Përditësimi i fundit02:31:13 AM GMT

Albislam RSS
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
Tani je te: Zgjodhëm për ju Zgjodhem per ju

Zgjodhem per ju

THIRRJET E PEJGAMBERËVE DREJTUAR POPUJVE TË TYRE

Email Shtyp pdf

                  Thirrja e Nuhit, -alejhis-selam!-, drejtuar popullit te tij.

Allahu, -azze ue xhele!-, thotë:

كَذَّبَتْ قَوْمُ نُوحٍ الْمُرْ‌سَلِينَ  إِذْ قَالَ لَهُمْ أَخُوهُمْ نُوحٌ أَلَا تَتَّقُونَ  إِنِّي لَكُمْ رَ‌سُولٌ أَمِينٌ  فَاتَّقُوا اللَّـهَ وَأَطِيعُونِ  وَمَا أَسْأَلُكُمْ عَلَيْهِ مِنْ أَجْرٍ‌  إِنْ أَجْرِ‌يَ إِلَّا عَلَى رَ‌بِّ الْعَالَمِينَ  فَاتَّقُوا اللَّـهَ وَأَطِيعُونِ

"Populli i Nuhut, i konsideronte gënjeshtarë pejgamberët. Kur vëllai i tyre – Nuhu u tha: “Vallë, a nuk i druani ju Perëndisë? Me të vërtetë, unë jam pejgamber i besuar për ju,andaj, druani Perëndisë dhe bëhuni të dëgjueshëm ndaj meje!Për këtë, unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi, mua do të më shpërblejë vetëm Zoti i gjithësisë, andaj, druani Perëndisë dhe bëhuni të dëgjueshëm ndaj meje!”[1]

·         Thirrja e Hudit, -alejhis-selam!-, drejtuar popullit te tij.

Allahu, -azze ue xhele!- thotë:

كَذَّبَتْ عَادٌ الْمُرْ‌سَلِينَ إِذْ قَالَ لَهُمْ أَخُوهُمْ هُودٌ أَلَا تَتَّقُونَ إِنِّي لَكُمْ رَ‌سُولٌ أَمِينٌ فَاتَّقُوا اللَّـهَ وَأَطِيعُونِ وَمَا أَسْأَلُكُمْ عَلَيْهِ مِنْ أَجْرٍ‌ إِنْ أَجْرِ‌يَ إِلَّا عَلَى رَ‌بِّ الْعَالَمِينَ أَتَبْنُونَ بِكُلِّ رِ‌يعٍ آيَةً تَعْبَثُونَ وَتَتَّخِذُونَ مَصَانِعَ لَعَلَّكُمْ تَخْلُدُونَ وَإِذَا بَطَشْتُم بَطَشْتُمْ جَبَّارِ‌ينَ فَاتَّقُوا اللَّـهَ وَأَطِيعُونِ وَاتَّقُوا الَّذِي أَمَدَّكُم بِمَا تَعْلَمُونَ

"Adi i konsideronte gënjeshtarë pejgamberët. Kur vëllai i tyre – Hudi, u tha: “Vallë, a nuk i druani ju Perëndisë? Me të vërtetë, unë jam pejgamber i besuar për ju, për këtë, unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi, mua do të më shpërblejë vetëm Zoti i gjithësisë. A mos vallë në çdo kodrinë po ngritni ju godinë (përmendore), për t’u tallë (me kalimtarët), dhe ngritni pallate (luksoze), thua se do të jetoni gjithmonë, e kur dënoni, dënoni si absolut? Andaj, druani Perëndisë dhe bëhuni të dëgjueshëm ndaj meje! Dhe, druani Atij, i cili u ka dhuruar juve ato që i dini".[2]

          Thirrja e Salihut, -alejhis-selam!, drejtuar popullit te tij.

