Arhiva MujoreMay 2024

0 518

Allahu thotë: “Dhe Ne i bëmë ata imamë që udhëzuan me urdhrin Tonë dhe i frymëzuam ata të bëjnë vepra të mira”. Enbija, 73.

Le të mos mendojë njeriu se është vetë ai që ka shtyrë veten të bëjë vepra të mira, por përkundrazi… Dije ti o njeri, se Allahu ty të do, ndaj mos e neglizho këtë dashuri, e më pas Ai të të harrojë.

Këtë e ka thënë Imam Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë. Kur i lexova këto fjalë të tija, Allahu e mëshiroftë, m’u kujtua fjala e Gjithëmëshirshmit: “Dhe Ne i bëmë ata imamë që udhëzuan me urdhrin Tonë dhe i frymëzuam ata të bëjnë vepra të mira”.

Dhe kjo fjalë iu drejtua profetëve si; Ibrahimit, Is’hakut dhe Jakubit, paqja e Allahut qoftë mbi ta. Një nga treguesit e dashurisë së Zotit të Madhëruar për robin është se Ai ia lehtëson një ibadet në mënyrë që mëkatet e tij të shlyhen dhe të ngrihet në grada. Ky ajet, e këto fjalë janë thënë për profetët e pagabueshëm, kështu që nëse e shihni veten se udhëzoheni drejt veprave të mira, qoftë namazi i natës, agjërimi vullnetar, bamirësia e fshehtë, nderimi i prindërve apo kërkimi i diturisë, falënderoni Allahun.

Llogarit arritjen e shpërblimit te Allahu dhe llogaritni të arritni pozitën e njejtë me profetët. Siç tha dikush: Nëse dëshironi të dini pozitën tuaj te Allahu, shikoni se ku ju ka vendosur Ai.

– A jeni prej njerëzve që falin namazin e natës? Apo je një nga njerëzit që vetëm kalon natën kot?

-Jeni nga ata që kërkojnë dije apo jeni prej atyre humbin kohë me punë të kota?

– A jeni prej atyre që i zgjodhi Allahu, për të cilët ka thënë Pejgamberi, alejhi selam: “Kujt Allahu ia dëshiron të mirën, do t’i japë të kuptuarit e fesë”?

-A jeni nga njerëzit që i veprojnë nafilet (veprat vullnetare)? Apo nuk i përmbahesh as edhe farzeve (detyrimeve)?

– A të zgjodhi Zoti që të recitosh vargjet e Tij çdo ditë?

Apo bën pjesë tek ata që përmenden në ajetin Kuranor: “Dhe i Dërguari tha: “O Zot, vërtet Populli im e shpërfilli Kuranin”. Kështu që ky e braktis meditimin e recitimin e Kuranit dhe veprimin sipas tij.

Llogarite veten, e mos prano, dhe mos të jesh i kënaqur, nëse nuk ke një pozitë te Zoti. Përpiquni fort në adhurimin tuaj, lutuni dhe kërkoni falje, punoni në këtë botë për ahiretin, keni në kujtesë Zotin kur jeni në vetmi, zgjateni sexhden dhe shfaqni brengat e kërkesat para Krijuesit tënd dhe lute Atë që të të mbrojë në këtë kohë nga fitnet. Sa njerëz të famshëm në tokë janë të panjohur në qiell dhe sa njerëz të panjohur në tokë janë të famshëm në qiell.

Përkthim Hoxhë Shpend Zeneli

0 446

Është një nga suret e bekuara mekase në Kur’anin Famëlartë. Vihet re se i dërguari (alejhi selam) ka rekomanduar që të lexohet katër herë gjatë ditës dhe natës:

1- Në Sunetin e namazit të sabahut në fillim të ditës.

2- Në sunetin e namazit të akshamit në fillim të natës.

3- Në rekatin e dytë të namazit të vitrit, me të cilin namaz përfundojnë veprat ditore të njeriut.

4- Para se të flejmë.Ai ka potencuar se kjo sure është distancim e çlirim nga shirku (politeizmi).

