Përditësimi i fundit07:17:00 PM GMT

Albislam RSS
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
Tani je te: Revista 2008 Shkurt (Nr.55) Artikuj KTHEJANI XHAMIVE POZITËN E TYRE

KTHEJANI XHAMIVE POZITËN E TYRE

Email Shtyp pdf
KTHEJANI XHAMIVE POZITËN E  TYRE

Falënderimi i takon Allahut,Zotit të gjithë botrave i Cili urdhëroi në nxitim për punë të mira dhe qortoi nga humbja e kohëve dhe viteve, dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt tjetër pos All-llahut  i Cili është Një i pashoq në rububijen dhe uluhijen e Tij dhe i pashoq në emrat dhe cilësitë e Tij, po ashtu dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij, i cili inkurajoj në nxitim për prani në bashkim dhe shoqëri, lavdërimet e Allahut qofshin mbi te,familjen dhe shokët e tij të cilët garuan  në vepra të mira.

Allahu subhanehu ve teala thotë: "Nxitoni drejt faljes nga Zoti juaj dhe xhenetit të gjerë sa qielli dhe toka, i cili është përgatitur për ata që besuan Allahun dhe të dërguarit e Tij. Kjo është mirësi që Allahu ia jep kujt të dojë, Ai është bamirës i madh". (Hadid 21)

Dijeni se kohët dhe vitet kalojnë, ai që frikohet bën gatishmëri, e ai që bën gatishmëri arin në vendin e duhur, vërtet malli i Allahut është i shtrenjtë e malli i Allahut është xheneti, e xheneti nuk arrihet me shpresa  as për nderë të prejardhjes, as me veprën e baballarëve dhe gjyshërve, e as me shumë pasuri dhe fëmijë, Allahu thotë:  “Nuk është as pasuria juaj, e as fëmijët tuaj ajo që ju afron pranë Nesh, është vetëm besimi dhe veprat e mira; të tillët shpërblehen shumëfish për atë që vepruan dhe ata janë në dhoma të larta të shpëtuar”. (Sebe 37).

Ai i cili është i ngadalshëm në veprën e tij nuk mund të shpejtohen pasardhësit e tij, xheneti është për atë i cili besoi dhe bëri vepra të mira edhe në qoftë se është habesh(romak) dhe xhehenemi është për etë i cili i bëri kufër(mosbesim) Allahut edhe në qoftë se është i nderuar kureshit.

Ne shikojmë shumë prej atyre që janë përtac në veprat e mira dhe aktiv në kërkimin e kësaj bote dhe zgjerohen në sakrifikimin e vetës në atë që dëshirojnë.

Të marrim një shembuj sa i përket lidhjes së shumë prej njerëzve me xhamit dhe pranin e tyre në ditën e xhuma dhe me xhemat.

Shohim shumë prej atyre që jetojnë rreth xhamive e nuk hyn në te e as që dinë se çka ka në te, janë përreth xhamive me shtëpitë e tyre kurse larg me zemrat e tyre, e kjo aludon për besimin e tyre të dobët apo për mos ekzistimin e saj, për arsye  se ngjallimi i xhamive bëhet me namaz dhe  ibadet, Allahu thotë:  “E drejtë e përkujdesjes së xhamive të All-llahut është vetëm e atij që i ka besuar All-llahut dhe ditës së mbramë e që e falë namazin, jep zeqatin e nuk i frikësohet askujt pos All-llahut. Të tillët do të jenë të udhëzuarit (në rrugën e drejtë)”.

Muhamedi alejhi selam thotë:Nëse shikoni një njeri i cili ka bërë traditë xhamit dëshmoni për besimin e tij. Dhe lexoi ajetin e lartpërmendur.

I shikon këta, i mbushin tregjet dhe ushqehen me furnizime e nuk drejtohen drejt xhamive që të marrin pjesë me myslimanët  në kryerjen e ceremonive fetare, Allahu thotë:  “Ata i ka nënshtruar djalli dhe ua ka qitur në harresë porositë e All-llahut. Ata janë shoqëri e djallit, e dijeni se ithtarët e djallit janë më të dëshpëruarit”. (Muxhadele 19).

Ia ndaluan vetës shpërblimin e të ecurit deri në xhami dhe të mirat që janë në te, shlyerjen e mëkateve dhe kështu mbetën mëkatet në qafët e tyre.

Disa tjerë, të cilët janë shumë, vijnë në xhami  me përtaci dhe molisje dhe e kalojnë një kohë të pakët me lodhje dhe mërzi ,e shumë prej tyre kur dëgjojnë ikametin vijnë me shpejtësi dhe hynë në namaz jo të qetë.

Nuk ka pasur kujdes edukatën e hyrjes në xhami e as që ka vepruar me sunetin e Muhamedit alejhi selam ku thotë: Nëse e dëgjoni ikametin ecni duke qenë të qetë, atë që do ta arrini faleni dhe ajo që do t’iu kalon plotësoheni.

I ka ikur shpërblimi i të shkuarit në xhami dhe shpërblimi i pritjes së namazit , e Muhamedi alejhi selam na lajmëron se ai i cili ulet dhe pret namazin në xhami shpërblimi i tij është sikur ai i cili është në pozicion të luftës në rrugë të Allahut, dhe atij i shkruhet shpërblimi i atij që falë namaz derisa ai është duke prit namazin dhe melekët kërkojnë falje për atë.

Mirëpo sodë myezini e kryen ezanin dhe kalon një kohë e gjatë e në xhami nuk ka asnjë deri sa të fillon namazi e pastaj vijnë përtacët.

Vërtet mos prania në namaz sikur që humbë shpërblime të shumta gjithashtu ajo hapë derën e neglizhencës në namaz  dhe në fund të tërheqë deri në lërjen  e namazit me xhemat .

Tran.muslimi nga ebi seiid radijallahu anhu se Muhamedi alejhi selam shikoi në shokët e tij vonimin e namazit, tha: “Ecni përpara dhe më përcillni mua, ndërsa juve le t’ju përcjellin ata që keni mbrapa”.

Ky hadith tregon rrezikun e vonimit të pranis së  namazit me xhemat dhe se vonuesi  do të dënohet me vonimin e tij nga mëshira e Allahut ...dhe mjafton që vonimi është përngjasim me hipokritët për të cilët Allahu në kuran thotë: “Ata nuk e bëjnë ndryshe namazin, përveçse me përtaci”, po ashtu thotë: “...kur ata ngrihen për të falë namazin, ngrihen me përtaci”.

Besoj se këta nëse ju kalon me vonimin e tyre ndonjë lakmi prej lakmive të kësaj bote do të ishin me të parët  duke pritur orë të tëra pa u lodhur, e kjo ndodhë për shkak se kjo botë është më e dashur për ata se ahireti (bota e amshuar).

Xhamit e sodit janë bërë të lënura pas dore të mbyllura në shumicën e kohës , nuk hapet për pos disa minuta sa për t’u kryer namazi me shpejtësi.

Vërtet xhamit kanë filluar të ankohen për atë se të paktë janë ata që i kanë marr xhamit shprehi dhe se ka humbur burrat të cilët lavdërojnë Allahun në mëngjes dhe mbrëmje pa i shmangur tregtia apo shitblerja nga përmendja e Allahut,falja e namazit, dhënia e zekatit .

Vërtet xhamit kanë humbur  njerëzit të cilët qëndrojnë në xhami(itikaf) të cilët ndërtojnë xhamit gjatë natës dhe ditës me ruku dhe sexhde .

Më herët xhamit kanë qenë shtëpi për ibadet, akademi, vendtakim i myslimanëve, aty janë njoftuar dhe janë bashkuar mes vete, prej saj kanë përfituar përgatitje për ditën e gjykimit, dritën e besimit dhe bindje të fortë.