Allahu, -azze ue xhele!-, thotë:

كَذَّبَتْ ثَمُودُ الْمُرْ‌سَلِينَ إِذْ قَالَ لَهُمْ أَخُوهُمْ صَالِحٌ أَلَا تَتَّقُونَ إِنِّي لَكُمْ رَ‌سُولٌ أَمِينٌ فَاتَّقُوا اللَّـهَ وَأَطِيعُونِ وَمَا أَسْأَلُكُمْ عَلَيْهِ مِنْ أَجْرٍ‌ إِنْ أَجْرِ‌يَ إِلَّا عَلَى رَ‌بِّ الْعَالَمِينَ أَتُتْرَ‌كُونَ فِي مَا هَاهُنَا آمِنِينَ فِي جَنَّاتٍ وَعُيُونٍ وَزُرُ‌وعٍ وَنَخْلٍ طَلْعُهَا هَضِيمٌ  وَتَنْحِتُونَ مِنَ الْجِبَالِ بُيُوتًا فَارِ‌هِينَ  فَاتَّقُوا اللَّـهَ وَأَطِيعُونِ

"Dhe Themudi i konsideronte gënjeshtarë pejgamberët. Kur vëllai i tyre – Salihu, u tha: “Vallë, a nuk i druani ju Perëndisë? Me të vërtetë, unë jam pejgamber i besuar për ju, andaj, druani Perëndisë dh bëhuni të dëgjueshëm ndaj meje! Për këtë, unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi, mua do të më shpërblejë vetëm Zoti i gjithësisë. Vallë, a mendoni ju – se do të liheni këtu të sigurt, në kopshte dhe pranë burimeve, në të lashta dhe palme hurmash, me frute të shijshme? E, ju po gdhendni shtëpitë në male me mjeshtri të shkathët, andaj, druani Perëndisë dhe bëhuni të dëgjueshëm ndaj meje".[3]

          Thirrja e Ibrahimit,  -alejhis-selam!, drejtuar popullit te tij.

Allahu, -azze ue xhele!-, thotë;

وَإِبْرَ‌اهِيمَ إِذْ قَالَ لِقَوْمِهِ اعْبُدُوا اللَّـهَ وَاتَّقُوهُ ذَلِكُمْ خَيْرٌ‌ لَّكُمْ إِن كُنتُمْ تَعْلَمُونَ

            "Dhe (kujtoje) Ibrahimin kur i pat thënë popullit të vet: “Adhuroni Perëndinë dhe druajuni Atij. Kjo është më së miri për ju, nëse e dini".[4]

          Thirrja e Lutit, -alejhis-selam!, drejtuar popullit te tij.

Allahu, -azze ue xhele!, thotë:

كَذَّبَتْ قَوْمُ لُوطٍ الْمُرْ‌سَلِينَ إِذْ قَالَ لَهُمْ أَخُوهُمْ لُوطٌ أَلَا تَتَّقُونَ إِنِّي لَكُمْ رَ‌سُولٌ أَمِينٌ فَاتَّقُوا اللَّـهَ وَأَطِيعُونِ وَمَا أَسْأَلُكُمْ عَلَيْهِ مِنْ أَجْرٍ‌  إِنْ أَجْرِ‌يَ إِلَّا عَلَى رَ‌بِّ الْعَالَمِينَ

"Populli i Lutit i konsideronte gënjeshtarë pejgamberët. Kur vëllai i tyre – Luti, u tha: “Vallë, a nuk i druani ju Perëndisë? Me të vërtetë, unë jam pejgamber i besuar për ju, andaj, druani Perëndisë dhe bëhuni të dëgjueshëm ndaj meje! Për këtë, unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi, mua do të më shpërblejë vetëm Zoti i gjithësisë".[5]

          Thirrja e Lutit, -alejhis-selam!, drejtuar popullit te tij.

Allahu, -azze ue xhele!-. thotë:

كَذَّبَ أَصْحَابُ الْأَيْكَةِ الْمُرْ‌سَلِينَ  إِذْ قَالَ لَهُمْ شُعَيْبٌ أَلَا تَتَّقُونَ إِنِّي لَكُمْ رَ‌سُولٌ أَمِينٌ فَاتَّقُوا اللَّـهَ وَأَطِيعُونِ وَمَا أَسْأَلُكُمْ عَلَيْهِ مِنْ أَجْرٍ‌ إِنْ أَجْرِ‌يَ إِلَّا عَلَى رَ‌بِّ الْعَالَمِينَ أَوْفُوا الْكَيْلَ وَلَا تَكُونُوا مِنَ الْمُخْسِرِ‌ينَ وَزِنُوا بِالْقِسْطَاسِ الْمُسْتَقِيمِ  وَلَا تَبْخَسُوا النَّاسَ أَشْيَاءَهُمْ وَلَا تَعْثَوْا فِي الْأَرْ‌ضِ مُفْسِدِينَ وَاتَّقُوا الَّذِي خَلَقَكُمْ وَالْجِبِلَّةَ الْأَوَّلِينَ

