Përditësimi i fundit06:50:13 PM GMT

Albislam RSS
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
Tani je te: Zgjodhëm për ju Zgjodhem per ju

Zgjodhem per ju

KUPTIMI I DREJTË I SPROVËS!

Email Shtyp pdf

Njerëzit i nderojnë dhe i çmojnë disa gjëra të cilat janë sprova, siç është prona, pozita dhe pasuria. 

Allahu,- xhele veala!,-  thotë për Pejgamberin e Tij, Sulejmanin,- alejhi selam!,-  kur ai pa fronin e Belkisës para vetes: 

هَـٰذَا مِن فَضْلِ رَ‌بِّي لِيَبْلُوَنِي أَأَشْكُرُ‌ أَمْ أَكْفُرُ‌ ۖ

Kjo është nga Mirësia e Allahut, për të më sprovuar mua nëse do të jem mirënjohës apo mosmirënjohës!”.1

Kështu pra, begatitë janë sprova nga Allahu të cilat nxjerrin në shesh mirënjohjen e atij që është mirënjohës dhe mosmirënjohjen e atij që është mosmirënjohës. 

Dhe poashtu, vështirësitë janë sprova nga Allahu i Lartësuar. Ai të sprovon me begati dhe të sprovon me vështirësi.

Allahu,- xhele veala!,- thotë :

فَأَمَّا الْإِنسَانُ إِذَا مَا ابْتَلَاهُ رَ‌بُّهُ فَأَكْرَ‌مَهُ وَنَعَّمَهُ فَيَقُولُ رَ‌بِّي أَكْرَ‌مَنِ ﴿١٥ وَأَمَّا إِذَا مَا ابْتَلَاهُ فَقَدَرَ‌ عَلَيْهِ رِ‌زْقَهُ فَيَقُولُ رَ‌بِّي أَهَانَنِ ﴿١٦

 

Sa për njeriun, të cilin Zoti i tij e provon duke i dhënë atij nderime e mirësi, atëherë ai thotë (i krekosur): “Zoti im më ka nderuar.” Por kur Ai e provon atë me shtrëngim të të mirave të jetesës, ai thotë: “Zoti im më ka poshtëruar!”.2

Me fjalë të tjera, nuk është e thënë që çdo njeriu të cilit Unë po ia shtoj nderin dhe begatitë, se kështu Unë po e nderoj atë. 

Dhe nuk është e thënë se cilitdo që Unë ia pakësoj furnizimin dhe e sprovoj, Unë po e poshtëroj atë.

 

Përzgjodhi dhe Përshtati: Suad Shabani

Medine, 2013.


Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

TRI POROSIT MADHËSHTORE!!

Email Shtyp pdf

Shejhu Dr. Salih el Megamesi, Allahu e ruajt, thotë: "Do t'i jap tri porosi praktike dhe e lus Allahun që neve dhe ty të na dhuron sukses:

 

1. Nëse nëna jote ende është gjallë, përkujdesu fort që të futësh gëzim në zemrën e saj. Pasha Allahun, prej veprave më madhështore që të afron kah Allahu dhe një ndër shkaqet më kryesore të arritjes së suksesit, është futja e gëzimit në zemrën e prindërve, e në veçanti në zemrën e nënës. Nëse me atë e synon fytyrën e Allahut dhe jo për diçka tjetër, por atë e bën vetëm se për hir të porosisë së Tij, atëherë futja e gëzimit në zemrën e nënës, do të jetë një ndër shkaqet më kryesore të suksesit tënd.

 

2. Mos e lejo të kalon ditë dhe ti të mos ia lëshosh sytë Mus'hafit, edhe nëse e lexon vetëm se një pjesë të ajetit, ngase ajo pjesë len gjurmë në jetën e zemrës.

 

3. Nëse donë që të shtohet turpi nga Allahu, mos e lejo veten ta arrin një mëngjes, e ti të mos je ngritur natën për Allah, edhe nëse vetëm se me tri rekate. Drejtoju kah Kibleja dhe fali tri rekate, me vetë dëshirë mos të detyron askush, Allahu do t'i bën thesar tëndin në dynja dhe në varr dhe në ahiret. Allahu i Madhëruar thotë: "Në një pjesë të natës bëji sexhde Atij dhe, natën falju gjatë Atij". Insan 26".

 

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

E DUA KËTË NJERI…

Email Shtyp pdf

Betohem në Atë që krijoi qiejt pa shtylla, që krijoi tokën se unë e dua atë për hir të Allahut, ai është halifeja i të dërguarit, salalahu alejhi ve selem. E dua këtë njeri të ngritur, i madh gjatë jetës së tij para dhe pas islamit, çdoherë ishte i pari, çdoherë në fillim, ishte i pari ë pranoi islamin prej burrave, i pari që bëri mbledhjen e Kuranit, i pari që emërtoi Kuranin Mus’haf, halifeja i parë i këtij umeti.

