Òªfarë ka ndodhur, që në kohët tona realiteti shfaqet të ketë pësuar një ndryshim krejt rrënjësor? Përse pjesa dërrmuese e njerëzve në Perëndim, pas besimit në Zot, çuditërisht filluan të mbanin një sjellje mohuese ndaj Krijuesit, ndaj ekzistencës së Tij dhe filluan luftë frontale, me gjuhë dhe me laps, kundër besimtarëve, siç ndodhi në vendet e perandorisë komuniste.
1 Shumë nga perëndimorët rrahën të hedhin dritë rreth kësaj dukurie, duke iu përgjigjur pyetjeve të paraqitura dhe duke shkruar rreth saj.
Disa nga përfundimet e tyre lidhur me shkaqet që çuan drejt kësaj sjelljeje dhe dukurie mbarë perëndimore mund të përmblidhen shkurtimisht si vijon:
Kontradiktat e ashpra që vërehen mes shumë parimeve të fesë së trashëguar
dhe njohurive të përftuara nga zhvillimi i shkencave ekzakte. Ata zbuluan dhe vazhdojnë të zbulojnë kundërshti mes shumë parimeve të fesë së tyre dhe zbulimeve të shkencës. Shembujt në këtë drejtim janë të shumtë. Moris Bikaji përmend disa prej tyre në librin Bibla, Kur’ani dhe Shkenca. Kontradiktat mes metodologjisë shkencore, që mbështetet në prova logjike dhe shqisore, dhe metodologjisë së fesë së tyre, që thërret në pranimin e pakontestueshëm të dogmave, mes metodologjisë shkencore, e cila kushtëzon koordinim logjik, dhe mes asaj fetare, e cila, duke pranuar paradokset logjike, pohon se besimet pranohen me zemër edhe atëherë kur kundërshtojnë qartë ligjet e logjikës së shëndoshë. Zhytja e dijetarëve të fesë dhe atyre të shkencave të ndryshme në shumë çështje që nuk i përkasin botës së dukshme, në debate që argumentohen
me mendime personale, pa prova dhe pa mbështetje në librat hyjnore, ose në argumente nga më të ndryshmet, që s’I përkasin fushës së tyre të hulumtimit dhe të vaditjes. Si një shembull në këtë drejtim mund të sillet libri i Isak Njutonit mbi topografinë e xhehenemit! Fanatizmi i disa dijetarëve fetarë në lëmit e shkencave natyrore, të cilët rrihnin të parashtronin publikisht “të vërteta shkencore” që pajtoheshin me besimin e tyre. Shembull është kryepeshkopi Xhejms Usher, studiues i njohur i Biblës, i cili, pas një analize “saktësore” të Biblës, arriti që të
“zbulojë” se toka u krijua 4004 vjet para lindjes së Isait, alejhi selam. Ky zbulim I kryepeshkopit u publikua në vitin 1650 dhe pas pak vitesh u vendos si shënim
në këmbë të tekstit në Librin e Zanafillës nga versioni zyrtar i Biblës. Bibla u botua me këtë shtojcë deri në kohën e mbretëreshës Viktoria. Disa kopje të atij versioni janë të peshkueshme edhe sot e gjithë ditën.
2 Nuk është për t’u habitur fakti se këtë pohim e ka bërë një prift. Ajo që habit
më tepër është se rektori i Universitetit të Kembrixhit e pranoi këtë zbulim dhe shkoi akoma më larg, duke pohuar se “trini” e ka krijuar Ademin, alejhi selam, më 23 tetor të vitit 4004 para erës sonë në ora 9 të mëngjesit. Këtë fakt na e tregoi Ronald Miler, i cili shtoi se rektori i Kembrixhit ishte I vetmi që pati guxim që datën e krijimit të Ademit ta shpallë si datë e fillimit të vitit akademik.
Mospajtimet mes shkencës dhe fesë nuk u përkufizuan në çështjet dytësore të fesë. Ato përfshijnë edhe çështje themelore të fesë. Është fakt, tanimë I pranuar edhe nga shumë teologë, se nuk ka argument shkencor që vërteton se libri mbi të cilin ndërtohet feja krishtere është fjalë e Mesias. Ai u shkrua pas një periudhe të gjatë kohore pas “vdekjes” së tij, ka kontradikta mes versioneve të këtij libri, syresh studiohen nga lëmi të quajtur Kritikat më të larta (The Highest Critics).
Kontradiktor është edhe koncepti I tyre i hyjnisë. Zotit, i cili cilësohet si Krijues, i atribuohet djalë. Isai, “i biri I Zotit” kryqëzohet. Zoti është Një, dhe në të njëjtën kohë është Trini e përbërë nga ati, biri dhe shpirti i shenjtë. Mospajtimi mes religjionit dhe shkencës s’ishte vetëm konceptual. Ai ishte edhe mospajtim moral dhe politik me kishën, e cila flet në emër të religjionit. Për shkaqe të ngjashme me këto, shumë nga ata që pranonin ekzistencën e Zotit dhe e mbronin këtë
iman, kishin një qëndrim që nuk e lidhte besimin me ndonjë religjion. Një nga historianët më të njohur të ateizmit në qytetërimin perëndimor Bakli thotë: “Mbrojtja e besimit në Zot, pa iu bashkangjitur ndonjë kishe, ishte çështje evidente nga vetvetiu. Kisha ishte pjesë e problemit, pjesë e sëmundjes që pengonte çdo njohje të Zotit.
Ajo s’ishte pjesë e shërimit. Kisha ish toka pjellore që mundësoi shfaqjen e ateizmit”.
3 Zbulimet e mëdha shkencore, që u mundësuan njerëzve të kuptojnë shumë nga dukuritë në gjithësi, e mbi të cilat u ndërtua teknologjia, që ua lehtësoi
njerëzve jetën, arritjen deri te ushqimi, veshmbathja, shërimi, duke lehtësuar madje deri edhe ndërtimin e komunikimin etj., ishin sprovë për shumë njerëz, të cilët filluan të besonin se shkencat ekzakte do t’u mjaftonte si kompensim i besimit. Mendonin se shkenca do të arrinte sukses atje ku kish “dështuar” religjioni.
Shembullin e tyre e tregon qartë Allahu në Kur’an: “Jo, është e vërtetë se ai I kalon kufijtë. Për shkak se e ndien veten të pavarur. Po kthimi është vetëm te Zoti yt.” (El Alak, 6-7)
“Shembulli i jetës së kësaj bote është si i një shiu që kemi zbritur nga qielli, e me anën e të cilit gërshetohen bimët e tokës (mbijnë dhe shpeshtohen
të gjitha llojet) prej nga hanë njerëzit e kafshët deri kur toka të ketë marrë stolinë e vet dhe të jetë zbukuruar (me bimë, pemë e behar), e banorët e
saj të mendojnë se janë të zotët e saj, e asaj i vjen urdhri Ynë, natën ose ditën, Ne e bëjmë atë (të mbjellat) të korrur sikurse të mos ekzistonte dje.
Kështu Ne ua sqarojmë faktet njerëzve që mendojnë.” (Junus, 24)
Një historian i shkencave thotë: Hovin e këtij iluzioni nuk e ndaloi asgjë përpos dy
luftërave botërore. (Vazhdon)
Dr. Xha’fer Shejh Idris
Përktheu: Talha Kurtishi

Shkaqet e përhapjes së ateizmit

