KRIJIMI I SUKSESIT

KRIJIMI I SUKSESIT

0 1767

Një njeri, i suksesshëm në jetën e tij thotë: para 22 viteve mësova si krijohet suksesi.

Suksesi nuk lidhet me sasinë por me vazhdimësinë dhe durimin.
Suksesi nuk lidhet me kontributin gjigand dhe synimin përfundimtar por me krijimin e shprehive të përditshme, të lehta që do vazhdojnë me ne gjithë jetën. Për këtë arsye vendosa të bëj një shprehi të përditshme, të suksesshme pa u gajlosur për vetë rezultatin.
-Mos u lodh duke menduar të kesh një trup të mirë por ndaj gjysëm ore në ditë për t’u marrë me sport.
-Mos u lodh duke menduar të mësosh anglishten por mëso pesë fjalë çdo ditë.
-Mos u lodh duke menduar të përfundosh leximin e Kuranit por lexo vetëm një faqe në ditë.
-Mos u lodh duke menduar të mbash dietë dhe të humbësh 30 kilogram brenda 2 muajve për bën shprehi të ushqyerit e shëndetshëm që do vazhdojë me ty tërë jetën.

Jeta, thjeshtë, kalon shumë shpejtë dhe nëse ke shprehi të mira do të befasohesh pas një viti, jo vetëm që do kesh realizuar qëllimin tënd porse do vëresh se ke arritur më shunë seç ke pritur.
Të supozojmë se ke vendosur të veçosh një orë në ditë nga koha jote për të bërë 3 punë:
1. Një çerek ore për të lexuar dhe medituar një faqe të Kuranit.
2. ‎Gjysëm ore për të bërë sportin e të ecurit.
3. ‎Një çerek ore për të mësuar 5 fjalë të reja të gjuhës angleze për të zhvilluar dhe praktikuar gjuhën tënde apo për të lexuar një tregim në atë gjuhë, dhe pas një viti do të befasohesh se ke bërë një hatme (ke përfunduar leximin e Kuranit), do kesh një trup sportiv dhe do flasësh një gjuhë botërore.
E tërë kjo me një orë angazhim që nuk krahasohet me orët e humbura pa i vërejtur.
Çështja, thënë shkurtë, është se suksesi nuk kërkon gjithaq mendim të thellë, madje nëse vetëm i mendon këto punë: hatmen, mësimin e anglishtes, sportin, në të njëjtën kohë, demoralizohesh dhe dështon përpara se të fillosh.
Suksesi, thënë thjeshtë, kërkon: krijimin e shpregive ditore pozitive dhe këmbëngulja për t’i zbatuar pastaj ato rezultojnë me arritje të mahnitshme më të mëdha se sa ke pritur.
Jeta më ka mësuar se ai që posedon kontinuitet dhe durim është ai që do arrijë sukses në fund.
A dëshiron ta them me pesë fjalë këtë temë? Ka thënë Muhamedi, lavdia dhe paqja e Allahut qofsgin mbi të: “vepra më e dashur tek Allahu është ajo që bëhet në vazhdimësi edhe nëse është e vogël”

Përktheu nga arabishtja:
Agim Bekiri

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 602