Përditësimi i fundit07:17:00 PM GMT

Albislam RSS
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
Tani je te: Revista 2011 Tetor (Nr.99)

EKUILIBRI NDËRMJET BASHKËSHORTIT DHE FËMIJËS

Email Shtyp pdf

Zakonisht nëna merret me edukimin dhe përkujdesjen e fëmijës. Nëna luan një rol aktiv në lidhjen emocionale në mes babait dhe fëmijëve. Ajo mundëson komunikimin mes fëmijës dhe babait. Mirëpo në një familje ku ekuilibri familjar është në vendin e duhur, fjali të llojit si: “Grua, thuaji djalit të mos vijë vonë në shtëpi”, “Harxhon shumë para, fol një herë me këtë fëmijë”, “Nënë, thuaji babait të më japë ca të holla”, “Sonte do të shkoj te ca shokë, a mund të marrësh leje nga babi”, nuk duhet të ketë.

 

Lidhja mes nënës dhe fëmijës është lidhja më e fortë dhe më e rëndësishme për arsye të lidhjes së fortë pas lindjes dhe asaj lidhjeje të krijuar mes gruas dhe fëmijës gjatë shtatzënisë. Duke pohuar se në të kaluarën fëmija ka qëndruar më larg babait për shkak të domosdoshmërisë që ka pasur ai për të mundësuar kushtet ekonomike, specialistët shprehen se, nisur nga faktorët kulturorë, babai preferon ta dojë fëmijën nga larg, pa hyrë në një lidhje emocionale me të. P.sh., ta puthë kur fle. Mirëpo kjo në familjet e besimtarëve nuk praktikohet. Në mes tyre nuk ka doreza dhe secili është i sinqertë ndaj çdonjërit. Aty ku ndjehet mungesa e sinqeritetit mes anëtarëve, aty edhe lëshohen perde mes tyre. Aty ku nëna fsheh nga babai të metat e fëmijës, aty do të pasojë fshehja e fëmijës nga vetë nëna e tij.

Familja është qeliza më e rëndësishme e edukimit në shoqëri. Fëmijët e sigurojnë edukimin e tyre më të rëndësishëm pikërisht nga nëna dhe babai. Ata janë shembulli i tyre i përkryer dhe çdo lëshim i tyre do të rezultojë me pasoja të dhimbshme. Familja ushtron ndikimin e saj kudo përmes edukimit, ndaj për një edukim të suksesshëm nevojitet sigurisht një komunikim i mirë. Nuk ka diskutim se një nënë e mirë dhe e mirë-informuar për nevojat, principet dhe natyrën e anëtarëve të familjes së saj, di të zgjedhë metodën më të mirë të komunikimit ndërfamiljar që t’i ofrojë dhe t’i sigurojë fëmijës besim në vetvete, që i mëson fëmijës se si të integrohet në shoqëri pa pasur mundime artificiale.

Në këtë kuadër, detyra e nënës si ekuilibruese e suksesshme është shumë e rëndësishme. Në fund të fundit individët marrin nga nëna dhe babai ngjyrën dhe formën, duke u bërë shëmbëlltyra të tyre. Atëherë, cilat duhet të jenë veçoritë e nënës dhe të babait? Dashuria dhe respekti në komunikimin dhe marrëdhëniet që krijojmë me njerëzit që na rrethojnë, rruga më e lehtë për të depërtuar në zemrat e tyre është ndjesia e dashurisë dhe e respektit pa kushte, që duhet t’u dhurojmë.

Përpara se të marrim, duhet të japim. Nëse presim dashuri dhe respekt nga anëtarët e familjes, fillimisht duhet të jemi ne ata që duhet t’i përcjellim këto ndjesi me bujari dhe pa kushte. Nuk duhet të harrojmë që respekti nuk kërkohet, por fitohet. Profeti ynë i nderuar alejhi salatu ue selam, sa herë hynte në shtëpi jepte selam, kalonte një pjesë të kohës me fëmijët, i merrte në prehër, i puthte dhe luante me to.

Studiuesit e kohëve të fundit kanë vërtetuar disa fakte lidhur me trajtimin e fëmijës në raportet familjare. Ata kanë përfunduar si vijon:

1.             Dashuria dhe emocionet. Vetëbesimi dhe suksesi që tregojnë fëmijët që janë rritur me dashuri e ndjenjë, është shumë më i madh se i atyre që janë rritur në mungesë të përkujdesjes prindërore.

2.             Dëgjimi. Ata që nuk dinë të dëgjojnë, nuk ia dalin mbanë, as të jenë të dëgjuar. Të dëgjosh bashkëshortin/bashkëshorten apo fëmijët, do të thotë të japësh këtë mesazh: “Ti me ndjenjat dhe mendimet e tua, je një individ i veçantë. Unë vlerësoj mendimet e tua dhe do të të dëgjoj përherë…” Nëse fëmijët dhe bashkëshortët nuk gjejnë në shtëpi njerëz që dinë të dëgjojnë, sigurisht që do të orvaten të gjejnë njerëz të tillë jashtë familjes, duke rrezikuar kështu të bien pre’ e orientimeve të pasakta.

3.             Mirëkuptimi. Modelin më ideal të mirëkuptimit e gjejmë te Profeti ynë i dashur, te mësuesi më ideal i njerëzimit. Enesi, radijallahu anhu tregon: “I kam shërbyer Profetit për dhjetë vite, por asnjëherë ai nuk më ka thënë “uf, pse e bëre këtë kështu, e pse nuk e bëre ashtu?” (Buhari, Edeb, 39)

4.             Butësia. Pejgamberi ynë alejhi salatu ue selam ka thënë: “Allahu është i butë, e do butësinë. Atë, të cilën nuk ia jep vrazhdësisë dhe ashpërsisë, ia jep veprave dhe fjalëve të buta.” (Muslimi) Në marrëdhëniet me njerëzit e tjerë, njeriu lëshon zë njësoj sikur të ishte midis dy malesh… Nëse nxjerr fjalë të mirë, kjo fjalë do të kthehet me jehonë të mirë, nëse flet ndonjë fjalë të keqe, do të vërejë se e njëjta fjalë të rikthehet me jehonë të keqe.

5.             Qetësia (Durimi). Një nëne të mirë i duhet një këmbëngulje e madhe në ruajtjen e qetësisë, sepse edukimi është një çështje durimi. Gjergjefi kërkon të njëjtin durim si në fillim, në vazhdim, ashtu edhe në fund të punës. Edhe vetë i Dërguari ynë, sal-lallahu alejhi ue selem na porosit: “Lehtësoni, mos vështirësoni...” (Ahmed ibën Hanbeli, Musned).

 

Me pak fjalë, familja është guri i themelit në formimin e shteteve të mëdha, por në një kuptim është shteti ynë i vogël. Duke qenë në rolin e nënës dhe në të njëjtën kohë edhe rolin e bashkëshortes, ne jemi inxhinierët e shtetit, të cilin do të mund ta ndërtojmë të fortë e të sigurt vetëm nëse tregojmë kujdes për edukimin e shëndoshë të fëmijëve tanë.

Pikërisht, këtë tregon edhe ajeti kuranor: "Për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj gratë, që të gjeni prehje tek to dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë." (30: 21) E, po të mungojë kjo dashuri nga ana e nënës, rrezet e saja negative përfshijnë, edhe fëmijën, edhe bashkëshortin, gjegjësisht babanë. Kurse aty ku mungon qetësia, mungon durimi, aty ku nuk gjendet durimi nuk gjen rehati harmonia, kurse në atë shtëpi ku nuk gjendet harmonia është e qartë, se nuk ka ekuilibër mes anëtarëve të familjes dhe pa këtë ekuilibër vjen disbalancimi familjar. Pa dyshim që asnjë nënë nuk ka dëshirë mu në thelbin e jetës së saj të vijë një trazirë e atillë.

Ekuilibri ndërfamiljar arrihet vetëm duke qenë në dijeni të rrjedhave të të gjitha çështjeve, nevojave dhe problemeve të ndryshme familjare. Andaj sot përballë grave në karrierë të disa gjeneratave më parë, del figura e vajzës, sa moderne aq edhe antike, që preferon jetën si shtëpiake dhe kujdesin familjar. Ndërsa ajo që arrin të vendosë një ekuilibër të përkryer në mes fëmijës dhe karrierës, e gjen të rehatuar edhe bashkëshortin e saj. Besimtaret që e arrijnë një shkallë të këtillë mund të quhen perla të kualitetit më të lartë, sepse rrallë e gjen një nënë të virtytshme, një femër të suksesshme dhe një grua të përkryer. E ata që bashkëshortet e tyre i kanë gjetur të tilla, inshallah e kanë gjetur të pranuar duanë e tyre në ajetin kuranor: "Zoti ynë, na dhuro gra e pasardhës që të jenë si dritë syri për ne dhe ne na bëj shembull për të devotshmit." (25: 74)

Si dhe e kanë arritur përgëzimin e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue sel-lem: "Kjo botë është pasuri, ndërsa pasuria e saj më e madhe është një grua e mirë".

