Përditësimi i fundit10:39:42 PM GMT

Albislam RSS
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
Tani je te: Zgjodhëm për ju

Zgjodhëm për ju

PERLAT PEJGAMBERIKE - 5 -

Email Shtyp pdf

Nga Enesi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- transmetohet se ka thënë: "I Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: "Me të vërtetë prej shenjave të ditës së kiametit është:
1. Ngritja e diturisë
2. Shtimi i injorancës
3. Pirja e alkoolit
4. Dhe shfaqja e imoralitetit."[1]

Nga Ibën Omeri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- transmetohet se Pejgamberi,-salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë:

1.Nëse dikush kërkon ndihmë në emër të Allahut,- xhele veala!,- atëherë ndihmojeni.
2.Nëse dikush kërkon diçka në emer te Allahut, atëherë jepni.
3.Nëse ju fton dikush atëherë përgjigjuni ftesës së tij.
4.Nëse dikush ju bën ndonjë të mirë atëherë kompensojani atij.
5.Nëse nuk keni me çka të kompensoni atëherë lutuni për të, ngase lutja do të konsiderohet kompenzim." 
Hadithi Sahih.[2].

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: ''Obligimet e muslimanit karshi vellait të tij janë pesë:
1. Kthyerja e Selamit.
2.Thënia e fjalës Jerhamukellah(Allahu të mëshiroftë!), nëse ai teshtin.
3.Përgjigjeja ndaj ftesës së vëllait të tij.
4.Vizita gjatë periudhës së sëmundjes.
5. Dhe përcjellja e xhenazes së vëllau tl tij." 
Hadithi Sahih.[3].

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ku thotë:

إذا رأيتموه فصوموا ، وإذا رأيتموه فأفطروا ، فإن غم عليكم فأكملوا عدة شعبان ثلاثين

“Dhe nëse e shihni atë (hënën e re të Ramazanit) atëherë agjëroni, e nëse e shihni atë (Hënën e re në Sheval) atëherë ndërprejeni agjërimin, ndërsa nëse retë bllokojnë(nuk ju mundësohet pamja e Hënës) pamjen tuaj, atëherë plotësoni tridhjetë ditë të Shabanit”.[4].

Ebu Seid El Hudriu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka transmetuar se: ” I Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ve selem!,- ishte më i turpshëm sesa virgjëresha pas shamisë së saj. Kur shikonte ndonjë gjë që nuk e pëlqente, ne e kuptonim atë nga fytyra e tij.” Hadithi Sahih.[5].

Nga Ejub El Ensariji,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- transmetohet se e ka ndëgjuar Muhamedin,- salallahu  alejhi ve selem!,- duke thënë: "Kush agjëron ramazanin dhe pastaj e pason më gjashtë ditë të Shevalit, është sikur të ketë agjëruar gjatë gjithë vitit". Hadithi është vlerësuar si Sahih.[6].

Muhamedi sal-lall-llahu alejhi ve selem, i tha Mugire ibën Shu’bes,radijallahu anhu,kur ai dëshiroi që t’ia zbathte mestet Muhamedit sal-lallahu alejhi ve sel-lem. Ai(Muhamedi sal-lallahu alejhi ve selem), i tha: ‘’Lëri ato, sepse unë i kam mbathur ato në gjendje të pastër’’. Hadithi sahih. [7].

Morali dhe Turpi i lartë i Aishes,- Allahu qoftë i kënaqur me të!

Transmetohet nga Aisheja,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: “Unë hyja në ndërtesën ku ishin varrosur i Dërguari i Allahut dhe babai im ndërsa isha veshur me rroba të holla dhe thoja: “Këta janë veç burri dhe babai im.” Megjithëkëtë, kur u varros Omeri, vallahi kurrë nuk hyra tek kjo ndërtetsë përveç se rrobat i kisha të shtrënguara fort në trupin tim nga turpi që kisha nga Omeri.”[8].

Pejgamberi,- sal-llahu alejhi ve selem!-, me thënien e tij, ku thotë:
ليكونن
 
أقوام من أمتي يستحلون الحر، والحرير، والخمر والمعازف
“Vërtetë prej umetit tim do të vijnë njerëz të cilët do ta bëjnë të lejuar zinanë, mëndafshin, alkoolin dhe veglat muzikore.” Hadithi sahih.[9].

 Muahmedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë:
قال
 
الرسول صلى الله عليه وسلم: "من لم يدع قول الزور والعمل به فليس لله حاجة أن يدع طعامه وشرابه
“ Kush nuk largohet nga fjalët e këqija dhe punën me të, atëherë Allahu nuk është i nevojshëm që ai ta lërë ushqimin dhe pijen e tij”. ا Hadithi sahih.[10].

Pejgamberi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: "Kush beson Allahun dhe Ditën e Gjykimit, të flasë fjalë të mira ose të heshtë.” Hadithi Sahih.[11].

I Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ve selem!,- tha: “Nëse dëshiron zbutjen e zemrës tënde, atëherë ushqeje të varfërin dhe ledhatoje kokën e jetimit.” Hadithi Sahih.[12].

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë:
لا
 
يزال الناس بخير ما عجلوا الفطر
“Do të jenë njerëzit në mirësi derisa të shpejtojnë ngrënjen e iftarit.” Hadithi sahih.[13].

Transmetohet nga Enes Ibën Malik,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: se Muhamedi, salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Hani syfyr, sepse me të vërtetë në të(syfyr) ka bereqet”. Hadithi sahih.[14].

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se i Dërguari,-salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: "Allahu i Lartësuar e do teshtitjen, ndërsa e urren hapjen e gojës. Kur te teshtin ndonjëri prej jush, le ta falënderoje Allahun e Lartësuar, dhe çdo musliman që e dëgjon,ai e ka për obligim që ti thotë: "Allahu të mëshiroftë! [JerhamukAll-llah]" Sa i përket hapjes së gojës, ajo është prej shejtanit. E kur ndonjerit prej jush ti hapet goja, le të mundohet ta mbylle aq sa të mundet, ngase shejtani përqeshet me atè pèrson." Hadithi është Sahih.[15].

Transmetohet se Aisheja,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- i shkroi Muavijes,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,-:
“Selamun alejke. E më tej: e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahhut,- salallahu alejhi ve selem!,- duke thënë:
“Kushdo që fiton Kënaqësinë e Allahut me zemërimin e njerëzve, Allahu do ti mjaftojë atij për telashet me njerëzit. Dhe kushdo që fiton kënaqësinë e njerëzve me zemërimin e Allahut, atëherë Allahu e lë atë në duart e njerëzve.” Ves-selamun alejk.”[16]..

Përzgjodhi dhe Përshtati: Suad Shabani

Medine, 17.05.2013

 

Referencat:

[1] - Shënuar nga Buhariu dhe Muslimi,- Allahu i mëshiroftë!.

[2] - Shënuan Ebu Davudi dhe Nesaiu,- Allahu qoftë i kënaqur me ta!.

[3] - Shënon Imam Muslimi,- Allahu e mëshiroftë!.

[4] - Transmeton Imam Muslimi, nr.1081.

[5] - Shënuar nga Buhariu dhe Muslimi.

[6] - Shënuar nga Ahmedi, Muslimi, Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu, Ibën Maxhe dhe Ibën Hibbani,- Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë!.

[7] - E ka nxjerrë këtë hadithë imam Buhariu: 206,dhe imam Muslimi: 79 dhe 274.

[8] - Shënuar nga Hakimi në Mustedreku e tij (4/7), dhe ai e ka shpallur transmetimi si sahih.

[9] - Shënon Imam Buhariu, 30/4

[10] - Shënuar nga Ahmedi, Buhariu, Tirmidhiu,Ibën Maxhe dhe Ebu Davudi,- Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë!.

[11] - Shënuar nga Buhariu dhe Muslimi,- Allahu qoftë i kënaqur me ta!.

[12] - Shiko- “Es Silsiletu es Sahihah” (2/533).

[13] - Shënuar nga Imam Buhariu dhe Muslimi(Mutefekun alejhi).

[14] - Shënuar nga Imam Buhariu dhe Muslimi(Mutefekun alejhi)

[15] - Shënon Imam Buhariu,- Allahu e mëshiroftë!.