Ndjejmë se kemi nevojë të madhe për ta lexuar dhe kuptuar domethënien e kësaj sure në këtë kohë në të cilën mosbesimi është përhapur dhe të pafetë kanë fituar fuqi dhe ndikim. Vërehet se në përsëritjen e thënies së të Plotfuqishmit: “Dhe ju nuk jeni adhurues të asaj që unë adhuroj” (El-Kafirun: 3), krenaria e besimtarit në besimin e tij përballë tiranisë së mosbesimit dhe përhapjes së saj. Distancimi nga kufri (mosbesimi) dhe nga jobesimtarëve, siç e përshkruan Allahu i Madhëruar në këtë sure, dhe nga shirku (politeizmi) dhe politeistët, sipas përshkrimit të Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) në hadith, është një domosdoshmëri në jetën e muslimanit. Për shkak se ashtu mbrohet besimi i tij dhe forcohet bindja e tij, në kohën kur rrëshqitin këmbët, qëndrimet, e devijojnë zemrat dhe lajthisin njerëzit nga rruga, “O Allah! o Ndryshues i zemrave, na forco zemrat në fenë Tënde,” kështu që ne mund të të takojmë me dashuri dhe kënaqësi.”Ju keni fenë tuaj, ndërsa unë kam fenë time.”

Përkthim Hoxhë Shpend Zeneli

0 283

Bera ibën Azib (Allahu qoftë i kënaqur me të) përcjell se: sahabët faleshin me të dërguarin (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) dhe kur ai shkonte në ruku, shkonim edhe ne në ruku, e kur ai ngrinte kokën prej rukusë dhe thoshte: SemiAllahu limen hamideh, ne qëndronim në këmbë deri sa e shihnim se ai po e vëndonte fytyrën në tokë, e ne e ndiqnim”. E shënon Muslimi

Namazi me xhemat ka norma dhe rregulla që duhet respektuar dhe mësuar, dhe një nga më të rëndësishmet prej këtyre rregullave është ndjekja e plotë e imamit.Imami është caktuar për t’u ndjekur dhe sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta), e zbatuan këtë çështje me Pejgamberin, (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), siç e bën të qartë ky hadith, ku Bera ibën Azib, tregon se sa herë që Pejgamberi (alejhi selam) e ngrinte kokën nga rukuja thoshte: (SemiAllahu limen hamideh) që do të thotë: Allahu e dëgjoi atë që e lavdëroi. Dhe njerëzit pas tij ngriheshin nga rukuja (përkulja). Pastaj ata qëndronin në këmbë ashtu siç ishin dhe asnjëri prej tyre nuk e përkulte shpinën, as nuk nxitonte të bënte sexhde derisa Pejgamberi (alejhi selam) të shkonte në sexhde, duke e vënduar fytyrën e tij në tokë, e më pas shkonin në sexhde të tjerët.

Bazuar në këtë, ajo me çfarë janë të urdhëruar xhemati është që të ndjekin imamin, menjëherë pasi që imami të lëvizë në shtyllën e radhës prej shtyllave të namazit (rukneve), rëndësi ka veprimi i imamit e jo tekbiri i tij dhe kjo vlen për atë që e sheh imamin. Sa i përket atij që nuk e sheh atë në mesin e atyre që falen pas tij, ai duhet të ndjekë fjalët e tij dhe të fillojë të lëvizë pasi imami të përfundojë thënien e tekbirit. E asesi që xhemati t’i paraprijë imamit në veprime apo të veprojë paralel me veprimet e tij.

Nëse e dëgjon njeriu tekbirin e imamit, fillon të përkulet (në ruku) menjëherë pasi të përfundojë tekbiri dhe është më mirë të mos përkulemi derisa imami të përkulet, por duhet ta kuptojmë se nuk jemi të obliguar ta bëjmë këtë. Por, preferohet vonimi i lëvizjes deri sa imami të shkon në atë lëvizje.