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

ORIGJINA DHE FONDAMENTI I MODERNIZIMIT DHE TEKNOLOGJISË BASHKËKOHORE (II)

Email Shtyp pdf

Metodologjia shkencore

Menjëherë pas vdekjes së Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, në shekullin e shtatë, kohë kur u zgjerua shteti islam bukur shumë muslimanët filluan pa ngurrim, pa frikë, me një etje të pashuar dhe me vullnet të zjarrtë të përvetësonin dituritë dhe arritjet shkencore të popujve të mëhershëm, të cilët i kishin lënë prapa ato popuj, që i përmendëm në shkrimin e mëparshëm. Në shekullin e 9-të muslimanët e lanë pas shpine fazën e përvetësimit dhe të asimilimit dhe hynë në një fazë të re dhe shumë të frytshme, në fazën e shpikjes, zhvillimit dhe kontributit të tyre individual në gati të gjitha lëmenjtë shkencorë. Kjo fazë e karakterizon Civilizimin Islam më së miri, ngase prej kësaj faze shumë të frytshme dhe jashtëzakonisht të bereqetshme në fushat shkencore rrodhën shpikjet më të mëdha dhe shumë të rëndësishme me të cilat varet Teknologjia dhe Modernizimi bashkëkohor. Këtë do ta vërtetojmë pak më poshtë kur do të sjellim disa shembuj praktikë të atyre shpikjeve të lartpërmendura, në mënyrë që kjo çka po themi të qëndrojë mbi fakte dhe argumente. Të kthehemi prapë pak te faza e parë, e asaj të përvetësimit të arritjeve shkencore dhe diturive të popujve të mëhershëm. Këtu patjetër na duhet të theksojmë dhe të vihet re, se gjatë fazës së përvetësimit muslimanët hasën në shumë probleme për arsyet dhe shkaqet vijuese.

Ato dituri dhe arritje shkencore, që i trashëguan muslimanët prej popujve të mëhershëm, posaçërisht ato të grekëve të lashtë, shpeshherë ishin shumë të paqarta dhe përmbanin gabime trashanike. Kështu që muslimanët nuk kishin mundësi t’i besonin asaj trashëgimie, sepse ishin shpeshherë jokorrekte. Pastaj nuk ishin të përkryera dhe nuk ishin të sistematizuar dhe nuk ishin të renditura qartë, madje disa prej tyre gjendeshin vetëm në copa-copa. Mjeku shumë i famshëm dhe shkenctari Ali ibën al-Abas, i cili gjithashtu ishte mjeku personal i Sulltanit ed-Daula e dëshmon këtë fakt që cekëm me fjalët: “Ndër shkrimet e Mjekëve të hershëm dhe atyre modernë nuk kam gjetur asnjë libër të përkryer, i cili të përmbajë të gjithë atë, çka nevojitet për t’u mësuar arti i shërimit! Hipokrati shkruan shumë shkurt dhe shumë prej fjalive të tij janë të errëta dhe të paqarta, andaj kishin nevojë për komentim… Galeni përpilon libra të shumtë prej të cilëve vetëm një pjesë e tyre përmbajnë gjëra për artin e shërimit (Mjekësisë). Por shkrimet e tij janë të stërzgjatura dhe me plot përsëritje. Nuk kam hasur te asnjë libër i tij, i cili të jetë i kompletuar dhe i cili është i përshtatshëm për ligjërim të Praktikantit.” Pra, shkencëtarët e epokës së artë të Islamit ishin ata të cilët futën dritë dhe rregull në atë trashëgimi që gjetën. Ata i sistematizuan ato shkrime në mënyrë të qartë. Pastaj  jo vetëm që i gjenin dhe i verifikonin gabimet,  por ata edhe i përmirësonin ato gabime dhe i vërtetonin rezultatet e tyre me prova dhe eksperimente të ndryshme praktike, në mënyrë që thëniet e tyre bazoheshin në fakte dhe argumente. Këtë e kthyen në parim, të cilin e mësuan sigurisht prej Islamit. Për këto arsye nuk është e vërtetë që dituritë  e popujve të mëhershëm i shërbyen muslimanëve si fondament për ndërtimin e civilizimit.

Pra ajo çka arritën muslimanët prej punimeve, shpikjeve dhe arritjeve shkencore në përgjithësi ishin të përpunuara në mënyrë të drejtë dhe me të vërtetë shkencore. (Sigurisht që ka mundësi ndoshta të ketë edhe këtu përjashtime, por ato nuk merren parasysh.) Këtë fakt që përmendëm, pra të verifikimit të gabimeve dhe përmirësimit të tyre me rezultate të bazuara mbi fakte të qarta na vërteton Dijetari dhe Mjeku AbduLatif el Baghdadi (1162-1231), i cili jetonte në rrethin e udhëheqësit të njohur musliman Salahudin Ejubit me fjalët: “Me gjithë respektin tonë për Galenin – ajo çka po shohim me sytë tanë është më e besueshme.” Të shohim një shembull praktik prej jetës së tij. Pasi i treguan këtij shkencëtari për një kodër në Kajro të mbushur me eshtra dhe skelete njerëzore ai i analizon ato dhe tregon:  «Udhëtuam atje dhe pamë mijëra eshtra. I analizuam hollësisht ato dhe fituam shumë prej këtij studimi- dituri të cilën nuk  e kishim arritur përmes studimit të librave. Galeni na mëson se nofulla e poshtme përbëhej prej dy eshtrave, që janë të lidhura me njëra-tjetrën.  Mirëpo ne analizuam mbi 2000 eshtra dhe nuk hasëm te asnjë nofull e poshtme, e cila të ishte me dy eshtra. Por ajo ishte një asht pa asnjë farë lidhje.” Kësisoj gabimesh, por edhe gabime më trashanike shkencore i verifikuan shkencëtarët muslimanë, i përmirësuan ato dhe i zëvendësonin ato me të vërtetën. Si rasti p.sh. i shkencëtarit dhe mjekut shumë të njohur të Damaskut Ibën Nafisit (shek. XIII) me përmirësimin e mënyrës së funksionimit të “qarkullimit  të gjakut”. Ose mjeku i shquar Ibën Sina me vërtetimin e faktit, se edhe eshtrat infektohen, në kundërshtim me atë që pretendonin Grekët e Lashtë. E jo vetëm kjo, por edhe shumë shembuj të tjerë ekzistojnë, dhe kjo është me të vërtetë një temë e gjatë në vetvete.  E rëndësishme në lidhje me ketë temë është se muslimanët asnjëherë nuk i pranonin arritjet e shkencëtarëve të popujve të mëhershëm, deri sa t’i vërtetonin ato me prova dhe eksperimente. Në lidhje me këtë mjeku i sipërpërmendur AbduLatif el-Baghdadi thotë: “Provat (faktet) që na sjellin shqisat janë shumë më të bindshme se ato që bazohen në Autoritet.” Kështu që shkencëtarët e kohës së artë të Islamit në çfarëdolloj lëmi qofshin ata, kanë qenë shkencëtarë me plot kuptimin e fjalës, ngase aktivitetet e tyre intelektuale dhe shkencore i kryenin në mënyrë shumë profesionale. Ata nuk ndiqnin asgjë në shkencë qorrazi dhe nuk e pranonin atë lehtë, por ishin tepër skeptikë ndaj rezultateve dhe arritjeve shkencore, të cilat iu prezantoheshin. Këtë metodologji shkencore, profesionale ashtu si duhet të jetë dhe të mrekullueshme na e pasqyron dhe prezanton shpikësi fenomenal, shkencëtari universal dhe mjeku nga Basra Ibën Hejtem (966-1141) (Njihet si shpikësi i Optikës dhe zbulimet e tij në këtë lëmë shërbyen si fondament për shpikjen e Kamerës moderne) me fjalët fort domethënëse: “Kush e kërkon të vërtetën, metodologjia e tij nuk është që gjatë studimit të shkrimeve të mëparshëm t’i mbështetet mendjelehtësisht mendimit të mirë, që ai ka për ata. Kërkuesi i të vërtetës më shumë nuk i beson këtij mendimi të mirë. Ai bazohet dhe mbështetet vetëm e vetëm në të kuptuarit e tij të teksteve, duke iu përmbajtur kritereve të  Logjikës dhe jo thënieve të autorëve, të cilët janë njerëz, tek të cilët gabimet dhe mangësitë janë pjesë përbërëse dhe e pandarë e tyre. Kush studion vepra shkencore, -nëse dëshiron ta njohë të vërtetën, duhet të bëhet kundërshtar ndaj gjithë asaj që lexon. Pastaj tekstet dhe komentimet duhet t’i rishqyrtojë hollësisht dhe me përpikërinë më të lartë nga të gjitha anët dhe prej të gjithë aspekteve t’i vërë në pyetje. Ai në këtë proces e vështron veten me kritikë, në mënyrë që të mos gjykoj as rreptë, por as butë. Në qoftë se ai ndjek këtë rrugë atij do t’i qartësohen dhe do t’i shfaqen të vërtetat, ndërsa gabimet dhe paqartësitë në veprat e pararendësve të tij do të dalin në shesh.“ (Ibën Hejtem) Padyshim që kësaj metodologjie të drejtë dhe shkencore iu përmbajtën shkencëtarët e epokës së artë të Islamit dhe si pasojë e kësaj, por fillimisht padyshim të prirë nga ndihma e Allahut, ata korrën suksese të mëdha në lëmenjtë shkencorë dhe patën shumë dobi prej kësaj metodologjie, e cila u bë shkak që shkencëtarët muslimanë të zbulonin shumë  dituri të reja shkencore dhe të shpiknin mjete shumë të dobishme dhe të vyera, të cilët shërbyen si themele të shumë mjeteve teknike moderne, që ne i shfrytëzojmë sot. Kjo metodologji shkencore shërbeu si faktor, që shkencëtarët e asaj kohe të merreshin me të vërtetë me punë dhe hulumtime shkencore, ngase  kjo metodologji nuk të lejonte ndryshe. Zelli i tyre dhe mundi i madh që dhanë u shpërblye, ngase ata ndërtuan me lejen dhe ndihmën e Allahut, fenomenin për të cilin po flasim ne, “Civilizimi Islam”.

