Përditësimi i fundit06:50:13 PM GMT

Albislam RSS
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
Tani je te: Revista 2011 Qershor (Nr.95)

SHËROHU DUKE VIZITUAR FAREFISIN

Email Shtyp pdf

SHËROHU DUKE VIZITUAR FAREFISIN

Nuk duhet të habitemi pse mu në ajetin e parë të Kuranit, Allahu i Madhëruar e ka cilësuar vetën me dy cilësi të mëshirës, me fjalët: “bismilahi rahmani rahim” - në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit – (Fatiha:1). S’do mend që me këtë synoi ta vërë në pah rëndësinë e mëshirës për besimtarin. Kush nuk mëshiron, nuk mëshirohet. Nëse dëshiron të të mëshirojë Allahu, mëshiroji ata përreth teje. Ata që e meritojnë më shumë mëshirën janë më të afërmit e tu, për këtë i Dërguari na urdhëroi t’i mbajmë fort lidhjet me të afërmit.

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

NJË MIK ME SHUMË ARMIQ

Email Shtyp pdf

NJË MIK ME SHUMË ARMIQ

“Nuk po shkojmë tek axha, sepse do të shikoj serialin”, “Le të mos vijnë, sepse kam punë”, “Nuk shkoj te daja sepse është i asaj partie politike”, “Nuk shkoj te tezja, sepse ajo bën harame”...si dhe shumë “arsye” të tjera do të dëgjosh nga njerëzit, të cilët ranë në kurthet, që iu ngriti shejtani për ta zbehur apo për ta larguar dashurinë, respektin dhe vizitën e farefisit.

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

Qëndrimi i selefijve të Egjiptit ndaj ndryshimeve të fundit

Email Shtyp pdf

Qëndrimi i selefijve të egjiptit ndaj ndryshimeve të fundit

Vëmendja e gjithë botës, dhe veçanërisht e botës islame qe’ fokusuar në Egjipt gjatë ngjarjeve që sollën atje ndryshimet e fundit. Menjëherë pas rënies së regjimit filluan analizat mbi faktorët që sollën këtë ndryshim, si dhe mbi kontributin dhe qëndrimin e xhemateve, grupimeve, rrymave dhe komuniteteve të ndryshme ndaj tyre. Është afërmendsh që analizat, diskutimet, studimet, deklaratat dhe kritikat që pasojnë ngjarje kaq të mëdha të vihen në shërbim të natyrës dhe formatit, që do të ketë sistemi që pritet të vendoset. Në këtë kuadër xhematet, grupimet dhe faktorët e brendshëm e të jashtëm kanë projektet e tyre, kështu që është krejt e natyrshme të angazhohen për realizimin e tyre. 

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

IZRAELI NUK NDRYSHON QËNDRIMIN PËR KOSOVËN

Email Shtyp pdf

IZRAELI NUK NDRYSHON QËNDRIMIN PËR KOSOVËN

Ambasadori i Izraelit në Beograd, Artur Koll ka thënë se nuk ka ndryshim të qëndrimit të Izraelit ndaj Kosovës. Pasi ka folur për nevojën e krijimit të shtetit të Palestinës dhe siç ka thënë ai, për dëshirën e Izraelit për këtë shtet, Koll ka shfaqur frikën se ky shtet mund të njihet nga Kombet e Bashkuara dhe ai këtë gjë e ka quajtur të rrezikshme. Në një intervistë për gazetën serbe Veçernje Novosti, i pyetur nëse sheh ngjashmëri ndërmjet Palestinës e Kosovës, Koll është përgjigjur se "ato janë dy çështje të ndryshme". Ndërsa në konstatimin e gazetës, se Izraeli i mbetet qëndrimit të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, Koll ka thënë se nuk ka ndryshim në qëndrimin e Izraelit, se konfliktet duhet të zgjidhem me negociata dhe me marrëveshje të drejtpërdrejta bilaterale. "Izraeli nuk i përkrah aksionet e njëanshme", citohet të ketë thënë ambasadori Koll, raporton Telegrafi.

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

BAZAT E PERCEPTIMIT DHE ARGUMENTIMIT NË ISLAM

Email Shtyp pdf

BAZAT E PERCEPTIMIT DHE ARGUMENTIMIT NË ISLAM

Kurani në kundërshtim me atë që ishin idhujtarët, vendosi baza reale dhe origjinale në aspektin e argumentimit dhe të perceptuarit, në mënyrë që udhëzimi të jetë i ndërtuar në baza të shëndosha dhe rregulla të qarta. Nga këto baza mund të përmendim:

1- Lartësimi i dijes, ngritja e gradës së saj dhe përçmimi i injorancës.

Allahu i Lartësuar në Islam na urdhëron për t’u pajisur me dije: "Dije (Mëso) se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë veç Allahut".[1] Madje sikurse e dimë të gjithë, ajetet e para të cilat kanë zbritur prej Kuranit janë pesë ajetet e para të Sures Alek, të cilat nxisin për dije: "Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (gjithçka), e krijoi njeriun nga një droçkë gjaku! Lexo! Zoti yt është Bujari më i madh, i Cili, me anë të penës ia mësoi, ia mësoi njeriut ato që nuk i dinte".[2] 

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

ME ALLAHUN E LARTËSUAR

Email Shtyp pdf

ME ALLAHUN E LARTËSUAR

I lavd-falënderuar është Allahu i Lartësuar.

Ai që i meriton salavatet dhe selamet është Muhamedi dhe familja e tij.

Për besimtarin është shumë me rëndësi që të jetë me Allahun vazhdimisht, kur është i fortë dhe i dobët, i pasur dhe i varfër, i gëzuar dhe i hidhëruar, i ri dhe i vjetër.

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

LIDHJA FAREFISNORE

Email Shtyp pdf

LIDHJA FAREFISNORE

Farefisnia është njëri prej veprimeve më me vlerë dhe më me pozitë, më i bekuar dhe që bën dobi më shumë në këtë botë dhe në ahiret.

Farefisi i një njeriu nënkupton të afërmit e tij prej gjaku, si babai, nëna, vëllai, motra, djali, vajza dhe çdo person që ka lidhje gjaku me ta. Familja e gruas për burrin e saj nuk janë farefis, e as familja e burrit për gruan e tij nuk janë farefis, për shkak se  mes tyre nuk ka lidhje gjaku, por mes tyre ekziston lidhje krushqie. 

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

Faqe 1 nga 3