"(Edhe) banorët e Ejketit – i konsideronin gënjeshtarë pejgamberët. Kur Shuajbi, u tha atyre: “Vallë, a nuk i druani ju Perëndisë? Me të vërtetë, unë jam pejgamber i besuar për ju, andaj, druani Perëndisë dhe bëhuni të dëgjueshëm ndaj meje!Për këtë unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi, mua do të më shpërblejë vetëm Zoti i gjithësisë. Plotësonie matjen dhe mos u bëni nga ata që mungojnë (në matje) dhe peshoni me terezi të drejtë, dhe mos ua pakësoni njerëzve gjërat e tyre, dhe mos bëni ngatërresa në Tokë, dhe druani Atij, që u ka krijuar juve dhe gjeneratat e mëparshme!".[6]

         Thirrja e Iljasit, -alejhis-selam!, drejtuar popullit te tij.

Allahu, -azze ue xhele!-,  thotë;

وَإِنَّ إِلْيَاسَ لَمِنَ الْمُرْ‌سَلِينَ إِذْ قَالَ لِقَوْمِهِ أَلَا تَتَّقُونَ

"Dhe, me të vërtetë, Iljasi ka qenë (njëri) prej pejgamberëve. (Përkujtoje) kur i tha popullit të vet: “A nuk po i frikësoheni (Perëndisë)?”.[7]

Thirrja e Isait, -alejhis-selam!, drejtuar popullit te tij.

Allahu, -azze ue xhele!-, thotë;

وَلَمَّا جَاءَ عِيسَى بِالْبَيِّنَاتِ قَالَ قَدْ جِئْتُكُم بِالْحِكْمَةِ وَلِأُبَيِّنَ لَكُم بَعْضَ الَّذِي تَخْتَلِفُونَ فِيهِ  فَاتَّقُوا اللَّـهَ وَأَطِيعُونِ  إِنَّ اللَّـهَ هُوَ رَ‌بِّي وَرَ‌بُّكُمْ فَاعْبُدُوهُ  هَـذَا صِرَ‌اطٌ مُّسْتَقِيمٌ

"E, kur Isai i solli argumentet e qarta, tha: “Ju kam sjellë dijeni të mrekullueshme dhe do të ju shpjegoj disa gjëra, me të cilat nuk po pajtoheni. Andaj, druajuni Perëndisë dhe bëhuni të dëgjueshëm ndaj meje! Me të vërtetë, Perëndia është Zoti im dhe Zoti juaj, andaj adhuronie Atë. Kjo është rrugë e drejtë!”.[8]

            Dhe, është e padiskutueshme që gjithë çfarë që i është shpallur të dërguarve, ne jemi të obliguar që ta pasojmë, e si rrjedhojë t’i ndjekim ata e të arrijmë lumturinë në këtë botë, e në tjetrën. 

Ibn Hajjani, në tefsirin e tij, thotë: ''Thirrja dhe porositë që Allahu ia drejtoi pejgamberëve, janë edhe për çdonjërin prej nesh, pa marrë parasysh epokën në të cilën jetojmë, a bëhet fjalë për të kaluarën apo të tashmen. Në thirrjen Kur'anore ka ardhur porosia në formën gjithëpërfshirëse që ta vetëdijsojë dëgjuesin që kjo porosi është e vlefshme edhe për të,  e që përfundimi i mirë i kurorëzuar me lumturi, është vetëm për ata të devotshmit që i morën porositë!”[9]  .

Të gjitha këto vëllezër dhe motra, tregojnë pozitën dhe vlerën e thirrjes në fenë e pastër islame.

Allahu na bëftë prej të thirrësve të dobishëm; Amin!

Përktheu nga arabishtja: Suad Shabani

Medine, 16.05.2013

 



 

[1] Kur’an, Shuara: 105-110

[2] Kur’an, Shuara;123-132.

 

[3] Kur’an, Shuara: 141-150.

[4] Kur’an, Ankebut: 16.

