’i thërrasë njerëzit të vizitojnë Qaben, “Përkujtoje kur Ne e udhëzuam Ibrahimin për në vendin e shtëpisë (Qabes): të mos më përshkruajë Mua shok, ta pastroje shtëpinë Time për ata që e vizitojnë (bëjnë tavaf), që qëndrojnë në këmbë duke u falur, përkulur dhe që bëjnë sexhde. Dhe thirr ndër njerëz për haxhillëk, se të vijnë ty këmbësorë e edhe kalorës me deve të rraskapitura që vijnë prej rrugëve të largëta” (Haxh 26, 27). Me ardhjen e pejgamberit të Fundit Muhamedit salAllahu alejhi ue selem haxhillëku e mori formën e plotë, pra siç zbatohet edhe në kohën e sotme. Sa i përket vlerës së haxhit, para së gjithash është shtyllë e fesë islame. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “… haxhi i pranuar nuk ka tjetër shpërblim, përpos Xhenetit”. Mutefekun alejhi. Po ashtu ka thënë: “Vazhdoni të bëni haxhin dhe umren (një pas një) se këta të dyja

i pastrojnë gjynahet ashtu siç pastron flaka ndryshkun e hekurit, arit dhe argjendit, e nuk ka haxhillëku i pranuar sevap tjetër përveç xhenetit”. Sahih, Ibn Maxhe, Tirmidhiu dhe Nesaiu. Po ashtu ka thënë ”Kush e bën haxhin për Allahun e Lartëmadhëruar, e nuk ka bërë gjëra të ndaluara (fjalë të ndyta dhe shfrenime), kthehet prej atje si në ditën kur e ka lindur nëna e vet (pa mëkate)“. Mutefekun alejhi

Pyetje: Hoxhë i nderuar, na intereson se si Ibrahimi alejhi selam i ka thirrur njerëzit e mbarë botës të vijnë ta vizitojnë Qaben?

Përgjigje: Allahu i Madhëruar e ka urdhëruar Ibrahimin alejhi selam pasi ka përfunduar ndërtimin e Qabes, që t’I thërrasë njerëzit të vizitojnë Qaben: “Dhe thirr ndër njerëz për haxhin, se të vijnë ty këmbësorë dhe kalorës me deve të rraskapitura, që vijnë prej rrugëve të largëta” Haxh 27, përmendet në tefsirin e Ibën Kethirit se Ibrahimi alejhi selam ka thënë: O Zot, si do t’ua përcjell njerëzve kur zëri im nuk arrin deri tek ata? I ka thënë: Ti thirr, se Ne e përcjellim. Pastaj ai ngrihet te vendi i tij në gurë, disa kanë thënë në kodërzën Safa dhe ka thënë: O ju njerëz, Zoti juaj ka caktuar shtëpi (tempull), pra vizitojeni (bëni haxhillëkun aty). Kodrat janë përulur derisa zëri ka arritur në skajet e tokës dhe e kanë dëgjuar edhe ata që kanë qenë në barqet e nënave të tyre dhe në kurrizët e etërve të tyre. I është përgjigjur çdo gjë që e ka dëgjuar prej gurëve, objekteve dhe drurëve dhe prej atyre që Allahu ka caktuar të bëjnë haxhillëkun deri në ditën e Kiametit, e kanë thënë lebbejk(e) Allahumme lebbejk(e). Këtë e përmend Ibën kethiri nga Ibën Abasi, Muxhahidi, Said b. Xhubejri dhe tjerë nga Selefi. Allahu e di më së miri.

Pyetje: Kur është bërë farz haxhillëku dhe a mjafton vetëm një herë ta bësh për të përmbushur obligimin?

Përgjigje: Rreth vitit se kur është bërë farz haxhi, ka disa thënie, por më e vërteta është në vitin e nëntë. Edhe Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem e ka bërë haxhin vetëm një herë. Haxhi është obligim për çdo mysliman të moshërritur dhe të shëndoshë, që ka mundësi materiale dhe shëndetësore. Nëse nuk ka mundësi të shkojë në haxhillëk për shkaqe shëndetësore, por ka mundësi material obligohet të dërgojë ndonjërin nga besimtarët bedel në vend të tij. Allahu e ka obliguar haxhillëkun me mundësi dhe ka thënë: “Për hir të Allahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi për tek ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton); Allahu nuk është i nevojshëm për (ibadetin që e bëjnë) njerëzit.” Ali Imran 97

