Përditësimi i fundit07:17:00 PM GMT

Albislam RSS
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
Tani je te: Revista 2011 Maj (Nr.94)

TRASHËGUESIT E PAGANIZMIT

Email Shtyp pdf

TRASHËGUESIT E PAGANIZMIT

Njeriu. Këtë krijesë Zoti e solli në ekzistencë nëpërmjet një njeriu të vetëm, prej tij ne trashëgojmë shpirtin ashtu siç trashëgojmë në mënyrë gjenetike edhe trupin.

Allahu i Madhëruar thotë: “O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra.”

Nga fjalët e Profetit, alejhi salatu ue selam, kuptojmë se edhe veset apo virtytet e ndryshme të njerëzve në thelb rrjedhin nga e njëjta krijesë ashtu si edhe trajtat e ndryshme fizike të tyre.

 “Allahu e krijoi Ademin nga një grusht dheu që e mblodhi nga çdo cep i tokës dhe kështu bijtë e Ademit dolën sipas dheut. Mes tyre ka të kuq, të bardhë, të zinj e ndërmjetëm, e në mes tyre ka njerëz të butë, të ashpër, të lig dhe të mirë.” (Tirmidhiu) 

Nga kjo që thamë duam ta vëmë theksin tek një fakt shumë i rëndësishëm, që njeriu në thelb, në natyrën e tij është i pandryshueshëm, ai në çdo epokë të ekzistencës së tij do të shfaqë të njëjtat vese dhe virtyte. Kështu që pavarësisht formës së jashtme dhe masës së secilës prej tyre, që ndryshojnë në periudha të ndryshme të historisë njerëzore, veset dhe virtytet e njeriut janë po ato të cilat Allahu i përshkruan në Kuran për popujt e ndryshëm si dhe për vetë qenien njerëzore, e cila shfaq të njëjtat probleme në çdo vend dhe kohë.

Njeriu që në fillimet e tij u krijua në trajtën e një ene që mund të mbushet dhe mund të zbrazet dhe kjo është pikërisht natyra shpirtërore e njeriut që nuk ndryshon asnjëherë. Kjo do të thotë se njeriu është një qenie e tundueshme, që cenohet nga vesveset drejt së keqes ashtu siç tërhiqet edhe pas së mirës. Pikërisht për këtë arsye është më se e mundur që qenien njerëzore ta tundosh dhe ta joshësh për dy nga mangësitë më karakteristike të mbarë krijesave: mungesën e përjetësisë dhe mungesën e pushtetit absolut. Nëse i kthehemi Kuranit do të vëmë re pikërisht se iblisi e tundoi atin e njerëzimit në këto dy gjëra, Allahu thotë në Kuran: “Por djalli e cyti: “O Adem, a do të të tregoj pemën e përjetësisë dhe të një mbretërimi që nuk zhduket?”

Përjetësia dhe pushteti, njëra kënaqësi e mishit dhe tjera e egos. Janë pikërisht këto dy gjëra që e kanë tunduar njeriun gjatë gjithë jetës së tij, në njërën anë përjetësia që i garantonte atij pavdekësinë e dëshirave dhe kënaqësive dhe në anën tjetër pushteti që i mundësonte lavdinë e egos personale.

Nëse shohim problemet e shoqërisë së sotme moderne janë pikërisht këto dy gjëra ato që në thelb përbëjnë shkaktarin kryesor të veseve negative të kësaj epoke.

Njeriu modern i zhveshur nga besimi te Zoti, i zhveshur nga e vërteta e epërme, se përjetësia dhe pushteti absolut nuk janë dhe nuk mund të jenë cilësi e asnjë krijese, për të nuk ka asnjë barriere ideologjike apo parimore që të rend pas tyre, me çdo çmim apo kosto që plotësimi i tyre kërkon. Sipas një mendësisë së njeriut modern nëse nuk ka perëndi që na ka krijuar, atëherë pse të mos jetë njeriu ai që do të bëhet vetë perëndia i vetvetes dhe i kësaj bote?! Por nëse ka perëndi, pse njeriu të mos jetë si ai apo ata, pse ai të mos ia rrëmbej përjetësinë dhe lavdinë kësaj perëndie apo këtyre perëndive?! Ky ishte në thelb konflikti në mes njerëzve dhe perëndive imagjinare p.sh. në Greqinë e lashtë. Joshja për të qenë perëndi, për të jetuar përjetësisht si to dhe për të kënaqur çdo epsh të mishit dhe të egos, nuk ishte dhe nuk është gjë tjetër vetëm se një ëndërr që buron nga injoranca e një bote pagane. Një ëndërr që është ngritur mbi bazat e së pavërtetës, e mosnjohjes së vërtetë të Krijuesit dhe të krijesës. Për këtë dhe qytetërimi i sotëm perëndimor, në thelb si trashëgimtar i atij greko-romak, nuk është veçse një qytetërim pagan, një vazhdimësi atij e qytetërimi idhujtar që krishterimi edhe pse e shtypi nuk mundi dot ta varros. Dhe ja tek ai ngrihet përsëri në këmbë shumë herë më i fuqishëm se para dy mijë vjetësh. Dallimi në mes këtij qytetërimi dhe atij në shumë aspekte është vetëm sipërfaqësor. Nëse në shumë raste idhujtari i epokës antike besonte se duke iu bindur zotave imagjinarë, duke i adhuruar ata, apo shpesh edhe duke i mashtruar dhe luftuar me ta, do të arrinte pavdekësinë dhe pushtetin, idhujtari i kohëve moderne beson se e ka më së fundi në dorë çelësin e suksesit të cilin nuk e zotëronin paraardhësit e tij. Dhe ky çelës –sipas tij- është shkenca, apo njohuria, ai zjarr simbolik që Prometeu u vodhi perëndive greke dhe ua dhuroi njerëzve. Mirëpo këtu nuk bëhet fjalë për dijen që i kumton njeriut të vërtetën e jetës dhe të krijimit, por vetëm për njohuri që lidhen kryekëput me botën shqisore.