[16] - Shënon Imam Tirmidhiu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- në Kitabuz-Zuhd,nr. 2414, ndërsa Shejh Albani,- Allahu e mëshiroftë!,- e ka vlerësuar hadithin si Sahih

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

ÇFARË THANË DHE VEPRUAN TË PARËT (SELEFËT) -2-

Email Shtyp pdf

Imam Shafiu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: "Kur dy persona hidhërohen dhe pastaj ata pas kësaj ndarje (hidhërimi) ua zbulojnë të metat njëri-tjetrit, atëherë le ta dinë se kjo është një nga shenjat e hipokrizisë! ".

Transmetohet se Auvn Ibën Abdullah,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: “Tre gjëra janë prej Imanit:
1. Modestia
2. Dëlirësia
3. Dhe ruajtja e gjuhës
Sepse këto janë gjëra që të bëjnë dobi për Botën tjetër dhe humbje në këtë dynja. Dhe çdo gjë që fitohet në Botën tjetër është më e shkëlqyer se ajo që është humbur në këtë dynja.”[1].

Rabi Ibën Heithem,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: “O ti që jep fetva!  Hapi sytë e shiko se si po jep fetva".

Imam Ahmedi Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: “Ai që del përpara për të dhënë fetva, ai ka dalë përpara një çështjeje tepër serioze, përveç nëse ka qenë i detyruar nga domosdoshmëria.” I thanë atij: Atëherë, si është më mirë për të, të flasë apo të heshtë?” Ai tha: “Më e dashur për ne është që ai të përmbahet.” I thanë: “Po në qoftë se është e nevojshme?” Ai filloi të thoshte: “Nevoja! Nevoja!” Dhe pastaj tha: “Është më e sigurt për të që të përmbahet.”

Abdullah Ibën Omeri,- Allahu qoftë i kënaqur prej tij!,- thotë: “Çdo bidat është në humbje (dalalet) edhe sikur njerëzit ta shohin atë si të mirë.”

Abdullah ibën Mesudit,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- një ditë i janë vjedhur ca para në treg. Ata që ishin me të i thanë: Ta mallkojmë dhe ta lusim Zotin kundër tij. Abdullahu iu përgjigj: Unë jam pronar i mallit, unë do të lutem kurse ju thoni: “Amin”, “O Allah, nëse personi që i mori paratë e mia është i nevojshëm për to, begatoje atë me to, ndërsa nëse s’është i nevojshëm për to, bëja atij mëkatin e fundit që po bën.”

Omer iben Hatabi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: "Nëse shihni se ndonjëri nga ju ka gabuar (rrëshqitur), përmirësojeni atë, lutuni për të dhe mos i ndihmoni Shejtanit kundër tij."

Thotë Jahja bin Muadh er Razi,- Allahu e mëshiroftë!, -: "Kush edukohet me edukatën e Allahut xhele ve ala atëherë përmes kësaj arrin ai (njeriu) të bëhet prej të dashurve (evlijave) të Allahut të Madhërishëm ".

Imam Shafiu,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: “Nuk ka njeri që të mos ketë dikë që e do dhe dikë që e urren atë. E meqë qenka kështu, atëherë le të jetë njeriu me ata të cilët janë të bindur ndaj Allahut,- Azze ve Xhele!,- (pasi ata duan dhe urrejnë për hir të Allahut).[2].

Imam Shafiu,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: "Nëse je i mbyllur karshi njerëzve kjo të sjell armiqësi, nëse je shumë i hapur me njerëz kjo të sjell miq të ligë, andaj qëndro mes këtyre dy veprimeve".

Muhamed Ibën Ebi Hatim,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka transmetuar: “Disa nga shokët e mi më kanë thënë: Ishim tek shtëpia e Muhamed Ibën Selam dhe hyri tek ne Muhamed Ibën Ismail el Buhari,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- në të kthyer nga Iraku. Kështu, ai filloi të na njoftonte për fitnen me të cilën ishin sprovuar njerëzit si dhe atë çfarë i kishte ndodhur Ahmed bin Hanbelit,- Allahu e mëshiroftë!,- etj.