E dua dhe e lus Allahun të më ringjall në shoqërinë e tij në Firdeusin e Lartë, mirëpo a meritoj unë që të jem me të, ndërsa ai është i cili morri pjesë në të gjitha ndodhitë me të dërguarin, salallahu alejhi ve selem. Prej Bedrit dhe më pas, e gjithë jeta e tij ishte luftë e sakrifikim. Për t’u habitur është se nuk ishte vetëm që merrte pjesë, por çdoherë kishte ndikim pozitiv, a e kujton qëndrimin e tij gjatë hixhretit, nderimin që e fitoi në shoqërimin e të dërguarit, salallahu alejhi ve selem?! Pastaj çasti i vdekjes së të dërguarit, salallahu alejhi ve selem, çast ku të mëdhenjtë u lëkunden, saqë Omer ibn Hatabi, radijalahu anhu, i ashpri për të vërtetën që ishte çdoherë, derisa tha: “Betohem në Allahun se i dërguari i Allahut nuk ka vdekur, Allahu do ta ngjall atë, do t’ia pres duart e këmbët (atyre që thonë se ka vdekur).” Mirëpo, i Sinqerti, që donte të dërguarin e Allahut, salallahu alejhi ve selem me një dashuri të madhe, saqë ata që më së shumti e donin ishin ata që më së tepërmi ishin të lidhur me të dhe kishin besim më të fortë.

Pasi që falënderoi dhe madhëroi Allahun tha: “Kush ka adhuruar Muhamedin, ai ka vdekur, ndërsa kush ka adhuruar Allahun, Allahu është i Përhershmi nuk vdes.” Dhe lexoi fjalën e Allahut: “Muhamedi nuk është tjetër vetëm se i dërguar. Edhe përpara tij pati të dërguar (që vdiqën ose u vranë). E nëse ai vdes ose mbytet, a do të ktheheshit ju prapa (nga feja ose lufta)? E kushdo që kthehet prapa, ai nuk i bën dëm All-llahut aspak, kurse All-llahu do t’i shpërblejë mirënjohësit”.

E dua shumë se ai ishte i dashur. Njerëzit shoqëroheshin me të dhe ai shoqërohej me ata. Ishte i dashur në mesin e popullit të tij, Allahu qoftë i kënaqur me të, punonte me tregti, mirëpo Zoti që ia dha tregtinë ishte më afër për të se sa tregtia.

E dua sepse ai barti amanetin që kur pranoi islamin, thirri sa që në duar të tij pranuan islamin shumë njerëz, prej tyre: Othman ibn Afani, Talha ibn Ubejdilahi, Zubejr ibn Avami, Sad ibn Ebi Vekasi dhe Abdurrahman ibn Aufi.

E dua sepse kur përqafoi islamin ishte njeriu më i pasur prej Kurejshëve, dhe kur vdiq nuk la trashëgimi as një dinar e as dirhem. Gjithë pasurinë e kishte shpenzuar në rrugë të Allahut.

E dua se hilafeti i tij ishte i bereqetshëm nga Allahu i Madhëruar për gjithë umetin. I gjithë umeti u mblodh rreth tij, ai luftoi renegatët dhe fitnen e tyre, pretenduesit e pejgamberisë dhe drejtoi forcat e muslimanëve kah Persia dhe Bizanti. Allahu i dhe fitore dhe ngadhënjim të madh, Allahu qoftë i kënaqur me të dhe i mallkuar qoftë secili kush e urren.

E dua se i dërguari salallahu alejhi ve selem e donte, siç qëndron në hadithin e Amr ibn As, radijalahu anhu, se i dërguari salallahu alejhi ve serm, ishte pyetur: Cili prej njerëzve është më i dashur tek ti? Tha: Aisheja. E pyeti: Po prej burrave cili? Tha: Babai i saj? E pyeti: Pastaj cili? Tha: Pastaj Omer ibn Hatabi. Kështu përmendi disa emra në vijim.

E dua, e si mos ta dua kur për të i dërguari, salallah ualejhi ve selem, tha: “Po të merrja dikë mik do ta merrja ibn Ebi Kuhafen (Ebu Bekrin) për mik.” E transmeton Tirmidhiu.

E dua sepse njeriu më i mirë, salallahu alejhi ve selem për atë tha: “Banorët e gradave të larta i shohin ata që janë poshtë tyre, ashtu si ju i shihni yjet kur dalin në qiell, Ebu Bekri dhe Omeri janë prej tyre.” E transmeton Tirmidhiu.