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

PROFETI, sal-lallahu alejhi ue selem, DHE FEMIJËT

Email Shtyp pdf

Njeriu më i madh që ka njohur historia është Profeti ynë, realitet ky të cilin e besojnë myslimanët, e pohojnë jo-myslimanët gjithashtu nuk mund ta kundërshtojnë armiqtë. Këtë burrë nga cilido kënd që dëshiron ta studiosh, të hulumtosh rreth tij dhe të njihesh më imtësisht do të hamendesh dhe nuk gjen tjetër veçse fjalë miradije për të karshi atij këndi të jetës që është studiuar. Ai është njeriu më madhështor, si në aspektin fetar, atë human, shtetëror, politik, të dijes... e vazhdo pa u ndalur. Çfarëdo që të teket nga drejtimet e ndryshme të jetës do të mjaftojë t’i futesh studimit të atij drejtimi duke e zbuluar Profetin tënd, sal-lallahu alejhi ue selem, nga ai kënd e në fund do të dalësh me rezultate aq të habitshme, sa ka pasur njerëz para nesh që në fund të studimeve të tyre të kësaj natyre kanë thënë: “Pas studimit tim që i bëra jetës së këtij njeriu mendova se ai nuk ka ditur dhe nuk ka bërë asgjë tjetër pos atij lëmi që unë hulumtova në të.”, pra kështu do të thotë kushdo pas studimit të vet, e për fatin e mirë tonin prijësi ynë dhe i dashuri i Allahut Muhamedi, sal-lallahu alejhi ue selem, ishte i tillë në çdo lëmi të jetës, me të cilin krenohemi para çdokujt dhe me këtë shpresojmë shpërblim nga Zoti.

Një pikë e rëndësishme në jetën profetike që ia vlen për t’u pasur parasysh është edhe sjellja e tij me fëmijët, edukata që kishte me ta, fjalët, lëvizjet, mësimet dhe çdo gjë tjetër, që ai vepronte karshi fëmijëve në përgjithësi, që nga lindja e tyre e deri në moshën e pubertetit. Tema në fjalë mund të ndahet në dy pika kryesore: se si sillej ai me fëmijët dhe pika tjetër si i mësonte dhe i edukonte shokët e tij të sillen me fëmijët. Në temën tonë do të flasim vetëm për llojin e parë, pra sjelljen e tij me fëmijët, duke spikatur shembuj nga jeta e tij se si vepronte me ta. Shembujt nga jeta profetike e këtij lloji janë ata që flasin më mirë se gjuha dhe përshkrimi i çdokujt tjetër që mund t’i bëjë jetës së tij, prandaj do të mjaftohemi me përmendjen e disa prej tyre:

-Kishte parasysh ndjenjat e tyre kur ishin të vegjël dhe lozte me ta, bile u jepte përparësi këtyre ndjenjave edhe atëherë kur ai ishte në namaz. Na përcillet se një herë duke u falur pasi ra në sexhde dhe u vonua shumë shokët u frikësuan për të mos i ka ndodhur diçka e pas namazit u tha: “erdhi Hyseni dhe më hipi në qafë sa isha në sexhde kështu e vonova sexhden ngase nuk doja t’ia prish lojën”.

-Futej në namaz me nijet që ta zgjaste namazin, porse kur dëgjonte britmat e fëmijëve nga mëshira për ta dhe nënat e tyre lexonte pak Kuran, duke e pëfunduar namazin sa më shpejt.

-I puthte, i përqafonte dhe i bartte në shpinë nipat e tij (Hasanin e Hysenin), duke lozur me ta dhe këtë e konsideronte në radhët e punëve dhe vetive të mira dhe shpresonte që duke i mëshiruar fëmijët të mëshirohej nga Allahu. 

-Duke u falur e mbante në krah mbesën e vet, të cilën kur binte në ruku dhe sexhde e lëshonte në tokë e prapë e merrte kur ngrihej në këmbë për reqatin e dytë dhe kjo nuk ishte për të pengesë aspak në namaz, sepse fëmija  ishte gjë e rëndësishme për të në çdo rast dhe kohë. 

-Urdhëronte mësimin e tyre sidomos të namazit por nga ana tjetër mësonte shokët e vet që ky edukim të bëhej në format më të lehta dhe të mira të mundshme, duke i ikur dhunës, ku për këtë arsye pat këshilluar që fëmijët të urdhërohen me detyrimin më të madh praktik atë të namazit, që në moshën shtatë-vjeçare, porse duke e ditur mentalitetin e tyre të vogël dhe logjikën që kanë e ndaloi të rrihen për këtë detyrim, derisa t’i mbushin dhjetë vjet. Kjo sikur aludon në faktin se deri në këtë moshë fëmijët mund të tolerohen më shumë se pas asaj moshe dhe përmes këtij mësimi bëhet ndarja e foshnjës në disa etapa, atë të fëmijërisë së hershme deri kur fillon të kuptojë, e dyta nga kjo moshë deri në dhjetë vite e treta deri në pubertet dhe e katërta pas pubertetit, të cilat pasohen secila me rregulla të posaçme. 

-Deri në moshë të madhe ai lozte me ta edhe format më të thjeshta të lojërave, që dikush mund t’i konsiderojë jo të pëlqyera, si p.sh. ajo e hipjes në shpinë të fëmijës dhe shëtitja e tij nëpër dhomë, si shembulli i hipjes mbi kafshë, bartja e foshnjës në qafë dhe shëtitja e tij etj., forma këto që ndikojnë në shtimin e respektit dhe dashurisë për të vjetrin (qoftë prind apo dikush tjetër). Këto forma do të jenë ndikuese për fëmijën, që ta dojë dhe ta dëgjojë atë person sa është fëmija i vogël dhe ta respektojë e nderojë atë pasi të rritet, sepse do t’i kujtohen ato lloj lojërash që i ka bërë ai.

–Sillej me ta me të butë dhe i edukonte me fjalë të mira, bënte durim me ta dhe ndodhte që të kalonin dhjetë vite e kurrë të mos i bërtiste apo ta akuzonte edhe fëmijën që më së shumti rrinte me të. Nëse fëmija gabonte ai nuk e kritikonte duke i thënë: “Sikur të mos veproje kështu, por të veproje ashtu”, mirëpo e ledhatonte në kokë dhe i tregonte se cila është forma më e mirë e atij veprimi pa e prekur në ndjenja fëmijën që e mësonte. Enes ibën Malikun e pati shërbëtor tetë deri dhjetë vite, por kurrë nuk mbahet mend t’i ketë bërtitur apo kritikuar, sjellje kjo që ishte shkak që Enesi të mos i ndahej asnjë ditë Profetit, sal-lallahu alejhi ue selem edhe pasi u rrit e deri në vdekje. 

