Falënderimi i takon Allahut. E falënderojmë Atë, ndihmë dhe falje prej Tij kërkojmë. Gjithashtu kërkoj mbrojtjen e Tij kundër të keqes së shpirtrave tonë dhe të keqes së veprave tona. Kë e udhëzon Allahu s’ka kush e humbë, dhe kë e humbë Ai, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj dhe deklaroj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij. Allahu lëshoftë paqe dhe mëshirë mbi pejgamberin fisnik, familjen e tij dhe shokët e tij.
Të dashur vëllezër! Frikësojuni Allahut ashtu siç duhet t’i kemi frikë Atij, frika ndaj Allahut është thesari më i mirë për ju. Të nderuar muslimanë! Muajt, ditët dhe vitet janë bërë për të përcaktuar jetëgjatësinë dhe për t’i dhënë njerëzve mundësinë për të kryer vepra të mira. Më tej, vdekja na ruan ditën dhe natën për të marrë shpirtrat e atyre koha e të cilëve u ka kaluar dhe adresohen në Ditën e Ringjalljes në llogari (për shkak) të veprave të tyre. Është atëherë kur Zoti yt do të thotë:
“Janë veprat tuaja ato që janë regjistruar për ju dhe për të cilën Unë do t’ju shpërblej. Pra, kushdo që merr shpërblimin duhet të jetë mirënjohës/falënderues ndaj Allahut dhe kushdo që merr tjetër duhet vetëm ta fajësojë veten.”
Të dashur vëllezër! Muaji i juaj i Ramazanit ka shkuar tani me veprat tuaja. Ata që kanë punuar gabimisht në mesin tuaj le të pendohen sa më shpejt, dhe të përmirësojnë sjelljet e tyre para se të mbyllet Dera e Pendimit, dhe ata që kanë bërë vepra të mira le të vazhdojnë në të njëjtën gjë, vepra më e mirë e bindjes është ajo që ndiqet si e tillë.
Brengosu më shumë për pranimin e veprave të tua, se sa për vetë veprat, Allahu e pranon veprën nga të devotshmit. Gjithashtu, kini kujdes në ndjekjen e veprave të mira me ato të këqija, nëse themi se veprat e mira zhdukin ato të këqijat, kjo nuk është e pamundur që edhe ato të këqijat t’i shkatërrojnë ato të mirat.
Vëllezër në besim! Ju ishit – gjatë muajit të sapopërfunduar, pra muajit të të drejtëve- me agjërim gjatë ditës, falja natën dhe kryerja e akteve të ndryshme të sakrificës, në mënyrë që ta merrni shpërblimin dhe të shpëtoni nga zjarri. Me largimin e këtij muaji, një fazë e jetës sonë ka kaluar. E kësisoj pra, i kalojmë ditët e kësaj jete nëpër faza në rrugën tonë për në vendbanimin e përjetshëm. Në të vërtetë, vazhdimësia në veprat e mirë gjatë gjithë kohës është karakteri i njerëzve të drejtë, aktet e bindjes nuk kanë një kohë të caktuar; është e drejtë e pakushtëzuar e Allahut ndaj robërve të Tij për aq sa ata janë të gjallë.
Pra, muaji i Ramazanit është një mundësi për besimtarët të garojnë me njëri-tjetrin për vepra të mira dhe një mundësi për të drejtuar shpirtin drejt akteve meritore dhe për ta mbrojtur atë nga veset; por për muslimanin për ta mbajtur rrugën e njerëzve të mirë edhe pas Ramazanit paraqet një detyrë madhore. Adhurimi i Allahut nuk duhet të kufizohet vetëm në Ramazan, nuk ka fund për adhurimin e muslimanit përveç se kur ai do të vdesë. Sa të këqij janë ata njerëz që adhurojnë vetëm ndonjëherë dhe e njohin Allahun vetëm në Ramazan!
