Përditësimi i fundit07:17:00 PM GMT

Albislam RSS
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
Tani je te: Revista 2008 Maj (Nr.58)

2008 (Nr.58)

Votimet, mes dëmit dhe dobisë

Email Shtyp pdf

Votimet, mes dëmit dhe dobisë

Si zakonisht, kur afrohet koha e votimeve dhe e zgjedhjeve, në vende të ndryshme të myslimanëve nisin edhe debatet rreth qëndrimit të shëndoshë në lidhje me këto procese; dikush mban qëndrim refuzues, madje, kategorik ndaj tyre, duke i etiketuar me mosbesim të secilit që përkrah pjesëmarrjen në këto procese, të tjerët zhyten tërësisht në këto procese dhe harrohen në aksion dhe i shmangen qëllimit, kurse të tjerët mundohen të jenë të përpiktë dhe të mundohen që qëndrimin e tyre rreth këtyre fenomeneve ta ndërtojnë në bazë të vlerësimit të interesit të myslimanëve në këto procese.

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

Të jetuarit mes fatit, rrethanave dhe iniciativës

Email Shtyp pdf

Të jetuarit mes fatit, rrethanave dhe iniciativës

Derisa i shikojmë njerëzit se si ballafaqohen me dallgët e jetës, vërejmë se disa syresh jetën e konsiderojnë thjeshtë një fat i cili i ka goditur dhe ata, në paaftësi për tu orientuar kah ajo që për problemet e tyre do të ishte zgjidhje dhe për vështirësitë rrugëdalje, pajtohen me atë fat duke menduar se kështu duhet të jetë dunjaja. Disa të tjerë, jetën nuk e kuptojnë ndryshe përveçse si rrethana, në vorbullën e të cilave ata kanë pikur nga kush e di ku dhe e vetmja gjë që u mbetet është të aklimatizohen me ato rrethana. 

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

MUSLIMANËT DHE “FITNA”

Email Shtyp pdf

MUSLIMANËT DHE “FITNA”

Fitna” është një film i poshtër, Kur’ani është i mbrojtur nga Allahu, por cila është detyra e myslimanëve? - Mbrojtje dhe pastrim i Kur’anit Famëlartë nga supozimet e pavërteta të politikanit holandez

Bismilahir Rahmanir Rahim

Lavd-falënderimi i takon Zotit të botëve, përfundimi i mirë është për njerëzit e devotshëm dhe armiqësi nuk shprehim ndaj askujt përpos se ndaj zullumqarëve, ndërsa paqja e lavdërimi qofshin për pejgamberin tonë Muhamedin, por edhe për të gjithë pejgamberët e tjerë, për familjen e secilit prej tyre, për shokët e tyre dhe për të gjithë që ecin në rrugën e tyre.

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

Mbrëmja e maturës - “Maturomania”

Email Shtyp pdf

Mbrëmja e maturës - “Maturomania”

Po kthehesha nga shkolla për në shtëpi. Kishte rënë muzgu i mbrëmjes. Dielli kishte skuqur horizontin e dukej që kupa e qiellit do të merrte flakë. Majat e kodrave përshëndeteshin përfundimisht për atë ditë me rrezet e tij e qytetit i falnin hijen e tyre, për të paralajmëruar ardhjen e natës me terrin e zi. Gumëzhinte rruga kryesore me trafik të dendur, dëgjohej sirena e ndonjë veture që trembte laraskat mbi degët e blirëve në trotuare; nguteshin njerëzit sikur të kishte ndodhur diçka e qendra i ngjante zgjoit të bletëve. Ajri ishte i lehtë si një vello që valëvitet me tundjen e së cilës prishej qetësia e gjetheve të drunjve të mbjellë përskaj rrugës.

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

KTHIMI I FUNDIT

Email Shtyp pdf

KTHIMI I FUNDIT

Në vazhdim do të shpalosim letrën e Policit dërguar një Dijetari Islam, i cili përveç përshkrimeve të ndodhive, kishte shtuar se ato ishin bërë shkaktar kryesor që ai t’i kthehet rrugës së Allahut. Në letrën e tij kishte thënë: Shikimi i aksidenteve të ndryshme dhe viktimat e përfshira ishin gjëra të zakonshme në jetën time të përditshme, mirëpo një incident ishte krejtësisht i ndryshëm dhe dallonte nga të tjerët.

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

Faqe 1 nga 2