Ankohet që urina nuk i ndalet pas urinimit

Ankohet që urina nuk i ndalet pas urinimit

0 3404

Pyetja: Kam problem me urinimin, pasi që del një sasi urine pas 5 apo 10 minutave pas urinimit dhe kjo më bën që unë të pres rreth 15 minuta për t’u siguruar se urinimi është ndalur dhe kështu që vonohem për namaz 20 minuta, dhe nuk kam dalje të urinës në ndonjë situatë tjetër. A ka ndonjë zgjidhje për ta falur namazin në kohë ose duhet të pres dhe të përsëris abdesin. Ky problem e bëri jetën time të komplikuar.

Përgjigjja: Falënderimi i qoftë Allahut.

Sheriati i Islamit është një ligj i lehtë që lehtëson vështirësitë e njerëzve dhe i bën gjërat të lehtë për ta. Allahu thotë: “dhe nuk ju ka bërë juve në fe kurrfarë vështirësie” Sureja Haxh, 78.

Ajo që keni pyetur nuk është diçka që duhet të shkaktojë ndonjë ankth, zhgënjim apo dëshpërim, sepse çdo gjë që ju ndodh është një provë nga Allahu për çfarë do të shpërbleheni nëse keni durim. Duhet të dini se feja e Allahut është e lehtë në të gjitha gjërat. Nëse kjo që ju ndodh është zakonisht dhe ju e dini se urina do të ndalet pas pesë apo dhjetë minutave, atëherë ju duhet të ngriheni dhjetë minuta para kohës së namazit në mënyrë që ju të mund të urinoni dhe të prisni që të ndalet, dhe më pas të merrni abdes.

Nëse supozojmë që ngriheni vonë dhe duhet të urinoni, nuk ka mëkat për ju nëse urinoni dhe prisni që  të ndalet, edhe nëse e humbisni namazin me xhemat, sepse në këtë rast ju jeni të arsyetuar, pasi Profeti, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Nuk ka namaz kur ushqimi është i gatshëm ose kur njeriu duhet të lirojë veten (nga urina ose nga jashtëqitja).” Transmeton  Muslimi, numër 560.

Bazuar në këtë, ne themi: ju duhet të dilni para kohës së namazit për një kohë të mjaftueshme sa për të ndalë urinën, por, nëse nuk mund ta arrini këtë, atëherë duhet të prisni, edhe nëse e humbisni namazin me xhemat, për aq sa jeni të penguar, preokupohesh me veten për t’u shëruar nga kjo gjë.

Shejh Ibn Uthejmin, Fatava Menar al-Islam, 1/106.

Islamqa.info / albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli