Përditësimi i fundit10:39:42 PM GMT

Albislam RSS
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
Tani je te: Revista 2009 Janar (Nr.66)

ADHURIMI JONË GJATË DIMRIT

Email Shtyp pdf

ADHURIMI JONË GJATË DIMRIT      Jemi në dimër dhe moti ndryshon, ndërsa ne sërish duhet të vazhdojmë rrugëtimin tonë drejt mëshirës dhe xhenetit të Allahut, duke e adhuruar Atë, të Vetmin me sinqeritet dhe në formën si na ka mësuar i Dërguari i Tij, salAllahu alejhi ue selem. Një gjë të tillë kemi mundësi ta bëjmë shumë lehtë gjatë dimrit, për shkak të kohës së lirë që mund ta gjejmë në këto ditë. Meqë gjurmët e adhurimit ndaj Allahut vërehen në çdo gjë dhe ato gjëra ndryshojnë nga vera në dimër, atëherë le t’i mësojmë çështjet më të rëndësishme që kanë të bëjnë me ibadetin tonë ndaj Allahut gjatë dimrit...

Rreth pastërtisë dhe abdesit

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

I NXEHTI DHE I FTOHTI I XHEHENEMIT

Email Shtyp pdf

I NXEHTI DHE I FTOHTI  I XHEHENEMIT      Na përcillet nga Ebu Hurejre, Allahu qoftë i kënaqur me të, se i Dërguari, salallahu aejhi ue selem, ka thënë:

“Zjarri iu ankua Allahut duke i thënë: “O Zot, jam duke u ngrënë ndër vete (po zihem me veten)”. Atëherë Allahu i lejoi që ta lirojë veten dy herë në vit, njërën në verë e tjetrin në dimër. Prandaj nxehtësinë më të madhe që e ndjeni në verë është shfryrje (frymënxjerrje) e zjarrit të xhehenemit, kurse të ftohtin e madh që e ndjeni në dimër është nga shfryrja (frymënxjerrja) e të ftohtit të xhehenemit”.

Këtë hadith e përcjell Ebu Hurejre, të cilin e shënon Imam Buhariu në Sahihun e tij, nr. 537, 3260, Imam Muslimi, nr. 1400, 1401, 1402 etj., ku nga shënimi i këtyre dy dijetarëve nëpër librat e tyre e kuptojmë pa hezitim se hadithi është i saktë.

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

PUNONI, SE DO TË SHIHET PUNA JUAJ

Email Shtyp pdf

PUNONI, SE DO TË SHIHET PUNA JUAJ      Që të gjithë punojnë, që të gjithë bëjnë aktivitet por të paktë janë ata që japin tërë mundësitë për të kryer një vepër si është më mirë. Kam për qëllim të gjitha veprat e mira, ato të përditshmërisë, më të rrallat por edhe ato me të cilat njeriu e vulos periudhën në të cilën ka jetuar. Nuk është kuptim i drejtë të thuhet se nuk duhet derdhur të gjitha aftësitë dhe mundësitë për shumë prej veprave.

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

SHQIPËRI: ALLAHU I NDALUAR?!

Email Shtyp pdf

SHQIPËRI: ALLAHU I NDALUAR?!      (Shënim i redaksisë: Shkrimi i mëposhtëm është një reportazhë për Shqipërinë që ka sjellë në TV5 Monde të Francës, kryeredaktori i këtij televizioni Slimane Zeghidour. Njeriu që përveç angazhimit në gazetari është një prej studiuesve më të spikatur në Francë për çështjet rreth muslimanëve dhe është edhe ligjërues në fakultetet Sciences Politiques në Menton dhe Poitiers. Titulli i shkrimit në origjinal është :  « Albanie, Allah banni? » (Shqipëri: Allahu i ndaluar?). ndonëse ky shkrim u botua edhe në disa të përdithsme në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, redaksia jonë zgjodhi ta ribotojë këtë shkrim edhe në revistën tonë dhe tuajën Albislam, si dëshmi për atë se në botë nuk shihen me sy të mirë shumë prej marrive që ndodhin në viset tona.)    

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

DHUNIMI I GRAVE – LIGJI ISLAM

Email Shtyp pdf

DHUNIMI I GRAVE – LIGJI ISLAM      Shumëkush mundohet të flasë për Islamin dhe sheriatin, duke u treguar para një opinioni kinse ka lexuar shumë për këtë Fe dhe gjatë shkrimeve të tyre i përdorin tre-katër terme që ndoshta lexuesi i rëndomtë s’ka dëgjuar për to dhe sulen të tregojnë sesa i padrejtë dhe i prapambetur na qenka Islami. Këtu po ju sjellim një shkrim se çfarë flitet në mediet perëndimore për ligjin Islam që ka të bëjë me dhunimin e grave dhe menjëherë pas tij një shkrim që demanton të pavërtetat e shkrimit të parë.

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

PËRJETIME NGA HAXHI...

Email Shtyp pdf

PËRJETIME NGA HAXHI...      Lot gazi... Urime... Na përqafuan fort duke na porositur dhimbshëm me një zë të butë: “Mos na harroni në dua”. Bashkëvepruam në porosidhënie, që edhe ata të luten për ne, të kthehemi me Haxh të pranuar e lutje të përgjigjur, lutje në të cilat, emrat e tyre nuk do të mungonin inshaAllah.

***

Udhë e gjatë... Në fillim radhisja në kujtesë emrat e familjarëve, vëllezërve e hallexhinjve, duke e llogaritur se shumë shpejt do arrijmë në Medinën e të Dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ue selem, e që aty të fillojmë të bëjmë dua për ta.

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

FETVA DHE UDHËZIME RRETH STINËS SË DIMRIT

Email Shtyp pdf

FETVA DHE UDHËZIME RRETH STINËS SË DIMRIT      Pyetje 1: A e ka përmendur Allahu në Kuran, apo Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, dimrin, apo diçka në lidhje me dimrin?

Përgjigje: Edhe pse në shumë vise e sidomos tek ne dallojmë katër stine gjatë vitit pranverën, verën, vjeshtën dhe dimrin, te pleqtë hasim se vitin e kanë ndarë në dimër dhe verë. E njëjta gjë ka ndodhur tek arabët. Allahu në suren Kurejsh i përmend të dy stinët, dimrin dhe verën: “Për hir të garantimit që gëzojnë kurejshitët! Garantimin e udhëtimit të tyre të lirë dimrit dhe verës!”, që nënkuptohet se pranvera dhe vera janë një periudhë dhe vjeshta me dimrin janë një periudhë tjetër, kështu që reshjet, si shiu, bora, breshëri etj., që përmenden në tekstet Kuranore dhe në hadith kanë të bëjnë me stinën e dimrit.

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

Faqe 1 nga 3