Përditësimi i fundit10:39:42 PM GMT

Albislam RSS
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
Tani je te: Revista 2009 Nëntor (Nr.76)

2009 (Nr.76)

“MINAT” NË RRUGËN DREJT EVROPËS

Email Shtyp pdf

“MINAT” NË RRUGËN DREJT EVROPËSKoha në të cilën po jetojmë është një kohë e integrimeve të ndryshme dhe të rëndësishme për kombin tonë në përgjithësi. Në rrugën e këtyre integrimeve padyshim se na presin sfida të mëdha dhe në anën tjetër duhet të lirohemi nga shumë vese negative me të cilat do të kemi shumë vështirë të dëshmojmë, se ne jemi për ndryshime.

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

MEDIET DHE “SHPËLARJA E TRURIT”

Email Shtyp pdf

MEDIET DHE “SHPËLARJA E TRURIT”Sot po përjetojmë një atmosfere ku propagandohet me të madhe liria e medies dhe pavarësia e saj dhe njerëzit për pasojë mendojnë, se me të vërtetë media është plotësisht e lirë dhe e pavarur. Në fakt këto dy koncepte “liria dhe pavarësia”, në terrenin ku vepron media sot, nuk janë gjithmonë rrjedhoja logjike të njëra-tjetrës. Ndërmjet tyre qëndron barriera e interesit. Dihet se mediet, sidomos ato të fuqishmet, nuk krijohen nga gazetarët, por nga biznese, të cilat kanë interesa politike dhe ekonomike të përcaktuara. Asnjë media në botë nuk mund të sigurojë mbijetesën e saj në mënyrë ta pavarur, pa mbështetjen e njerëzve të biznesit.

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

REGJIMI IRANIAN DHE SHTIRJA E MADHE!

Email Shtyp pdf

REGJIMI IRANIAN DHE SHTIRJA E MADHE!Pasi gjërat në Iran filluan të dalin nga kontrolli i regjimit në pushtet, Hamenei i ndjeu dridhjet e karriges së vet dhe kjo erdhi si rezultat i tërmetit që çoi në manipulimin e zgjedhjeve presidenciale, kurse regjimi iranian për pak muaj u shndërrua në njerëz të armatosur me armë konvencionale dhe këto armë ishin dy llojesh: 1. Shkopinj të trashë vdekjeprurës. 2. Tukje[1] (shtirje) dhe hipokrizi  politike, që do të thotë; hyrje në luftë me vendet perëndimore dhe Izraelin nëpërmjet deklaratave dhe akuzave bombastike në mënyrë që të tërheqin vëmendjen e njerëzve nga kriza që po kalojnë.

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

“FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË...”

Email Shtyp pdf

“FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË...”Tashmë jemi mësuar që herë pas here të dëgjojmë ndonjë deklaratë, koment, prononcim, debat apo të lexojmë ndonjë artikull gazete, ose librin e ndonjë perëndimori të përkthyer në shqip, ku kërkohet që muslimanët shqiptarë të reformojnë doktrinën dhe rregullat e Islamit, me qëllim që sipas tyre të përshtatet me realitetin ku ndodhet sot kombi shqiptar, me fazat dhe proceset që ne po kalojmë, me sfidat që na presin në të ardhmen, me civilizimin perëndimor etj. Për ta bërë sa më të prekshme çështjen që po trajtoj më duhet të theksoj se tashmë në adresë të titullarëve dhe predikuesve të Fesë Islame bëhen jo vetëm akuza, por edhe kërkesa për t’i dhënë Fesë Islame një frymë të re të ashtuquajtur properëndimore, pasi gjithnjë sipas tyre, në të kundërt Islami që kemi trashëguar, apo që po na vjen nga vendet arabe do të bëhet pengesë për proceset që tashme kanë nisur. Është fare e qartë se ky projekt nuk është më thjeshtë një thirrje drejtuar hoxhallarëve, por në fakt një ushtri e tërë shkrimtarësh, gazetarësh, opinionistësh, intelektualësh, politikbërësish janë angazhuar për deformimin e realitetit historik, shpërfytyrimin e normave të Fesë Islame, dezinformimin e opinionit publik mbi gjoja pasojat që la Islamizimi i shqiptarëve, ose që mund të ketë një devocion i mundshëm fetaro – islam në trojet shqiptare, duke synuar që nga njëra anë të parandalojnë masivizimin e njohjes dhe praktikimit të Islamit, dhe nga ana tjetër të ushtrojnë trysni dhe fobi mbi predikuesit e Islamit.

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

ISLAMI DHE ELITAT SHQIPTARE

Email Shtyp pdf

ISLAMI DHE ELITAT SHQIPTARENuk do mend e as ndonjë analizë të thellë fakti, se pjesa dërrmuese e elitës shqiptare në trojet e saj emërtimin Islam në identitetin e shumicës shqiptare e konsideron si pengesë.  Sipas tyre Islami si pjesë e  identitetit shqiptar prish kohezionin brenda kombëtar, pengon integrimet euroatlantike, i largon shqiptarët nga rrënjët e tyre evropiane... Më kujtohet një deklaratë e  Sali Berishës, i cili tha se “prova se shqiptarët janë evropianë është qenia e tyre i vetmi popull katolik në Perandorinë Bizantine” dhe konkludimi i përbashkët me Nanon se “për të dëshmuar përkatësinë evropiane të shqiptarëve duhen fshirë 555 vjet histori dhe mbi të gjitha jetë e shqiptarëve, për t’u rilidhur me periudhën e Perandorisë Bizantine”.

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

Faqe 1 nga 2