Përditësimi i fundit02:31:13 AM GMT

Albislam RSS
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
Tani je te: Revista 2009 Qershor (Nr.71)

2009 (Nr.71)

I FORTI EDUKON ME URTËSI

Email Shtyp pdf

I FORTI EDUKON ME URTËSI

Dhuna dhe personaliteti i dobët janë dy pamje të së njëjtës monedhë dhe kjo është një e vërtetë që përsëritet shpesh nga pedagogët dhe psikologët. Sipas tyre personi i dhunshëm karakterizohet me ngurtësi në ndjenja, me dobësi në theksimin e egos, me emocione jo të balancuara, si dhe me paaftësi në pasqyrimin e vetes dhe thelbit të tij.

Personi i dhunshëm ka një histori edukimi, që merr njërin nga këto dy drejtime: edukim dhe rritje të karakterizuara me përkëdhelje të tepruara, ose me ankth dhe qasje diktatoriale. Të dy qasjet janë të rrepta/të ashpra për njeriun në përgjithësi dhe për fëmijën në veçanti.

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

“EPOKA E SANDVIÇIT”

Email Shtyp pdf

“EPOKA E SANDVIÇIT”

Të menaxhosh do të thotë të shfrytëzosh format dhe mënyrat që e ndihmojnë njeriun në përdorimin maksimal të kohës, duke krijuar dhe baraspeshuar bilancin jetësor në mes detyrave, dëshirave dhe synimeve.

Përdorimi i kujdesshëm i kohës vendos dallimin në mes të suksesshmit dhe dështuesit në këtë jetë. Ajo që karakterizon të gjithë të suksesshmit është kapaciteti i ekuilibrimit në mes synimeve që dëshiron të realizojë dhe detyrave të domosdoshme. E gjitha kjo varet nga mënyra e menaxhimit të vetvetes nëpërmjet kohës. Kjo pikë së pari kërkon qëllimin dhe mesazhin, kështu që nuk ka nevojë për sistematizimin e kohës apo të vetvetes para se njeriu të vendosë për qëllimet se për çka ai jeton. Pa qëllime dhe synime ai përjeton në të gjitha sferat hallakatje, sa andej e sa këndej. Edhe nëse realizohet diçka, ajo nuk është e mjaftueshme dhe ekuivalente.

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

"ÇDO GJË E KEMI KRIJUAR ME KADER"

Email Shtyp pdf

"ÇDO GJË E KEMI KRIJUAR ME KADER"

Në pamje të parë titulli lë të dëshirosh se në këtë temë do të flasim në mënyrë akademike për Kaderin (caktimin) e Allahut dhe shtjellimet që kanë të bëjnë me të, por në realitet ne do të trajtojmë vetëm një anë të kësaj çështje kaq të madhe dhe të rëndësishme në jetën e muslimanit, e cila ka të bëjë me: “Fëmijët dhe pajtimi me kaderin”.

Meqenëse ky numër i AlbIslamit u është dedikuar fëmijëve e shohim të domosdoshme që këtë temë ta lidhim me ta, në mënyrë që të shohim së bashku, se ne kemi aq shumë nevojë të jemi të kënaqur me kaderin e Allahut në lidhje me fëmijët. Çdo musliman e di fort mirë, se është pjesë e imanit besimi në kaderin (caktimin) e Allahut, i mirë apo i keq qoftë, dhe se ai nuk mund ta plotësojë besimin, madje nuk e meriton atë, nëse nuk beson në caktimin që Allahu ka vendosur për të.

Link megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

“TË SHKRUAJMË DHE TË PËRKTHEJMË DREJT”

Email Shtyp pdf

“TË SHKRUAJMË DHE TË PËRKTHEJMË DREJT”

Duke u nisur nga domethënia e fjalëve të Allahut: “Ne nuk kemi çuar asnjë të dërguar, përveçse në gjuhën e popullit të tij, për t’u shpjeguar atyre (shpalljet e Zotit) e pastaj Allahu e shpie në humbje kë të dojë dhe e udhëzon në rrugë të drejtë kë të dojë. Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti”; redaksia e revistës AlbIslam, më 02-03 Maj 2009 mbajti një seminar dyditor në Tetovë mbi gabimet gjuhësore të përkthyesve dhe të artikullshkruesve në gjuhën shqipe me titull: “Të shkruajmë dhe të përkthejmë drejt”.

Aty morën pjesë shumë hoxhallarë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, si dhe emra të mirënjohur të letrave dhe të lëvrimit të gjuhës shqipe, poetët dhe publicistët Fatmir Baçi, Ervin Hatibi, Roald A. Hysa dhe Agim Baçi.

Gjatë debatit rreth temës “Rregullat e përkthimit”, ligjëruesi Fatmir Baçi theksoi rëndësinë e përkthimit të drejtë, e sidomos të përkthimit të fjalëve të Allahut dhe shpjegimeve të tij. 

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

NJOHJA E PAVARËSISË SË KOSOVËS NGA ARABIA SAUDITE

Email Shtyp pdf

NJOHJA E PAVARËSISË SË KOSOVËS NGA ARABIA SAUDITE

Iniciativa e fundit e Arabisë Saudite për ta konfirmuar njohjen e shtetit të Kosovës paraqet një pikë kthese shumë të rëndësishme në ndihmën e çështjes madhore të popullit musliman të Kosovës. Gëzimi i madh që solli deklarimi i Arabisë Saudite për pavarësinë ishte i dukshëm në qarqe të ndryshme të Kosovës, tek masa e popullit dhe ajo e zyrtarëve. Disa prej tyre madje i kam parë drejtpërdrejt nëpërmjet disa personaliteteve kosovare.

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

Faqe 1 nga 3