Përditësimi i fundit07:17:00 PM GMT

Albislam RSS
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
Tani je te: Revista 2010

2010 (Nr.79)

MARTESAT E PEJGAMBERIT, PAQJA DHE LAVDËRIMET QOFSHIN PËR TË

Email Shtyp pdf

 

MARTESAT E PEJGAMBERIT, PAQJA DHE LAVDËRIMET QOFSHIN PËR TË

Pyetja 1: Ku qëndron urtësia e martesës së Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem, me më shumë se katër gra?

Përgjigje: Falënderimi dhe lavdërimi i plotë i takojnë Allahut të Madhëruar. Paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të dërguarin e Tij, Muhamedin, shokët dhe familjen e tij. Urtësia e Allahut është e përsosur. Prej urtësisë së Tij është që meshkujve t’u lejohet poligamia, si në legjislacionin e Muhamedit, sal-lallahu alejhi ue selam, ashtu edhe në legjislacionet e profetëve përpara tij, për shembull: Jakubi, alejhi selam, kishte dy gra, Sulejmani i biri i Davudit kishte nëntëdhjetë e nëntë dhe brenda një nate pati marrëdhënie intime me të gjitha, një nga një, duke shpresuar që prej secilës Allahu t’i dhurojë nga një djalë, i cili do të bëhej ushtar në rrugë të Allahut.

Poligamia nuk ishte një inovacion në legjislacionin e Muhamedit, sal-lallahu alejhi ue selem, as diçka që kundërshtonte arsyen e natyrën ontologjike të njeriut, por rezultat i një urtësie të përkryer. Dihet se femrat janë më shumë në numër se meshkujt sipas të gjitha statistikave, kurse natyra e meshkujve është e tillë që kërkon më shumë gra për të shfryrë epshin e tij në hallall, në vend që të shfrenohet në mënyrë të paligjshme. Femra shpesh zihet me pengesa siç janë sëmundjet, menstruacionet, lehonia e të tjera, gjëra që nuk e lejojnë mashkullin të shuajë epshin e tij me të, kështu që i nevojitet një grua tjetër, në vend që të ndrydhet në vetvete apo të bëjë punë të pamoralshme.

Meqë poligamia është një gjë e natyrshme, e pranuar logjikisht, e drejtë sipas ligjit islam, si dhe një praktikë e profetëve përpara Muhamedit, madje ndonjëherë mund të jetë e domosdoshme apo e nevojshme, nuk është për t’u habitur kur e shohim si vepër të Muhamedit, sal-lallahu alejhi ue selem.

Tani po përmendim disa arsye pse i Dërguari i Allahut kishte më shumë se katër gra:

1)                  Forcimi i raporteve mes tij dhe disa fiseve, në mënyrë që kjo t’i kthehet Islamit si ndihmë dhe mjet për përhapjen e tij, ngase dihet se miqësitë martesore e shtojnë dashurinë dhe vëllazërinë.

2)                  Strehimi i disa grave të veja, duke u munduar që t’ua zëvendësojë sadopak humbjen, t’i ngushëllojë dhe t’ua lehtësojë dhimbjen. Njëherësh kjo është edhe një mësim për umetin e tij, se si duhet të ndihmohen gratë, burrat e të cilave vdesin ne xhihad apo ngjashëm me to.

3)                  Shtimi i numrit të mësueseve dhe udhëzueseve të umetit, të cilat kishin përfituar nga i Dërguari i Allahut dhe nga jeta e tij private.

Shtytës i kësaj poligamie nuk ishte thjesht epshi, ngase dihet se i Dërguari i Allahut ishte martuar vetëm me Ajshen beqare dhe grua e re, kurse gratë e tjera i kishte të vjetra. Po qe se do të udhëhiqej nga epshi dhe instinktet seksuale, ai do të martohej me gra të reja e beqare, sidomos pas emigrimit të tij, forcimit të muslimanëve, shtimit të numrit të tyre dhe zgjerimit të shtetit islam, një situatë kur të gjithë do të kishin dashur që të kenë miqësi martesore me Muhamedin, sal-lallahu alejhi ue selem. Mirëpo ai nuk e bëri këtë gjë, ai martohej për synime shumë më të larta, që janë të ditura për secilin që e ka lexuar biografinë e grave të tij.

