Përditësimi i fundit07:17:00 PM GMT

Albislam RSS
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
Tani je te: Të Ndryshme (Fikh) A lejohet ta shfrytëzoj wireless-in e komshiut pa lejen e tij?

A lejohet ta shfrytëzoj wireless-in e komshiut pa lejen e tij?

Email Shtyp pdf

 

Pyetje: A bën me e marr internetin me wireless  prej komshiut pa e pyet atë, a është haram një punë e tillë?

 

Përgjigje: bismilah, elhamdulilah:

 

Përgjigja e kësaj pyetje lidhet me njohjen e rrethanave të pronarit të internetit.

1.    Nëse pronari i internetit është i njoftuar se wireless-i mund të mbyllet me shifër, mirëpo qëllimisht e le të hapur, atëherë themi se lejohet ta përdorë komshiu i tij pasi që nënkuptohet se pronari s’ka asgjë kundër.

2.    Nëse pronari i internetit nuk është i njoftuar se wireless-i i tij mund të mbyllet me shifër, atëherë nuk lejohet të përdoret nga të tjerët sepse është pasuri e huaj që s’guxon ta përvetësosh pa të drejtë dhe pa marr leje prej pronarit.

3.    Në raste kur nuk i dimë rrethanat e pronarit të internetit, atëherë veprimi më i shëndoshë është të ruhemi dhe të mos përdorim wireless-in e tjetërkujt sepse siç ka thënë i Dërguari, salallahu alejhi ve selem “kush ruhet nga gjërat e dyshimta, ai ka ruajtur fenë dhe dinjitetin e tij”

 

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg
JP-Bookmark

Add comment


Security code
Refresh