Kur Imam Buhariu doli nga shtëpia, Muhamed Ibën Selam u tha atyre që ishin të pranishëm: “A keni parë ndonjëherë një virgjëreshë me më shumë turp sesa ky burrë(Buhariun)?”[3].

Kur pyetej Ibrahim En Nehaiu,- Allahu e mëshiroftë!,- për diçka, atëherë atij i dallohej urrejtja në fytyrë dhe thoshte: “A nuk gjen ndonjë tjetër për të pyetur në vendin tim?”

Ai ka thënë gjithashtu: “Unë fola, dhe sikur të kisha mundësi që të shmangesha, nuk do të kisha folur. Vërtet, koha kur jam dijetari i Kufas është një kohë e keqe.

Kur pyetej Ibn Sirini,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- për ndonjë gjë që kishte të bënte me hallallin dhe haramin, atij i ndryshonte ngjyra e fytyrës dhe bëhej tjetër njeri, aq sa nuk njihej më.”[6].

Njëri nga Selefët tanë të ndershëm, ka thënë: “Nëse pyetesh për ndonjë çështje (mesele), atëherë mendohu të gjesh argumente (nga Kurani, Suneti) dhe nëse arrin të gjesh atëherë fol,përndryshe nëse nuk posedon argumente për meselenë në fjalë atëherë rri i heshtur e mos fol nga vetja yte(me hamendje,iluzione e filozofi të individëve të caktuar).”

Bishr bin el Harith,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: “E djeshmja ka “vdekur” (shkoi), e sotmja është në agoni (duke shkuar) kurse e nesërmja akoma nuk ka “lindur” (nuk ka ardhur). Prandaj shpejto në bërjen e veprave të mira!”

Fudajl ibën Ijadi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: "Ruaje gjuhën tënde, merru me veten tënde, njihe kohën tënde dhe fshihe pozitën tënde."

Imam Ahmedi, ka thënë: ''Ai i cili e njeh Allahun më së miri, ai ia ka frikën më së shumti Allahut".

Ibën Tejmijjeh,- Allahu e mëshiroftë!,- thotë: "Çdo gjë ia kam bërë hallall çdo muslimani si dhe ua dua të mirën të gjithë muslimanëve. Atë të mirë që e dua për veten time, e dua për çdo besimtar. Edhe ata që kanë gënjyer, shpifur ndaj meje dhe më kanë bërë padrejtësi, nga ana ime ua kam bërë hallall të gjithëve."

Ibrahim el Havas,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: “Ilaçet e zemrës janë pesë:

1.Leximi i Kuranit me meditim.
2. Barku i zbrazët (paksimi i ushqimit).
3. Namazi i natës.
4. Lutja me përkushtim në kohën e syfyrit.
5. Ndeja me njerëz të devotshëm”.

Thotë Imam el Xhurxhani,- Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë : “Bidati është vepër e kundërt e Sunetit, quhet Bidati risi dhe shpikje pasi që thënësi i Bidatit është shpikësi i parë i saj dhe nuk ka pasur përpara tij dikë i cili e ka thënë atë, pra Bidatin nuk e kanë vepruar sahabët dhe as tabiinët dhe as që ka ndonjë bazë dhe argument në Sheriat”.

Imam ibën Haxheri,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë : “Bidat është shpikje dhe risi në çështjet e fesë dhe çdo gjë që ka bazë në Sheriat, ajo nuk ka mundësi të jetë Bidat ( E kundërta e Bidatit është Sunet)”.

Imam Neveviu,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë : “Bidati është çdo shpikje në fe e cila nuk ka qenë në kohën e Pejgamberit”.

Imam ibën Hazmi,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë : “Bidat është çdo vepër dhe çdo fjalë që nuk ka bazë dhe që ka të bëj me çështjet e fesë, pra çdo gjë e cila nuk ka ardhur në Kur’an dhe në Sunet”.

Transmetohet prej Mehul bin ebi Muslim,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: “Sahabët e fortë të Pejgamberit,- salallahu alejhi ve selem!,- e lexonin Kur’anin për shtatë ditë, disa e lexonin për një muaj disa të tjerë për dy muaj dhe disa të tjerë më shumë se kaq”.

