

Burkina Faso kufizohet me gjashtë shtete: Malin në veri, Nigerinë në lindje, Beninin në jug-lindje, Togon dhe Ganën në jug, dhe Bregun e Fildishtë në jug-perëndim. Dikur e quajtur "Republika e Voltës së Epërme", u riemërua më 4 Gusht 1984, nga Presidenti Thomas Sankara, Burkina Faso. "Burkina" ka kuptimin sipas gjuhës More "Burrat e nderit" kurse "Faso" sipas gjuhës Diola ka kuptimin "shtëpia e babait" e që rezulton me kuptimin "Vendi i njerëzve të ndershëm". Gjuhët More dhe Diola janë gjuhët kryesore vendase. Vendasit njihen si burkinas.
Të dhëna të përgjithshme:
Emri i plote: Republika e Burkina Fasos
Kryeqyteti: Uagadugu.
Sipërfaqja: 274.400 km2
Banorët deri më 2005: 13.228.000 milionë.
Përqindja vjetore e rritjes së banorëve (2000 - 2005): 3.109 %
Përqindja e muslimanëve: 65 %
Gjuha zyrtare: Frënge (More dhe Diola jane dy gjuhe rajonale të pranuara)
Monedha: Frangu i Afrikës së Mesme
Pavarësia: 5 Gusht 1960.
Anëtar i Kombeve të Bashkuara: 20 Shtator 1960
Anëtar i Konferencës Islamike: 1974
Burkina Faso gjendet në pjesën e Afrikës perëndimore si dhe nuk ka dalje në Oqeanin Atlantik e vetmja dalje e saj është nëpërmjet Ganës dhe Bregut të Fildishtë.
Burkina Faso "Volta e Epërme" ishte pjesë e mbretërisë muslimane të "Malit" e pastaj iu nënshtrua mbretërisë "Sinfi" gjithashtu edhe kjo muslimane. Pas shpartallimit të dy shteteve u formua një mbretëri në Voltë dhe e vendosi qytetin Uagadugu si kryeqendër të saj. Vendi u nënshtrua nga kolonializmi francez në kohën kur ata hynë në Afrikë dhe me anë të marrëveshjes së vitit 1896 iu bashkëngjit kolonisë së Senegalit të epërm. Më pas u bë koloni e pavarur dhe u njoh me emrin "Volta e Epërme".