5] Kur’an, Shuara: 160-164.

[6] Kur’an: Shuara; 176-184.

[7] Kur’an, Saffat: 123-124.

[8] Kur’an, Zuhruf: 63-64.

  [9] Tefsiri: "Bahrul-muhit", vell. 6, f. 377.

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

PERLAT PEJGAMBERIKE - 3 -

Email Shtyp pdf

 

Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë: "Me të vërtetë njeriu e arrinë me moralin e tij të lartë gradën (pozitën) e atij që natën e kalon në namaz dhe ditën në agjërim." Hadithi është sahih.[1].

Transmetohet nga Muadhi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: I dërguari,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë:“Nuk do të lëvizë këmba e birit të Ademit Ditën e Gjykimit derisa të pyetet për katër gjëra:

1: Për jetën e tij se ku e ka kaluar.

2: Për rinin e tij se ku e ka shfrytëzuar.

3: Për pasurinë e tij se si e ka fituar dhe ku e ka harxhuar.

4: Për diturinë e tij se çfarë ka punuar me të".

Hadithi është sahih.[2].

 

Transmetohet nga Ibën Mesudi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: “Kam dëgjuar Muhamedin,- alejhi selam!,- dukë thënë: "Nuk është prej nesh, ai i cili nuk e nderon të moshuarin dhe ai i cili nuk i mëshiron të vegjlit tanë (fëmijët)." Hadithi është sahih.[3].

 

Transmetohet nga Ebu Hurejre,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se e ka dëgjuar Pejgamberin,- alejhi selam!,- duke thënë: "Jam dërguar për përsosjen e virtyteve të larta të moralit." Hadithi është sahih.[4].

I biri i Aliut,- Allahu qoftë i kënaqur me të dy!- , ka ndëgjuar se Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë: "Me të vërtetë, Allahu e do atë i cili posedon moral të lartë dhe është fisnik e bujar, dhe e urren atë i cili posedon moral të ulët." (Hadithi është sahih).[5].

 

Nga Enes ibën Malik,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- transmetohet se i dërguari i Allahut,- alejhi selam!,- ka thënë: “Sikur ju mos të bënit mëkate do të kisha frikë për ju nga diçka më e madhe se mëkatet: "Vetëpëlqimi”. Hadithi është Hasen (i mirë).[6].

Nga Enes ibën Malik,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- transmetohet se i dërguari i Allahut,- alejhi selam!,- ka thënë: “Sikur ju mos të bënit mëkate do të kisha frikë për ju nga diçka më e madhe se mëkatet: "Vetëpëlqimi”. Hadithi është Hasen (i mirë).[7].

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: "Tre (cilësi) janë shkatërruese: “Koprracia e tepruar, epshi i pasuar dhe vetëpëlqimi i njeriut”.[8].

Transmetohet nga Ibën Abasi,-Allahu qoftë i kënaqur me të dy!,- se: "Një grua nga Xhuhejne erdhi tek i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ve selem!,- dhe i tha: Nëna ime ishte zotuar që të kryente haxhin por nuk mundi ta kryente deri sa vdiq. A ta kryej unë haxhin për të? Tha: “Po, kryeje haxhin për të. Nëse nëna jote do të kishte pasur borxh pa larë, a do tia laje borxhin asaj? Lajeni borxhin e Allahut, sepse Allahu ka më shumë të drejtë për përmbushje të detyrimit." Hadithi është Sahih.[9].

Transmetohet nga Abdullah bin Zubejr,- Allahu qoftë i kënaqur prej tij!,- se ka thënë: "Një burrë nga hatham erdhi tek i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhu ve selem!,- dhe i tha: Babai im kur e pranoi Islamin ai ishte plak i thyer në moshë, që nuk mundet ti hypë kafshës, ndërsa haxhi i është bërë obligim. A të bëj haxh për të? Tha: “ Ti je fëmija i tij më i madh?” Tha: Po! Tha: “Po sikur babai yt të kishte borxh, a do tia shlyeje atë dhe a do të çlirohej ai nga borxhi? Po, tha ai. Tha: “Atëherë kryeje haxhin për të." Hadithi Sahih.[10]. Transmetohet nga Ibën Abasi,- Allahu qoftë i kënaqur me të dy!,- se i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: Hadithi Hasen "Shpejtoni në kryerjen haxhit obligativë (Haxhi i parë), sepse ju nuk e dini se çka do ndodh me ju ''.[11].