Është përmendur në (Tuhfatul Muhtaxh fi Sherh el-Minhaxh) nga Ibën Haxher el-Hejtemi, duke folur për pasimin e imamit: Sa i përket asaj që është e preferuar, është që fillimi i veprimit të xhematit të vonohet nga veprimi i imamit, që do të thotë: veprimi i imamit i paraprinë veprimit të xhematit.

Ajo që mësojmë nga kjo çështje është se:

1. Xhemati e ka të ndaluar t’i paraprijë imamit në veprim, qoftë tekbirin fillestar, rukunë, sexhden apo ndonjë veprim tjetër.

2. Xhemati e ka të ndaluar që ato veprime të bëhen paralel me imamin.

3. Preferohet që xhemati të fillojë me rukunë – sa për shembull-, vetëm pasi imami të ketë shkuar në ruku.

4. I lejohet xhematit të shkojë në ruku, pasi ta ketë përfunduar imami thënien (Allahu Ekber)

5. Imami duhet të ketë kujdes që tekbirin ta thotë pasi të lëviz nga pozita e mëhershme, në mënyrë që të mos shkaktojë që xhemati t’i paraprijë atij.

Përkthim hoxhë Shpend Zeneli

0 254

Shkencëtari Sigmund Frojd thotë në analizën e tij psikologjike të personalitetit hebre dhe duke zbatuar metodën e tij të famshme analitike psikanaliza: “Hebrenjtë kanë sëmundjen e paranojës dhe se kjo paranojë hebreje filloi kur ata besuan se ata ishin populli i zgjedhur i Zotit, dhe për këtë arsye ata sillen në atë mënyrë. Nuk qe nevoja për nazistët për t’i kthyer ata në pacientë me paranojë. Prandaj, nazistët zgjuan vetëm paranojën latente hebreje që u krijua nga shtypja dhe poshtërimi ndaj diasporës hebreje dhe u maskua nga manifestimet e tyre të poshtërimit dhe nënshtrimit.

Kjo nuk është për t’u habitur, pasi përbuzja për johebrenjtë (popujt johebrenj) është një nga mësimet themelore dhe të pamohueshme talmudike të hebrenjve.

Gjatë gjithë historisë, ky aspekt patologjik është formuar nga dy faktorë kryesorë:

1-Feja dhe besimi hebre: përfaqëson elementin e vetëm të lidhjes midis hebrenjve bashkëkohorë. Kjo është pavarësisht nëse ky besim është i kufizuar në dhurimin për “Izraelin” (si asambleja e popullit të zgjedhur të Zotit) apo nëse arrin kufijtë e respektimit të rreptë të mësimeve të Talmudit.

2- Edukimi familjar: Fëmija hebre, që në momentin e parë të jetës së tij, jeton në një atmosferë familjare plot legjenda, heroizma dhe trashëgimi që i kapërcen të tjerat. Por kur del nga kjo atmosferë e lartë, gjen një ndjenjë inferioriteti në ndryshim nga sugjerimet e epërsisë që i jepte geto. Kjo kontradiktë gjeneron një lloj rebelimi narcisist që më vonë e shtyn hebreun të përfshihet në gara të dhunshme për të provuar veten dhe për të triumfuar mbi frymëzimet e edukimit të tij, edhe nëse kjo është në kurriz të të tjerëve. Ky konkurs, në dritën e analizave psikologjike, tregon se fëmija hebre në shoqëri po përpiqet të mbrojë identitetin (egon) e tij. Ai nuk gjen dhe nuk pranon, sipas edukimit të tij, një mbrojtje neutrale të këtij identiteti. Prandaj, ai angazhohet në një sulm agresiv, të maskuar (të fshehur) ndaj shoqërisë që ai e përçmon ose ndaj çdo gjëje tjetër që është armiqësore ndaj tij.

