SHKOLLA FILLORE KATOLIKE TË KONVERTOHET NË ATË ISLAME
Një shkollë fillore katolike në Lankshire – Britani e Madhe, duket se është vendosur të bëhet shkolla e parë në vend për t’u kthyer në një Shkollë Islame të besimit. Vetëm një dekadë më parë shkolla fillore “Sacred Heart” (Zemra e shenjtë) në Blackburn ishte një komunitet i lulëzuar katolik, me 91% të nxënësve që mësonin besimin katolik. Tani ky numër është ulur në jo më shumë se 3 për qind. Si rezultat, Dioqeza e Salfordit - e cila është përgjegjëse për funksionimin e shkollës - ka ardhur në përfundim se kjo shkollë nuk është më e "përshtatshme" për kishën katolike që të qëndrojë në krye të saj.