Ebu Hurejra radijAllahu anhu ka thënë se i dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka mbajtur një fjalim (hytbe) ku ka thënë: Allahu i madhëruar ua ka obliguar juve haxhillëkun, andaj bëjeni atë! Një njeri i tha: A çdo vit o i dërguar i Allahut? Pejgamberi heshti derisa ai e përsëriti pyetjen, e pastaj tha: Po të kisha thënë “po” do të ishte obligim për çdo vit, a ju nuk do të mundeshit. Pastaj tha: Më lini aty ku po ju lë unë, se janë shkatërruar ata që ishin para jush duke parashtruar shumë pyetje dhe kundërshto heshin në pejgamberet e tyre, kur t’ju

urdh ëroj për ndonjë gjë, zbatojeni aq sa keni mun dësi, a kur t’u ndaloj nga ndonjë gjë, lëreni atë! Shënon Muslimi

Pyetje: Në ajetin ku përmendet obligimi për Haxhillëk, ceket mundësia. Na tregoni se çfarë ngërthen “mundësia” në atë ajet?

Përgjigje: “Mundësia” e përmendur në ajet realizohet kur përmbushet gjendja e mirë shëndetësore, pasuria për të shkuar dhe për t’u kthyer si dhe rruga e sigurt. Sa i përket shëndetit, është hadithi I Ibën Abasit radijAllahu anhu: Një grua nga fisi Hath’am i është drejtuar Pejgambe rit salAllahu alejhi ue selem duke I thënë: O i dërguar i Allahut, babin tim e ka arritur farzi i haxhillëkut në pleqëri të the llë, nuk po mundet më të qëndrojë mbi kafshën e udhëtimit. A të bëj haxhin në vend të tij. Pejgamberi i tha: bëje haxhin për të. Mutefekun alejhi

Përsa i përket pasurisë për në udhëtim dhe për ata që lë në shtëpi, është hadithi i Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem: mjafton mëkat për njeriun të humbë racionin e atij që e ka në kujdes. Përsa i përket sigurisë së rrugës, duhet patjetër të jetë e rruga e sigurt, sepse të marrësh rrugë ku nuk ka siguri është dëm dhe kjo është e ndaluar fetarisht.

Pyetje: Haxhillëku, në përgjithësi është vështirë ta bëjnë njerëzit shpesh, dhe ka raste të tilla sa mezi arrijnë ta bën një herë. Për këtë shkak na intereson se cila janë gjërat që e prishin haxhillëkun për të pasur kujdes që mos të biem në ato gjëra. Allahu ju shpërbleftë.

Përgjigje: Haxhillëkun e prishin:

1. Marrëdhëniet seksuale, nëse bëhen përpara hedhjes së guralecëve të akabes (xhemreja e madhe), por nëse është pas hedhjes së guralecëve të akabes dhe pas tavafit ifada, nuk prishet haxhi edhe pse me këtë veprim bën mëkat.

2. Lënia e njërës apo më tepër rukneve (shtyllave) të haxhillëkut. Ato janë: 1. Nijeti, 2. Qëndrimi në Arafat, 3. Tavafi ifada, 4. S’aji në mes safasë dhe Merves.

Kurbani

Pyetje: Cfarë dispozite ka në fenë islame për kurbanin në Kurban Bajram?

Përgjigje: Mes gjithë thënieve të dijetarëve që janë thënë në lidhje me kurbanin në Kurban Bajram është se e ka dispozitën e vaxhibit (obligative) për atë që ka mundësi pasi që Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Kush ka mundësi (të therë kurban), e nuk ther, mos të na afrohet në musal-la (vend-falja e Bajramit)!“ (Hasen, shënon Ibn Maxhe)

Muhafef b. Selim ka thënë se kanë qenë në Arafat te Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem duke qëndruar në këmbë ku tha: O ju njerëz, çdo familje e ka obligim për çdo vit (të therë) kurban dhe atire. A e dini se ç’është atire? Ajo që njerëzit e quajnë rexhebije. Mirëpo, atireja është shfuqizuar e ka mbetur kurbani.

