VLERA E TË USHQYERIT TË NGRATËT

VLERA E TË USHQYERIT TË NGRATËT

0 1536

Përcillet nga Enes ibn Malik (radijAllahu anhu) se ka thënë: Pejgamberi (salAllahu alejhi ve selem) ka thënë:

Pejgamberi, Jakubi (alejhi selam) ka pasur një vëlla me të cilin është vëllazëruar për hir të Allahut, një ditë i ka thënë: O Jakub, çfarë ta ka humbur shikimin dhe çfarë ta ka kërrusur shpinën?

Ka thënë: Tha: Ajo që ma ka humbur shikimin është të qajturit për Jusufin, ndërsa ajo që ma ka kërrusur shpinën është mërzia për Bunjaminin.

I ka ardhur Xhibrili (alejhi selam) dhe i ka thënë: O Jakub, Allahu i Madhëruar të çon selam dhe thotë: A nuk turpërohesh të ankohesh te tjetërkush pos Meje?

Ka thënë: Jakubi ka thënë: “Unë hidhërimin tim dhe pikëllimin tim ia parashtroj Allahut,“ [Husuf: 86]

Ka thënë: Xhibrili ka thënë: E di atë për të cilën po ankohesh o Jakub.

Ka thënë: Jakubi tha: O Allah, a nuk e mëshiron një plak të shtyrë në moshë, ma ke humbur shikimin, ma ke kërrusur shpinën, andaj ma kthe parfumin tim (dmth Jusufin) t’i marr erë mirë para se të vdes, e pastaj bëj me mua çfar të duash.

Ka thënë: I ka ardhur Xhibrili dhe i ka thënë: Allahu i Madhëruar të çon selam dhe të thotë ty: Përgëzohu dhe le të gëzohet zemra jote.

(Allahu ka thënë): Pasha krenarinë Time, edhe po të ishin të vdekur (dy djemt e tu), do ti rringjallja për ty, andaj bëj ushqim për të ngratët, se nga robërit më dashur për Mua janë pejgamberët dhe të gjorët. A e di pse ta kam marrë shikimin dhe pse të është kërrusur shpina, e vëllezërit e Jusufit bënë me të atë që bënë.

Ju keni therë një dele, e ju ka ardhur juve një i ngratë jetim dhe ka qenë agjërueshëm, por nuk e keni ushqyer asgjë prej saj.

E tha Jakubi pas kësaj, kur ka dashur të hajë drekë, e ka urdhëruar ndonjë të thërret: Kush dëshiron të hajë drekë nga të ngratët le të hajë me Jakubin, e nëse ka qenë agjërueshëm, e ka urdhëruar thirrësin të thërret: Kush është agjërueshëm nga të ngratët, le të bëjë iftar me Jakubin (alejhi selam).

E transmeton Bejhekiu në (Shuabul-iman, 3/ 230, nr. 3403, 3404 dhe 3405); Hakimi në (Mustedrek 2/ 348) dhe e ka vlerësuar sahih, ndërsa Dhehebiu e ka pëlqyer.

Dobitë nga hadithi

  • Pejgamberët janë vëllazëruar me njerëz të thjeshtë nga paria e tyre, kjo ka qenë nga modestia e tyre, kështu duhet të veprojnë edhe hoxhallarët me xhematin e tyre.
  • Të afërmit me dijetarët duhet t’i pyesin për hallin që kanë.
  • Edhe pejgamberët janë sprovuar me sprova të ndryshme.
  • Xhibrili (alejhi selam) pos vahjit (shpalljes) ka ardhur te pejgamberët me këshilla.
  • Për vuajtjet, sprovat dhe fatkeqësitë është mirë t’i drejtohemi Allahut të Plotëfuqishmit.
  • Allahu i Madhëruar i do shumë pejgamberët dhe evlijatë e Tij dhe për këtë shkak për ta bën vepra të jashtëzakonshme.
  • Allahu i Madhëruar e vlerëson shumë të ushqyerit e të varfërve, të gjorëve dhe jetimëve, e sidomos në kohën e agjërimit.
  • Besimtari duhet të pranojë këshillën dhe të reflektohet ajo në jetën e tij të përditshme.

Përgatiti: Hoxhë Ali Shabani

Shkup 24. 05. 2018

GJITHASHTU NË ALBISLAM