Gjithashtu themi: sikur ai të ishte epshor, kjo gjë do të dilte në pah në kohën kur ishte i ri, kur u martua vetëm me gruan e tij të nderuar Hatixhen, bijën e Huvejlidit, e cila ishte shumë më e madhe në moshë se ai. Po ashtu një gjë e tillë do të dilte në shesh, kur bënte ndarjen e netëve të qëndrimit të tij me gratë e veta, të cilat kishin dallime në vite dhe bukuri. Ajo që dihet shumë e sigurt prej tij është ndershmëria dhe besnikëria e plotë, kujdesi i madh që kishte për të ruajtur nderin e tij në rini dhe pleqëri. Kjo njëherësh flet edhe për moralin e tij të lartë dhe qëndrimin e tij të drejtë në të gjitha çështjet aq sa u bë i njohur si i tillë edhe tek armiqtë e tij.

Allahu e dhuron suksesin, kurse lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi Muhamedin, sal-lallahu alejhi ue selem.”

KOMISIONI I PËRHERSHËM PËR STUDIME SHKENCORE DHE FETVA, ABDULAZIZ BIN BAZ, ABDURAZAK AFIFI, ABDULLAH KUUD, ABDULLAH GUDEJAN. 19/171-173.

Pyetja 2: Si shpjegohet martesa e Muhamedit, sal-lallahu alejhi ue selem, me Ajshen nëntë vjeçare?

Përgjigje: Fillimisht duhet ta dimë se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, kur e fejoi Aishen, radijallahu anha, nuk ishte i pari që e kishte ndërmarrë këtë hap, porse para tij i kishte propozuar asaj për fejesë Xhubejr ibën Mutam ibën Adij, siç përmendin disa historianë. Kjo do të thotë se Ajshja, radijallahu anha, ka qenë në kohë për t’u martuar, ka pasur mundësi për të, prandaj s'është për t’u habitur pse Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, e fejoi atë.

Megjithatë është e udhës të dimë disa rrethana rreth martesës së Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem,  me Ajshen, radijallahu anha:

1.                  Idenë për t’u martuar me Aishen, radijallahu anha, Pejgamberit, salallahu alejhi ve selem, ia propozoi Haule bija e Hakimit, për të përforcuar lidhjet me njeriun më të dashur Ebu Bekrin, për t’i lidhur ata edhe me miqësi.

2.                  Ajshja, radijallahu anha, e kishte pasur këtë ofertë prej Xhubejrit para Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem, pra, ishte e pjekur dhe e plotë në aspektin femëror, siç u përmend.

3.                  Kurejshitët mezi pritnin çdo gabim të mundshëm prej Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem,  me qëllim që t’i nxisin njerëzit kundër tij, të komprometojnë dhe damkosin thirrjen e tij, nuk u befasuan me këtë martesë, porse e pranuan atë si çdo punë tjetër normale.

4.                  Ajshja, radijallahu anha, nuk ishte e para që martohej me një njeri më të vjetër në ato rrethana e as e fundit. Abdulmutalibi duke qenë në moshë të shtyrë u martua me Halanë, vajzën e axhës së Emines, e cila ishte në moshën e Aishes kur ajo u fejua me Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ue selem. Po ashtu Abdullahi, babai i Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem, u martua me Eminen në të njëjtën moshë. Omeri, radijallahu anhu, u martua me vajzën e Aliut, radijallahu anhum, edhe pse ishte në vjetët e gjyshit të saj. Omeri, radijallahu anhu, ia ofroi vajzën e tij të re Hafsën, Ebu Bekrit, edhe pse dallimi mes tyre në vjet ishte sikurse dallimi i Aishes me Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ue selem.

Disa orientalistë tashmë pas 14 shekujve vijnë e flasin për këtë martesë duke mos pasur parasysh dallimet në kohë dhe vend.

