Përditësimi i fundit03:29:44 AM GMT

Albislam RSS
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
Tani je te: Zgjodhëm për ju Zgjodhem per ju Ç’ËSHTË TRAFIKIMI I QENIEVE NJERËZORE?!

Ç’ËSHTË TRAFIKIMI I QENIEVE NJERËZORE?!

Email Shtyp pdf


- Me trafikim të qenieve njerëzore nënkuptojmë shfrytëzimin e njeriut, mashkull apo femër, për arsye përfitimi nga ana e kriminelëve. Trafikantët keqdashës e fillojnë procesin e trafikimit së pari duke grabitur një person, pastaj duke i dhënë 
premtime të rrejshme dhe në fund me metodat e tyre joshëse dhe të ç’njerëzishme i shfrytëzojnë dhe i skllavërojnë. Statistikat tregojnë se mbi 10 milionë qenie njerëzore vuajnë në skllavëri në mbarë botën për shkak të trafikimit të tyre.

- Trafikuesit e qenieve njerëzore ndaj një viktime ushtrojnë dhunë psikike, fizike, shpirtërore, seksuale, ekonomike etj. Shkaqet e trafikimit në raport me viktimat janë:

1. Varfëria ekonomike,

2. Dhuna psikike,

3. Dhuna fizike,

4. Mungesa e shkollimit,

5. Dukuritë dëmtuese etj.

Shkaqet e trafikimit në raport me trafikantët janë:

1. Përfitimi,

2. Rritja e mangësive/varfërisë,

3. Dënimet e vogla për trafikantët,

4. Kufijtë e brishtë dhe komunikimi teknologjik etj.

Ndërkaq, shkaqet e trafikimit në raport me shoqërinë, janë:

1.Ekonomia në tranzicion,

2. Migrimi femëror,

3. Diskriminimi mbi baza gjinore,

4. Zhvillimi i industrisë seksuale,

5. Politika e integrimit etj.

- Të dyja gjinitë bien viktimë e trafikimit, e në veçanti femra. Trafikantët e keqtrajtojnë dhe torturojnë femrën për interesa të ndryshme; shumë prej tyre e trajtojnë femrën si një objekt seksi, duke e zhvilluar me të prostitucionin. Trafikantët synojnë që t’i privojnë njerëzit nga liria e besimit, shkollimit, punësimit, përparimit, zhvillimit dhe që t’i zhveshin nga morali dhe dinjiteti, vetëm e vetëm që t’i përmbushin interesat e tyre të ç’njerëzishme, degraduese dhe skllavëruese. Dhe harrojnë se njeriu është krijesa më e nderuar nga Krijuesi, e cila meriton të jetojë e lirë, larg çdo robërimi, trafikimi, torturimi dhe dhunimi.

T’I THEMI NDAL TRAFIKIMIT, QË TË JETOJMË ME DINJITET !

Autor: Labinot Kunushevci
Redaktor fetar: Hoxhë Fadil Musliu
Redaktor gjuhësor: Avni Tafili

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg
JP-Bookmark

Comments  

 
+2 #1 Lirigzona 2013-11-20 09:57
ta ndalim trafikimin sepse aj asgje nuk mund te ju sjell perveq shkatrrimit te jetes tuaj prandaj ju lutem mendoni pak po te ju ndodh juve ne familje diqka e till edhe ju keni motra dhe vellezer prandaj mos veproni ashtu
Quote
 

Add comment


Security code
Refresh