-Atëherë kur nuk e dëgjonin urdhrin e tij ai nuk përdorte forcën apo personalitetin e tij për t’i detyruar me atë që dëshironte, porse fillimisht bënte sabër e pastaj shkonte dhe e këshillonte në formën më të mirë, sa fëmijës fillonte t’i vijë turp nga ajo që ka bërë dhe kështu nuk e përsëriste herës tjetër të njëjtin gabim. Kjo ndikon që fëmija të fitojë respekt karshi atij personi dhe në anën tjetër kurrë të mos e kundërshtojë herën tjetër. Kështu pat ndodhur me Enesin, të cilin Muhamedi, sal-lallahu alejhi ue selem, e urdhëroi të shkonte diku për të kryer një punë e ai i tha se nuk dua të shkoj, por thotë se me vete e kisha vendosur për të shkuar, mirëpo doja ta shihja, se si do të sillej ai me mua. Duke ecur rrugës Enesi u habit me fëmijët e tjerë dhe me të vërtetë nuk shkoi për ta kryer atë urdhër të Profetit, sal-lallahu alejhi ue selem, e ky i fundit kur erdhi tek Enesi nga prapa ia lëmoi kokën dhe e pyeti me të butë: “O Enes, a nuk ke shkuar akoma?” duke i buzëqeshur,  atëherë Enesi na tregon, se shkova ta kryej me vrap atë punë të caktuar. Prekja profetike ishte aq e butë dhe e këndshme, sa Enesi thotë se kurrë nuk kam prekur mëndafsh më të butë e as gjë më të freskët se dora e tij, gjithashtu ajo dorë e bekuar ishte shkak që Enesi, edhe pse i mbushi nëntëdhjetë e tri vite asnjë qime floku nga ajo pjesë e kokës nuk iu thinj. 

-Mundohej ta studionte mentalitetin e çdo fëmije dhe ta veçonte me mësime, këshilla dhe punë, që i përshtateshin mentalitetit të tij nga njëra anë dhe i përgatiste për t’u bërë të zotët në ato fusha pasi të rriten nga ana tjetër. Usame ibën Zejdin e pa se kishte shpirt luftarak kështu e emëroi komandant suprem të forcave të tij në një betejë kur Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem, ishte në shtratin e vdekjes e Usamja nuk kishte më shumë se tetëmbëdhjetë vite.  Muadhin e bartte mbrapa në gomarin e tij dhe i mësonte çështjet bazë të besimit, duke i shpjeguar fshehtësitë e akides (besimit) dhe duke ia besuar atij këto dije, si rasti i të drejtës së Zotit karshi robërve të Vet dhe e kundërta, ku e veçoi me këtë dituri vetëm Muadhin, duke mos i treguar as Ebu Bekrit, Omerit, Osmanit etj. Këtë djalë e këshillonte edhe me çështjet se si ta ruajë ai Allahun e pastaj Allahu si do ta ruajë atë etj., ku më vonë Muadhi pas këtij edukimi direkt bëhet misionar dhe prijës i një shteti të tërë, pra Jemenit (së bashku me Ebu Musa Eshariun). Ibën Abasin e pa se ka prirje meditimi e logjike, që i përshtateshin nxjerrjeve dhe përfitimit të dispozitave nga Kurani dhe Suneti për të cilin bëri një lutje të veçantë, që nuk e bëri për të tjerët: “O Zot shtoja dijen e dispozitave fetare (fikhut të nxjerra nga Kurani dhe Suneti) dhe mësoja komentimin (e Kuranit).”, dhe me të vërtetë ashtu ndodhi: komentuesi më i mirë i Kuranit ishte Abdullah ibën Abasi. A thua pse u lut vetëm për këtë njeri, dhe pse nuk u lut me diçka tjetër? Themi për shkak se Profeti i nuhaste personalitetet e të rinjve, prirjet e tyre  dhe i edukonte gjithsecilin në lëmin e vet. Kur pa aftësitë e Zejd ibën Thabitit e stimuloi, që të mësonte gjuhën e çifutëve për të mundur t’i lexonte letrat e tyre dhe t’u kthente përgjigje, këshillë kjo e cila e nxiti Zejdin ta mësonte shkrimin, leximin, kuptimin dhe të folurit e kësaj gjuhe për më pak se dhjetë ditë (sipas disa transmetimeve historike). Pra, e bëri këtë gjë për një kohë të shkurtër që ndoshta tjetërkush nuk do ta bënte, kjo sepse tek ai vëreheshin ambicie të tilla.

-Mundohej që të rinjtë myslimanë t’i edukonte për artet luftarake dhe aftësi fizike, këshillonte ushtrimin e gjuajtjes me shigjetë, të notimit, vrapimit me kuaj, mundjes, vrapimit në gara etj.

-Atë e donin edhe fëmijët e qafirëve, sepse sillej mirë me ta, bile kishte raste kur edhe i shërbenin. Gjithë kjo për shkak të edukatës që Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem, kishte me ta dhe respektit që kishte fituar. Përmendet se ai e vizitoi një djalë të ri çifut, i cili ishte i sëmurë dhe e ftoi në Islam me ç’rast nga respekti që kishte ky djalë dhe nderi që ndienin prindërit e tij për këtë vizitë e këshilluan djalin që të pranonte Islamin, i cili menjëherë pasi pranoi fenë edhe vdiq, por vdiq si mysliman me dëshminë e shehadetit si fjalë të fundit të tij.

Tërë këta shembuj dhe të tjerë të pa përmendur këtu u bënë shkak që ky edukim kaq madhështor i këtyre të rinjve të jetë pikënisje, që këta djelmosha kur të bëheshin burra të dinin si t’i bartnin mbi supet e tyre detyrimet dhe detyrat që u ishin besuar nga shteti dhe myslimanët e tjerë. Dikush u bë dijetar, tjetri komandant, prijës, i urtë, asket, luftëtar, bujar etj., dhe gjithsecili prej tyre luajti rolin e vet në jetë, ashtu si i ka hije, duke mos lënë pas vetes vërejtje, të cilat mund t’i përmend sot dikush, si argument kundër tyre apo kundër mësuesit të tyre, sal-lallahu alejhi ue selem. Askush prej këtyre të rinjve që kaluan në duart e Profetit, sal-lallahu alejhi ue selem, nuk devijoi, apo mbeti pa e dhënë  kontributin e vet për këtë fe, ose nuk sakrifikoi, apo nuk ishte i dobishëm. Shembuj të tillë negativë që prishin imazhin e këtyre të rinjve nuk ka shënuar historia e as nuk ka pasur mundësi të gjejë të tillë, porse kushdo prej tyre ka lënë gjurmë pozitive në këtë Umet për pasardhësit e tij, aq të mëdha, sa nuk mund të shlyhen dhe janë e do të mbesin shembull e frymëzim për të gjithë të rinjtë deri në Kiamet. Tërë kjo falë sjelljes dhe strategjisë së Muhamedit, sal-lallahu alejhi ue selem, që ai përdori me ta (e jo abuzimeve) pas ndihmës dhe mëshirës së Allahut Fuqiplotë.

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

FËRKIMI NË MES GJENERATAVE

Email Shtyp pdf

 Nuk ka njeri në rruzullin tokësor, që së paku një herë në jetën e vet nuk ka ëndërruar të ketë një libër “çudirash“, e cili di t’i ofrojë një dalje konkrete nga deti i situatave konkrete jetësore. Por si mos të ndodhë një gjë e tillë, kur jeta është një lojë komplekse me variante të shumta dhe zgjidhje me të cilat njëkohësisht marrin pjesë shumë gjenerata me pikëpamje, motive, qëndrime, nevoja dhe interesa të ndryshëm.

Konflikti apo dueli në mes gjeneratave janë situatat jetësore universale, të cilat përsëriten me kombinime të shumta në çdo kohë dhe vend dhe kështu me këto nevoja për modelin universal, i cili trajton në mënyrë plastike këto konflikte është i madh.

Tani do të ofrojmë një analizë të shkurtër të një dialogu universal, i cili u zhvillua në mes djalit besimtar dhe babait jo-besimtar, me qëllimin e nxjerrjes së mësimit të asaj që është e dobishme, nëpërmjet shembujve, të cilët Allahu i përmend në Kuranin Fisnik. Dialogu është universal, sepse padyshim ky lloj dialogu ka mundësi të përsëritet pavarësisht nga vendi dhe koha, sepse gjithmonë do të ketë fëmijë dhe prindër, të vjetër dhe të rinj …

Në fillim do të hedhim një vështrim në gjashtë ajetet e kaptinës Merjem, duke analizuar më vonë imtësitë:

Kur babait të vet i tha: "O babai im, pse adhuron atë që as nuk dëgjon, as nuk sheh, e as nuk ke asgjë prej tij? O babai im, mua më është dhënë nga dituria çka ty nuk të është dhënë, andaj më dëgjo se unë të udhëzoj në rrugë të drejtë. O babai im, mos adhuro djallin, sepse djalli është kundërshtar i Mëshiruesit. O babai im, unë kam frikë se do të godasë ndonjë dënim prej të Gjithëmëshirshmit e do të jesh shok i djallit!" Ai (babai) tha: "A ti, Ibrahim, i refuzon zotat e mi? Nëse nuk ndalesh (së fyeri ndaj zotave të mi), unë do të gurëzoj, ndaj largohu prej meje për një kohë të gjatë!" Ai (Ibrahimi) tha: "Qofsh i lirë prej meje! Unë do ta lus Zotin tim për të falur ty, pse ai (babai) ishte i kujdesshëm ndaj meje[1].”