Bazuar në trashëgiminë hebraike (mbi të cilën është rritur fëmija), mënyra më e shkurtër dhe më e lehtë për të arritur konkurrencën dhe përsosmërinë është mbledhja e një shume më të madhe parash. Paraja ka një fuqi paralele që i mundëson pronarit të saj të depërtojë në autoritetin e shoqërisë. Kjo doli para krijimit të shtetit të tyre, por pas krijimit të këtij shteti pushtetit të parasë iu shtua edhe pushteti dhe epërsia ushtarake. Ato janë mjete për të ndihmuar në fitimin e njohjes dhe kështu rebelohen kundër përbuzjes. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për paratë apo zëvendësuesit simbolikë të saj, hebrenjtë angazhohen në këtë sjellje për të kompensuar përbuzjen që kanë vuajtur dhe për të mbështetur paranojën e tyre.Kjo tregon se karakteristikë mbizotëruese e shumicës së hebrenjve gjatë historisë është sëmundja e paranojës (paranoja), sipas mendimeve të shumë psikologëve të famshëm, si (Frojdi, Jung dhe Szur) e që vjen nga besimi i tyre se ata janë (populli i zgjedhur i Zotit). Prandaj, ata vepruan sikur të ishin më të mirët dhe të gjithë popujt i trajtuan sipas kësaj logjike, e cila ngjallte zemërim kundër tyre dhe më pas i persekutonte. Nazistët zgjuan paranojën në personalitin hebre latent (i cili u shkrua përmes diasporës hebreje) dhe që u fabrikua me manifestime nënshtrimi ndaj agresorit.

Burimet:-“Hebrenjtë dhe Psikologjia e Normalizimit”-“Çrregullimi i personalitetit” të Erik Sharon nga këndvështrimi i shkrimtarit izraelit Uzi Benzeman në “Artikuj” nga “Psikologjia e tiranit”

Përktheu nga arabishtja: Agim Bekiri

0 403

“I Dërguari (alejhi selam) vizitoi një musliman i cili ishte dobësuar si një zog pule dhe e pyeti nëse ai i ishte lutur Zotit apo ka kërkuar diçka.  Ai i tha: Po, thoja: “O Zot, me atë që dëshiron të më dënosh në botën tjetër, më dëno më parë në këtë botë,”i Dërguari i tha: “SubhanAllah! Nuk mundesh, ose, nuk je në gjendje ta përballosh atë.” Pastaj i tha: më mirë të thoje: “O Zot na jep të mira në këtë botë, dhe në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit”.

[Enesi] tha: Personi e luti Allahun dhe Allahu e shëroi.

E shënon Muslimi

Kuptimi i hadithit

I dërguari ﷺ, vizitonte të sëmurët, interesohej për të tjerët, ua mësonte çështjet e fesë, dhe i mësonte kur gabonin. Si në këtë rast kur ai hetoi se nuk ishte në rregull diç me këtë person, ngase i ishte pranuar lutja tij,  e ai e përmirësoi këtë lutje të tij me lutjen Kuranore, që çdo e mirë që ekziston në dynja e në ahiret të na e dhuron Allahu, e të na mbrojë nga dënimi. Allahu ia pranoi lutjen dhe e shëroi.

Dobi nga hadithi

01) Nuk bën që njeriu të kërkojë sprovë, fatkeqësi a sëmundje

02) Besimtari duhet të kërkojë çdo mirësi nga Allahu.

03) Vizita e të sëmurit është prej etikës islame.

04) Mund të pyetet i sëmuri për arsyen e sëmundjes me gjasë ta informojë për mjekimin e duhur.

05) Thënia: SubhanAllah, kur na çudit diç.

Përktheu: hoxhë Shpend Zeneli

0 331

“Askush nga ju të mos jetë mendjelehtë (pa parime, pa vullnet), e të thotë: Unë jam me njerëzit nëse bëjnë mirë, unë bëj mirë, e nëse ata bëjnë keq, edhe unë bëj keq, por përqëndrohuni që nëse njerëzit bëjnë mirë, ju duhet të bëni mirë , e nëse bëjnë keq, ju mos u bëni padrejtësi.