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: "Umra në umra është falje gjynahesh ndërmjet tyre, ndërsa haxhi i pranuar nuk ka shpërblim tjetër veçse xhenetin." Hadithi Sahih.[12].

 

Përzgjodhi dhe Përshtati- Suad Shabani

Medine, 14.05.2013.

Referencat:

[1] – Shënuar nga imam Ahmedi dhe Ebu Davudi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!

Ndërsa hadithin e vlerësoi sahih dijetari i nderuar Imam Albani,- Allahu e mëshiroftë!,- në “Sahih el Xhami” me numër rendor 1620.

[2] – Shënuar nga Bezari (3437), Taberani (el Kebir-111 dhe 11173), Bejhekiu (Shuabul Iman-1785), Tirmidhiu (2416).

Ndërsa, e vlerësoi sahih Shejh Husejn Darani, ndërsa shejh Albani hasen (të mirë) në “Sahih el Xhami” numër rendor 7299 dhe 7300.

[3] – Shënuar nga Ahmedi (2/208), Buhariu (Edebul Mufred,355), Tirmidhiu (11/527).

[4] – Transmeton Ahmedi (2/381), Hakimi (2/613), Bezari 2740. Ndërsa e saktësoi dijetari i nderuar Shuajb Arnauti, shiko në "Musned" vëllimi 14, faqe 513.

[5] – Shënon Imam Taberani,- Allahu e mëshiroftë!,- në “el Kebir” numër rendor 2897.

Dhe e ka saktësuar Imam Albani,- Allahu e mëshiroftë!.

[6] – Shiko hadithet e vërteta të Shejh Albanit,- Allahu e mëshiroftë!,- vëll.2 fq.263.

[7] – Shiko hadithet e vërteta të Shejh Albanit,- Allahu e mëshiroftë!,- vëll.2 fq.263.

[8] – Shënuar nga imam Tarabani në librin e tij “el-Eusat” dhe Bejhakiu në librin e tij “Shuabul iman”, ndërsa shejh Albani këtë hadith e ka cilësuar si të mirë (Hasen).

[9] – Shënuar nga Buhariu me nr. 7315, si dhe Nesaiu me nr. 2632.

[10] – Shënuan Ahmedi, Nesaiu me nr. 2638, Darimiu, Ebu Jala me nr. 6812, Tahaviu me nr. 2545, Bejhakiu në “Sunenul Kubra”- 4/329, etj. [11] - Shënon Imam Ahmedi në “Musnedin” e tij.

[12] – Shënuar nga- Ahmedi 2/462, Buhariu- nr. 1773, Muslimi- nr. 437/1349,Tirmidhiu- nr. 933, En Nesaiju 5/115 dhe Ibën Maxheh-nr. 2888.

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

PO TI SI I KE PUNËT ME FALJEN E NAMAZIT Në XHAMI?!

Email Shtyp pdf

Transmetohet nga Ebu Hurejra,-Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se një burrë i verbër tha: 
"O i Dërguari i Allahut! Unë nuk kam njeri të më bjeri(shpie,dërgoje) në xhami. Pastaj i kërkoi të Dërguarit,- salallahu alejhi ve selem!,- që ti jepte leje për tu falur në shtëpi dhe ai,- salallahu alejhi ve selem!,- e lejoi. 
Por kur ai ktheu shpinën, i Dërguari,- salallahu alejhi ve selem!,- e thërriti dhe i tha: A e dëgjon ti ezanin? Po, tha ai. Atëherë përgjigjju thirrjes së tij."
Hadithi Sahih. Shënuar nga Muslimi, Nesaiu etj,- Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë!.


Transmetohet nga Amër bin Ummi Mektum,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: "Thashë: O i Dërguari i Allahut! Unë jam i verbër dhe e kam shtëpinë time larg Xhamisë, ndërsa ndihmuesi që kam nuk më përshtatet, a më gjen ndonjë lehtësim që të falem në shtëpi?  Ai,- salallahu alejhi veselem!,- tha: A e dëgjon ezanin? Po, tha ai. Atëherë nuk gjej lehtësim për ty."
Hadithi Sahih.
Shënuar nga Ahmedi, Ebu Davudi dhe Ibën Maxhe,- Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë!.