Nga dialogu i përmendur më lart hyjmë në dyert e urtësisë, orientimit praktik, dashurisë, taktikës, frikës nga ndryshimet, lëndimi i krenarisë, e shumë gjëra të tjera. Të mundohemi në vazhdim së bashku t’i analizojmë disa pika:

“Kur babait të vet i tha: “O babai im pse adhuron atë që as nuk dëgjon, as nuk sheh, e as nuk ka asnjë dobi prej tij?” Për të qenë komunikimi komplet duhet para se gjithash, që paralelisht të ketë qëllim apo cak dy komponentë themelore të njeriut–zemrën dhe mendjen.

Duke vështruar shprehjen e cituar më lart të Kuranit Fisnik “O babai im...” shohim se si djaloshi (Ibrahimi sal-lallahu alejhi ue selem) i drejtohet babait (Azerit), duke e thirrur me emrin më të ndjeshëm dhe më të kujdesshëm (jo tatë, plaku im etj.) Në tekstin origjinal arab është përdor shprehja “ja ebeti“ (babëloku im), që është shprehja më e butë dhe më e bukur për prindin. Pra Ibrahimi sal-lallahu alejhi ue selem kishte si qëllim me këtë shprehje të ndikojë në emocionet dhe në mendjen e babait të vet, sepse e udhëheq me butësi dhe urtësi për të rezonuar logjikisht në objektin, të cilin ai e kishte zgjedhur për adhurim, duke i treguar se ai nuk dëgjon, nuk flet dhe është i padobishëm.

Shohim pra kritikën e kujdesshme të ideologjisë, duke parashtruar argumentet bindëse, pa hyrë në vetë personalitetin e babait.

“O babai im, mua më është dhënë nga dituria çka ty nuk të është dhënë, andaj më dëgjo se unë të udhëzoj: në rrugë të drejtë”. Pas prurjes me kujdes të veçantë të të metave të ideologjisë të diskutueshme dhe në ajetin e cituar, diskutanti  i ri (Ibrahimi sal-lallahu alejhi ue selem) përsëri e quan babin në mënyrën e mundshme më të bukur–“babai im“. Vetë analiza e përdorimit të kësaj shprehje në vazhdimësi na tregon qartë edhe ngjyrën e zërit të Ibrahimit me të cilin i drejtohet babait e ky ishte zë i kujdesshëm, përulës, i mbushur me emocione të flakta, zë i sinqertë, i cili tërheq vëmendjen dhe të detyron në dëgjim.

Kjo ua mëson se duhet studiuar udhëheqësit e ideologjive të ndryshme duke sjellë biografitë e tyre, faktorët socio-ekonomikë, të cilët kanë formuar qëndrimet dhe mendimet e tyre, motivet… e tërë kjo ndodh për shkak të asaj që asnjë njeri nuk jeton në vakum.

Pas brengës për aspektet emocionale djaloshi me kujdes e drejton mendjen e bashkëbiseduesit të tij, duke theksuar diturinë si paranutar për peshimin e të vërtetës. Dituria specifike lokacioni i së cilës nuk është në vjetët, por në kohë–sado që koha të jetë e re. Andaj duhet që në mënyrë të drejtë të definohet esenca e problemeve  ndër-myslimane dhe ndër-njerëzore, me qëllim kursimin e energjisë dhe kohës nga kanalizimi i gabuar.

Shikoni vetëm kujdesin në zgjedhjen me kujdes të fjalëve kur i thotë babait të vet: “…mua më është dhënë nga dituria çka ty nuk të është  dhënë…”

Dituria është shprehur si kryerës aktiv i punës «mua më është dhënë…»,                                   ndërsa veten si person e vuri në plan të dytë, duke u paraqitur thjesht si objekt, i cili nuk është me përparësi me bashkëbiseduesin. Nuk i tha në formë inati: “unë kam lexuar nga librat e vërtetë, kam studiuar deri sa e kam kuptuar që ti je në humbje, ose idetë e mia janë të pagabueshme etj.” siç ndodh zakonisht me intelektualët e sotëm. Ibrahimi sal-lallahu alejhi ue selem tregon se njohuria i ka ardhur nga Allahu i Madhërishëm, duke kërkuar që babai ta pasojë në këtë gjë, që e ka mësuar Allahu: “O babai im, mos adhuro djallin, sepse djalli është kundërshtar i Mëshiruesit.”

Këtu shohim shembullin e bukur të tronditjes së cilësive negative të liderëve të ideologjisë, e cila kritikohet dhe kjo është mënyra më e mirë e diskribilitetit të filozofisë jetësore të caktuar. Kështu konkludojmë që shkatërrimi i themeleve p.sh., të komunizmit ose ideologjive të tjera të gabuara arrihet nëpërmjet studimit të themeluesit të këtyre ideologjive dhe hulumtimi i të metave të tyre, si dhe motiveve dhe plasimit të rezultateve të këtyre hulumtimeve.

Pra, pasja qasje në biografinë shoqërore të njerëzve të ekspozuar është gjë shumë e rëndësishme. Masa shpesh e pason ideologjinë pa i ditur fare rrethanat e paraqitjes së saj, motivet e themeluesve të tyre, të cilët mund të jenë mjaft subjektivë, të bazuar në ndonjë detaj nga fëmijëria, ose hakmarrje personale etj. Një njeri, i cili e di p.sh., që Karl Marksi vinte nga familje punëtore dhe kur ka qenë i ri ai ka qenë i dashuruar me një vajzë nga familja aristokrate. Familja e saj u ngrit kundër kësaj dashurie, e kjo bëri që Karli të jetë seriozisht i lënduar thellë në kokë me shpatën, e cila nuk ishte e sterilizuar, atëherë i bëhet e qartë si hyri ideja e komunizmit në kokën e Marksit.

Ibrahimi sal-lallahu alejhi ue selem e këshilloi babin e vet, që të mos adhurojë shejtanin, por i përulur, me zë të butë e të kujdesshëm, duke e udhëzuar tek qëllimet sublime i tregoi për cilësitë negative të shejtanit dhe realitetin e tij, e këto janë kryelartësia dhe iluzionet. Këtu është interesant të vërehet përkufizimi esencial i problemit nga ana e Ibrahimit faktori kryesor i konfliktit në mes tij dhe babait-e ky konkretisht është shejtani.

Krijuesi në Kuran armikun më të madh të muslimanit, por edhe të mbarë njerëzimit jo vetëm që e përkufizon shejtanin, si krijesë të krijuar nga zjarri, por shpjegon edhe strategjinë e tij tek njeriu. Të gjitha civilizimet  e mençura e dinë se përkufizimi i drejtë dhe real i armikut është faktor tejet i rëndësishëm në forcimin e mbrojtjes brenda rrethit civilizues nacional. Ibrahimi sal-lallahu alejhi ue selem vazhdon duelin: “O babai im, unë kam frikë se do të godasë ty ndonjë dënim prej të Gjithëmëshirshmit, e do të jesh shok i djallit!”

Në ajetin e mësipërm Ibrahimi sal-lallahu alejhi ue selem shpreh brengën e tij për fatin e babait e që është një element i pashmangshëm psikologjik. Në këtë ajet përsëri Ibrahimi sal-lallahu alejhi ue selem i drejtohet emocioneve të babait, duke i thënë me butësi: “O babai im, unë kam frikë se do të godasë ty ndonjë dënim prej të Gjithëmëshirshmit.”  Duke i treguar për pasojat e rrugës së tij, por shërbehet edhe me një dozë frikësimi, e cila ka si qëllim të vejë në lëvizje emocionet e babait duke e shtyrë në meditime.

Shikoni tani si ka reaguar Azeri (babai i Ibrahimit sal-lallahu alejhi ue selem), i cili deri tani e ka dëgjuar me vëmendje Ibrahimin, çfarë tregon se komunikimi i Ibrahimit sal-lallahu alejhi ue selem (antonimi, zgjedhja e fjalëve, zgjedhja e momentit dhe vendit, mënyra e të folurit në ideologjinë jo-islame, ishte brengë dhe dashuri) kishte lënë përshtypje të fuqishme tek babai i tij.