Personaliteti i një muslimani duhet të jetë i formësuar që të jetë i dalluar, ta përdorë logjikën dhe urtësinë, e të mos jetë një pasues i verbër, të mos shkon pas secilit, pa menduar.Nëse kështu vepron, kjo paraqet një rrezik të madh si për individin edhe për shoqërinë, ngase njeriu vepron pa menduar e pa logjikuar.Por, qëndro i vendosur në vepra të mira, pa marrë parasysh çfarë veprojnë njerëzit,  e kur ata bëjnë keq mos e merr si jusifikim për të vepruar keq, e keqja e harami mbetet haram sikur i gjithë njerëzimi të veprojë, e secili veçmas do të jep llogari para Allahut.

  1. Allahu e do të mirën dhe e urren të keqen.
  2. Nuk arsyetohet njeriu me faktin se gjithë ashtu veprojnë
  3. Ligjet e Allahut (hallalli dhe harami) nuk ndryshojnë sipas dëshirës së njerëzve, kohës e vendit.

E transmeton Tirmidhiu nga Hudhejfe ibën Jeman dhe thotë hadithi është: Hasen Garib.

Transmetohet edhe nga Ibën Omeri.

kuptimi i hadithit është i saktë.

Përgatiti: Hoxhë Shpend Zeneli

0 325

Ibën Mesudi (radijAllahu anhu) transmeton dhe thotë: një njeri pyeti: o i dërguar i Allahut: a do të dënohemi për ato që i kemi bë gjatë injorancës? Ai tha: “Kushdo që bën mirë në Islam nuk do të dënohet për atë që ka bërë në kohën e injorancës kurse kushdo që bën keq në Islam do të dënohet për veprat e tij të mëparshme dhe të mëvonshme (veprat e këqija)”

Kuptimi i hadithit:

Personi e pyeti të dërguarin e Allahut (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) për atë që ka vepruar nga të këqijat e mëkatet gjatë injorancës, se a do të dënohet e a do të llogaritet edhe për ato vepra? E i dërguari (alejhi selam) iu përgjigj se: kushdo që bën mirë në islam; pra, kush vazhdon në fenë islame dhe largohet nga mëkatet, nuk do të llogaritet për mëkatet e tija në kohën e injorancës, qofshin ato mëkate të mëdha apo të vogla.

Dhe kushdo që bën keq; e keqja këtu ka për qëllim daljen nga feja, do të llogaritet edhe për ato që ka vepruar prej të këqijave gjatë kohës kur ka qenë jomusliman dhe të këqijat që i ka vepruar në islam. Ky është kuptimi i drejtë i hadithit.
Por, nëse thuhet se e keqja këtu ka për qëllim: ka mëkatuar e ka bërë gjynah, kuptimi sipërfaqësor i hadithit mund të duket në kundërshtim me atë që i gjithë umeti e njohin se; islami shlyen mëkatet e mëparshme. Dhe është edhe hadithi në Sahihun e Muslimit.
Allahu thotë: “Thuaju atyre që nuk besojnë: nëse largohen (nga mosbesimi), do t’u falet e kaluara e, nëse kthehen (në mosbesim), atëherë dënimi i popujve të mëparshëm është paralajmërim për ta.” Enfa, 38.
Atëherë kuptimi i kësaj është se; ky person qortohen për atë që ka vepruar si jo musliman, sikur t’i thuhet këtij: Ti si jo musliman ke vepruar kështu e kështu, a nuk të ka frenuar islami që të mos vazhdon njësoj edhe në islam? E kështu ky dënohet për gjynahun qëe ka vepruar duke qenë musliman.
Një kuptim tjetër është që ai ka vepruar keq në islam, e që fetaria e tij të mos jetë e drejtë, apo imani i tij të mos jetë i sinqertë, sikur të jetë nga hipokritët, por kuptimi i parë është i pranuar.

Dobi nga hadithi:

01 – Kujdesi i sahabëve për veprat e tyre.
02 – Renegatit i llogariten të gjitha të këqijat para dhe pas islamit
03 – Nxitja për t’përmirësuar secili fetarinë e tij.
04 – Islami shlyen mëkatet, njashtu edhe veprat e mira, pendimi, dhimbjet, etj, shlyejnë mëkatet besimtarit.

Përgatiti: hoxhë Shpend Zeneli

NA NDIQNI NË