Përditësimi i fundit07:17:00 PM GMT

Albislam RSS
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
Tani je te: Revista 2010 Gusht (Nr.85)

RAMAZANI, MUNDËSI NDRYSHIMI PËR MIRË

Email Shtyp pdf

RAMAZANI, MUNDËSI NDRYSHIMI PËR MIRË                Ramazani është muaji i ndryshimeve të mëdha. Në këtë muaj ndodhën ngjarjet më të madhe për umetin tonë: dërgimi i Muhamedit sal-lallahu alejhi ue selem, zbritja e Kuranit në Bejtul Izze, në qiellin e dynjasë, si dhe fillimi i zbritjes së tij në Tokë, ngjarje këto që ndryshuan rrjedhën e historisë dhe bënë që era e ndryshimit të madh të fryjë kudo. Gjatë Ramazanit hapen dyert e xhenetit, mbyllen dyert e zjarrit dhe lidhen shejtanët. Këto favore që i janë bërë muslimanit gjatë Ramazanit, i japin mundësi atij të jetë sa më pranë xhenetit, mëshirës dhe mirësisë së Allahut, sa më larg zjarrit dhe sa më i qetë nga cytjet e shejtanit. Në natën e parë të Ramazanit një melek thërret: ‘O ti që kërkon të bësh punë të mira dhe të fitosh shpërblim, eja sepse kjo është koha e punëve të mira dhe e shpërblimit të tyre, dhe o ti që kërkon të bësh të këqija, hiq dorë, sepse kjo është koha e largimit nga të këqijat, koha e teubes dhe istigfarit, koha e fshirjes së gjynaheve’. 

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

“KUMTONI NGA UNË QOFTË DHE NJË FJALË”

Email Shtyp pdf

“KUMTONI NGA UNË QOFTË DHE NJË FJALË”

Kur ke fatin të mësosh, dëgjosh apo të fitosh diçka të mirë, me siguri ndjen një përjetim të hareshëm në thellësinë e shpirtit tënd, sepse takimi i pastërtisë së shpirtit me pastërtinë e mirësive ndjell gjallëri, meqë zemra atë e ka ushqimin më të shëndetshëm dhe më të mirë. Porse tretja e këtij ushqimi të lezetshëm arrihet duke u munduar ta përhapësh atë mirësi dhe t’ua mundësosh nevojtarëve atë ngazëllim, ndërkohë që të gjithë njerëzit janë nevojtarë. Mirëpo një gabim nuk duhet ta bëjmë, të pretendojmë dhënien e asaj që nuk e zotërojmë, sepse shpejt realiteti bëhet i qartë dhe në vend që të përjetojmë qetësinë shpirtërore do të ballafaqohemi me shpirtngushtësi dhe varfëri.

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

RAMAZANI SFIDON GLOBALIZMIN

Email Shtyp pdf

RAMAZANI SFIDON GLOBALIZMIN

Një Ramazan i ri po vjen për muslimanët dhe ata vazhdojnë të ngelen mbrapa dhe të jenë të përçarë, edhe si rezultat i ngjarjeve politike që ndodhin sot në botë. Do të gjesh njerëz mes nesh, të cilët e përkrahin këtë forcë botërore e cila kërkon ta vendosë veten në piedestalin e një perëndie të re dhe kërkon të qeverisë dhe të nënshtrojë me politikat e saj mbarë popujt dhe kombet, duke futur hundët edhe në punët e brendshme të tyre. 

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

SPANJA NUK PRANON TË NDALOHET NIKABI

Email Shtyp pdf

 