Omer ibën El Asi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: "Fjala është si ilaçi, nëse është e pakët bën dobi, por nëse është e shumtë (e shumon) atëherë të vret."

Imam Sufjan eTheuri,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: “Dituria fillon me:

1. Heshtje.
2. Dëgjim.
3. Duke mësuar përmendësh.
4. Duke vepruar.
5. Dhe pastaj duke e përhapur atë.

 Përzgjodhi dhe Përshtati: Suad Shabani

Medine, 19.05.2013.

Referencat:

[1] - Transmetimi është shënuar nga Abdurrazzaku,- Allahu e mëshiroftë!,- në Musanef 11/142 ,sa i përket zinxhirit të transmetimit ai është i saktë.

[2] - Libri: "Hiljetul Eulija", të Ebu Nuajmit,- Allahu e mëshiroftë!,- vëll.9, fq.124.

[3] - Libri : Sijeru Alamin Nubelai; vëll.12, fq.418.

[4] - Këtë thënie e kanë shënuar - Darimiu (1/53) dhe Ibën Abdul-Berr në El Xhamiu Bejanil Ilmi Ve Fadlihi vëll.2, fq.163.

[5] - Kjo është transmetuar nga Ibën Mubaraku në Ez-Zuhd (n. 58), Ibën Sadi (6/11) dhe të tjerë. 

[6] - Libri- El Fekih Vel Mutefekkih, (2/167). Ndërsa zinxhiri i transmetimit është sahih.

 

 

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

TI JE I PËRMENDUR NË KURAN!

Email Shtyp pdf

A e di se personaliteti  jot është i përmendur në Kuran, urdhëro lexo dhe medito që të kuptosh se kush je ti? Dhe cilit i përngjan?

Rrëfehet se Ahnef ibn Kajs ishte ulur një ditë,  filloi të mendon rreth fjalës së Allahut;

Na, ua kemi shpallur juve Librin, në të cilin gjendet përmendja juaj”. Enbija 10.

 E tha:  Duhet t’a lexoj mus’hafin që të kuptoj ku unë përmendem,  deri sa të kuptoj kush jam unë? Cilit  i ngjasoj?

Lexoi ajetin ku përmenden njerëzit që...

pak flinin natën. Dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkatet. Dhe në pasurinë e tyre kishin përcaktuar të drejtë për lypësin dhe për të ngratin (që ka nevojë por nuk lyp)”. Dharijat, 17-19.

Lexoi ajetin ku përmenden njerëzit që...

japin kur janë shlirë edhe kur janë në vështirësi dhe që e frenojnë mllefin, që ua falin (të keqen) njerëzve”. Ali Imran, 134.

Lexoi ajetin ku përmenden njerëzit që...

edhe sikur të kishin vetë nevojë për te, ata u jepnin përparësi atyre para vetvetes. Kush është i ruajtur prej lakmisë së vet, të tillët janë të shpëtuar”. Hashr, 9.

Lexoi ajetin ku përmenden njerëzit që...

Nëse lagoheni prej mëkateve të mëdha, të cilat u janë të ndalueshme, Ne ju shlyejmë mëkatet e vogla dhe ju fusim në një vend të ndershëm”. Nisa, 31.

Me modesti tha: “O Allahu, unë nuk e njoh veten se jam prej këtyre.”

Pastaj vazhdoi të lexon, lexoi ajetin ku përmenden njerëzit që...

kur u thuhej atyre: “Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, ata bëheshin kryelartë”. Safat, 35.

Lexoi ajetin ku disave do t’ju thuhet...

Çka u solli juve në Sekar? Ata thonë: “Nuk kemi qenë prej atyre që faleshin (që bënin namaz). Nuk kemi qenë që ushqyenim të varfërit”. Mudethir, 42-44.

Tha: "O Allah, kërkoj që të më largosh prej këtyre."

Derisa arriti tek fjala e Allahut: “Ka edhe të tjerë që i kanë pranuar mëkatet e veta: ata përzien vepra të mira, e edhe të tjera të këqija. Atyre do t’ua falë All-llahu, se Ai i falë atij që pendohet, e mëshiron atë që përmirësohet”.

Tha: “O Allah, unë jam prej këtyre!

