
Imani është në rrezik, imani që buron thellë në zemër, gojën e shprehësit e hijeshon dhe sinqeritetin e tërë kësaj me gjymtyrë dhe veprime e vërteton është bërë objektiv sulmi nga shumë anë. Stina e verës që është një nga mirësitë e panumërta të Allahut po shfrytëzohet në mënyra nga më të ndryshmet dhe të çuditshmet për ta luftuar, cunguar, shkërmoqur madje edhe për ta zhdukur imanin tek Allahu. Njerëz që flasin gjuhën tonë dhe që kanë pirë të njëjtin ujë si ne, gjejnë aso hilesh dhe dredhish për t’i larguar njerëzit nga rruga e xhenetit, saqë edhe shejtani me siguri ua ka zili, sesi ka mundur t’u shkojë mendja ashtu. Gjërat e neveritshme ia bëjnë të dashura, gjërat e ulëta emancipim, të keqen të mirë, Sunetin ekstremizëm dhe mosbesimin përparim e evropianizim!







_100_100.jpg)