Transmetohet nga Abdullah bin Mesudi,- Allahu qoftë i kënaqur prej tij!,- se ka thënë: 
"Nuk gjejë kënd prej nesh që të mos prezentonte namazin e sabahut dhe të jacisë, përveç ndonjë hipokriti të njohur. Kishte njerëz që vinin të mbajtur për krahu nga dy burra, deri sa vendosej në saf (në rradhë)."
Hadithi Sahih.
Shënuar nga Ahmedi, Muslimi, Ebu Davudi, Nesaiu dhe Ibën Maxhe.

Transmetohet nga Ibën Omeri,- Allahu qoftë i kënaqur me ta!,- se ka thënë: I Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: "Namazi me kolektiv(xhemat) është më i mirë se namazi vetëm, me njëzet e shtatë gradë."
Hadithi Sahih.
Shënuar nga imam Ahmedi, Buhariu,Muslimi,- Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë!.

Transmetohet nga Ibën Omeri,- Allahu qoftë i kënaqur me ta!,- se i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: 
"Nëse gratë e juaja ju kërkojnë që të shkojnë në xhami në namazet e natës, jepuni lejë atyre."
Hadithi Sahih.
Shënuar nga Ahmedi, Buhariu, Muslimi , Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu,- Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë!.

Transmetohet nga Ebu Musa,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: i Dërguari i Allahut,- salallahu aeljhi ve selem!,- ka thënë: 
"Njeriu i cili shpërblehet me shpërblim më të madh për namazin e tij, është ai që e ka rrugën më të gjatë deri në Xhami.
Hadithi Sahih.
Shënon Imam Muslimi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!.

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur prej tij!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: "Kur dikush nga ju të falet imam i njerëzve, ta lehtësojë namazin pasi që në mesin e tyre gjenden të dobët, të sëmurë dhe të moshuar. Ndërsa kur të falet vetëm le ta zgjasë sa të dojë."
Hadithi është Sahih.
Shënuar nga imam Ahmedi , Buhariu , Muslimi me nr. 185/467, Ebu Daudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!.

Përkthim: Suad Shabani
Medine , 2013

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

PERLAT PEJGAMBERIKE - 2 -

Email Shtyp pdf

 

Abdullah Ibën Omer,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- transmeton se i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Pjesa më e madhe e gjynaheve të bijve të Ademit vijnë si pasojë e gjuhës.” Hadithi Sahih.[1].

E takova të Dërguarin e Allahut,- salallahu alejhi uv selem!,- dhe e pyeta: Ku qëndron shpëtimi? Ai tha: “Ruaje gjuhën, shiko shtëpinë tënde dhe qaj për gjynahet e tua.” Hadithi Sahih:[2]. Ndërsa, është saktësuar nga Shejh Albani në Silsiletul Ehadith Es Sahiha,nr.890).

Pejgamberi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Keni kujdes prej veprave të shpikura, sepse çdo shpikje është Bidat dhe çdo Bidat është humbje dhe çdo humbje shpien në Zjarr”. Hadithi është i vërtetë.[3].

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Ai, qëllimi i të cilit është Ahireti, Allahu e bën të përqëndruar, ia vendos prioritetin e tij në zemrën e tij dhe i vjen dynjaja e robëruar. Kurse ai, qëllimi i të cilit është kjo dynja, Allahu e bën të shpërqëndruar dhe ia vendos varfërinë mu përpara syve të tij dhe asgjë nga kjo dynja nuk i vjen atij përveç asaj që është shkruajtur për të.” Hadithi Sahih.[4].

Pejgamberi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: "Ruaju mos u bëjë keq të tjerëve, e kjo do të jetë sadaka (lemosha) jote për veten tënde."[5].

Transmetohet prej Ebu Hurejres,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Pejgamberi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Shenjat e munafikut janë tri: Kur flet, gënjen, kur premton e then premtimin dhe kur i jepet diçka në besim ai tradhëton”. [6].