Tani është radha e juaj, të nderuar, të kuptoni se cilës kategori i takoni? Cilit i përngjani?

Marrë nga: Shejh Ai del Karni

 

Përktheu: Shpend Zeneli

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

ZBUTE ZEMRËN TËNDE!!

Email Shtyp pdf

Turpi jot nga Allahu vjen sipas sasisë së diturisë që e ke për Allahun ...

Ka njerëz nëpër burgje, mirëpo ata janë të lumtur ... ka nga njerëzit që nuk kanë hyrë asnjëherë në burg, mirëpo janë nga fatkeqit.

Ka mundësi të gjesh vështirësi në kryerjen e disa veprave të mira, mirëpo rikujtoje se ti e synon kënaqësinë e Allahut ...

Zemra jote në bazë është krijuar e pastër ... mirëpo, gjynahet atë e kanë nxirë.

Të devotshmit zemrat i kanë të mbushura me dashurinë e Allahut ... nuk ka vend në to për të tjerët ...

O ju të lënduar nga gjynahet, ilaçi i juaj është në lënien e tyre ...

O ti i cili bën gjynah dhe nuk pendohesh, sa gjynahe tu kanë shënuar ...

Ti ndoshta e ke shijuar kënaqësinë e gjynahut, mirëpo a e ke shijuar ëmbëlsinë e të qarit në sexhde ...

Vdekja nuk është larg lagjes ku ti banon ... vizito varrezat që ta shohësh shtëpinë që të pret.

Sa nga ata që janë përkujdesur të tubojnë pasuri, u erdhi vdekja dhe ua ndërpreu shpresat ... me vete nuk i morën as fëmijët e as pasuritë ...

Çdo orë që kalon më nuk kthehet ... bëhu i kujdesshëm që çdo orë e jotja të përmban në vete adhurim ...

Do ta njohësh vlerën e kohës së humbur, atëherë kur do ta shohësh Xhehenemin: "Ai do të thotë: "Ah, sikur të kisha bërë diçka të mirë për jetën time!". Fexhër 24.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

FRIKA E SELEFIT NGA DHËNIA E FETVASË

Email Shtyp pdf

Sufjan eth-Theuriu,-Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: “I arritëm dijetarët dhe ata urrenin që t'i përgjigjeshin pyetjeve dhe të jepnin fetva derisa të mos gjenin rrugëdalje tjetër përveç se të jepnin një fetva. Por, nëse do të shpëtonin nga dhënia e fetvasë, atëherë kjo ishte më e dashur për ta.”

Omer Ibën Abdul Azizi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- u pyet për diçka dhe ai u përgjigj: “Unë nuk jam i tillë që të marr guximin për të dhënë fetva.”

Alkame,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: 
“Të parët tanë (Selefët) thonin: -Ai që ka më shumë guxim nga ju në dhënien e fetvave, është ai që ka më pak dije.”

 

Abdur-Rrahman Ibën Ebi Lejla, Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë:  “Unë kam takuar njëqind e njëzetë Ensarë nga Sahabët e të Dërguarit të Allahut,- salallahu alejhi ve selem!,- dhe kur ndonjëri prej tyre pyetej për ndonjë çështje, nuk kishte asnjë nga ata që të mos dëshironte që të mjaftohej me vëllain e tij për t’i kthyer përgjigje (dmth i iknin përgjigjes, e nuk garonin për të dhënë fetva me njëri tjetrin)".1

Berra ibën Azib,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: “Unë kam parë treqind nga njerëzit e Luftë së Bedrit (sahabët), e nuk kishte asnjë nga ata që të mos donte që dikush tjetër të përgjigjej në vend të tij.” 2

Transmetohet nga Abdullah Ibën Mesudi, - Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: “Jemi në një kohë në të cilën ka shumë dijetarë, kurse ata që flasin janë të pakët. Pas jush do të vijë një kohë në të cilën dijetarët do të jenë të pakët kurse ata që flasin do të jenë të shumtë.”3

Amër Ibën Dinar i ka thënë Katades,- Allahu qoftë i kënaqur me të dy!,-  kur ai u ul për të dhënë fetva: “A e kupton çështjen në të cilën ke rënë. Ti je futur mes Allahut dhe robërve të Tij dhe po thua ‘Kjo është e saktë e kjo nuk është e saktë dhe kjo është hallall e kjo haram.”

