04 – LUTJA O ALLAH MOS MË POSHTËRO DITËN E KIAMETIT

04 – LUTJA O ALLAH MOS MË POSHTËRO DITËN E KIAMETIT

0 1853

“O Allahu mos më poshtëro ditën e Kiametit”[1]

اللَّهُمَّ لاَ تُخْزِنِي يَوْمَ الْقِيَامَةِ

(Allahume la tuhzini jevmel kijameti)

Komentim i lutjes

Origjina e kësaj lutje është kur një prej fisit Kenaneh tha: “U fala pas të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, vitin e çlirimit, dhe e dëgjova atë duke thënë: O Allahu mos më poshtëro ditën e Kiametit.”

Njashtu është transmetuar nga i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, të ketë shpeshtuar këto lutje, kështu që Ubadeh ibn Samit, radijAllahu anhu, ka thënë: “I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, lutej me këto lutje çdo herë që jepte selam (në namaz) “O Allahu mos më poshtëro ditën e Kiametit, e mos poshtëro në ditën e trishtimit, ngaqë kushdo që poshtërohet në atë ditë të trishtimit vetëm se është i poshtëruar.”[2]

Fjala e sahabiut: “I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, lutej me këto lutje çdo herë që jepte selam” flet për rëndësinë e kësaj lutje, për arsye se folja ‘lutej’ tregon për vazhdueshmërinë e veprimit, ndërsa fjala e tij ‘çdo herë që jepte selam’ mund të kuptohet para selamit apo pas selamit, dhe që të dy rastet janë raste të volitshme për pranimin e lutjes.

Kjo lutje e bekuar është e ngjashme me lutjen e Ibrahimit, alejhi selam, dhe atë në ajetin: “dhe mos më turpëro në Ditën kur do të ringjallen njerëzit.” Shuara, 87.

Fjala e tij, sal-Allahu alejhi ve selem “O Allahu mos më poshtëro ditën e Kiametit”, pra; O Allah mos më nënçmo, mos më nënvlerëso me qortim për mëkatet e veprat e mia, e të më dënosh, apo të më përbuzësh para krijesave në ditën e Kiametit. Kërkoi mbojtje i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem,  që të jetë i përkushtuar ndaj frikës dhe druajtjes, të mposht nefsin, për ta mësuar umetin e tij që t’i përkushtohet kësaj lutjeje, përndryshe ai, sal-Allahu alejhi ve selem, është i falur, atë që ka vepruar më herët e atë që do vepron.

Fjala e tij, “O Allahu mos më poshtëro ditën e trishtimit”, pra; ditën e vështirë, ditën e fatkeqësisë, nevojës së madhe, e mjerimit.

Pastaj shpjegoi shkakun e kësaj lutjeje “ngaqë kushdo që poshtërohet në atë ditë të trishtimit vetëm se është i poshtëruar.” Pra; e ke nënçmuar e poshtëruar. Andaj, ky detajizim, shpjegim, jo në mënyrë të shkurtuar, siç e kemi përmendur, ngase flitet për adhurim, për këtë, aq sa njeriu zgjat lutjen e tij, shton, i shtohet edhe adhurimi që sjell  shumë shpërblim, njejtë edhe paraqitja e ankesave para Allahut, e përjetimi i lutjes. Kjo lutje përmban kërkesë nga Allahu të shpëtimit nga çdo e keqe në dynja e në ahiret, dhe se preferohet që lutësi të tregon shkakun e lutjes, është një prej traditave profetike, alejhimu selam.

Përktheu; Hoxhë Shpend Zeneli

Burimi; albislam.com

[1] E shënon Ahmedi në Musnedin e tij 29/596 me numër 18056. Redaktorët e Musnedit thonë se hadithi është autentik. Njejtë e shënon edhe Taberaniu në ‘Mu’xhem el Kebir’ 3/20 me numër 2526.

[2] E shënon ibn Sinij me numër, 129. Hadithi është autentik, kështu e përmend edhe ibn ebi Hatim në librin e tij ‘ilel el hadith’ me numër, 2056.

GJITHASHTU NË ALBISLAM