Duhet të dimë edhe se në vendet e nxehta fëmijët hyjnë më herët në pubertet, p.sh. vajzat zakonisht arrijnë pubertetin në moshën 8 vjeçare, në dallim nga vendet e ftohta ku puberteti mund të arrihet deri në moshën 21 vjeçare. Si do që të jetë Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, nuk u martua me Ajshen, radijallahu anha, thjeshtë për të kënaqur epshin e tij në moshën 55 vjeçare, porse për të forcuar lidhjet me njeriun më të dashur, sidomos kur e dimë se në këtë moshë përgjegjësitë e pejgamberisë ishin të mëdha dhe nuk ka hapësirë për të menduar një gjë të tillë. Sikur të ishin gratë qëllimi i tij do ta bënte atë kur ishte i ri, kur nuk kishte përgjegjësinë e pejgamberisë, lodhje pleqërie etj., përkundrazi ai në moshë të re martohet me një grua që kishte shkelur të dyzetat, me Hatixhen, radijallahu anha, me të cilën kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij. Pas vdekjes së Hatixhes u martua me Seude bint Zema el-Amirije, e cila ishte e shtyrë në moshë. Kjo tregon se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem,  ka pasur qëllime humane, legjislative islame me martesat e tij.


Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

NDIKIMI I TË MENDUARIT

Email Shtyp pdf

NDIKIMI I TË MENDUARIT

Njeriu në të shumtën e rasteve është rezultat i mendimeve të tij. Pas caktimit të Allahut, ne kemi arritur sot aty ku na kanë sjellë idetë tona dhe nesër do të mbërrijmë aty ku do të na çojnë ato. Për t’u rrënjosur një sjellje te njeriu duhet të zërë fill nga një mendim, e mendimi është bazë e të gjitha sjelljeve dhe arritjeve tona. Ato kanë ndikim në gjendjen tonë mendore dhe fizike, kanë lidhje të drejtpërdrejt me vetëbesimin, vetërespektin dhe mënyrën se si e vlerësojmë ne veten!

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

ULLIRI NË KURAN DHE MJEKËSI

Email Shtyp pdf

ULLIRI NË KURAN DHE MJEKËSI

Allahu i Madhërishëm në Kuranin Famëmadh thotë: “Ai është që lëshoi nga lart shiun e me të nxori bimën e çdo sendi dhe prej bimës gjelbërim dhe prej tij (prej gjelbërimit) kokrra të dendura në kallinj. E nga hurmat, nga sythat e tyre kalaveshë të afërt (për t'i vjelë). Edhe kopshtije me hardhi, ullinj e shegë të ngjashme (në dukje) e të llojllojshme (në shije). Shikoni pra, frutat e tyre kur i formojnë dhe kur piqen (të gjitha këto nga shiu). Edhe në këto ka fakte për njerëzit që besojnë.”

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

KY ISHTE MUHAMEDI sal-lallahu alejhi ue selem

Email Shtyp pdf

alt

 Duke pasur parasysh se ai ishte njeriu më i plotësuar i mundshëm ndonjëherë, si nga aspekti psikik ashtu edhe ai fizik, që ai ishte njeriu më i mirë, më i dashur, më trimi, më bujari etj., e mbi të gjitha ishte i dërguar i Perëndisë,

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

RESULULLAHU sal-lallahu alejhi ue selem, DHE SHOKËT E TIJ

Email Shtyp pdf

RESULULLAHU sal-lallahu alejhi ue selem, DHE SHOKËT E TIJAllahu i Madhëruar ka thënë: “Muhamedi është i dërguari i Allahut, e ata që janë me të (sahabët) janë të ashpër kundër jobesimtarëve, janë të mëshirshëm ndërmjet vete, ti i sheh tek përulen (në rukuë), duke rënë me fytyrë në tokë (në sexhde), e kërkojnë prej Allahut, që të ketë mëshirë dhe kënaqësinë e Tij ndaj tyre. Në fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmës së sexhdes. Përshkrimi i cilësive të tyre është në Tevrat dhe po ky përshkrim është edhe në Inxhil. Ata janë si një farë e mbjellë, ku mbin filizi i vet, e ai trashet, përforcohet dhe qëndron në trungun e vet, ajo e mahnit mbjellësin. (Allahu i shumoi). Për t’ua shtuar me ta mllefin jobesimtarëve. Allahu atyre që besuan dhe bënë vepra të mira u premtoi falje të mëkateve dhe shpërblim të madh.” Fet’h 29.

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg