Përditësimi i fundit07:17:00 PM GMT

Albislam RSS
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
Tani je te: Zgjodhëm për ju

Zgjodhëm për ju

ALLAHU KUR TË SPROVON, TË DONË!!

Email Shtyp pdf

Kur Allahu e sprovon një njeri, vetëm se e ka dashtë.

Sprovat janë dy llojesh:

1. Sprovë për frenim apo përmbajtje.

2. Sprovë për ngritje.

Nëse njeriu është mëkatar, i dhënë pas dynjasë dhe i shkujdesur nga Zoti i tij, Allahu e sprovon me qëllim që ta frenon nga mëkatimi dhe nga gjynahet dhe ia rikujton se ka Zot që duhet të adhurohet.

Nëse i sprovuari është besimtar dhe i devotshëm ndaj Zotit të tij, vetëm se është sprovuar për t'iu larë gjynahet dhe për t'iu rritur gradat e tij.

Dyja llojet e sprovave vijnë nga dashuria e Allahut mbi robin e Tij dhe nga mëshira dhe butësia e Tij.

Nëse e dinim fshehtësinë, do ta zgjidhnim atë që e ka zgjedhur për ne Allahu i Madhëruar!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

KUPTIMI I DREJTË I SPROVËS!

Email Shtyp pdf

Njerëzit i nderojnë dhe i çmojnë disa gjëra të cilat janë sprova, siç është prona, pozita dhe pasuria. 

Allahu,- xhele veala!,-  thotë për Pejgamberin e Tij, Sulejmanin,- alejhi selam!,-  kur ai pa fronin e Belkisës para vetes: 

هَـٰذَا مِن فَضْلِ رَ‌بِّي لِيَبْلُوَنِي أَأَشْكُرُ‌ أَمْ أَكْفُرُ‌ ۖ

Kjo është nga Mirësia e Allahut, për të më sprovuar mua nëse do të jem mirënjohës apo mosmirënjohës!”.1

Kështu pra, begatitë janë sprova nga Allahu të cilat nxjerrin në shesh mirënjohjen e atij që është mirënjohës dhe mosmirënjohjen e atij që është mosmirënjohës. 

Dhe poashtu, vështirësitë janë sprova nga Allahu i Lartësuar. Ai të sprovon me begati dhe të sprovon me vështirësi.

Allahu,- xhele veala!,- thotë :

فَأَمَّا الْإِنسَانُ إِذَا مَا ابْتَلَاهُ رَ‌بُّهُ فَأَكْرَ‌مَهُ وَنَعَّمَهُ فَيَقُولُ رَ‌بِّي أَكْرَ‌مَنِ ﴿١٥ وَأَمَّا إِذَا مَا ابْتَلَاهُ فَقَدَرَ‌ عَلَيْهِ رِ‌زْقَهُ فَيَقُولُ رَ‌بِّي أَهَانَنِ ﴿١٦

 

Sa për njeriun, të cilin Zoti i tij e provon duke i dhënë atij nderime e mirësi, atëherë ai thotë (i krekosur): “Zoti im më ka nderuar.” Por kur Ai e provon atë me shtrëngim të të mirave të jetesës, ai thotë: “Zoti im më ka poshtëruar!”.2

Me fjalë të tjera, nuk është e thënë që çdo njeriu të cilit Unë po ia shtoj nderin dhe begatitë, se kështu Unë po e nderoj atë. 

Dhe nuk është e thënë se cilitdo që Unë ia pakësoj furnizimin dhe e sprovoj, Unë po e poshtëroj atë.

 

Përzgjodhi dhe Përshtati: Suad Shabani

Medine, 2013.


Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

POROSIA E MIKUT PËR MIKUN

Email Shtyp pdf

Kështu e porosit dosti dostin dhe miku mikun, po ne !?