SPANJA NUK PRANON TË NDALOHET NIKABI

Parlamenti spanjoll refuzoi miratimin e ligjit për ndalimin e nikabit në vende publike, propozim i sjellë nga Partia Popullore opozitare, me pretendimin e “mbrojtjes së të drejtave të gruas”. Pas një debati më 20 Korrik 2010, kundër propozimit votuan 183 deputetë, për ndalimin e nikabit votuan 162 deputetë ndërsa dy deputetë abstenuan. Senati spanjoll në Qershor solli rezolutë jodetyruese për këtë çështje, mirëpo partia socialiste e kundërshtoi ndalimin e nikabit në vendet publike. Ministri i Drejtësisë i Spanjës Fransisko Kamanio më herët kishte deklaruar: “Veshja rrallë herë mund të ketë lidhje me të drejtat e njeriut, prandaj qeveria kundërshton miratimin e ndalesës së burkas, sepse kjo do t’i detyrojë gratë që mbajnë burka të thyejnë ligjin ose të qëndrojnë në shtëpi”. Numri i muslimanëve në Spanjë mendohet të arrijë 1 milion nga gjithsej 47 milionë banorë. Disa qytete spanjolle, sikurse Barcelona e kanë ndaluar mbajtjen e burkas në objekte publike.

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

KËNAQËSITË SHPIRTËRORE TË XHENETIT (2/2)

Email Shtyp pdf

KËNAQËSITË SHPIRTËRORE TË XHENETIT (2/2)

Dashuria e Allahut për banorët e xhenetit:

Allahu, subhanehu ue teala, thotë: “Allahu thotë: “Kjo është Dita në të cilën të sinqertëve u sjell dobi sinqeriteti i tyre. Atyre u takojnë kopshtet, nëpër të cilat rrjedhin lumenjtë e ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Allahu është i kënaqur me ata dhe ata janë të kënaqur me Atë. Kjo është fitorja e madhe!” (Maide, 119).

Grada të larta në xhenet, kopshte, qëndrim përgjithmonë, Allahu i kënaqur me ta dhe ata të kënaqur me shpërblimin, të cilin ua ka dhënë Allahu. Allahu është kënaqur me ta dhe asnjëherë më nuk do të hidhërohet.  “Allahu u ka premtuar besimtarëve dhe besimtareve kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku do të banojnë përgjithmonë, si dhe pallate të mrekullueshme në Xhenetin e Adnit. Por kënaqësia prej Allahut është shpërblimi më i madh. Kjo është fitorja madhështore.” (Teube, 72) 

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

MESATARJA DHE KUPTIMI I CEKËT I TEKSTEVE TË SHERIATIT

Email Shtyp pdf

MESATARJA DHE KUPTIMI I CEKËT I TEKSTEVE TË SHERIATIT

Falënderimi i takon vetëm Allahut, e në vijim. Dallueshmëria në të kuptuar dhe ndryshimi i perceptimeve është një karakteristikë e shfaqur mes njerëzve sikurse dallueshmëria e tyre në forma dhe ngjyra. Kështu që dallueshmëria e tyre në këtë drejtim është e njëjtë me dallueshmërinë e cilësive të tjera që ata kanë, si shpejtësia dhe pesha. Mes njerëzve ka të atillë që janë të mirë në perceptimin e gjërave, ata kuptojnë shpejt dhe janë tejet të mprehtë, porse ka prej tyre që kanë të kundërtën e këtyre cilësive dhe përsosmëria është vetëm për Allahun, ndërsa biri i Ademit është gabimtar.

Askush nga njerëzit nuk shpëton prej defektit, me përjashtim të atyre që i ka ruajtur Allahu, edhe pse sheriati ka ardhur i lehtë dhe i thjeshtë për t’u kuptuar, në atë mënyrë saqë masa e njerëzve nuk kërkon shumë mund për ta kuptuar atë. Allahu thotë në Kuran:

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

TË VARESH TEK TJETRI

Email Shtyp pdf

TË VARESH TEK TJETRI

Besimtari i mirë është ai që jeton për Allahun, punon për Allahun, shpreson tek Allahu, i përgjërohet Allahut dhe shpreson të vdesë duke arritur kënaqësinë e Allahut. Ai kënaqet me gjithçka që i ka caktuar Allahu, urdhri i Tij është ngritje për të, ndalesat e Tij janë shpëtim, përkujtimi i Tij është gëzim, përkrahja e Tij është fitore dhe premtimi i Tij është i vërtetë. Kjo i takon Allahut dhe askujt tjetër nga krijesat. Shejtani pa reshtur përpiqet të shembë këtë qëndrim të besimtarit dhe përdor lajka e lajka, porse drita e imanit çdoherë i ka djegur planet e kobshme të armiqve në përgjithësi.

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

Faqe 1 nga 3