22 DOBI NGA SUREJA en-NASR!

22 DOBI NGA SUREJA en-NASR!

0 1758

Disa dobi nga sureja en Nasr:
1. E radhitur në Mus’haf me nr 110.
2. E zbritur në Medine.
3. Posedon 3 ajete të shkurtëra me porosi dhe mësime jetësore.
4. Fitorja dhe ardhmëria i takon Islamit.
5. Allahu e ndihmon robin dhe Fenë e Tij.
6. Edukata me Allahun kur Ai të mbulon me begati, Premtimet e Tij Allahu i realizon.
7. Ndryshe emërtohet edhe me emëra të tjerë:
1. Sureja el Nasr(Ndihma e Allahut).
2. Surej Idha Xhae Nesru Allahi vel fet’hu(Kur të vjen ndihma e Allahut dhe Çlirimi i Mekës)
3. Sureja el Fet’h(Fitorja-çlirimi)
4. Sureja et Teudiu(lamtumira)
8. Pjesë e falënderimit të Allahut ndaj begative është tesbihu(lavdërimi dhe madhërimi i Allahut) dhe istigfari(kërkimi i faljes nga Allahu).
9. Kjo sure përmban premtimin e Allahut për të Dërguarin e Tij se do të triumfojë dhe do të ngadhënjejë.
10. Gjithashtu, kjo sure përmban mësimin dhe edukatën e robit me Allahun kur të arrijë ndihma dhe fitorja e Allahut.
11. I dërguari i Allahut e pati mundësi të zgjedhë, të qëndrojë në këtë dynja apo të takojë Allahu, ai tha: Më mirë është të takojë Allahun.
12. Kur ju afrua vdekja, Allahu e urdhëroi me tesbih dhe teube, që ta përfundojë jetën me shtim të veprave të mira.
13. Kjo sure na mëson se obligohemi ta falënderojmë Allahun në momentin e realizimit të ndonjë mirësie.
14. Dijetarët janë unanimisht të pajtimitae kjo është surja e fundit që i ka zbritur pejgamberit të Allahut si sure e plotë(komplet në tërësi).
15. Allahu e urdhëroi pejgamberin e Tij së pari me tesbih(madhërim), pastaj me istigfar(kërkim falje) duke i dhënë prioritet asaj që është detyrë ndaj Krijuesit para vetes.
16. Allahu e urdhëroi resulullahun për kërkimfalje, edhe pse ia kishte falur gjynahet e kaluara, të tashmet dhe të ardhmet;
1. Ngase prej synetit të tij ishte që gjatë ditës të bënte shpeshherë istigfar.
2. Istigfari është adhurim dhe duhet bërë patjetër.
3. Tërheqje e vërejtjes për umetin e Muhamedit alejhi selam që të mos e lënë istigfarin.
4. Kërkimi i faljes për umetin.
17. Koha e zbritjes së sures:
1. Thuhet se surja Nasr i ka zbritur pejgamberit të Allahut duke u kthyer nga lufta e Hunejnit dhe ai vdiq pas saj dy saj dy vite më vonë.
2. Çlrimi i Mekës ka ndodhur në vitin e tetë në muajin Ramazan, kjo sure zbriti në vitin e dhjetë dhe pas saj jetoi resulullahu edhe 70 ditë dhe ka vdekur në muajin Rebiul Evel në vitin e dhjetë të hixhretit.
Edhe për këtë shkak është quajtur surja et Teudije- e lamtumirës.
(Mendimi më i saktë).
3. Ka zbritur para çlirimit të Mekës dhe ishte premtim nga Allahu për pejgamberin e Tij se do ta ndihmonte kundër banorëve të Mekës dhe se do ta çlironte atë qytet.
Sipas këtij mendimi, çlirimi i Mekës është paralajmrim për gajbin(të fshehtën), si mrrekulli që është shenjë e pejgamberllëkut të tij.
18. Çlirimi i Mekës ka ndodhur më 20 Ramazan të vitit të tetë të hixhretit.
19. Brenda dy vitesh u përhap besimi Islam në tërë gadishullin Arabik.
20. Qëllimi i nocionit Nas-njerëzit është për qëllim populli i Jemenit, ngase erdhën 700 veta nga Jemeni dhe pranuan Islamin.
21. Tesbihu ose madhërimi i Allahut është shenjtërimi i Tij duke larguar çdo gjë që nuk i takon Madhërisë së Tij.
22. Hamdi ose lavdërimi është vetëm për Allahun dhe duhet të bëhet me dashuri dhe respekt të Lartë.

Përmblodhi dhe përshtati:
Hoxhë Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 572