Xhundub b. Su El-Bexheli tregon se ka qenë me të Dërguarin e Allahut salAllahu alejhi ue selem ditën e Kurbanit ku Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: Kush ther para se të falë (bajramin), le ta përsërisë në vendin e saj një tjetër, e kush nuk ka therur ende, le të therë tani! Mutefekun alejhi

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

Mbarësojini fëmijët tuaj me lutje (2/2)

Email Shtyp pdf

Nëse e analizojmë hadithin e të Dërguarit, salAllahu alejhi ue selem: “Zemrat e robërve janë mes gishtave të Mëshiruesit, i rrotullon ato (zemrat) si dëshiron”, do ta kuptojmë rëndësinë e lutjes dhe përulësisë gjatë saj për mbarësimin e fëmijëve tanë. Allahu është i vetmi që i drejton zemrat, që udhëzon krijesat në rrugën e drejtë, dhe jo rastësisht i Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, brenda njëzet e katër orëve më tepër se shtatëdhjetë here bënte këtë lutje: O Zoti im, Ti që I rrotullon zemrat, forcoje zemrën time në fenë Tënde.

Në vijim të shohim se si lutja ishte zgjidhje për shumë nga sëmundjet dhe problemet e ndërlikuara pedagogjike dhe edukative, te të parët tanë të mirë, Allahu qoftë i kënaqur me ta. اështjet e edukimit, siç mendojnë disa, në atë

periudhë nuk kalonin pa probleme. Edhe ato gjenerata të zgjedhura ballafaqoheshin me vështirësi të shumta gjatë edukimit dhe mbarësimit të fëmijëve, probleme të cilat ata i tejkaluan me lutje për të cilën është  thënë:

Lutjes me të cilën lutesh për të vegjlit, do t’ia shohësh ndikimin kur të

rriten.

Mu’avije ibën Kurre tregon: Kur më lindi djali, të cilin e emërova Ijas, shtrova një darkë për disa as’habë të Resulullahit, salAllahu alejhi ue selem, të cilët u lutën për djalin tim.

Pasi i kryen lutjet u thash: Ju e bëtë duan tuaj tani unë do bëj dua e ju thoni amin.

Pastaj u luta shumë gjatë për djalin tim, që të jetë I dalluar në fe dhe në mendje. Edhe sot I shoh gjurmët e asaj duaje.

Lutja e Fudajl ibën Ijadit për djalin e tij.

Fudajl b. Ijadi, tabi’ini i njohur, kishte një djalë për edukimin e të cilit u angazhua shumë. Shpresonte se ai do të rritet si një i ri i dalluar me mençuri, devotshmëri dhe modesti. Kur edukimi I djalit iu vështirësua, bëri këtë lutje: O Allahu im, unë u mundova ta edukoj djalin tim Aliun por nuk pata sukses, Të lutem ta edukosh në vend timin... Me këtë problem ballafaqohen shumë nga prindërit e kohës së sotme. Ata angazhohen me gjitha mjetet që kanë për t’i edukuar fëmijët e tyre por shumë prej tyre nuk arrijnë në ndonjë sukses. Një realitet i tillë nuk e dëshpëroi Fudajlin, I cili në përulësi ngriti duart lart dhe iu drejtua me lutje Zotit të gjithësisë dhe Allahu ia pranoi lutjen. Aliu i biri I Fudajlit u bë imam në dije dhe prijës në devotshmëri. Imam Nesaiu thoshte: I besueshmi, besniku. Hatib

Bagdadi thoshte: Ishte në shkallë të lartë të modestisë. Ibën Mubareku duke e

lavdëruar thoshte: Njeriu më i mirë është Fudajl ibën Ijadi, por më i mirë se ai

është djali i tij Aliu. Sufjani I biri i Ujejnes, duke folur për devotshmërinë e tij tha: Nuk kam parë njerëz më të devotshëm se Fudajli dhe I biri i tij. Djaloshi i padëgjueshëm u shndërrua në ndihmës i mire për të atin, në devotshmëri,

asketizëm dhe modesti. Së bashku shkonin në xhami, në haxhillëk dhe kryenin vepra të mira. Faleshin natën e agjëronin ditën. Kështu vazhdoi lidhja mes prindit dhe të birit derisa erdh dita e premtuar e ndarjes. Aliu, i biri i Fudajlit u nda nga jeta në vitin 183 pas hixhretit. Djali, i cili ndërroi jetë, i mungonte shumë të atit, i

cili pas vdekjes, e kujtonte me këto fjalë: Një ditë Aliu më tha: Kërko nga Ai që na

bashkoi në dynja të na bashkojë në ahiret dhe pastaj qau. I dashuri im, vazhdoi Fudajli, Allahu të shpërbleftë për ndihmën tënde ndaj meje. Fudajli u nda nga jeta e kësaj bote në vitin 187 pas hixhretit.

Lutja si ndihmë gjatë mësimit:

Selim b. Ejub b. Selim, duke folur për fëmijërinë e tij rrëfen: Jetoja në qytetin Rejj dhe kur shkova në mejtep tek mësuesi i Kur’anit ai kërkoi prej meje ta lexoj suren El Fatiha, gjë që s’munda ta bëj sepse fillova të belbëzoj. Mualimi më pyeti: A ke nënë?Thash: Po. Më tha: Le të lutet për ty, që të bëhesh dijetar dhe lexues i Kur’anit. E ëma ime ashtu veproi. Pas pak kohë u shpërngulëm në Bagdad ku mësova dhe arrita suksese në mësim. Kur pas një kohë të gjatë u ktheva në Rejj, gjatë ligjëratës që e mbaja në xhami hyri mësuesi i Kur’anit, i cili s’më njihte. Më përshëndeti dhe tha: duhet shumë kohë për t’i mësuar këto gjëra.

Desha t’ia përsëris këshillën që ma dha vite më parë, por u turpërova...

Pse të mos e ndjekim këtë shembull nga historia e të lutemi për fëmijët tanë,

që Allahu t’ua lehtësojë kuptimin, vramendjen, mësimin, provimet...

Allahu sundon me gjithësinë dhe është I Gjithëfuqishëm, ju e dini apo e keni

harruar këtë fakt.

Lutja e prindërve si shkak për faljen e mëkateve:

Kur’ani na rrëfen për ndodhinë e Jakubit, alejhi selam, më fëmijët e tij në suren Jusuf. Kur ata u penduan për padrejtësinë që i kishin bërë Jusufit, pendimin e tyre e plotësuan duke kërkuar prej të atit të bënte dua për ta: Ata thanë: “O ati ynë, lutu për ne që të na falen mëkatet tona, se me të vërtetë ne kemi qenë fajtorë!” “Më vonë do t’ia kërkoj Zotit tim faljen tuaj”, tha ai (Jakubi), se vërtet, Ai është që falë, është mëshirues (Jusuf, 97-98). Në një koment të këtij ajeti thuhet se ai këtë lutje e ka vonuar për kohën e syfyrit, kohën në të cilën lutjet pranohen.

Të lutesh kundër fëmijëve është në krye të listës së ndalesave gjatë

Edukimit

I Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, e ka alarmuar rrezikun e kësaj vepre. Xhabiri, i biri i Abdullahut, radijAllahu anhuma, rrëfen: i Dërguari I Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Mos bëni lutje kundër vetes, mos bën  lutje kundër fëmijëve, mos bëni lutje kundër shërbëtorëve, mos bëni lutje kundër pasurisë suaj dhe që të ndodhë që ato t’i bëni në kohë kur Allahu i pranon lutjet dhe ato (lutje kundër personave dhe gjërave të numëruara) të realizohen” (Transmeton Muslimi). Një njeri erdhi tek Abdullah b. Mubareku dhe u ankua nga mosbindja dhe rebelimi I fëmijës së tij. Ibën Mubareku e pyeti, a kë bë lutje kundër tij? Tha: Po. Ibën Mubareku tha: Ti e ke prishur. Në fund, të respektuar nëna dhe baballarë,

Gabimet e fëmijëve tanë kanë nevojë për durim dhe lutje. Kur themi lutje, nuk e kemi fjalën për lutjen që bëhet një ose disa herë. Për t’i parë efektet, lutjet duhet të bëhen me vazhdimësi, ditën dhe natën, publikisht apo larg syve të gjindes. Asnjëherë nuk duhet të humbasim shpresën dhe as duhet të nxitojmë për përgjigjen e lutjes së bërë. Ndoshta përgjigja e lutjes do të vijë pas muaj e vitesh të përpikërisë në lutje. Imam Dhehebiu prej tabi’init të njohur Meurek El Ixhli transmeton të ketë thënë: Njëzet vjet lutesha për një gjë dhe lutja nuk mu pranua, por unë asnjëherë nuk u mërzita nga lutja.