Bëhu shembull, leje polemikën, gënjeshtrën, çfarë të kushton !? Transmetohet prej ebi Umames,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Pejgamberi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Unë jam përgjegjës për një shtëpi në rreth të Xhenetit për atë person i cili e len polemikën me dikënd edhe nëse është në të drejtë dhe për një shtëpi në mes të Xhenetit për atë person i cili e len gënjeshtrën dhe për një shtëpi në Xhenetin më të lartë për atë që ka moral të mirë”. Hadithi Sahih.[7].

Transmetohet prej ibën Omerit,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Pejgamberi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Kush lexon dhjetë ajete për çdo natë nuk shkruhet prej neglizhentëve(gafilave).” Hadithi Sahih.[8].

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: "Allahu,- xhele veala!,- ju ndalon të betoheni në baballarët tuaj. E kush betohet le të betohet në Allahun apo më mire le të hesht".[9]

Tranmsetohet prej Ebu Hurejres,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se e ka ndëgjuar Muhamedin,- salallahu alejhi ve selem!,- duke i thënë Avad el Minberah,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- : “Ose disa popuj do ndalen nga lënia e namazit të xhumasë ose All-llahu do tia vulosë atyre zemrat e më pastaj ata do të jenë prej neglizhentëve (gafilëve)”. Hadithi Sahih.[10].

Transmetohet nga Musab Ibën Sadi se babai i tij ka thënë: ''O i Dërguari i Allahut, cilët nga njerëzit janë sprovuar më së shumti? I Dërguari,- salallahu alejhi ve selem!,- tha: ''Pejgamberët, pastaj të devotshmit, pastaj më të mirët, e pastaj më të mirët prej njerëzve. Njeriu do të sprovohet në bazë të devotshmërisë së tij fetare. Nëse ka fortësi në përkushtimin e tij, sprovat e tij do të jenë më të rënda dhe nëse ka mangësi në përkushtimin e tij fetarë, sprova do të lehtësohet për të. Njeriu do të vazhdojë të jetë i sprovuar derisa të ecë i pastër nga gjynahet mbi faqen e tokës.'' [11].

Muhamedi,- salallahu alejhi we selem!,- ka thënë: "Së shpejti ummetit tim do ti vijë një kohë e atillë, saqë ata do të pëlqejnë pesë gjëra ndërsa do të harrojnë pesë gjëra: 1 - Umeti im do të pëlqejnë këtë botë ndërsa do të harrojnë ahiretin. 2 - Umeti im do të pëlqejnë jetën ndërsa do të harrojnë vdekjen. 3 - Umeti im do të pëlqejnë të kenë vila ndërsa do të harrojnë varret e tyre. 4 - Umeti im do të pëlqejnë mallin dhe pasurinë ndërsa do të harrojnë llogarinë para Allahut. 5 - Umeti im do të ushqejnë dashuri për krijesat ndërsa do të harrojnë Allahun. Hadithi Sahih.[12].

Transmetohet nga Omer ibën el Hattabi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!, i cili ka thënë: Një ditë, derisa ishim duke ndenjur tek i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ve selem!,- u duk një njeri me rroba shumë të bardha dhe flokë shumë të zinj. Në të nuk shiheshin shenja udhëtimi dhe askush prej nesh nuk e njohu. U ul pranë Pejgamberit,- salallahu alejhi ve selem!,- duke i mbështetur gjunjët e vet në gjunjët e tij, i vendosi duart e veta në kofshët e veta dhe tha: “O Muhamed, më trego, ç’është Islami?” I Dërguari i Allahut,-salallahu alejhi ve selem!,- tha: “Islami është të dëshmosh se nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguar i Allahut, të kryesh namazin, të japësh zekatin, të agjërosh Ramazanin, të vizitosh Qabenë, nëse ke mundësi udhëtimi tek ajo!” Ai tha: “Të vërtetën e the.” Ne u çuditëm. Po e pyet dhe po ia vërteton përgjigjen! Ai tha: “Më trego, ç’është imani?” (Pejgamberi) Tha: “Të besosh Allahun, engjëjt e Tij, librat e Tij, të Dërguarit e Tij, Ditën e Fundit dhe të besosh në caktimin e Tij, qoftë i mirë apo i hidhur.” Tha: “Të vërtetën e the.” Tha: “Më trego, ç’është ihsani?” (Pejgamberi) Tha: “Ta adhurosh Allahun sikur ta shohësh Atë, edhe pse ti nuk e sheh Atë, Ai vërtet të sheh ty.” Tha: “Më trego, kur do të ndodhë kiameti” (Pejgamberi) Tha: “Për këtë i pyeturi nuk di më shumë se ai që pyet.” Tha: “Atëherë, më trego shenjat e tij.” (Pejgamberi) Tha: “Kur robëresha t’i lindë vetes zonjushë, kur të shihen barinjtë të varfër, të zhveshur e të mjerë se si garojnë në ndërtimin e ndërtesave të mëdha.” Pastaj shkoi, kurse unë (Omeri) mbeta një kohë. Më pas (i Dërguari) salallahu alejhi ve selem!,- tha: “O Omer, a e di kush ishte pyetësi?” Thashë: Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri. Tha: “Ai vërtet ishte Xhibrili, erdhi t’ua mësojë fenë tuaj.” Hadithi Sahih.[13].