Të dashur muslimanë! Padyshim, pranimi dhe refuzimi i veprave në këtë muaj ka shenja. Ndër shenjat e pranimit të veprave të mirave është kur ajo pasohet me vepra të mira dhe ndër shenjat e refuzimit është për ta pasuar veprën e mirë me ato të këqija. Prandaj pasoji veprat e mira me të mira, kjo do të jetë shenjë e pranimit të veprave, dhe ato të këqijat me ato të mira, kjo do të tregojë se veprat e këqija janë larguar. Allahu thotë:
“S’ka dyshim se veprat e mira i shlyejnë ato të këqijat. Kjo është një këshillë për ata që pranojnë këshilla.” (Hud, 11:114) Pejgamberi, -salall-llahu alejhi ue selem!-, gjithashtu ka thënë: “Frikësoju Allahut kudo që të jesh dhe bëj vepra të mira pas të këqiave. Të parat i fshijnë të dytat dhe silluni drejtë me njerëzit.” (Tirmidhiu)
Ata që e kanë vendosur t’i kthehen mëkateve pas Ramazanit le ta dinë se Allahu është gjithmonë i kënaqur me ata që i binden Atij, pavarësisht muajit të bekuar dhe është i hidhëruar me ata të cilët nuk i binden Atij. Thelbi i begatisë qëndron në jetëgjatësinë dhe veprat e mira dhe vazhdimësia e njeriut në veprat e mira pa i kufizuar ato në një periudhë të caktuar, muaj i veçantë, ose muaji i posaçëm është shenjë për drejtësinë e tij dhe pranimin e veprave të tij të mira. Të dashur vëllezër! Edhe pse sezoni e Ramazanit ka shkuar agjërimi rekomandohet edhe në muajt e tjerë. I Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!- ka rekomanduar agjërimin në ditën e hënë dhe të enjte. Ai ka thënë: “Veprat i paraqiten Allahut ditën e Hënë dhe ditën e Enjte, dhe unë dëshiroj që të jem agjërueshëm, kur veprat e mia të paraqiten.” Gjithashtu transmetohet se ai, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, e këshilloi Ebu Hurejren, -radijallahu anhu!-, kështu: “Agjërimi tre ditë në muaj është sikur të kesh agjëruar krejt vitin.” (Buhariu dhe Muslimi) Ai, -sal-lallahu alejhi ue selem!- gjithashtu ka thënë: “Kushdo që agjëron muajin e Ramazanit e pastaj e përcjell edhe me gjashtë ditë të muajit Sheval, do të jetë sikur të kishte agjëruar tërë jetën.” (Muslimi)
Ndonëse namazi i natës gjatë Ramazanit mund të ketë shkuar; namazi i natës gjatë vitit është gjithashtu i rekomanduar. Është vërtetuar prej Pejgamberit, -salall-llahu alejhi ue selem!-, që: “Allahu zbret në qiellin e dynjasë në një të tretën e fundit të natës dhe thotë: ‘Kush më lutet i përgjigjem atij, kush më kërkon i jap atij, kush kërkon falje e fal atë.” (Buhariu dhe Muslimi) Prandaj, për Allahun më e kënaqshme prej të gjitha ibadeteve janë ato që bëhen vazhdimisht.
Të dashur vëllezër! Përderisa ka ndonjë grup të rinjsh, të cilët gjatë muajit të bekuar të Ramazanit kanë qenë të zënë duke e kaluar kohën e tyre në gjëra epshore, gjynahe dhe akte mosbindjeje, ka pasur të tjerë që kanë qenë të zënë duke bërë vepra të mira, si Itikafi në shtëpi të Allahut, duke shkëputur të gjitha lidhjet me të afërmit dhe duke medituar me Krijuesin. Ata iu nënshtruan parapëlqimit të Zotit të tyre mbi dëshirat e veta. Do t’i shihnit ata duke u përkulur, duke bërë sexhde dhe duke recituar Kuranin Famëmadh. Të rinj të tillë janë shpresa dhe krenaria e këtij umeti.
Të nderuar muslimanë! Kini frikë Allahun me një frikë të denjë, ngase një frikë e tillë është kreu i të gjitha çështjeve. Binduni Allahut dhe qëndroni larg ndalesave të Tij, do ta arrini kënaqësinë e Tij dhe do të ruheni nga dënimi i Tij. Mos iu ktheni gjynaheve dhe mosbindjes, që mos t’ju kapë dënimi i Tij. Vëllezër të dashur, bëhuni mirënjohës ndaj Zotit tuaj për plotësimin e agjërimit këtë muaj. Gëzoni Bajramin duke mbetur qëndrueshëm në ato vepra të mira dhe duke u larguar nga gjërat e padëshiruara, që mund të largojnë kënaqësinë e Allahut ndaj teje. Një nga paraardhësit tanë të drejtë ka thënë:
“Çdo ditë në të cilën nuk është bërë ndonjë mëkat ndaj Allahut është festë dhe çdo ditë, të cilën besimtari e kalon me bindje ndaj Zotit të tij është festë.”
nga anglishtja: Drita M.

2011 


Imamllëku në namaz është një përgjegjësi e madhe dhe detyrë e rëndësishme fetare, trashëgimi e Pejgamberit, gjë të cilën ishte ai, sal-lallahu alejhi ue selem i pari që e veproi dhe udhëheqësit e drejtë të besimtarëve pas tij.
Trashëgimia dhe ndikimi i civilizimit islam,
Allahu, azze ue xhel, i bëri njerëzit të dallohen nga njëri-tjetri në natyrë, mendime, synime, ideologji, karakter, dëshira, e kështu me radhë, dhe padyshim se kur dallohet njëri prej tjetrit, atëherë mund të shkojë deri në mospajtim mes tyre. Ky mospajtim mund të themi se është në kornizën e të pranuarës deri atëherë kur nuk bie në kundërshtim me ligjin e Allahut, azze ue xhel. Çdo mospajtim që bie në kundërshtim me Kuranin dhe Sunetin është i urryer dhe i ndaluar. Duke e marrë parasysh se ky lloj i problematikës është mjaft i gjallë, manifestim i realitetit të jetesës sonë të përditshme, është e nevojshme që t'i njohim shkaqet e këtyre mospajtimeve dhe konflikteve, që t'u ruhemi paraprakisht dhe të pastrojmë e korrigjojmë veten tonë, nëse jemi zhytur në ndonjërin prej tyre, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak sinqerisht për shuarjen e konflikteve. Nga shkaqet që çojnë deri në mospajtim mes njerëzve mund të numërojnë:
Allahu i Madhëruar thotë: “Njerëzit ishin një popull