Kur pyetej Ibrahim En Nehaiu,- Allahu e mëshiroftë!,-  për diçka, atëherë atij i dallohej urrejtja në fytyrë dhe thoshte: “A nuk gjen ndonjë tjetër për të pyetur në vendin tim?”

Ai ka thënë gjithashtu: “Unë fola, dhe sikur të kisha mundësi që të shmangesha, nuk do të kisha folur. Vërtetë, koha kur jam dijetari i Kufas është një kohë e keqe.”

I nderuari vëlla dhe e nderuara motër !

Nëse selefi kanë pasur frikë në dhënien e fetvave edhe pse kanë qenë shumë më të thirrur se ne në çdo aspekt, porse ata ia kishin frikën Allahut në dhënien e fetvave, sepse kjo fe është e shenjtë dhe do jipet llogari për çdo fjalë dhe fetva që jep njeriu.

Nëse një dijetarë jep fetva duke bërë ixhtihadin e tij, ai ndoshta gabon në fetvan e tij, porse ai e merrë një shpërblim, e nëse ia qëllon atëherë merrë dy shpërblime, por ti vëlla dhe motër e nderuar a thua bëni pjesë në rangun e Dijetarëve dhe njerëzve adekuat për dhënien e fetvas apo jo?!

Dhe për fund !

Le të kenë kujdesë ata që flasin për këtë dinë me injoranc
ë dhe me teket e tyre, sepse nuk do të shpëtojë asnjë fjalë e tij pa u  regjistruar ne regjistrin e melaikeve, a e ke pyetur veten tënde se çfarë do i thuash Allahut,- xhele veala!,- për fjalët që flet?!

E përmbyllim me dy hadithe këtë këshillë të vogël, me shpresë që të jetë dobiprurëse në përgjithësi!

Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- transmeton se i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Kujtdo që Allahu ia do të mirën, Ai i jep atij kuptimin e Fesë. Vërtet unë jam shpërndarësi, por dhënësi është Allahu Azze ue Xhel.”4

Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- transmeton se i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: 
“Kushdo që e mëson dijen me të cilën kërkohet Fytyra e Allahut, por ai nuk e bën këtë përveç se që të arrijë qëllimin e tij në këtë dynja, ai nuk ka për ta nuhatur aromën e Xhenetit Ditën e Ringjalljes.”5

Allahu na i pastroftë nijetet tona dhe zemrat tona, e  na bëftë prej atyre që flasin drejtë dhe ia kanë frikën dhe i mbështeten vetëm Atij për çdo gjë! 

Përkthim: Suad Shabani.
Medine, 2013.


1: Këtë thënie e kanë shënuar - Darimiu (1/53) dhe Ibën Abdul-Berr në El Xhamiu Bejanil Ilmi Ve Fadlihi vëll.2, fq.163.
2: Kjo është transmetuar nga Ibën Mubaraku në Ez-Zuhd (n. 58), Ibën Sadi (6/11) dhe të tjerë. 
Ndërsa Zinxhiri i tij përmban Ebu Is-hak Es-Sebi-i i cili është i pranueshëm(saduk) tek ulemaja e hadithit(muhadithinët), por vetëm se është mudelis dhe e transmeton atë pa thënë që e ka dëgjuar drejt për drejt.
3: Shënuar nga Taberani në librin e tij "El-Kebir", nr.8066, Buhariu në librin e tij, "Edebul-Mufrad'', nr.789, dhe Hafidh Ibën Haxheri vlerëson këtë transmetim si të saktë në librin e tij të njohur, ''Fet-hul-Bari'', 10/1510,- Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë!.
4: Shënon Imam Tahaviu, ndërsa Shejh Albani e vlerëson si Sahih,- Allahu i qoftë i kënaqur me të dy!.
5: 
Shënuar nga Ahmedi- 2/338, Ebu Davudi- nr.3664 . Hadithin e vlerësuan si Sahih, Hakimi, Dhehebiu, dhe Shejh Albani,- Allahu i mëshiroftë të gjithë!.

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

Faqe 3 nga 65