Prej Ebu Dherrit,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- transmetohet se ka thënë: 
“Miku im (Pejgamberi,-  alejhi selam!),-  më ka porositur:
1. Të mos i shikoj ata që janë më lartë se unë (me pasuri, pozitë, shëndet etj.), por t'i shikoj ata që janë më poshtë se unë.
2.  T'i dua të ngratët dhe të rrij me ta.
3.  Të sillem mirë me të afërmit dhe t'i vizitoj ata, edhe nëse ata më kthejnë shpinën.
4.  Të them të vërtetën, po edhe nëse ajo është e hidhur.
5.  Po ashtu më ka porositur që sa më shumë të them.
LA HAULE VE LA KUVVETE IL-LA BIL-LAH, sepse ajo është një arkë me gjëra të çmuara nga arkat e Xhennetit”.

Transmetojnë Taberaniu dhe Ibni Hibbani në Sahihun e tij.


Përkthim.

Suad Shabani.
Medine, 2013.

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

THANË PËR MUZIKËN !!

Email Shtyp pdf

Thanë: Muzika e zgjeron gjoksin.

U përgjigjemi: "Kushdo që i kthen shpinën Këshillës Sime, do të ketë jetë të mjeruar dhe Ne, në Ditën e Kiametit, do ta ringjallim të verbër". Taha 124.

Thanë: Ne nuk ndikohemi nga muzika.

U përgjigjemi: Muzika e rrit hipokrizinë në zemër, ashtu si e rrit uji barin.

Thanë: Ne e dëgjojmë muzikën për argëtim dhe zbavitje.

U përgjigjemi: "Mos vallë, keni menduar që Ne ju kemi krijuar kot". Muminun 115.

Thanë: Ne gjejmë rehati në dëgjimin e muzikës.

U përgjigjemi: "Ne shpallim nga Kurani atë që është shërim dhe mëshirë për besimtarët". Isra 82.

Thanë: Ne nuk e braktisim Kuranin, po vetëm se i duam edhe muzikat.

U përgjigjemi: Dashuria ndaj Kuranit dhe dashuria ndaj muzikës nuk bashkohen në një zemër. Thanë: Mirëpo ne i bashkuam dyja.

U përgjigjëm: Ajo që ndikon dhe le gjurmë, ajo mbetet me ty. Nëse tek ti ndikon Kurani, do të largohet muzika nga zemra jote.

O Zot, bëje Kuranin pranvera e zemrave tona dhe drita e gjokseve tonë.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

PAJISJA ME DEVOTSHËRI

Email Shtyp pdf

Allahu,- azze vexhel!,-  thotë;

يَا بَنِي آدَمَ قَدْ أَنزَلْنَا عَلَيْكُمْ لِبَاسًا يُوَارِ‌ي سَوْآتِكُمْ وَرِ‌يشًا ۖ وَلِبَاسُ التَّقْوَىٰ ذَٰلِكَ خَيْرٌ‌ ۚ ذَٰلِكَ مِنْ آيَاتِ اللَّـهِ لَعَلَّهُمْ يَذَّكَّرُ‌ون

O bijtë e Ademit! Ju kemi dhënë rrobe që të mbuloni vendet tuaja të turpshme edhe veshje për zbukurim, mirëpo rrobat e devotshmërisë janë më të mirat. Ato janë disa argumente të Allahut që ndoshta të mblidhni mend’’.[1]

Imam Kurtubiu, Allahu e mëshiroftë! Në tefsirin e tij, në lidhje me fjalën e Allahut “mirëpo rrobat e devotshmërisë janë më të mirat”, thotë; “Allahu aze vexhel na bënë të qartë se  pajisja me devotshmëri është prej mbulesave (rrobave) më të mira për robin e Allahut në dynja dhe ahiret’’.[2]

Ashtu siç thotë poeti:

“Nëse robi i Allahut, nuk vishet me mbulesën(rrobën) e devotshmërisë.

Do të mbetet lakuriq, edhe nëse posedon të gjitha llojet e rrobave të dynjasë,

Dhe s’ka dyshim se mbulesa më e mirë për robin, është nënshtrimi ndaj Krijuesit të tij,

Dhe mbulesa më e keqe është, kur robi nuk i bindet Allahut dhe nuk pendohet tek Ai’’.


Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani.

Medine, 2013.



[1] Kur’an: El A’raf; 26.

[2] Shiko; Tefsiri Kurtubiut: 7/184.

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

Faqe 1 nga 65