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

EUFORIA E MATURËS

Email Shtyp pdf

EUFORIA E MATURËS

Koha kalon shume shpejt dhe arrin viti i katërt në shkollë të mesme. Pa hamendje them se i tërë viti maturantëve u kalon duke menduar dhe diskutuar lidhur me përgatitjet e natës së paharruar, natës së maturës. Atë natë gjithçka harrohet... Atë natë çdo gjë rrafshohet... Atë natë emocionet nënshtrohen... Ndjenjat nuk njohin përkufizime... Sytë kullotin si në livadhe, duke ngrënë turpin... Atë natë... Vetëm për një natë, mund të zhduket e kaluara... që të ekzistojë vetëm momenti... Atë natë mund të tretet ardhmëria... vetëm e vetëm që të ekzistojë shthurja e një nate... që të ekzistojë shthurja e një çasti...

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

PSE NUK BIE AKOMA SISTEMI I SIRISË, LIBISË DHE JEMENIT?

Email Shtyp pdf

PSE NUK BIE AKOMA SISTEMI I SIRISË, LIBISË DHE JEMENIT?

Shumica e njerëzve menduan, se pasi ra aq shpejt regjimi diktatorial i Egjiptit dhe i Tunizisë nga protestat e mëdha të popullit, po ashtu shumë shpejt dhe shumë lehtë do të binin edhe regjimet nëpër tokat e tjera arabe, si shkak i ngritjes në këmbë të popullit në protesta. Kjo do të vinte bazuar në faktin, se krejt këto shtete kanë të njëjtën udhëheqje shtetërore, ku ngjasojnë për nga robërimi i popullatës, mosrespektimi i lirive dhe të drejtave të njeriut. 

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

PËR ATA QË BËJNË PYETJEN: KU JANË SELEFIJTË?!

Email Shtyp pdf

Shumë njerëz pyesin: Ku janë selefijtë? Ku është projekti i selefijve? Çfarë janë duke punuar selefijtë?

Pyetje e çuditshme, që m’u parashtrua nga disa drejtime, saqë ngjalli tek unë një habi që nuk e kisha paramenduar nga vetja lidhur me këtë temë. Atë e parashtruan shumë kolumnistë nga vende të ndryshme në kontekstin e përçmimit të drejtimit selefi, të cilin gabimisht e quajnë rrymë. 

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

MASH NË SHQIPËRI LEJON SHAMITË NË SHKOLLA

Email Shtyp pdf

 

MASH NË SHQIPËRI LEJON SHAMITË NË SHKOLLA

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka vendosur të ndryshojë ligjin për ndalimin e mbajtjes së shamisë në shkolla. Zëdhënësja e MASH, Brikena Kollçinaku në një deklaratë për shtyp ka deklaruar, se do të ndryshohet ligji, ku do të hiqet paragrafi që flet për simbolet fetare, duke i lejuar ato kështu në shkollat e arsimit parauniversitar. "Shumë shpejt pritet të kalojë për miratim në Këshillin e Ministrave drafti për arsimin parauniversitar, i cili përfshin edhe simbolet fetare. 

 

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

MËNYRAT E ARGUMENTIMIT GJATË INJORANCËS (1)

Email Shtyp pdf

menyrat e argumentitmit

Të menduarit dhe meditimi janë prej veçorive të njeriut, me të cilat Allahu e dalloi atë prej shumë krijesave të tjera. Çdo njëri prej tyre është i pajisur me të, por nga ana tjetër njerëzit janë të ndryshëm në mënyrën e të menduarit dhe të argumentuarit të tyre. 

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

IKNI NGA ZJARRI

Email Shtyp pdf

IKNI NGA ZJARRI

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Lavdia dhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, pejgamberin tonë Muhamedin, familjen, shokët dhe dashamirët e tij.

Në një hadith i Dërguari ka thënë: “Shembulli im është si shembulli i një njeriu, i cili ndez një zjarr. Kur zjarri ndriçon përreth, fluturat dhe insektet fillojnë dhe hedhin veten në të. Njeriu përpiqet t’i mbrojë, mirëpo ato e fitojnë dhe hidhen në zjarr. I Dërguari vazhdoi dhe tha: Ky është shembulli im dhe i juaji. Unë ju kap nga rrobat për t’ju ruajtur nga zjarri, (ju them) ikni nga zjarri, ikni nga zjarri, mirëpo më fitoni dhe hidheni në të.” (Muslimi)

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

Faqe 1 nga 3