Përzgjodhi dhe Përshtati- Suad Shabani

Medine, 12.05.2013

 

 

Referenca:

[1] – Shënuar nga Taberani (3/87/1-2) dhe të tjerë, ndërsa Hafidh el-Mundhiri e ka saktësuar hadithin.

[2] – Shënuar nga Abdullah Ibën Mubaraku në Zuhd- nr.134, dhe prej tij Ahmedi- 5/259, dhe gjithashtu Tirmidhiu- nr.2531.

[3] – Shënuar nga Ahmedi,Tirmidhiu, ibën Maxhe, Hakimi,- Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë!.

[4] – Shënuar nga Ahmedi (5/183) dhe Ibn Maxheh (2/524-525). E vlerësoi si Sahih, Shejh Albani,- Allahu e mëshiroftë!.

[5] – Buhariu dhe Muslimi .

[6] – Buhariu, Muslimi .

[7] – Shënon Ebu Davudi,- Allahu e mëshiroftë!.

[8] – Shënon Darimiu me nr.2256, poashtu e ka shënuar Hakimi në Mustedrekun e tij prej Ebu Hurejres,- Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë! (556-1). Shejh Albani,- Allahu e mëshiroftë!,- e vlerësoi si Sahih, në Sahihi Tergib, 2/81.

[9] – Shënon Buhariu (3836) dhe Muslimi (3-1646),- Allahu qoftë i kënaqur me të ta!.

[10] – Shënuar nga Muslimi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- me nr. 865.

[11] – Shënuar nga Imam Ahmedi në ''Musned'', me nr.1481. Ndërsa Shejh Albani ka thënë se hadithi është i saktë, shiko në ''Sahih El Xhami'', me nr.992.

[12]- Shënon Imam Buhariu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!.

[13] - Shënuar nga Muslimi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!.

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

MOS SHIKO ... PO SHIKOHU!

Email Shtyp pdf

 

Mos shiko në madhështinë e gjynahut tënd ... po shiko se kujt i bën gjynah?!

Mos shiko në madhështinë e nënshtrimit tënd ... po shiko se sa ishe i sinqertë?!

Mos shiko sasinë në diturisë tënde ... po shiko se sa punove me të?!

Mos e shiko numrin e këshillave që i pranove ... po shiko se sa u vetëdijesove me to?!

Mos shiko në numrin e shumtë të shokëve ... po shiko se sa nga ta u përmisove?!

Mos shiko në shtimin e pasurisë ... po shiko se sa ke dhënë si lëmoshë?!

Mos shiko se sa shumë e përmende Allahun ... po shiko se sa herë gabove ndaj Tij?!

Mos shiko në sasinë e asaj që e shpreson nga furnizimi ... po shiko se sa iu frikove Allahut në të?!

Mos shiko në numrin e madh të fëmijëve ... po shiko se sa nga ta i edukove.

Mos shiko në lavdërimin e njerëzve që u përmisove ... po shiko se ti sa përmisove.

Mos shiko në ndershmërinë e prejardhjes tënde ... po shiko se sa ishe modest.

Mos shiko në përsosmërinë e shëndetit tënd .. pos shiko se sa falënderove.

Mos shiko në egërsinë e armiqve tu ... po shiko se ti për hir të Allahut, sa mbrojte.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

Faqe 1 nga 36