
Krizat që kanë përfshirë sot njerëzimin janë të llojllojshme dhe të dimensioneve të ndryshme. Në qoftë se dëshirojmë ta vërtetojmë këtë vetëm përmes kriterit se ekzistenca e një shoqërie njerëzore varet nga sistemi i vlerave, atëherë do të na bëhet e qartë e tërë situata. Pa sisteme vlerash, nuk është e mundshme asnjë lloj jete, e cila do ta garantonte “njerëzimin” e njerëzve, edhe pse në anën tjetër do të mund të zhvillohej një jetë, e atillë sikur e njohim te krijesat tjera.