Jeta reale na mëson se çdo gjë e folur nuk mund patjetër të dëgjohet, çdo gjë e dëgjuar nuk mund të jetë e kuptuar. Duke pranuar këtë fakt njeriu kupton, që informatat udhëtojnë nëpër pesë etapa të veçanta, deri te pranimi i saj praktik. Gjëja më e mirë, që njeriu mund të arrijë në një komunikim është të mundohet, që atë që ka për të thënë të jetë e dëgjuar dhe e pranuar, e që nënkupton zgjedhjen e vërtetë të vendit dhe kohës dhe zgjedhja e fjalëve të vërteta, antonimi i zërit dhe sasia e informatave. Njerëzit, shpesh për shkak të mos-durimit dhe moskuptimit të natyrës së njeriut i lënë dy etapat e para, duke pritur që atë që ata po e thonë, të jetë menjëherë e pranuar. Është fat që absorbimi i bindjeve dhe qëndrimeve të reja rrjedh në këtë mënyrë të komplikuar. Në të kundërtën njerëzit do të ndërronin fenë disa herë gjatë ditës dhe natës, duke u bërë kështu objekt tallje.

Edhe pse dialogu nuk mori kahen e duhur, Ibrahimi sal-lallahu alejhi ue selem ishte i suksesshëm në këtë dialog, sepse u mundua të jetë i dëgjuar dhe i kuptuar. Mospranimi i mesazhit të tij ka të bëjë me shumë faktor jetësorë, të cilët e rrethuan bashkëbiseduesin e tij e në të cilët ai personalisht nuk kishte ndikim.

“Ai (babai) tha: A ti Ibrahim i refuzon zotat e mi? Nëse nuk ndalesh (së fyeri ndaj zotave të mi) unë do të gurëzoj ty ndaj largohu prej meje për një kohë  të gjatë!” [2]

Pra, shohim që Azeri pas dëgjimit me vëmendje i drejtohet i hidhëruar dhe plot helm, pa argumente të birit. Shohim atakun klasik në emocionet e fëmijës së vetë i cili i ka rrënjët në frikën e prindit që mos të humbë famën në shoqëri, pa iu drejtuar mendjes së fëmijës. Këtu shohim edhe karakterin e Azerit dhe problemin e tij kryesor, e ky ishte kokëfortësia e tij në pasimin e qëndrimeve jetësore të cilat refuzojnë çdo vetëkritikë serioze. Pra, njeriut i duhet shumë trimëri dhe dëshirë e madhe, që të pranojë se si dekada, ose tërë jetën e ka kaluar në humbje të madhe. Me këtë gërshetohet një dozë e madhe e frikës nga ndryshimet pa përgatitjet e ecjes në stazat e reja, frika nga reaksioni i rrethit dhe presioni i shoqërisë së vjetër, etj. “Nëse nuk ndalesh (së fyeri ndaj zotave të mi) unë do të gurëzoj ty!”

Nga këto fjalë shohim se si tërbimi i Azerit rritet dhe na merr formën e qartë të kërcënimit, që Ibrahimi sal-lallahu alejhi ue selem nëse nuk pushon së ofenduari zotat e tij, do ta godasë atë me gurë. Këtu shohim tërë dobësinë e Azerit, i cili në mungesë të argumenteve anon nga kërcënimi dhe hidhërimi e që është fakt i qartë i ideologjisë së dobët dhe luhatëse në të cilën ai qëndron. Reagimi i ashpër dhe emocional janë shenjë e papjekurisë, ose “ngritje e pluhurit“ me qëllim fshehjen e boshllëqeve në argumentet personale.

Më tej vërejmë kulminacionin e tërbimit të Azerit, i cili arrin në ndikimin e luftës së brendshme të Azerit me vetveten, i cili shihet në pamundësinë e tij të ndryshoj stazën e trasuar të jetës dhe që të shmanget nga idhujt e rrejshëm. E shohim, se si i shqetësuar e urdhëron djalin që të largohet dhe mos t’i vijë për një kohë të gjatë. Shohim tani se si Ibrahimi sal-lallahu alejhi ue selem e kupton këtë reaksion të babait të vet: “Ai (Ibrahimi) tha: Qofshi i lirë prej meje! Unë do ta lus Zotin tim për të falur ty pse ai (babai) ishte i kujdesshëm ndaj meje.”[3]

Shohim kuptimin e drejtë të situatës nga ana e Ibrahimit sal-lallahu alejhi ue selem, sepse tani nuk e përdor më shprehjen “babai im“, por i thotë “Selamun alejk“ - paqja qoftë mbi ty, dhe shërbehet me një mjet të vetëm– duanë, lutjen duke kuptuar se nuk është në gjendje të fitojë mendjen e babait dhe ndjenjat e tij, duke shpresuar thellë që Allahu do t’ia pranojë lutjen e tij.

Ndryshimi i disponimit të personit, i cili këshillohet kërkon ndërrimin e retorikës me qëllim balancimin taktik dhe largimin e tonit konfliktuoz. Duhet theksuar se pa marrë parasysh fuqinë e argumenteve personale dhe fuqinë e bindjes, asnjë super-mjeshtër ose sportist nuk e kanë fituar partinë e shahut, ose lojën duke sulmuar në mënyrë konstante, por në një moment të caktuar janë tërhequr në mënyrë taktike për të arritur përparësinë. Pra, me gjithë përpjekjet tona më të bukura, Allahu i Madhërishëm udhëzon atë që e meriton udhëzimin, por tek ne mbetet që mos të bëhemi shkak i humbjes së dikujt, për shkak të mos-përgatitjes sonë dhe komunikimit jo të përshtatshëm dhe të pa-argumentuar. Nga kjo që përmendëm mund të nxjerrim disa mësime dhe sugjerime:

1.             Personi, i cili dëshiron të ndryshojë qëndrimet dhe bindjet e personit tjetër duhet të dijë mënyrën e qasjes më të bukur, emrin apo nofkën, të cilën ai e dëshiron më së tepërmi (p.sh. xhaxhai im, miku im, i dashuri im etj.), me qëllim që ta pushtosh zemrën para mendjes.

2.             Të jesh i dëgjuar dhe i kuptuar është detyrë e çdo komunikuesi dhe duhet t’i kushtojmë kujdes dy etapave të para në procesin e informimit.

3.             Para qasjes së personit tjetër (p.sh. një anëtari të afërt të familjes, fqinjit, shokut etj.) duhet bërë studimi i personalitetit dhe pasioneve të tij:  në cilin vend, moment dhe kohë të duhur? A është kjo shëtitore, breg lumi, kodër, fshat etj. Në këto vende të zhvillohet biseda, sepse njerëzit në vende të duhura janë më tepër receptivë, të hapur dhe më me shumë durim.

4.             Gjithmonë duhet të qëllojmë paralelisht zemrën dhe mendjen.

5.             Ta studiojmë ideologjinë në të cilin bashkëbiseduesi ynë qëndron, duke parashtruar analizën e tij objektive pa hyrë në vetë personalitetin e bashkëbiseduesit.

6.             Të studiojmë me kujdes udhëheqësit e ideologjive të ndryshme, biografitë dhe faktorët socio–ekonomikë, që kanë ndikuar në formimin e qëndrimeve,  koncepteve dhe motiveve të tij.

7.             Të përkufizohet në mënyrë të drejtë problemi dhe thelbi i tij.

8.             Të tregohet dashuria jonë dhe brenga e sinqertë për personin tjetër.

9.             Manovrimi i kujdesshëm me dozën precize të frikësimit, me qëllimin e zgjimit.

10.          Të përcjellësh ndryshimet te bashkëbiseduesi ynë dhe me këto ndryshime të balancohen argumentet.

11.          Të largohesh nga toni konfliktuoz.

12.          Të dish momentin e duhur kur të tërhiqesh.

13.          Të kesh renditje të drejtë të argumentimit .

14.          Të besosh fuqishëm, që njeriu është vetëm përkujtues i informatave ndërsa Allahu i Madhërishëm është Udhëzues, duke përkujtuar ajetin e Kuranit Fisnik: “E ti pra, këshillo, se je vetëm përkujtues, ti ndaj atyre nuk je mbizotërues!”[4]

 



[1] Merjem, 42-47.

[2] Merjem, 46

[3] Merjem, 47.

[4] Gashije, 21-22.

