HADITHI:
Ebu Derda, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell e thotë: “i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të ka thënë: “Allahu e urren njeriun e shthurur e gojëfëlliqur.”[1]
KOMENTI:
Këto janë dy vese: të qenit i shthurur dhe gojëndyrë.
(Allahu urren) në këtë hadith Allahu përshkruhet me cilësinë e urrejtjes së punëve të këqija, një formë e urrejtjes siç i takon madhërisë së Tij, e nuk është njëjtë si urrejtja tek krijesat, por është një nga cilësitë e Allahut të Lartmadhëruar se Ai urren, Ai hidhërohet, Ai hakmeret, nuk do, hidhërohet ndaj mëkatatëve dhe atyre që kundërshtojnë.
Kështu prej cilësive të Allahut është edhe se Ai hidhërohet, Allahu thotë: “Dhe Allahu është hidhëruar (gadibe – غَضِبَ) në të; e ka mallkuar dhe i ka përgatitur dënim të madh.” Sureja Nisa, ajeti 93. E përshkroi Veten e Tij se hidhërohet.
(I shthurur) është ai njeri i cili vepron apo flet gjëra të prishta.
(Gojëfëlliqur) është me fjalë, është ai i cili me gjuhën e tij fyen, shanë, përgojon, bart fjalë. E gjithë kjo llogaritet gojëndyrë, dhe është prej punëve të këqija.
Dhe Allahu e urren njeriun që ka këto dy vese.
Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan
HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)
HADITHI I NJËZET E DY
Përktheu: Shpend Zeneli
Burimi: albislam.com
[1] E shënon Tirmidhiu me numër (2002). Bejhakiu (10/193) Shejh Albani e vlerësoi sahih në librin e tij (Vargu i haditheve të sakta, me numër 876).