
“… Ai e nxjerr të vdekurin prej të gjallit…”
Njerëzit e dinë natyrshëm, që në këtë jetë nuk janë të përhershëm, dashje pa dashje ata janë në pritje të vdekjes së tyre dhe po i njëjti proces zhvillohet edhe në kahun e kundërt, vdekja diku i ka zënë pritën të gjallit dhe pret pikërisht atë momentin që Zoti e ka shkruar qysh në barkun e nënës, se kur do t’i vijë exheli (vdekja). “Kur të vijë momenti, as e vonojnë, as e përshpejtojnë”.








