
Tërësia e fakteve e ngjarjeve dhe e dukurive të rëndësishme e të lidhura ndërmjet tyre, që i përkasin së kaluarës së një populli, të një grupi shoqëror a të gjithë njerëzimit është histori. Ose shkenca që studion lindjen e zhvillimin e shoqërisë njerëzore, të një populli etj.
Qëllimi i historisë nuk është vetëm të studiohet ajo verbërisht, por të njihet e kaluara për ta ndërtuar të ardhmen, duke vazhduar apo jetësuar anët pozitive dhe duke mënjanuar anët negative të praktikave të mëhershme. Duhet mbajtur parasysh se, nuk është e thënë që çdo njeri të jetë në gjendje të kuptojë historinë dhe vlerësojë ndodhitë e ndryshme të zhvillimit të njerëzimit. Historia është ndriçuar shpesh nga All-llahu, përmes ndërhyrjes me profetë të njëpasnjëshëm ose duke reaguar me shpallje ndaj gabimeve të njerëzve në vendosjen e themeleve të analeve të historisë. Atë nuk mund ta bëjnë njerëzit e rëndomtë, e sidomos historianët, që mund të kenë qenë në shërbim të interesave të të tjerëve, qoftë me vetëdije apo pa vetëdije.

2008 