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

BASHKOJE JETËN DHE ISLAMIN

Email Shtyp pdf

Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Kur t’u afrohesh direkëve të shtëpisë, e të tërbohesh nga tmerri që sheh në majën e lartë, nga papunësia e nga dembellëku ke lejuar fundosjen e folesë tënde, një grumbull merimangash kanë krijuar një jetë të re, aty mu në skajet e dukshme të qosheve të shtëpisë. Zemra vetëm sa nuk pëlcet, e mendja bërtet me gjithë fuqinë e saj. Ti, mu aty robërohesh, i ke pasur sytë me vete, por nuk ke mundur ta shohësh dot fundosjen tënde. I ke anashkaluar rregullat shpirtërore, morale, ato shtëpiake e fetare. Shpresoj ta kesh kuptuar këtë realitet ku ke gabuar shumë. Fillon të bëhesh e tepërt dhe e pazemër për jetën, familjen, fëmijët e burrin tënd.

Ky është një fakt i gjallë të cilin në mënyrë metaforike e cilësova me papastërtinë shtëpiake të një femre, ajo simbolike flet ndryshe. S’mund t’i durojmë dot mllefin e as fytyrat e zymta të askujt, e aq më pak poshtërsitë, të cilat thuajse na mbysin nga brenda duke qenë të vërteta. Nuk e kisha qëllimin këtu, të flas e shpjegoj për një femër, nënë apo amvisë, e cila ka farz (detyrim) nga ana e Allahut, që të kujdeset për familjen e për folenë e saj. Aq keq duket shtëpia kur e mbulon ndryshku e merimangat, por, a e kemi pyetur dot veten, a thua si duket brendësia jonë pa besim?!

Njëlloj, edhe atë një ditë do ta zë ndryshku e do ta hanin merimangat.

Kjo është një, gruaja e papunë dhe ajo e pafe janë njësoj.

Pikërisht, kjo rrëmujë fillon atëherë kur ti fillon t’i ngatërrosh udhët, fatin e len në duart e dembellëkut, kohën në duart e haramit, buzëqeshjen në duart e mërzisë e mllefit, namazin në duart e pushimit, devotshmërinë në duart e gjumit. Atëherë mos prit dritë e sukses. Ti vetë zgjodhe rrugën për t’u izoluar brenda mureve të shtëpisë, i mbylle dyert nga të cilat fitoje dritë, e zgjodhe rrugën e dëshpërimit dhe mërzisë, e të pëlqeu shumë që të bëhesh pjesë e ndryshqeve dhe merimangave. Kjo është fundosja jote, zemra pa jetë e shpirti pa ibadet. Dijetari Jahja ibën Muadh er-Razi ka thënë: “Nata është mjaft e gjatë, mos e shkurto me gjumin tënd. Dita është e shenjtë mos e turbullo me mëkatet e tua”. Padyshim… Në mëngjes ti lind e në mbrëmje vdes. Brenda këtyre orëve të caktuara, Allahu i Madhëruar ty të urdhëroi, që asnjë minutë e sekondë mos t’ia lësh kotësisë. Ai minutë që ikën sot nuk do të kthehet më kurrë. Andaj jetoje çdo ditë sikur të jetë e fundit për ty, fale namazin me kohë, lexo Kuranin e Shenjtë, forcoje Imanin, shtoje Ibadetin e zhduke ndryshkun nga zemra. Ti e ke shërimin e jetës në duar, andaj shfrytëzoje. Ke namazin e Kuranin, andaj mos lejo që shpirti yt të fundoset e përfundojë si shtëpitë e grave të papuna.

Zgjohu nga gjumi, i cili i ngjan vdekjes, puno dhe shfrytëzoje këtë ditë sikur të jetë e fundit për ty. Dhe pikërisht, dita të përngjan ty, ashtu si të punosh në të, atë do ta ofrojë ajo ty, ashtu siç je ti mysafir në këtë jetë e do të vijë dita ta lësh këtë ditë e të kalosh në atë të amshueshmen, ashtu edhe dita vjen e në mbrëmje ikën.

O rob i Allahut, shkëputi lidhjet me kënaqësitë e jetës së rrejshme, e qëndisi mirësitë me ato të jetës së amshueshme. Shtyllë e jetës dhe e zemrës është Islami. Mos e shkëput fenë nga jeta jote. Të jetosh pa fe dhe pa Islam do të thotë të jetosh kot, të mos kesh ambicie, të jetosh pa qëllime e të jesh fundërrinë e njerëzimit. Bashkoje jetën dhe Islamin. Ato janë një, prandaj mos krijo atmosferë dyzimi. Jeto dhe zgjidh më të mirën për veten…

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

E ARDHMJA JUAJ ËSHTË NË DUART E PLANIFIKUESIT MË TË MIRË

Email Shtyp pdf

Oratori motivues dhe autori i disa librave, Denis Waitley ka thënë: "Humbësit jetojnë në të kaluarën. Fituesit mësojnë nga e kaluara dhe e gëzojnë duke punuar të tashmen drejt së ardhmes."

Ne mund të ndërtojmë një qëndrim pozitiv ndaj të ardhmes sonë, duke refuzuar të ndalemi në vështirësitë e kaluara, duke e kuptuar se ajo nuk mund të ndryshohet, dhe duke ditur sepreokuposh veten me atë është aq e padobishme, sa dhe qesharake. Ne duhet ta trajnojmë veten t'i shmangemi mendimeve dëshpëruese dhe të hedhim poshtë ndjenjat e frikës dhe të stresit mbi atë se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen.

Të gjitha ngjarjet dhe rrethanat në të ardhmen, qofshin të mira, të këndshme, apo të këqija apo edhe të vështira janë të pamundura për t'u parashikuar dhe janë tërësisht nën kontrollin e Zotit të Plotfuqishëm, të Urtit; asnjë nga robërit e AllahutPlotfuqishëm nuk ka asnjë kontroll mbi to. E gjithë ajo që ne mund të bëjmë është që të përpiqemi shumë të arrijmë mirësinë dhe të parandalojmë dëmin që mund të na ndodhë.

Një besimtar duhet të mbështetet tek Allahu i Plotfuqishëm për të mirat dhe mirëqenien dhe të jetë i kënaqur me hisen e tij në jetë. Kjo e bën zemrën të qetë, përmirëson rrethanat e tij të përgjithshme dhe heq shqetësimet dhe fatkeqësinë. Një mënyrë e dobishme që ka të bëjë me shqetësimin për të ardhmen është të themi lutjen e Profetit, paqja qoftë mbi të, në të cilën ai thoshte: “Allahu im, ma përmirëso fenë time, që është mbrojtja e jetës (punës) sime, ma përmirëso dynjanë time, në të cilën është jeta ime e tashme, ma përmirëso ahiretin tim, në të cilin është kthimi im, ma bën jetën shtesë e çdo të mire dhe vdekjen të sigurt (qetë) nga çdo e keqe”. (Muslimi, transmetuar nga Ebu Hurejra).

Gjithashtu edhe thënia e tij: "O Allah! Unë shpresoj mëshirën Tënde, prandaj mos më lër të mbështetem në veten time as edhe për një çast (sa hap e mbyll sytë), m’i korrigjo të gjitha punët e mia. Asgjë nuk është e denjë të adhurohet përveç Teje." (Ebu Davudi).

Ai që i thotë në mënyrë të përsëritur këto lutje me një zemër të sinqertë dhe të vëmendshme, ndërsa përpiqet njëkohësisht të përmirësojë të ardhmen e tij, Allahu i Plotfuqishëm sigurisht që do t’i përgjigjet lutjeve të tij dhe do t’i dhurojë sukses.

Nga ana tjetër, duke qenë emocionalisht i përgatitur për vështirësitë, zvogëlon dëmet që rezultojnë nga mundimet e papritura. Duke qenë në një gjendje përgatitjeje gjithashtu redukton shqetësimet, shqetësimi do të zëvendësohet me entuziazëm për të marrë situatën në kontroll dhe do të minimizojë dëmet sa më shumë të jetë e mundur. Mënyra më e mirë për të trajtuar një situatë që shkakton frikë, sëmundje e varfëri, ose humbje të gjërave që i do fort, është të qëndrojmë të qetë dhe pastaj të përgatitemi për të përballuar më të keqen e mundshme, sepse duke pritur vështirësinë dhe duke njohur veten me të, zvogëlon ndikimin e saj, sidomos nëse në të njëjtën kohë e preokupon veten duke u përpjekur për të parandaluar atë sa më shumë të jetë e mundur.

Sigurisht, kjo është krahas mbështetjes së plotë dhe besimit në Allahun e Plotfuqishëm. Mbështetja e plotë në Allahun e Plotfuqishëm është burimi kryesor i fuqisë që të ndihmon ty për t’u ballafaquar me vështirësitë dhe të ndihmon për të fituar shpërblimin nga Allahu për këmbënguljen tënde.