E dua se ai është prijësi jonë dhe atë me fjalën e Omer ibn Hatabit, radijallahu anhu: “Ebu Bekri është prijësi jonë i cili liroi prijësin tjetër (pra Bilal ibn Rebahin).”

E dua se është më i miri, siç transmeton ibn Omeri, radijallahu anhu: “Në kohën e të dërguarit salallahu alejhi ve selem zgjedhin mes njerëzve, dhe zgjedhim prej tyre Ebu Bekrin, pastaj Omer ibn Hatabin, pastaj Othman ibn Afanin, Allahu qoftë i kënaqur me ta.” E transmeton Buhariu.

E dua se është prej më të diturve në mesin e sahabëve, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë, Ebu Said el Hudriju, radijallahu anhu thotë: “I dërguari, salallahu alejhi ve selem, iu drejtua njerëzve dhe tha: “Allahu i dha të zgjedh një robi mes dynjasë dhe çfarë ka tek Ai, e ky rob zgjodhi atë që është tek Allahu. Ebu Bekri filloi të qajë, e ne u habitëm nga të qarit për lajmin që e tregoi i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve selem, për robin që kishte zgjedhur. Ishte i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve selem, ai që kishte zgjedhur, e Ebu Beri ishte më i dijshmi në mesin tonë.”

E shumë e shumë virtyte tjera të këtij burri, o Allah kërkojmë prej Teje, me emrat e Tua të bukura dhe cilësitë e Tua të larta të na bësh prej atyre që pasojnë këtë sahabi, të na ringjallësh në shoqëri me të, e të na bashkosh me ata në xhenet.

Falënderimi i takon Allahut Zotit të botëve.

Mahmud Kalavi

Përktheu: Shpend Zeneli

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

MOS GJYKO PARA SE TË VËRTETOHESH!

Email Shtyp pdf

Erdhi kirurgu në spital pasi që e kishin thirrur që të kryejë një operim të menjëhershëm të një pacienti. Para se të hynte në sallën e operimit, e takoi prindi i pacientit, i cili filloi të bërtasë në fytyrën e mjekut: "Përse je i vonuar? Jeta e djalit tim është në rrezik, a nuk ke fare ndjenja?"

Ai u buzëqesh me një buzëqeshje të dobët dhe i tha: "Të lutem, qetësohu dhe më le që unë të kryej detyrën time, të jesh i bindur se djali juaj është nën kujdesin e Allahut."

Prindi i djalit ia ktheu: "Sa gjakftohtë që je! Po të ishte jeta e djalit tuaj në rrezik a do të ishe i qetë? Sa lehtë që japin këshilla të tjerët?!"

Kirurgu hyri në sallën e operimit, pas dy orësh doli me shpejtësi dhe i tha prindit të djalit: "Operacioni përfundoi me sukses, falënderimi i takon Allahut, djali juaj është mirë, tani më falni ngase kam një takim tjetër." Dhe shkoi duke mos u munduar të dëgjon ndonjë pyetje të prindit.

Kur doli akusherja, prindi e pyeti: "Çfarë është puna me këtë mjek që sillet mendjelartë?"

I tha: "Djali i tij ka vdekur në një aksident me makinë, megjithatë u përgjigj thirrjes kur kuptoi gjendjen e rëndë të djalit tuaj! Pasi që shpëtoi jetën e djalit tuaj, duhej të shpejtonte që të prezanton në varrimin e djalit të tij."

 

“Disa zemra ndiejnë dhembje por nuk flasin, mos gjyko për diç para se të vërtetosh atë gjë”

Përktheu: Shpend Zeneli

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

ÇELËSAT E HUMBURA!!

Email Shtyp pdf

Çelësi i krenarisë: Nënshtrimi i Allahut dhe të Dërguarit të Tij, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të ...

Çelësi i riskut: Kërkimi i tij duke ia bashkangjitur istigfarin dhe devotshmërinë ...

Çelësi i Xhenetit: Njësimi i Allahut (Teuhidi) ...

Çelësi i imanit: Meditimi rreth argumenteve të Allahut dhe krijesave të Tij ...

Çelësi i bamirësisë: Sinqeriteti ...

Çelësi i jetës së zemrave: Meditimi i Kuranit dhe namazi natës dhe largimi nga mëkatet ...

Çelësi i diturisë: Të pyeturit e drejtë dhe të dëgjuarit me vëmendje ...

Çelësi i fitores: Durimi ...

Çelësi lumturisë: Devotshmëria ...

Çelësi i rritjes së begative: Falënderimi ...

Çelësi i nxitjes për ahiret: Asketizmi në dynja ...

Çelësi i përgjigjes: Duaja.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg

Faqe 1 nga 40