Përditësimi i fundit10:39:42 PM GMT

Albislam RSS
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
Tani je te: Revista 2008 Korrik (Nr.60)

2008 (Nr.60)

TË JESH MIRËNJOHËS

Email Shtyp pdf

TË JESH MIRËNJOHËS

Vetëm mendjemadhi shtiret se nuk ka nevojë për ndihmën e askujt dhe kësisoj të gjitha të mirat ia përshkruan vetvetes dhe për të këqijat fajëson të gjithë ata që ka pranë. Ndërsa ai që zotëron edhe tiparet më të vogla njerëzore, të mos flasim për tiparet e një besimtari të denjë, për çdo sukses që arrin dhe për çdo të mirë që përjeton, të cilat mbase i ka fituar pas një mundi të madh personal, ky njeri mundohet të shprehë mirënjohjen dhe falënderimin ndaj atij që e ka ndihmuar. Iu drejtohet ndihmëtarëve me falënderim dhe Ndihmëtarit të vërtetë në veçanti. Myslimani është i bindur se Allahu është Ai që ia jep përkrahjen robërve të Vet në çdo punë të mbarë, Ai jep ndihmën e Tij aq sa kanë merituar, por shpeshherë jep edhe më shumë se kanë merituar. Jep më shumë, sepse mëshira e Tij ka tejkaluar zemërimin e Tij dhe se punët e mbara ka marrë përsipër t’i ndihmojë. Ai ka thënë: “Gjithsesi, Allahu e ndihmon këdo që e ndihmon Atë”.

Mirënjohja dhe falënderimi çdoherë mbetet cilësi e theksuar e besimtarit dhe këtu s’kemi pse të habitemi kur kemi parasysh se gjatë natës dhe ditës, me dhjetëra herë lexojmë: “elhamdu lilahi rabbil alemin – Falënderimi dhe lavdërimi i takon Allahut” dhe kësisoj mësohet shpirti ynë që të shprehi mirënjohjen ndaj secilit që na jep edhe përkrahjen më të vogël.

Prandaj, nëse dëgjojmë se një besimtar thotë: “Kush ma mëson një shkronjë jam i gatshëm të bëhem rob i tij” nuk habitemi, sepse besimtarët njohin madhështinë e dijes dhe kuptojnë rëndësinë e të qenit besimtar i mirë. Prandaj ai që bëhet shkak që e mira të jetë e qartë, duhet falënderuar dhe respektuar. Në revistën tonë, një gjë të tillë e kanë mundësuar dhe po e mundësojnë shkrimet dhe punimet e hoxhallarëve, që ju të nderuar lexues i lexoni në çdo numër të revistës. Allahu i shpërbleftë dhe ua shtoftë dijen, mirësinë dhe sinqeritetin.

Jo më pak, falënderimin dhe mirënjohjen tonë e meritoni edhe ju lexues të nderuar, të cilët – pas Allahut – e ndihmoni këtë revistë në mënyra të ndryshme, duke filluar nga leximi i punimeve e deri te abonimet dhe donacionet e sinqerta. Madje, çdo ndryshim që vëreni nga ky numër është bërë edhe me ndihmën tuaj, të cilët me anë të plotësimit të pyetësorit që ua kemi dërguar, na treguat sa kishim punuar dhe si duhet punuar edhe më mirë. Shpresojmë që kjo lidhje të bëhet edhe më e fortë në të ardhmen, sepse duhet të bëhemi edhe më të mirë, apo jo?

Ah, mos të harrojmë të shprehim mirënjohjen edhe ndaj MPB të RM-s, të cilët na bastisën zyrat dhe deshën të na pengojnë nga puna, por na duhet të themi se kjo na e shtoi edhe më shumë vullnetin për të punuar. Pasi jam mirënjohës do të lutem sinqerisht që edhe atyre t’u shfaqet e vërteta, si e vërtetë me qëllim që ta pasojnë dhe e pavërteta t’u shfaqet si e tillë, me qëllim që sa më lehtë ta braktisin atë.

Ju urojmë lexim të këndshëm në revistën tuaj dhe tonën njëkohësisht dhe ju porosis që motoja jonë për mirënjohjen le të jenë fjalët e Muhamedit, paqja e lavdërimi qofshin mbi të: “Shfaqja e dhuntive të Allahut është mirënjohje dhe fshehja e tyre është mohim. Ai që nuk falënderon për pak, nuk di të falënderojë as për shumë. Ai që nuk falënderon njerëzit, nuk di të falënderojë as Allahun. Bashkimi është bereqet ndërsa ndarja është dënim”.

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

Përballja me misionarizmin e krishterë

Email Shtyp pdf

Përballja me misionarizmin e krishterë

Krishterizimi i muslimanëve, qëllimet dhe rrugët e tij

Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi vulën e profetëve, Muhamedin, familjen e tij të nderuar, shokët e tij besnikë dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

Raundi i fundit i shekullarëve në Turqi

Email Shtyp pdf

Raundi i fundit i shekullarëve në Turqi

Çështja e shamisë në Turqi u zgjerua dhe u thellua më shumë se sa të jetë thjesht një çështje kushtetuese, ligjore ose politike.

Raundi i fundit i shekullarëve nuk do të jetë në favor të tyre, pasi pyetja thelbësore nga pikëpamja historike nuk kufizohet në faktin se një vajzë muslimane do të hyjë në universitet me shami ose do të pengohet nga arsimimi, specializimi dhe pjesëmarrja në procesin e zhvillimit, ndërtimit dhe përparimit?

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

AMERIKA: REBELE NDAJ DEMOKRACISË

Email Shtyp pdf

AMERIKA: REBELE NDAJ DEMOKRACISË

Dihet se grekët e vjetër ishin ata që themeluan ideologjinë e demokracisë, në veçanti Platoni në librin e tij “Republika” dhe Aristoteli në librin e tij “Ligjet”. Demokracia greke mbështetet mbi parimin se populli qeveris vetveten nëpërmjet të zgjedhurve në parlament. Kjo lloj demokracie u zbatua në qytetet e vjetra të grekëve, siç janë kryesisht Athina dhe pastaj Sparta. 

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

Sqarime rreth rregullit: Kush nuk i thotë qafirit qafir, ai është qafir

Email Shtyp pdf

Sqarime rreth rregullit: Kush nuk i thotë qafirit qafir, ai është qafir

Falënderimi i plotë i takon Allahut, salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, mbi familjen dhe shokët e tij…

Padyshim që shirku është mëkati më i madh që kryhet ndaj Allahut të Lartësuar, ai është mëkati i vetëm, i cili pronarin e tij e bën të përhershëm në zjarr nëse vdes pa u penduar. 

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

Faqe 1 nga 3