Një nga kurat më efektive për sëmundjet e zemrës (qoftë fizike apo emocionale) është të pasurit një zemër të fortë, elastike, që është e lirë nga shqetësimet dhe iluzionet imagjinare të sjella nga mendimet e mbrapshta (liga). Kjo është për shkak se kur një person i dorëzohet imagjinatës së vet, zemra e tij fillon të reagojë ndaj saj. Prandaj nëse dikush është tepër i shqetësuar rreth sëmundjes, zemërimit, dëmit, të ligës dhe humbjes së të dashurit, kjo do të ndikojë në zemër dhe do ta bëjë personin edhe më të shqetësuar dhe më të frikësuar, dhe do të rezultojë me sëmundje fizike dhe emocionale të zemrës. Këto mendime madje mund ta çojnë një person të tillë drejt dobësimit apo shkatërrimit nervor, gjë e cila ka pasoja të rënda shëndetësore.

Spitalet janë të mbushura me njerëz që vuajnë nga iluzionet dhe imagjinatat patologjike; madje edhe njerëzit me zemër të fortë preken nga kjo, e lëre më ata me zemër të dobët, dhe kjo ka çuar shumë prej atyre që janë prekur nga kjo sëmundje për të bërë budallallëqe të panumërta dhe gjëra qesharake. Megjithatë ai që është i sigurt nga të gjitha këto është ai të cilit Allahu i Plotfuqishëm i ka dhënë aftësi për t’i mposhtur dëshirat e tij dhe angazhohet në vepra të dobishme, të cilat e forcojnë zemrën e tij dhe largojnë shqetësimet dhe mjerimet.

Allahu i Plotfuqishëm thotë: “...Kush i mbështetet Allahut, Ai i mjafton atij...” (Talak 65: 3), që do të thotë Ai i mjafton atij në të gjitha shqetësimet e brengat e tij, si në çështjet e kësaj bote, ashtu edhe ato të botës tjetër.      

Përshtati nga anglishtja: Fitim NUHIU

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

SI TË SILLEMI ME FËMIJËN INATÇI DHE ATË TË NDRUAJTUR?

Email Shtyp pdf

Pyetja 1: Si të sillem me fëmijën inatçi?

Pedagogët thonë se zakonisht prindërit janë ata që e mbjellin inatin te fëmijët. Fëmija lind pa ditur asgjë për inatin. Nëna sillet me dashuri ndaj fëmijës dhe mendon se pjesë e edukimit është mosrealizimi i të gjitha dëshirave të fëmijës, në një situatë në të cilën fëmija insiston, ajo gjithashtu insiston në qëndrimin e saj dhe kështu fëmija edukohet në inat, prandaj preferohet:

1. të mos insistohet që fëmija me forcë të bëhet i dëgjueshëm, por të zgjidhet metoda me butësi e zhdërvjelltësi. Nëse ka pak inat mund të tolerohet. Fëmijës i plotësohen dëshirat përderisa plotësimi i tyre nuk e dëmton atë dhe është brenda kufijve të së lejuarës.

2. fëmija angazhohet me diçka tjetër, duke e habitur nëse është i vogël, kurse nëse është  i rritur diskutohet dhe tentohet për t’u kuptuar.

3. debati i ngrohtë, bindës, që nuk lihet për më vonë është prej metodave më të suksesshme gjatë shfaqjes së inatit te fëmijët. Nëse lihet për më vonë, kjo i bën me dije fëmijës, se e ka fituar betejën pa të drejtë.

4. dënimi i menjëhershëm kur fëmija shfaq inatin, me kusht që të njihet se cili lloj dënimi është i dobishëm për fëmijën konkret, ngase kjo dallon prej një fëmije te tjetri. Dënimi duke e privuar nga diçka, duke e penguar të mos dalë, apo të mos luaj me gjërat e tij të preferuara mund të japë rezultate te ndonjë fëmijë, mirëpo te ndonjë tjetër mund të mos ketë fare rezultate pozitive. Vetëm se të mos përdoret rrahja dhe sharjet, sepse nuk bëjnë dobi përpos që do të ndikojnë që të ndjehet i poshtëruar dhe zemërthyer.

5. të mos formulohen kërkesat tona në atë mënyrë që sinjalizojnë te fëmija, se ne presim prej tij që të refuzojë, sepse kjo i hap rrugën që të mos përgjigjet dhe të bëjë inat.

6. të mos e cilësojmë si inatçi në prezencën e tij, apo duke i thënë se fëmijët e tjerë nuk janë inatçi si ai.

7. lavdëroje fëmijën kur sillet mirë, kur merr ndonjë iniciativë të mbarë dhe duhet të jemi real kur përcaktojmë kërkesat tona.

8. dhe për fund duhet të kuptojmë se sjellja me fëmijë inatçi nuk është punë e lehtë porse kërkon urtësi, durim, të mos demoralizohemi dhe të mos dorëzohemi.

Pyetja 2: Si të sillem me fëmijën e druajtur?

Disa fëmijë vuajnë nga paaftësia për të bashkëvepruar me shokët në lojërat e tyre për shumë shkaqe dhe e bëjnë atë të ketë frikë nga shikimet e të tjerëve, si dhe nga vërejtjet që familja ia bëjnë atij. Mu për këtë, secili baba dhe secila nënë duhet të mësojë shkaqet, që e shkaktojnë këtë ndjenjë te fëmija, në mënyrë që t’ia largojnë atë.

Cilat janë dëmet e druajtjes së tepërt?

Dëmi më i madh i druajtjes së fëmijës është se e bëjnë të paaftë për t’u integruar në jetë me shokët, e pengon atë të përfitojë nga përvoja e jetës, si dhe e bëjnë të mefshtë dhe të paaftë në mesin e tyre. Këta fëmijë nuk shoqërohen me fëmijë të tjerë dhe nuk lidhin shoqëri të përhershme, ashtu siç ikin nga çdo fëmijë që i drejton ndonjë qortim apo kritikë, për këtë fëmijët e druajtur cilësohen me përvojë dhe shkollim të kufizuar, që zakonisht e bëjnë atë të vështirë, si për vetveten ashtu edhe për familjen dhe shoqërinë.

Shkaqet e druajtjes:

Ndjenja se cilësitë e tij janë më të mira se ato të shokëve. Mjedisi shoqëror luan një rol të madh në këtë drejtim, siç është besimi i gabuar se fëmija nuk duhet të paraqitet para njerëzve nga frika se mund ta marrin mësysh, apo mospranimi i moshatarëve të tij të luajnë me të për shkak të lëvdatave të shumta që bën për veten.

Ndjenja e fëmijës se është në një kategori më të ulët se e shokëve të tij, qoftë në aspektin material apo në bukuri, gjë që e bën atë të tërhiqet dhe të mos integrohet në shoqëri. Disa familje i bllokojnë fëmijët nga të tjerët, gjë që shkakton druajtjen e fëmijëve për t’u integruar në shoqëri. Llastimi i fëmijës së vetëm, për shembull djalin e vetëm mes shumë motrave, apo vajzën e vetme mes shumë vëllezërve, e vështirëson integrimin e tij me fëmijët e tjerë, për shkak të kujdesit të madh që i është kushtuar. Zakonisht në raste të këtilla fëmija mbyllet në vetvete.

Metoda e ashpër me të cilën babai qorton fëmijët në praninë e shokëve bën që ai të largohet nga shokët, sidomos nëse e qorton para moshatarëve të tij.

Si të veproj me fëmijën e druajtur?

1.     Para se gjithash duhet që të përgatitet atmosfera dhe të përhapet siguria mes tij dhe të rriturve me të cilët jeton brenda familjes dhe shkollës, sepse kjo ndjenjë e ndihmon atë të shpreh gjërat që e frikësojnë dhe e mërzisin.

2.     Puna për të kthyer vetëbesimin e tij, duke përmirësuar mendimin e tij për veten, duke pranuar disa dobësi të tij si pika të dobëta, sepse çdo njeri ka gjëra të tilla. Për të realizuar këtë duhet patjetër që fëmija i druajtur të ndjejë dashuri, në mënyrë që të pranojë shkaqet e fshehura, që qëndrojnë pas frikës së tij, qoftë shëruesi psikolog, sociolog, mësues apo ndonjëri prej prindërve.

3.     Mjekuesi duhet të punojë për të zbuluar talentin e fëmijës dhe anët e fuqisë së tij, ngase inkurajimi i tij për t’u krenuar me të ia shton vetëbesimin, duke pasur kujdes që të mos merret me ushtrime, që ia kalojnë mundësive të tij mendore e të shprehurit në këtë fazë.

Nga arabishtja: Agim Bekiri

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

Faqe 1 nga 3