Ne duhet të trokasim në dyert e qiellit, duke bërë dua për fëmijët tanë, për përmirësimin e tyre, për përmirësimin e gjendjes së tyre, për shpëtimin e tyre në dynja dhe ahiret. T’i çojmë duart lart për fëmijët tanë, për ata që shpresojmë të jenë prehje e syve tanë në botën kalimtare dhe në kënaqësitë e amshueshmërisë.

 

Sehar SHEIR

Përktheu: Talha Kurtishi

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

Fëmija yt, si të sheh...

Email Shtyp pdf

Vërtet je njeri i këndshëm, i dashur te njerëzit, ke moral të lartë, nuk je i vrazhdë dhe nuk ke zemër të ngurtë që njerëzit të largohen prej teje. Ndoshta nuk je ashtu çdoherë, mirëpo ajo që më tepërmi shihet te ti është morali i lartë. Teksa je duke ndenjur, I angazhuar me letrat përpara, te fëmija yt vëren një shenjë të frikës, druajtjes dhe kujdesit... si të ishte ndonjë lepur i vogël që ka frikë nga kthetrat e shqiponjës, që në këtë rast je ti! I fsheh duart mbrapa... ndërsa ti me kokën lart, si shqiponja që gjeti gjahun, e pyet me habi: ا’ke o bir?! Ai dridhet nga frika dhe e hedh atë që fshihte, që ta shtyjë pastaj me këmbë mbrapa, për ta larguar nga sytë e tu...

Asgjë, jo babi asgjë... Si asgjë, je duke fshehur diçka, fol ç’është ajo?

V-Allahi nuk jam duke fshehur asgjë babi... Mos u beto rrejshëm se Allahu nuk I do rrenacakët... Gjatë muhabetit “s’ka gjë” - “ka diçka” ngrihesh prej punëve tua për të parë se ç’ishte ajo që gjuajti dhe vëren se paska qenë një copë buke... اuditesh nga kjo sjellje, ndjen keqardhje, s’di si të veprosh... ndërsa atë e lëshojnë këmbët... nuk di se çfarë dënimi e pret...

Por ajo është vetëm një copë buke, pse e fsheh nga unë...

Nuk fsheha asgjë... Si jo, bile u mundove të ikësh nga unë...

Shtanget fëmija yt dhe tashmë thuajse nuk kupton asgjë, ndërsa ti... s’je duke kuptuar asgjë më shumë se fëmija yt është i gatshëm të fshehë prej teje çdo gjë, e madhe qoftë a e vogël. Ajo që edhe më shumë ta shton dhembjen është fakti se kjo nuk ishte hera e parë, as e dyta, as e treta, madje nuk do të jetë as e fundit... normalisht, po qe se nuk e marrim këtë punë seriozisht...

Ti e njeh vetveten mirë dhe je i bindur se nuk ke qenë aq i ashpër që do bënte fëmijën tënd të frikësohej sa herë të të shihte... dhe pyet veten: Pse frikohet nga unë? Pse më gënjen? Pse fsheh nga unë çdo gjë? Në disa raste je munduar t’ia bësh të qartë se gabimet që bën nuk janë aq të mëdha për të merituar dënime, andaj nuk ka nevojë për frikë... por, prapë se prapë ai dridhet, frikohet dhe gënjen... thuajse nuk ke dhënë asnjë mund për t’i sqaruar çka është në rregull

dhe çka nuk është... Mirë lexues i nderuar, ndoshta së bashku mund të mësojmë shkakun pse fëmija yt ka këtë sjellje të çuditshme.

Kjo ka të bëjë me natyrshmërinë të cilën ne e kultivojmë në shpirtrat e fëmijëve tanë. Madje, vetë botëkuptimi yt për bashkëveprim me të tjerët është i njëjtë. Të flasim për disa raste që të ndodhin gjatë ditës dhe pastaj të bëjmë krahasime.

Ka prej njerëzve syresh me të cilët mund të flasësh, madje t’ia zbulosh edhe

gabimet tua me plot rehati, duke mos ndierë asnjë frikë prej tyre e as që pret ndonjë kundërshtim... prandaj atyre njerëzve ua thua të gjitha, gjerë e gjatë, pa trembje dhe pa frikë dhe pa llogaritur se mendimi i tij do jetë i njëjtë apo jo.

