Përditësimi i fundit02:31:13 AM GMT

Albislam RSS
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
Tani je te: Revista 2011 Korrik (Nr.96)

MBIJETESA NË TRI FAZA

Email Shtyp pdf

MBIJETESA NË TRI FAZA

Të gjithë e dimë se mbijetesa në këtë botë kërkon një mjeshtri, aftësi dhe gjetje të madhe, porse të gjitha këto do të ishin jofunksionale sikur të mos ishin edhe udhëzimet praktike për t’u gjetur dhe udhëzuar. Ndërsa ekzistojnë faktorë anësorë, që nganjëherë janë në anën e njeriut, e shumë herë qëndrojnë përballë tij. Në kohën e ‘gurbetit’ mbijetesa e individit brenda një komuniteti është sfidë, por qëndrueshmëria e komunitetit në vorbullën e përballjeve, konflikteve, mospajtimeve, konkurrencave etj., përbën një sukses që duhet dëshiruar e për të cilin duhet të përvjelim mëngët.

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

PRESIONI PRODUKTIV

Email Shtyp pdf

PRESIONI PRODUKTIV

Jeta në një mjedis në të cilin madhërohet Allahu dhe zbatohen dispozitat e Sheriatit të tij, ka qenë, është dhe do të jetë preferencë e muslimanëve. Ata si bashkësi janë të detyruar të krijojnë një bashkësi në të cilën rregullimi i jetës shoqërore dhe i asaj individuale do të drejtohet me parimet e shpalljes hyjnore. Rrethanat e këtilla janë kushte ideale për zbatimin e detyrës së mëkëmbësit në tokë që e ka lloji njerëzor. Por një mjedis i tillë jo çdoherë është i mundshëm. Në shumë periudha të historisë, e në veçanti sot muslimanët janë të detyruar të jetojnë në shoqëri që anashkalojnë, madje edhe luftojnë parimet e sistemit hyjnor të rregullimit shoqëror. 

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

POLICIA E KOSOVËS USHTROI DHUNË MBI MYSLIMANËT

Email Shtyp pdf

POLICIA E KOSOVËS USHTROI DHUNË MBI MYSLIMANËT

Prishtinë, qershor, 2011. Policia e Kosovës ka përdorur dhunë ndaj besimtarëve mysliman, të cilët po bënin lutjet e xhumasë në rrugë në shenjë pakënaqësie për mos hapësirën e mjaftueshme për kryerjen e obligimeve fetare. Madje besimtarët u keqtrajtuan edhe gjatë faljes së namazit, duke mbetur disa të lënduar dhe dy të arrestuar të cilët më vonë u liruan.

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

Izraelitë duan hapjen e një “faqeje të re” me turqinë

Email Shtyp pdf

issa

Pas fitores së Erdoganit dhe partisë së tij në zgjedhjet legjislative që u zhvilluan më 13 Qershor shumë zëra izraelitë bënë thirrje për domosdoshmërinë e krijimit të marrëdhënieve të mira me Turqinë, në mënyrë të atillë që t’i shërbejnë interesave izraelite në rajon dhe sidomos në përballjen e Izraelit me Iranin. Gjithashtu në shumë artikuj janë komentuar ambiciet e Erdoganit për të ringjallur Perandorinë Osmane, që e ka udhëhequr botën islame dhe kjo nëpërmjet ndryshimit të kushtetutës për t’i shtuar asaj disa tipare islamike, që e dallojnë nga kushtetuta laike dhe nëpërmjet ndryshimit të sistemit drejt një sistemi presidencial që i jep atij mundësinë për të ecur në drejtim të ideve dhe koncepteve të tij.

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

TAKIM ME PROFESORËT E UNIVERSITETIT ISLAMIK TË MEDINËS

Email Shtyp pdf


TAKIM ME PROFESORËT E UNIVERSITETIT ISLAMIK TË MEDINËS

Sapanxha, Turqi. Në kuadër të kujdesit që ka Universiteti Islamik – Medinë për studentët e saj edhe pas përfundimit të studimeve, organizoi një takim pesëditësh me studentë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Turqia si dhe shtete të tjera me moton: “Mbrojtja nga rreziqet aktuale kundër Islamit”. Kishte trajtime të temave të rëndësishme nga ana e profesorëve ndërsa secili pjesëmarrës referoi duke folur për punën që ka bërë dhe po bën në vendin e tij, duke lënë hapësirë që ai aktivitet të diskutohet nga ana e profesorëve dhe pjesëmarrësve tjerë.

SERBIA OFRON AZIL PËR MUAMER GADAFIN

Diplomatë të vendeve anëtare të NATO-s i kanë garantuar sigurinë Muamer Gadafit dhe anëtarëve të tjerë të familjes së tij, për azil në Serbi, me kushtin që ai të tërhiqet nga pushteti. Siç bën të ditur gazeta serbe `Blic', oferta është bërë nga ambasadorët e NATO-s, nëse Gadafi vendos të braktisë Libinë. Nuk ka qëndrim zyrtar nga Serbia, edhe pse Gadafi ka një lidhje me këtë shtet; në moshë të re pati studiuar në Beograd.

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

ALTERNATIVAT ISLAME

Email Shtyp pdf

ALTERNATIVAT ISLAME

Islami, si botëkuptim i përkryer, nuk ka alternativë tjetër, në asnjë aspekt të jetës individuale dhe shoqërore. Ky është besimi i gjithë atyre që dëshmojnë, se Allahu është Zoti i tyre dhe se Muhamedi, sal-lallahu alejhi ue selem, është i Dërguari i fundit. Islami si fe dhe sistem i jetës është modeli më i përshtatshëm për botën, i aplikueshëm në çdo kohë dhe vend, sistem që në asnjë mënyrë nuk ndeshet me arsyen e shëndoshë. Me një fjalë biseda për alternativat Islame nga këndvështrimi Islam është debat i panevojshëm, ngase vetë aplikimi i parimeve Islame, të përgjithshme dhe të detajuara, e anulon nevojën e një bisede të tillë.

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

FUQIZIMI I VETËDIJES SË MBIKËQYRJES HYJNORE

Email Shtyp pdf

FUQIZIMI I VETËDIJES SË MBIKËQYRJES HYJNORE

Vetëdijesimi për mbikëqyrjen hyjnore është dy llojesh:

Lloji i parë: Mbikëqyrja jote kundrejt Allahut, azze ue xhel.

Lloji i dytë: Mbikëqyrja e Allahut kundrejt robit të Tij, siç e cek edhe Allahu, azze ue xhel, në Kuran: "Allahu është mbikëqyrës për çdo gjë."Ahzab 52.

Sa i përket llojit të parë qëllimi i tij është që ti ta kuptosh, se Allahu e di çdo send që po thua, po vepron apo beson. Allahu, azze ue xhel, thotë: "Dhe mbështetu në të Plotfuqishmin, Mëshirëplotin, i Cili e sheh qëndrimin tënd në këmbë(gjatë namazit)dhe lëvizjet e tua midis atyre që përulen në sexhde."Shuara 217-219. Ajeti na bën me dije se ti, kur ngrihesh natën i vetmuar në një vend të errët, ku nuk të sheh askush, fillon ta falësh namazin dhe të përulesh në sexhde, dije se Allahu të gjitha lëvizjet e tua i përcjell dhe i mbikëqyr.

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

Faqe 1 nga 3