Zemrat e tyre kanë qenë të lidhura për xhamit dhe ato kanë qenë më të dashura për ata se shtëpitë dhe pasuria e tyre,kanë qëndruar gjatë në te pa u lodhur, shkuarja e shpeshtë nuk ka qenë ngarkesë për ata edhe nëse xhamia ka qenë në largësi, i kanë llogaritur hapat e tyre, kanë shfrytëzuar kohën e tyre dhe kanë nxituar që të shkojnë sa më herët në xhami.

Kjo ka qenë gjendja e selefit(të parëve) me xhamin, kurse sot është shtuar vonesa në xhamit, është pakësuar të qëndruarit në te ku me të cilën këtij umeti u kanë kaluar shumë të mira, është dobësuar pozita e xhamis në zemrën e shumë prej njerëzve, është pakësuar ndikimi i sajë dhe mu për këtë është paraqitur largësia janë thyer zemrat është shkëputur lidhja derisa fqinji nuk e njeh fqinjin e tij e as që dinë për gjendjen e tij. 

O robërit e Allahut keni frik Atë dhe kthejani xhamive pozitën e tyre në zemrat e juve, shkoni herët në xhami dhe shtone qëndrimin e juaj në te.

Muhammedi alejhi selam nxitë për ecje në xhami dhe qëndrim në te ashtu që të përkujtojmë.

Nga Ebu hurejre radijallahu anhu se Muhamedi alejhi selam thotë:Namazi i njeriut me xhemat shumëfishohet nga namazi i cili falet në shtëpinë apo në treg për njëzet e pesë gradë, nëse ai merë abdes dhe e përsos abdesin e tij, pastaj del vetëm për ta fal namazin, për çdo hapë që bënë i ngrihet një gradë dhe i shlyhet një gabim, e kur të  fal namazin melekët vazhdimisht luten për të duke thënë o Allah mëshiroje, ai konsiderohet se është në namaz derisa është duke pritur namazin. Tran. Buhariu

Tran.Maliku në Muveta: “Kush merr abdes dhe e përkryen abdesin pastaj del qëllimisht për në namaz ai është në namaz përderisa është është në atë qëllim. Atij i rregjsitrohet për një hap një e mirë dhe i shlyhet një e keqe me hapin tjetër. Kur të dëgjojë ndonjëri prej jush ikametin le të mos nxitojë sepse shpërblim më të madh ka ai i cili e ka shtëpinë më largë (nga xhamia). E pyetën: përse o Ebu Hurejre? U përgjigj: për shkak hapave të shumtë.”

Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi salallahu alejhi ve selam ka thënë: A doni t’ju udhëzoj kah një vepër me të cilën Allahu i shlyen mëkatet dhe i ngritë gradët? Thanë: si jo o i Dërguari i Allahut. Tha: përkryerja e abdesit në vështirësi, hapët e shumta për në xhami dhe pritja prej namazit në namaz, kjo është qëndrueshmëria e vërtetë e xhihadit (e përsëriti dy herë). (Muslimi dhe Maliku)

Burejde ra transmeton se Pejgamberi sal ka thënë: “Ata që ecin në terr për të shkuar në xhami, përgëzoi me dritë të plotë ditën e Kijametit.” (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)

Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi salallahu alejhi ve selam ka thënë: “vendet më të dashura tek Allahu janë xhamitë kurse vendet më të rrejtura tek Ai janë tregjet.” (Muslimi)

Allahu i dha rrëndësi qështjes së xhamive dhe i lavdëroi ata të cilët i ngjallin ato me adhurime. Atyre u premtoi shpërblime të mëdha. Allahu thotë: “(ajo dritë) Është në shtëpitë (xhamitë) që All-llahu lejoi të ngrihen, e që në to të përmendet emri i Tij, t'i bëhet lutje Atij mëngjes e mbrëmje.  Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur All-llahun, për ta falur namazin dhe për ta dhënë zeqatin, ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe shikimet.” (Nur: 36,37) 

Përktheu: Bedri Lika

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg
JP-Bookmark