Pejgamberi ynë ﷺ nuk erdhi për të ndërtuar vetëm një shtet, një sistem apo një brez të veçantë. Ai erdhi për të ndryshuar botën me besim, moral dhe vlera hyjnore. Ai ishte një mëshirë për njerëzimin dhe solli një dritë që ndriçoi errësirën e mosbesimit, injorancës dhe padrejtësisë.
Por ky mision nuk përfundoi me ndërrimin e jetës së tij ﷺ. Ai ia dorëzoi stafetën umetit të tij dhe tha:
“ليبلّغ الشاهدُ منكم الغائبَ”
“Ai që është i pranishëm le t’ia përcjellë atij që nuk është.” (Buhariu dhe Muslimi)
Çdo musliman është një pasues dhe një përfaqësues i kësaj rruge. Në shtëpi, në rrugë, në treg, në shkollë, në vendin e punës, në emigracion apo në tokën e vet – është i ngarkuar me misionin profetik, që të sjellë dritë, jo errësirë; drejtësi, jo padrejtësi; butësi, jo arrogancë; sinqeritet, jo hipokrizi.
22/07/2025
Agim Bekiri