Ndërsa ka të tjerë, me të cilët thuajse nuk mund të bësh asnjë muhabet, madje do të kishe dëshirë që vazhdimisht të punosh larg syve të tyre, kur ata kalojnë pranë, ti e ndërpret punën, bile mund të ngushtohesh aq shumë prej tyre, saqë djathin ta kthesh në raftet e supermarketit, sepse ai edhe dje të ka parë se ti bleve disa kilogramë djathë, dhe tani do të pyesë: pse po blen prapë, mos bën harxhime të tepërta etj.

E pastaj ti detyrohesh t’i tregosh se fëmija duke lozur nëpër shtëpi e ka thyer enën dhe djathi ra përtokë dhe u detyruam ta hedhim... që pastaj ky të vazhdojë prapë me këshillat e tij se fëmijën duhet ta edukosh më mirë që t’i respektojë të

mirat dhe bereqetin që na e ka dhënë Allahu!!

Kujto pra njerëzit që i ke takuar dhe çfarë përshtypjesh të kanë lënë, me sa prej tyre ndarja është më e mirë!? Njeriu që nuk të ka kundërshtuar asnjëherë, mendimi i tij ndikon te ti, saqë mund ta pranosh edhe si mendim personal. Pra,

kur ky njeri të kundërshton, mendimin e tij e merr seriozisht dhe këtë mendim të

tij s’e nënçmon, sepse ai ka reaguar vetëm pse ka parë te ti gabim të madh, i

cili nuk mund të anashkalohet. Ndërsa ai tjetri, i cili të mërzit me kundërshtimet e

tij, ai vetëm shton largimin tënd prej tij dhe mendimeve të tij, madje të bën të ndihesh që nëse ti I pranon këshillat e tij, do të sëmuresh me sëmundjen e

rëndë që është i “sëmurë” edhe ai. Ky është realiteti I shpirtit të njerëzimit, sipas

të cilit janë krijuar. Ato krenohen edhe kur janë në gabim. Këto janë të njëjtat

cilësi, të cilat edhe fëmijët tanë i bartin në vetvete, sikurse ne...

Nga kjo, dikush mund të përfundojë se unë jam duke kërkuar që mos të ndalojmë

prej të këqijave, se unë jam duke kërkuar prej baballarëve që t’i lënë fëmijët e tyre ashtu si të duan vetë fëmijët, të thyejnë, të vjedhin dhe të bëjnë çdo gjë që dëshirojnë!

Jo, këtë e kundërshtoj dhe pyes: Ky fëmijë, a i ka dëgjuar prindërit me vëmendje? Si është puna me ato gabime që vijnë si rezultat i qortimeve dhe nënçmimeve të shumta? Gënjeshtra, hile e shumë sjellje tjera të ulëta. Për shumë adoleshentë, baballarët e tyre nuk dinë më shumë se ata janë djem të tyre dhe një ditë prej ditëve ishin të “gjunjëzuar” para prindërve, ndërsa sot

janë bërë të fortë dhe të lodhshëm...

Unë kërkoj prej të gjithë neve që të ndërrojmë mendimin tonë për fëmijët tanë, ta braktisim metodën e qortimit, nënçmimit dhe kërcënimit - metoda të cilat i kemi bërë zakon t’i përdorim gjatë gjithë ditës, të shikojmë mes gishtave për disa gabime të vogla, të cilat mund t’I kapërdijmë, dhe për të tjera të cilat assesi nuk përmirësohen me qortim e nënçmim.

Pra, të mundohemi të gjejmë metoda tjera për shërimin e këtyre gjërave dhe t’ua mundësojmë ndjenjën se shtëpia është siguri dhe rehati, prandaj o fëmijë të mi, mos kërkoni ambient më të mirë sesa në shtëpinë tuaj, mos kërkoni veshë që do t’ju dëgjojnë më shumë sesa veshët e prindërve tu dhe kur të keni nevojë për ndonjë udhëzim, mos mendoni se mund t’ju udhëzojë dikush më mirë se baballarët tuaj.

“O Zot na jep gra dhe fëmijë, me të cilët do të na kënaqet syri, dhe na bëj të parit e devotshmëve”.

Përktheu: Omer BERISHA

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

Faqe 1 nga 2